Andueli

Meta: ‘Unë di një gjë: o je shtatzanë o nuk je shtatzanë. Pak shtatzanë nuk mund të jesh’

Presidenti i Republikës Ilir Meta foli me tone të ashpra, teksa komentoi votimin e djeshëm në Parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Meta tha se marrëveshja e 5 Qershorit është shkelur.

Teksa foli edhe për vendin ku u firmos ajo, rezidenca e ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i shtetit lëshoi batutën e rradhës.

“Nuk kemi ku të shkojmë më keq. Ka një përkeqësim dramatik. Dhe kjo krizë është artificial, e kam thënë dhe më parë”, tha Meta i ftuar në Tempora me Sonila Meçon.

“Cila krizë? Se ka disa…” – e pyeti gazetarja.

“Ka krizë më të madhe se sa politikanët që firmosin një marrëveshje dhe pas disa ditësh shkelin marrëveshjen që firmosin. Një politikan edhe kur e thotë një gjë në publik, duhet ti qëndrojë”.

“Nuk janë ndryshime, janë shtesa, thotë arbitri…” – u pyet presidenti më tej.

“Tani arbitër është populli shqiptar, të lutem. U lodhëm me këto muhabete, me këto historira”.

Sonila Meço: Aty u nënshkrua dhe marrëveshja zoti Meta. E mbani mend ju ku u nënshkrua? As në territor shqiptar jo, në territor amerikan.

Ilir Meta: Nuk e di ku është nënshkruar, por unë di një gjë: o je shtatzanë o nuk je shtatzanë. Pak shtatzanë nuk mund të jesh.

Meta u shpreh se akti i djeshëm është një mur kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

“Presidenti ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe popullit shqiptar. Nëse nuk do të ketë reflketim, është i vendosur në shpartallimin e kësaj përpjekje për vendosjen e një junte”.

Meta i bëri këto deklarata gjatë intervistës në “Tempora”, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme.

“Presidenti ka disa vjet që paralajmëron për plotësimin e kushteve për integrimin europian”.

“Ka qenë Bundestagu, institucioni më i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe sigurisht ky akt kaq i shëmtuar që ndodhi dje, duke shkelur një marrëveshje, e cila në vetvete nuk ishte një gjë e madhe pasi nuk duhet të vihej në diskutim”.

“Ajo mori jehonë ndërkombëtare, do të thotë se është shumë e qartë që akti i djeshëm synon të hedhë në erë pluralizimin politik në Shqipëri dhe vendosja e një muri kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”, u shpreh ndër të tjera Meta.

Po ashtu, Presidenti Ilir Meta u shpreh se para 20 vitesh, pozita e shqiptarëve ishte pozitive në rajon, ndërsa e Serbisë ishte mjaft problematike.

Ai shtoi se tashmë këto vende kanë hapur disa kapituj, ndërsa vendi ynë duhet të presë.

“Shifrat për shpopullim janë të BE-së. Para 20 vitesh, pozita e shqiptarëve ishte pozitive në rajon, ndërsa e Serbisë ishte mjaft problematike. Shqipëria ishte para sa i takon integrimit, ndërsa Seria dhe Mali i Zi nuk ekzistonin në këtë proces. Sot ata kanë çelur shumë kapituj”.

“Për ne nuk bëhet fjalë dhe nëse do të fitonte Rilindja edhe pas 4 vitesh do të prisnim se do të vendoseshin kushte të tjera. Këshilli politik për këtë u krijua që të merrej me reformën zgjedhore dhe kjo u shkatërrua nga vetëm një person” – u shpreh Meta.

Kreu i shtetit foli edhe për raportet me kryeministrin Rama.

“Unë e kritikoj Ramën dhe do ta luftoj politikisht në emër të shqiptarëve. Edhe në parlamentin e ardhshëm do të bëj një seancë me dyer të mbyllura. Pavarësisht se Rama ka gjithë pushtet, ai punon natë e ditë për t’ia ngushtuar hapësirat opozitës. Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë shumë herë më e organizuar se sa Rama dhe junta e tij. Opozita për meritë të Ramës, që është më i urryeri në Shqipëri”.

