Andueli

Nëna rrëfehet mes lotësh: ‘Fëmijët nuk më duan, duan të më nxjerrin jashtë nga shtëpia, bashkëshorti ka rreth 20-vite që është larguar nga kjo jetë’

Një nënë 67-vjeçare, e cila ka trokitur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, ka apeluar ndihmë. “Dhimbje në shpirt”, shprehet ajo, “fëmijët nuk më duan, duan të më nxjerrin jashtë nga shtëpia, bashkëshorti ka rreth 20-vite që është larguar nga kjo jetë”.
Fatmira Koleci tregon sesi e humbi njërin prej djemve, i cili u vetëvar në Greqi, pas një debati me vëllezërit e tij. Ai ndërroi jetë në vitin 1998. 67-vjeçarja jeton me njërin prej djemve dhe nusen e tij, të cilët e keqtrajtojnë dhe duan ta nxjerrin nga banesa.
Banesë, të cilën Fatmira ka kontribuar për ta ndërtuar. “Ti nuk je nënë e mirë”, kështu i thotë djali dhe nusja, duke shkuar madje deri aty sa e quajnë “kurvë”, e ndërsa fëmijët e djalit e shohin shtrembër gjyshen.

Rrëfimi mes lotësh i të moshuarës: Jam Fatmira Koleci, 67 vjeç, jam nëna e katër fëmijëve. Më kanë vdekur dy çuna. Njëri prej tyre 18 vjeç, në 1998 më vdiq djali u vetëvar në Greqi, ai jetonte me dy vëllezërit. Zihej shumë me vëllezërit e tij. Nuk e di për çfarë ziheshin me njëri tjetri. Çunat atëherë nuk na treguan se ishin zënë, por mua më treguan kushërinjtë. Unë tani jetoj me njërin nga çunat dhe nusen, burri vdiq para 20 vitesh. Djali që jetoj unë me të punon saldator. Ndërsa nusja e ka fëmijën e vogël. Ky ka tre fëmijë, dy çunat e mëdhenj më shikojnë me sy të shtrembër, goca e vogël që është 6-vjeçe shkon edhe i vë dorën në fytyrë të atit që të pushojë kur zihet me mua. Më bëjnë presion gjatë gjithë kohës duan të iki nga shtëpia më thotë dil jashtë kësaj shtëpie, ti nuk je nëna jonë. Nusja që kam brenda më thotë ti vajzat e tua i ke kurva.

Goca e madhe u nda nga burri se ishte pijanec dhe kjo shkonte punonte nëpër shtëpira, por djemtë e mi thonin që ka shkuar punon prostitutë. Djemtë nuk i flasin vajzës edhe mua më thonë se ti je kurvë si vajzat. Kur erdhi vajza njëherë te mua ata filluan ta shanin dhe i thonë që ti ke bërë kopila. Unë para vitit të ri bëra një krevat, ma bleu goca, dhe jetoj vetëm në një dhomë, gatuaj vetë një shishe qumësht. Edhe ai që jeton në Greqi më thotë ti je nënë e keqe, ti nuk je nënë. Nuk më duan, nuk di çfarë të bëj, ku të shkoj, sepse kur punoja ata më donin, tani që nuk punoj nuk më do njeri. Më ushtrojnë dhunë psikologjike dhe fizike, mbrëmë debatuam, ai më thoshte ik nga shtëpia mos të të shikoj këtu, më thoshte do marr djalin tjetër në Greqi që të të thotë edhe ai të zhdukesh. Nuk di ku të shkoj, erdha te ju për ndihmë.

Nuk jam ulur kurrë të bisedoj me djalin, sepse zemra ime është bërë copa, nuk ngjitet më. Vetëm ata e dinë se çfarë kanë me mua. Nusja gatuan, por unë nuk ha nga ata se nuk më japin mua, unë ha veç, nuk ulem në tryezë me ata. Herë më ftojnë në tryezë, herë jo. Unë me këdo i qaj hallet, por askush nuk më rri afër, vetëm dy gocat më qëndrojnë afër. Njëra nga gocat që këta e dhunojnë psikologjikisht më thotë mos ki turp për të shprehur hallet. Gjërat nuk përmirësohen më me djalin, sepse unë i kam turpëruar ata se dola në televizor. Unë kam frikë të kthehem sërish aty.

Vajza e 67-vjecares: Unë si vajza e asaj dua të di çfarë kërkojnë nga nëna. Unë kam folur, kryefjala e vëllezërve të mi është ofendimi dhe fjalët e pista ndaj nënës dhe ndaj dy motrave. Shumën më të madhe të operacionit të nënës time e kam dhënë unë. Ata le të dalin publikisht të dy vëllezërit dhe të thonë çfarë kanë me nënën time. Kur interesi dhe injoranca të mbulon kjo do ndodhi. Nëna ime kur ishte e fortë fizikisht ata e donin dhe tani nuk e duan më. Nuk e kuptoj çfarë kanë të dy vëllezërit. Unë jam paragjykuar nga vëllezërit për zgjidhjen e martesës. Nëna ime më shumë është kujdesur për ata. Unë dua që ata të tregojnë se çfarë kanë me nënën. Nëna është e moshuar, se di çfarë do bëhet me nënën time.

