Andueli

Gazetarja e njohur shqiptare h umb personin e shtrenjtë

Gazetarja Rudina Xhunga ka hu Gazetarja e njohur humb personin e shtrenjtëmbur personin e sa të shtrenjtë, të atin.

Ka qenë vetë gazetarja ajo e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ditën e sotme babai i saj është nd arë nga jeta.

“Babi im, iku sonte tek nëna e tij. Pushofsh i qetë ba”, ka shkruar ajo krah fotos me kujtimet e fëmijërisë

Gazetarja e njohur shqiptare h umb personin e shtrenjtë Read More »

Rriten sërish çmimet e orizit dhe vajit të lulediellit, ja sa shkojnë…

Rriten sërish çmimet e orizit dhe vajit të lulediellit. Nga 170-180 lekë për kg që u tregtua javën e kaluar orizi Gold Blu i kompanisë Teuta këtë javë çmimi arrin 185 deri 195 lekë (rritja 9%).
Rritje ka shënuar dhe orizi i markës “Scotti” nga 190 lekë javën e kaluar arrin në 200 lekë/kg.

Ndërsa nuk ndalet në tregun e pakicës rritja e çmimit të vajit. “Floriol” nga 330 lekë për litër që ishte javën e kaluar sot çmimi është 370 lekë, rritje 12%. Importuesit e produkteve të orizit dhe vajit pohojnë se nuk kanë kryer furnizime të reja për muajin, por presin që furnizimet e reja të jenë më të shtrenjta.

“Kompania nuk ka ndryshuar çmimin e shitjes të orizit. Çmimet për orizin “Gold Blu” vazhdojnë të jenë 170 deri 180 lekë për kg. Jemi duke shqyrtuar ofertat për furnizimet e reja. Nuk pritet që çmimet të jenë të njëjta me furnizimet e mëparshme.

Arsyeja kryesore është rënia e ofertës në tregjet e huaja. Kjo situatë nisi që në maj të 2021, duke shënuar ofertën më të ulët në 10 vjeçarin e fundit. Oferta ka shënuar rënie në Europë. Furnizimet nga tregjet aziatike do të jenë më shtrenjtë, pasi tarifat e transportit janë shumë të larta, nga shtrenjtimi i naftës”, pohon znj. Junis Uruçi nga kompania “Teuta”.

Sakaq më herët edhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron” që tregton vajin “Floriol” pohoi se nuk ka nisur furnizimet e reja. Për muajin prill furnizimet e kompanisë do të jenë me çmim 2,8 euro për litër nga 1,8 euro që ishte për muajin mars.

Tregtarë të tjerë të vajit nënvizuan se 10 ditë më parë çmimi i furnizimeve në tregjet e huaja ishte 340 lekë për litër, ndërsa për këtë javë çmimi i shumicës ishte 430 lekë për litër. Pritet që në tregun e pakicës të reflektohet një çmim deri 500 lekë për litër.

Blerjet nga paniku, konsumatorët rrisin rezervat

Për shkak të panikut të rritjes të mëtejshme të çmimeve dhe mungesës të furnizimeve, konsumatorët kanë rritur ndjeshëm rezervat ushqimore familjare. “Kërkesa për oriz në këtë periudhë ka qenë jashtëzakonisht e lartë.

Kjo është ndikuar nga paniku i konsumatorit për çmimet dhe mungesës të furnizimeve. Nuk ka vend për panik. Furnizimet me oriz nuk do të mungojnë”, thekson znj. Uruçi nga kompania “Teuta”.

Edhe për administratorin e kompanisë PDF shpk që ka ekzkluzivitetin e prodhimit dhe tregtimit the vajit “Olim” z. Aredi Sado konsumatori i ndikuar edhe paniku i rritjes të çmimit krijoi depozita vjetore vaji në shtëpi, ndërkohë që konsumi mesatar i vajit të lulediellit është 1 litër për frymë në muaj.

