Andueli

Basha jep premtimin e madh: Kur të vijmë në pushtet rroga 1200 për mjekët dhe 700 euro për infermierët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se qeveria Rama gjatë 2 mandave të saj nuk ka bërë asnjë për personelin shëndetësor, madje i ka detyruar ata që të largohen nga vendi. Duke iu referuar të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Basha thekson se Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë.

Ai premton se kur të vijë në pushtet do ua rrisë pagat mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët.
Postimi i plotë:

Në Shqipëri, sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore. Qytetarët duhet të presin orë e ditë të tëra në radhë për të marrë shërbimin bazë. Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Si rrjedhojë e largimeve masive të stafit mjekësor gjatë viteve të fundit, zona të tëra në Shqipëri janë pa mjekë dhe pa shërbim për qytetarët.

Sipas të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërkohë që Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8.
Pas 2 mandatesh të qeverisjes së Ramës, mjekët shqiptarë paguhen më pak se në çdo vend të rajonit apo Europës. Sipas një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë, mjekët në Shqipëri paguhen mesatarisht 435 euro, që është dhe paga më e ulët në rajon.Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoni me mbi 700 euro.

Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e personelit shëndetësor, me synim ndalimin e largimit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë), mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë).

Personeli shëndetësor në Shqipëri ka nevojë të menjëhershme për mbështetje. Në 7 vjet kjo qeveri i shpenzoi paratë e shqiptarëve për konçensione dhe tendera korruptivë. 120 mil euro shkuan për check up-in e famshëm, para të cilat mund të përdoreshin për të mbështetur personelin shëndetësor apo për të blerë aparatura të reja.

Dështimi me shëndetësinë këto 7 vjet u pa qartë nga të gjithë dhe në menaxhimin e pandemisë. Ende sot, me rritjen e përditshme të numrit të të prekurve nga coronavirus, deklaratat për hapjen e 2 spitaleve të reja Covid mbeten pjesë e propagandës ndërsa në disa raste personeli shëndetêsor nuk ka marrë shpërblimet e premtuara.

Në planin tonë ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur specializimet për mjekët e rinj në mënyrë që të rrisim kapacitetet. Do të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët. Do të mbështesim dhe stimulojmë mjekët që të shërbejnë në zona të ndryshme të vendit ku mungon tërësisht apo pjesërisht personeli shëndetësor.Do të rrisim investimet për aparatura moderne të qëndrave shëndetësore dhe spitaleve. Do të anullojmë konçensionet korruptive dhe do të çojmë para ligjit ata që abuzuan me paratë e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri normale, që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh.

Kjo deklaratë e kreut të PD-së Lulzim Basha, vjen pas premtimit kryeministrit Edi Rama se gjatë muajve të ardhëm do ua rrisë rrogat bluzave të bardha. Sakaq, një ditë më parë., kryeministri dha edhe premtimin se qeveria e tij do të rrisë dhe pagat për mësuesit.

Basha jep premtimin e madh: Kur të vijmë në pushtet rroga 1200 për mjekët dhe 700 euro për infermierët Read More »

Kush ishte miku i Kryeministrit Rama që humbi jetën nga vi rusi

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me një ngjarje të trishtë. Teksa ndodhej në Durrës, në shkollën e fiskulturës, ku zhvilloi një bashkëbisedim mbi mënyrën e zhvillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri tha se virusi bën gjëmën tek disa persona, ndërsa tek disa të tjerë, kalon pa u ndjerë.

Këtu, Rama shtoi se vëllai i një shokut të tij, kishte humbur jetën një ditë më parë, pasi ishte infektuar me Covid-19.
“Vëllai i një shokut tim humbi jetën, ishte i ri nuk ishte në moshë të madhe. Askush nuk e përcakton se si dhe pse virusi bën gjemën te dikush dhe kalon pa u ndjerë fare diku tjetër,”- tha Rama ndër të tjera.

Më tej, kryeministri foli për kushtet e reja në të cilat do të zhvillohet mësimi, tashmë që jemi në kohë pandemie.

Kush ishte miku i Kryeministrit Rama që humbi jetën nga vi rusi Read More »

Veliaj: Do jem i pari nga Bashkia si kryetar që do dhuroj plazmën për ata që kanë nevojë për këtë trajtim

Veliaj u tregua i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për ata që kanë nevojë, duke qenë se flitet se ajo kuron Covid-19.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa mbante fjalën e tij në këshillin bashkian u tregua i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për ata që kanë nevojë, duke qenë se flitet se ajo kuron Covid-19.