Nëna rrëfehet mes lotësh: ‘Fëmijët nuk më duan, duan të më nxjerrin jashtë nga shtëpia, bashkëshorti ka rreth 20-vite që është larguar nga kjo jetë’ Read More »

Këtë lule mund ta rrisni në shtëpi, ka vlera për ju

Ekzistojnë mjaft bimë të cilat kanë vlera të mëdha për shëndetin e njeriut.

Një ndër to mund ta ketë secili prej jush në shtëpi. Bëhet fjalë për lule mullagën.

Mjekët thonë se përdorimi i saj ju ndihmon për një sërë problemesh, kur keni kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut.

Çaji i mullagës gjithashtu mund të jetë i dobishëm për gargar dhe për të luftuar problemet dentare, por edhe për djegie, ekzema, kafshimet e insekteve, sy të lodhur dhe të kuq, etj.

Përgatitja e çajit është e thjeshtë. Merrni një lugë me bimën e thatë dhe valojini në ujë për pak minuta.

Kullojeni çajin dhe pijeni ende të ngrohtë në mbrëmje, para se të shkoni për të fjetur. Për më shumë përfitime për rrugët e frymëmarrjes, shtoni mjaltë. /noa.al/

Këtë lule mund ta rrisni në shtëpi, ka vlera për ju Read More »

Meteorologu grek paralajmëron/ Cfarë pritet të ndodh me motin në fundjavë

Shqipëria u përfshi sot nga reshje shiu, ku në disa zona u përmbytën edhe rrugë.

Por duket se më e keqja nuk ka kaluar ende, dhe pritet që në fundjavë të kemi një situatë të ngjashme si kjo e sotmja, madje më keq.

Paralajmërimin e ka dhënë meteorologu grek Klearhos Marousakis, i cili ka thënë se reshje të mëdha shiu të shoqëruara nga rrufe priten të Premten dhe të Shtunën në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë.

Zonat më të prekura pritet të jenë në jug dhe veri-perëndim.

Për pasojë priten edhe përmbytje. /noa.al/

Meteorologu grek paralajmëron/ Cfarë pritet të ndodh me motin në fundjavë Read More »

Rinis gj yqi ndaj Ismet Haxhisë/ Pr okuroria kërkon dë shminë e Sali Berishës

Ka rinisur sot procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë. Prokuroria ka kërkuar thirrjen e të paktën 10 dëshmitarëve për këtë çështje, mes të cilëve edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ditën e sotme vetë Izet Haxhia nuk ishte në seancë, por përfaqësohej vetëm nga avokati i tij Idajet Beqiri.

Në seancën e radhës të datës 2 tetor ora 10.00, mbrojtësi lugjor i Izet Haxhisë do të paraqesi kërkesën e tij për pafajësinë e të pandehurit Izet Haxhia si dhe provat me dëshmitarë.

Në bazë të tyre, sipas mbrojtjes, vërtetohet plotësisht se Izet Haxhia nuk është bashkëpunëtorë në kr imin e vr asjes së ish-deputetit Azem Hajdari.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arr estua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite b urg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vr asjen e Azem Hajdarit. /noa.al/

Rinis gj yqi ndaj Ismet Haxhisë/ Pr okuroria kërkon dë shminë e Sali Berishës Read More »

Meta: Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi

Sipas Eurostat, Shqipëria rënditet mes vendeve si Siria, Afganistani, Iraku dhe Irani, sa i përket numrit të azilkërkuesve, në perëndim.

Situata për vendin tonë mund të konsiderohet edhe më dramatike, nëse llogaritet diferenca e popullsive mes Shqipërisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme, përveç faktit se prej më shumë se një dekadë tre prej tyre janë në gjendje lufte.

Presidenti Ilir Meta në një reagim mbi këtë fenomen të njohur, por të pazakontë, tha se “Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!”

“Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!”, – u shpreh Meta.

Presidenti tha se Shqipëria po qeveriset në drejtim të gabuar, ndaj edhe bëri thirrje që të marrë fund kjo lloj politike.

“Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi”.

“Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër”.

“Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!”- mbylli mesazhin e tij Presidenti Ilir Meta.

/NOA.al

Meta: Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi Read More »

Rama: ‘Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal’

Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme programe të reja nxitjeje të punësimit në mbështetje të atyre që janë prekur në vendin e tyre të punës nga pandemia e koronavirusit.

Në fjalën e rastit kreu i qeverisë, deklaroi se sfida kryesore mbetet që paga minimale të bëhet 300 mijë lekë të vjetra.

“Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë të reja. Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai tha në vijim se aktualisht janë 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem, bashkëpunëtorë të rrjetit të zyrave të punës, që përdorin zyrat e punës për të patur një ndërmjetësues për të marrë njerëz në punë.

“Jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për ata që ende nuk janë punësuar. Fondi i nxitjes së punësimit u rrit dhe këto programe targetojnë punëkërkuesit që kanë humbur punën gjatë periudhës mars qershor. Programi 12 mujor për ata që kanë qenë të punësuar, por nuk rezultojnë të tillë në regjistrat e tatimeve mbulon koston në masën 100%.

Na duhet ne si qeveri, ne si rrjet i zyrave të punës, na duhet ne si rrjet i shkollave profesionale që ta intensifikojmë informimin për këtë. Aplikimet për këto program bëhet përmes e-albania”, deklaroi Kryeministri./noa.al

Rama: ‘Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal’ Read More »

Horoskopi/ Duhet të keni kujdes se do ndodhë ajo që ‘nuk pritej’

Dashi

Pse çdo person me të cilin takoheni kërkon të futet në debat e madje të ashpër me ju? Pa marrë parasysh se cila është përgjigjja, këshilloheni që të shmangni të gjitha llojet e konfrontimeve, veçanërisht në fundjavë.
Demi

Lidhja e Diellit dhe Plutonit ju bën më energjikë dhe nëse tregoheni i zgjuar do ta përdorni atë energji për të përfunduar një projekt që do duhej të ishte përfunduar kohë më parë. Ky mund të jetë shansi juaj i fundit.

Binjakët
Do ju duhet të shmangni debatet me njerëz të vështirë për probleme të vogla në mënyrë që ta koloni mirë ditën. Fakti është se keni gjëra të rëndësishme për të bërë dhe nuk mund t’ia lejoni vetes harxhimin e kohës dhe energjisë me budallallëqe.

Gaforrja

Nuk keni mangësi në aftësitë komunikuese, por duhet të siguroheni t’i përdorni ato në mënyrë të zgjuar. Mbi të gjitha ju duhet të bëni kujdes të mos u jepni kundërshtarëve informacion që mund ta përdorin kundër jush.

Luani

Këshilloheni shumë të kujdeseni që të mbani edhe një sy pas kësaj dite, sepse përreth do të keni njerëz që pëlqejnë t’ju provokojnë dhe t’ju bëjnë të bëni gjëra që të dukeni keq. Përballoni provokimet.

Virgjëresha

Ato çfarë do të ndodhin në ditët në vijim do të jenë kulminimi i të gjitha mendimeve dhe përpjekjeve që keni bërë për të përmirësuar veten përgjatë vitit të fundit. Udhëhiquni nga mendimet dhe mos u frikësoni t’ia nisni një rruge krejtësisht të re.

Peshorja

Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. Lidhja e Diell-Pluton do ju inkurajojë të rrezikoni edhe më shumë, veçanërisht në punë.

Akrepi

Ju duket sikur jeni me shumë fat aktualisht, por nuk do të mendoni në të njëjtën mënyrë në ditët e ardhshme. Ruani qetësinë dhe planifikoni projekte të ndryshme.

Shigjetari

Keni tendencën t’i tregoni botës se sa i fortë jeni, por nuk pse e bëni këtë për të ecur përpara në rrugën tuaj. Drejt sukseseve mund të arrini edhe me më pak dëshirë për t’u dukur.

Bricjapi

Mos vizitoni të njëjtat vende të vjetra dhe të shpenzoni kohë me të njëjtat fytyra të vjetra – provoni të udhëtoni pak më shumë se zakonisht. Jeni më i lumtur kur jeni në lëvizje.

Ujori

Duhet të jeni plotësisht i bindur mbi ato që jeni në gjendje të bëni para se të merrni angazhime të reja. Mund të keni shumë vetëbesim, por planetet ju këshillojnë se disa situata janë më mirë të shmangen.

Peshqit

Lidhja mes Diellit dhe Plutonit do ta bëjë më të lehtë për ju të besoni se mund të merrni botën përballë dhe të fitoni. Pa dyshim që mundeni, por pse të merrni një rrezik të tillë, kur mund të shfrytëzoni edhe njerëzit e tjerë.

Horoskopi/ Duhet të keni kujdes se do ndodhë ajo që ‘nuk pritej’ Read More »

Kryemadhi: Qëllimi i Rilindjes është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili prej shumë kohësh kishte mbetur pasive në politikë, është parë sot në një mbledhje të fuashtës së LSI.

Rikthimi i tij është parë edhe si një shenjë fitoreje nga partia që ai përfaqëson.

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, teksa akuzon Rilindjen se nuk do t’ja dije per nevojat e njerezve, thekson se kjo situatë merr fund më 25 prill, duke iu referuar datës së zgjedhjeve të ardhme parlamentare.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021”- shkroi Kryemadhi, duke postuar në faqen e saj në Facebook një nga takimet e fundit të LSI-së.

Takimi ka shfaqet Haxhinasto është mbajtur në Shales, ku LSI tha se ka takuar “ fermerë e bujq që punojnë e mundohen çdo ditë për të siguruar jetesën e tyre modeste, pa asnjë mbështetje nga pushteti qendror e vendor.

/NOA.al

Kryemadhi: Qëllimi i Rilindjes është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021 Read More »