“Kjo shkaktoi deformim të zinxhirit tregtar. Edhe nëse do të këtë furnizime më vaj luledielli nga mbingopja e tregut shitjet do të bien 50%”, pohon ai./ Monitor

Rriten sërish çmimet e orizit dhe vajit të lulediellit, ja sa shkojnë… Read More »

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Ja kur do të rritet sërish çmimi i naftës

Kryeministri Edi Rama u takua sot me furnizuesit e ushqimeve. Ai i ka bërë të ditur, se ndodhemi në një situatë të vështirë, ku nuk ka vend për fitim dhe çmime eksperimentale.

Rama gjithashtu, paralajmëroi një rritje të çmimit të naftës në 3-mujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti.

“Diktohet nga domosdoshmëria për të pasur një qasje të ndryshme nga ajo e kohëve normale. E dini që unë nuk hyj tek ata që besojnë te ndërhyrjet në treg, por kjo vlen për një kohë normale dhe kjo vlen për krizat organike të një kohe normale, siç ishte dhe kriza organike e inflacionit në të gjithë botën me një rritje të lehtë, jo të pa ndjeshme të çmimeve hap pas hapi në periudhën e fundit. Sot s’jemi në këto kushte. Kr iza s’është organike është e imponuar nga një agr esion ush tarak të një fuqie të madhe ekonomike në furnizimin e shumë lëndëve ty para, Rusisë mbi Ukrainën dhe nga një sërë zhvillimesh të kësaj lufte që po krijojnë në mënyrë të vazhdueshme një destabilizim të tregut që ju jeni dëshmitarë.

Dua të jeni të bindur që i dimë vështirësitë tuaja në këtë situatë, kur vështirësia kryesore dhe ajo që mund të rëndohet më tutje është gjetja e tregjeve, zëvendësimi i tyre, por tani është momenti për të harruar fitimin. Tani është momenti për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të përballimit të kësaj sfide të madhe që na ka zgjedhur dhe të mbështetjes së atyre që janë më në nevojë se ne që jemi këtu. Janë disa produkte bazë të shportës dhe këtu produkti më domethënës për sa po flasim është vaji që ka kërcyer në çmim jo pa arsye, por kur ne besojmë se ka hapësirë të mjaftueshme për të manovruar me një ulje të çmimit për to.

E di edhe çështjen e furnizimit. E di që është pro blem kudo, jo vetëm në Shqipëri. Unë kam bërë komunikimet e mia për hapjen e mundësisë së furnizimit, ku edhe vende të mëdha e kanë p roblem në afat të sigurimin e sasive të nevojshme bazuar në shifrat e konsumit, patjetër s’ka si të jetë ndryshe. Vend për të ndërhyrë ka dhe ka jo pak në këtë moment. Nuk mund të bëhet asnjëlloj eksperiment fitimprurës këtu me idenë që këta po blejnë. Është domethënëse për ne që konsumi nuk ka rënë. Kjo s’do të thotë që situata është e tillë ku ju mund të vazhdoni me këto çmime. Ato mund të rriten në vijim përsëri. Dje, kam qenë në një diskutim në Zoom me disa të tjerë jashtë vendit. Bota mund të përballet me shokun e furnizimit të karburantit. Në tremujorin e parë dhe të tretë të vitit si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendëse barelash që furnizohet nga Rusia. Çdo gjë është e hapur si mundësi”, tha Rama.

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Ja kur do të rritet sërish çmimi i naftës Read More »

Sali Berisha i bën ftesën e papritur Lulzim Bashës: ‘Ne nuk jemi ndarë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shtyrjen për në datën 30 prill të Kuvendit të PD-së, që Komisioni i Rithemelimit e kishte paralajmëruar se do të mbahej në 22 mars.

Berisha u shpreh se Komisioni i Rithemelimit është Grup Parlamentar i PD, nuk kanë krijuar grup të veçantë.

“Asnjë masë e Lulzim Bravës nuk ka efekt, është i përjashtuar. Ne jemi Grupi Parlamentar i PD-së.

Deputeti zgjidhet, nuk përjashtohet nga grupi dot. Më 30 prill do zgjidhen mbi bazën e parimit një anëtar një votë, forumet e partisë. Kryetari nuk zgjidhet në Kuvend, hapet gara për kryetar nga anëtarësia. Të gjithë janë të mirëpritur, përfshi dhe zotin Basha nëse do t’i nënshtrohet votës.