Ai ka ftuar dhe anëtarët e tjerë, që e kanë kaluar virusin, që të dhurojnë plazmën e cila po konsiderohet si një formë kure.
“Do jem i pari nga Bashkia si kryetar që do dhuroj plazmën për ata që kanë nevojë për këtë trajtim. Ndërkohë që ftoj të gjithë anëtarët e tjerë (që e kanë kaluar) të bëjnë të njëjtin veprim. Ka stigmë për ata që nuk dhurojnë, kur njerëzit kanë frikë dhe një lloj droje. Lipset solidaritet për ata që kanë droje që ta bëjnë këtë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj rezultoi i infektuar me COVID-19 më 28 korrik. Lajmi e ndau vetë ai në rrjetet sociale ku tregoi se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore duke iu bërë thirrje qytetarëve që të mbanin maskë dhe të lanin duart sa më shpesh.

Veliaj: Do jem i pari nga Bashkia si kryetar që do dhuroj plazmën për ata që kanë nevojë për këtë trajtim Read More »

Kujtim Gjuzi përplaset me kryeministrin Rama: O shqipe që fluturoni me zarzavate

Sesioni i parë parlamentar është shoqëruar me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të opozitën parlamentare, Kujtim Gjuzi.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë i drejtohet deputetit Kujtim Gjuzi me fjalën “lartmadhni” duke i thënë “mos ha karremin e Saliut, Lulit, Ilirit dhe Monikës”.
Rama i quajti “trupeshq” ata që besojnë se qeveria e tij po negocion që Greqia të zgjerohet me 12 milje në det.

Rama: Naltmadhni unë nuk fus njerëz në burg, partia demokratike nuk fut njeri në burg, që të fusësh në burg duhet të jesh ose mbret në potencë ose duhet të jesh në një sistem partie shtet, unë nuk jam, ti je dhe në potencë do mbetesh, që të jemi të qartë. Ju kapni ca të kapni për sa kohë të keni trupeshq që e han karremin tuaj, e Saliut, E Ilirit, e Lulit dhe të Monikës.

Gjuzi: Karremin e ha ti
Gjuzi: Futi në burg ata që firmosën

Rama: Detin dilni mbrojeni aty ku ka peshq që notojnë. Detin imagjinar, sa për detin e Shqipërisë, fjala e kryeministrit të Greqisë për t’u shtrirë në 12 milje nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Gjuzi: Me pusin e naftës…

Rama: Që ta dini ju, nuk ka mundësi fizike, hapësirë fizike, për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve

Rama: O shqipe që fluturoni lart me perime dhe zarzavate, nuk ka negociata, o shqipe. Nuk ka marrëveshje o shqipe. Mos më ndërprit më se më je bërë si ai zhurmuesi i Jugosllavit. Mos u bëni qesharak.

Kujtim Gjuzi përplaset me kryeministrin Rama: O shqipe që fluturoni me zarzavate Read More »

Gazetari i kthehet keq Mihal Kokëdhimës: ‘Ke surrat dhe bën të prekurin o legen.Na turpërove në sy të botës’

Ditën e sotme në një emision të Top Channel u transmetua intervista e Mihal Kokëdhimës, pronarit që u përlesh me familjen spanjolle në ish-restorantin e tij.

Sot Kokëdhima u shfaq para shqiptarëve me lot në sy, pa asnjë shenjë pendese për ngjarjen horror që bëri xhiron e botës. Ai u shfaq në rolin e viktimës.

Por gazetari nga Vlora Enrik Mehmeti, duket se nuk ndikohet nga lotët e Mihalit. Në një reagim në Facebook ai i kthehet keq, duke thënë se turpëroi Shqipërinë në sytë e botës.

Mehmeti tregon edhe një episod që e ka përjetuar personalisht, lidhur me atë ngjarje të shëmtuar.

“Mihal Kokdhima sot u përlot në një intervist duke u shprehur se ishte i shkatërruar dhe i prekur nga ngjarja e vitit të kaluar . Mu kujtua nje episod Në muajin Shkurt ,ne Hollande ku u takuam me nje grup miqsh dhe nje prej tyre i cili eshte pjese e politikes Hollandeze me tregoi videon e Mihalit duke u shprehur se kjo gje krijon pershtypjen se ne shqiperi po nuk e hengre ushqimin mund te ndodhi si kete rast.I shpjegova se Shqiptaret jane nje popull mikprites dhe rasti i këtij tipit eshte sporadik duke na çuditur dhe vetë ne shqiptarëve.Këtë na bëre o legen ,na turpërove në sy të botës ….Ke surrat dhe bën të prekurin…” shkruan Mehmeti në rrjetet sociale.

Gazetari i kthehet keq Mihal Kokëdhimës: ‘Ke surrat dhe bën të prekurin o legen.Na turpërove në sy të botës’ Read More »

Ish-deputetja e LSI përlotet ‘Live’ për Mihal Kokëdhimën: Vuajti për faj të Ramës

Në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel i është kushtuar një hapësirë ish-biznesmenit Mihal Kokëdhima i cili u bë i njohur pas su lmit që ai bëri ndaj disa turistëve spanjoll.

Ndërkohë e ftuar në emision ka qenë edhe ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj e cila, teksa dëgjonte rrëfimin e Mihal Kokëdhimës që u dënua pas su lmit ndaj turistëve, ka nisur të qajë Live në studio.
Malaj pasi ka dëgjuar rrëfimin për padrejtësinë e pretenduar që iu bë Mihal Kokëdhimës i kërkoi ndjesë atij. Më tej Malaj e ka lidhur ngjarjen me politikën duke thënë se në këtë vend për faj të qeverisë “Rama” po vuajnë shumë biznesmenë të tillë.

Lidhur me këtë ngjarje, Kokëdhima pas një viti nga ngjarja u shpreh se “këto janë gjëra kaq të ulëta,janë idiotizma, poshtërsia”.

“Unë ë rrethova pronën time, edhe në dijeni të policisë. Kur isha në bu rg ishin futur të gjithë. Unë isha këtu, e ju them ku shkoni, e ata më rrinin e më shikonin. I pyesja se çfarë donin, e ju thosha shkoni mbrapa se do më shkatërronin gardhin.
Ata u larguan duke sharë e shava edhe unë. Edhe unë kam ndjenja. Jam i rrënuar psikologjikisht. Po të më thoshte më fal do të ngrija duart, por ata shanë.

Edhe ar mët më kanë nxjerrë, më kanë thënë se do të vr asim. Erdhi policia të nesërmen dhe më pyeti se çfarë ndodhi, thashë skam gjë. Shka tërrova veten time në radhë të parë.

Ata ta shqyejnë gardhin e unë do ta rregulloj vazhdimisht derisa të vinë ditë të bukura edhe për ne, këto fjalë janë të sinqerta. I dua të gjithë, i dua njerëzit”, tha ai.

“Nuk e meritoja këtë dë nim. Nuk kam çfarë të them tjetër. Nuk bëra asgjë. Çdo kush mund të reagonte si unë”, përfundoi rrëfimin Mihali.

Nga ana tjetër, personi i dhunuar Eugenio Galdon, solli një variant ndryshe.

Milioneri spanjoll që u su lmua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ka kthyer në kujtesë gjithë ngjarjen që ndodhi më 15 Gusht të vitit të kaluar ku tha se su lmi ishte i papritur.

Ish-deputetja e LSI përlotet ‘Live’ për Mihal Kokëdhimën: Vuajti për faj të Ramës Read More »

Kursi njëvjeçar për Oficer/ Mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë

Forcat e Armatosura ofrojnë mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë.

Krahas mundësive për maturantët që duan të ndjekin studimet në Shkenca Ushtarake dhe atyre që duan të shërbejnë si ushtarë, një mundësi u ofrohet edhe atyre që i kanë përfunduar tashmë studimet bachelor në çfarëdo degë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka thënë se maturantët u testuan fizikisht përpara se të nisin Kursin 1-vjeçar të Oficerit dhe të bëhen pjesë e FA.

Ndërkaq, më 3 gusht të këtij viti, tridhjetë vajza dhe djem përfunduan kursin 1-vjeçar të oficerit të ri në Forcat e Armatosura. Akademia e Forcave të Armatosura e shndërruar sivjet në një institucion të mirëfilltë të arsimit të lartë, duke ofruar 60 kuota për maturantët për programin bachelor në Shkenca Ushtarake.

Akademia ofron kushte jashtëzakonisht të favorshme për çdo maturantët, që nga akomodimi dhe ushqimi falas për të gjithë periudhën e studimit, tarifë studimi 0 lekë në vit, pagesë mujore ndihmëse për të gjithë periudhën e studimit dhe punësim të sigurt pas përfundimit të studimeve. /atsh

Kursi njëvjeçar për Oficer/ Mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë Read More »

Familja e Gramoz Palushit thyhen heshtjen pas shumë vitesh/ Jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar

Ishte viti 2004, kur 20-vjeçari shqiptar, Gramoz Palushi u v ra në Greqi nga një shtetas greko-amerikan se po festonte fitoren e Kombëtares tonë përballë asaj greke.

Për herë të parë pas kaq vitesh, familja e tij ka pranuar të rrëfejë për “Abc-në e mëngjesit” jetën e tyre pas këtij momenti.

“Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët. E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë futur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet.”, rrëfeu i ati.

Por, përpos humbjes së djalit të tyre, për familjen Palushi nisi një kalvar tjetër, premtimi për të mos humbur gjakun e tij u nëpërkëmb për vite me radhë.

“Këto organizmat e kanë shpallur me 24 dhjetor të 2004-ës, mirëpo Komiteti i Vlerësimit të Figurave nuk e dha. E shpallën dëshmor në vitin 2015, dhe i kanë vendosur një 70 mijë lekësh”, shtoi ai.

Mirushi, i vëllai i tij rrëfen se si ndihet kur shikon pankartat e shumta nëpër stadiume në kujtim të vëllait të tij. “E bëj thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar”, tha i vëllai.

Familja e Gramoz Palushit thyhen heshtjen pas shumë vitesh/ Jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar Read More »