Kam pasur komunikim me disa deputetët dhe do vazhdoj të kem. Nëse duan të kandidojnë për anëtar kryesie janë të mirëpritur. Është një proces diskutimi që po bëhet, nuk i bashkohen grupit tim, i bashkohemi të gjithë bashkë. Ne nuk jemi ndarë, Basha ka dashur të na ndajë, ne kemi qëndruar në grup.”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha i bën ftesën e papritur Lulzim Bashës: ‘Ne nuk jemi ndarë’ Read More »

Ja cila është këngëtarja shqiptare që do hapë koncertin e këngëtarit Maluma

Ashtu siç ishte përfolur, Ronela Hajati do të marrë pjesë në koncertin e Maluma-s që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Ka qenë Ronela e cila ka konfirmuar lajmin duke zbuluar se do të hapë koncertin. Në koncert pritet të këndojë dhe Elgit Doda.

“Unë do të hap për shfaqjen e tij dhe nuk do të jetë thjesht një ngrohje, do të jetë CALIENTEEEE”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Kujtojmë që koncerti i këngëtarit kolumbian ishte parashikuar dy vite më parë por u shty për shkak të pandemisë.

Ja cila është këngëtarja shqiptare që do hapë koncertin e këngëtarit Maluma Read More »

Dita e pestë e pro testës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: ‘Nuk paguaj korr uptimin dhe ma shtrimin’

Qytetaret pr otestues te mbledhur edhe kete te diel ne oren 11:00 tek Sheshi Skenderbej kane marshuar per tek Kryeministria.
Kjo eshte dita e peste e tubimit kunder rritjes se cmimeve.
Me pankarta ne duar dhe me megafon, qytetaret kane thene edhe keto fjale: “Asnjë lek për kr izën tuaj, nuk paguaj korr uptimin dhe ma shtrimin”.

“Boll na vo dhët” është mesazhi i pankartës kryesore që mbajnë në duar dhjetra qytetarë teksa i drejtohen Kryeministrisë.

Dita e pestë e pro testës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: ‘Nuk paguaj korr uptimin dhe ma shtrimin’ Read More »

Kryeministri Rama publikon paketën e rezistencës: Kush do të përfitojë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar paketën e rezi stëencës për qytetarët që të përballojnë rritjen e çmimeve.

Sipas Ramës do të derdhen 36 milion dollarë për të indeskuar pensionet. Ndërkohë ai ka shtuar se qeveria do të kompensojë me 30 mijë lekë të vjetra familjet në nevojë për të përballuar rritjen e çmimit.

“Për të kompensuar goditjen ndaj çmimit të shportës. Paketa e rezistencës sociale ka 7 pika. Së pari ne do derdhim 3.6 miliard lekë. Apo 36 milion dollar për të indeksuar pensionet. Kjo masë do jetë që në pensione të radhës 673 mijë e 542 pensionistëve.

E dyta për 434 mijë përfituese qytetarë të këtij vendi do kompensojë me lekë në dorë rritjen e çmimit të shportës. 25 mijë lekë plus. Qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për tre muaj rresht si kompensim për pensionistë që marrin më pak se 150 mijë lekë, invaliditetit apo ata që jetojnë vetëm. Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjik apo të verbër. Dhe familjet në skemën e ndihmës ekonomike.

Kryeministri Rama publikon paketën e rezistencës: Kush do të përfitojë Read More »

Militantja e PD-së g odet me shpullë Ervin Salianjin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është god itur sot me shp ullë nga një militante e PD-së!

Ervin Salianji është një nga zërat kritik ndaj Lulzim Bashës dhe ka kërkuar dorë heqjen e tij.

Ndërkohë që sot gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, Salianji mësohet se është go ditur nga militantja, e identifikuar si Drita Lamaj.

Ngjarja për të cilën nuk ka ende shumë informacion se si ndodhi, konfirmohet nga Panorama. Por vetë Ervin Salianji në një komunikim me Lapsi.al e ka mohuar këtë in cident. Ai thjesht pranoi përpla sjen verbale me Lulzim Bashën, por jo më shumë se kaq. Salianji renditet si një nga deputetët që është rreshtuar pro dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Militantja e PD-së g odet me shpullë Ervin Salianjin Read More »