“Çfarë interesi kishte Rama dhe pse nuk erdhi në dialog për zgjedhjet vendore. As opozitën nuk e përkraha për dy palë zgjedhje. Sepse Rama i ka shtyrë zgjedhjet në vitin 2007 me Olldashi. E tha edhe Bundestagu se pa opozitën në zgjedhje nuk çelen negociatat, pse nuk vjen kur të thërret presidenti. Edhe të shkuarit në zgjedhje pa opozitën ishte nga frika” – u shpreh Meta.

Meta: ‘Unë di një gjë: o je shtatzanë o nuk je shtatzanë. Pak shtatzanë nuk mund të jesh’ Read More »

Bushati: Basha idiot i dobishëm

Analisti Andi Bushati bëri deklaratën e fortë sot në emisionin “Open” në Top Channel, ku tha se kryeministri Edi Rama është “i vendosur për të bërë masakër elektorale”. Sipas Bushatit, ndërrimi i pushtetit nuk është problem, por problemi është rruga që po ndiqet.

“Situata është e qartë, nga njëra anë kemi Ramën të vendosur për masakër elektorale dhe Bashën që bën idiotin e dobishëm, dhe hiqet sikur nuk e kupton që masakra po ndodh para syve të tij. Nëse ti thua që ky është fundi i Ramës, nëse pushteti ndërrohet nuk do përbëjë problem, problemi është se rruga që po ndiqet, është masakër.

Ndryshimi rregullave të lojës është se Rama në 2013 ka ardhur në pushtet me koalicion, tani nuk le PD dhe LSI që të koalicionohen se do të kalonin në opozitë.

Ai thotë:’mua kështu nuk më del loja, po e prish’. Ky është ndryshimi i madh”, tha Bushati.

Bushati: Basha idiot i dobishëm Read More »

Rritja e pagave për mjekët në masën 40% ndërsa për mësuesit 15%, ja kur hyn në fuqi…

Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do të jetë në masën 40% ndërsa për mësuesit 15% dhe hyn në fuqi më 1 janar 2021.

Janë këto shifrat e prezantuara nga Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, në konferencën e mesditës së sotme,

“Paga për bluzat e bardha do rritet 40% më e madhja historike për bluzat e bardha dhe paga për arsimtarët 15%. E dyta shifër që do t’ju jap është që me një numër punonjësish në sektorin publik që është më i vogël se në 2013, por le ta marrim njësoj, fondi i pagave është rritur nga 450 milionë dollarë në 2013, në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme që do të thotë dy mandate qeverisëse të atyre që nuk e di ku e gjejnë kurajon të kërkojnë të rikthehen dhe dy mandatet tona është thuajse dyfish fondi i pagave në sektorin publik”, u shpreh Rama.

Rritja e pagave për mjekët në masën 40% ndërsa për mësuesit 15%, ja kur hyn në fuqi… Read More »

Rama sqaron procedurën e re që kërkohet nga BE: Nuk ka kthim pas

Kryeministri Edi Rama nga konferenca e sotme për mediat, sqaroi procedurën e re që kërkon Bashkimi Europian, për udhëtimin e atyre shteteve që nuk kanë nevojë për vizë.

Ai tha se ka që në vitin 2106 që flitet diçka e tillë dhe se tani thuhet se hyn në fuqi në vitin 2023.

“Nuk bëhet fjalë për kthim pas, por për sistem sigurie të BE për të gjitha shtetet jo anëtare të BE, qytetarët e të cilëve duan të hyjnë në BE dhe nuk ka nevojë për vizë. Sipas këtij sistemi ETIAS, do të duhet që para se të nisen në vendet e BE, të bëjnë një aplikim online, i cili nuk është për vizë. Merret konfirmimi po online, nëse je apo s’je i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. Është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza që të hyjnë në BE”, u shpreh Rama.

Ai tha se nuk është kthim mbrapa te viza, por është politikë e sigurisë kundër terrorizimit dhe krimit të organizuar, dhe jo siç tha ai, “duan të gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës dixhitale në Gjirin e Lalzit”.

Rama sqaron procedurën e re që kërkohet nga BE: Nuk ka kthim pas Read More »

Naftëtarët në grevë/Rama: ‘Privatizimi është kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë kurrë investime serioze. Ajo rafineri është keqshfrytëzuar’

Teksa naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës së urisë, Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë për gjendjen e tyre.

Në konferencën e sotme për mediat, ai u pyet nga mediat lidhur me situatën e tyre, teksa foli për një privatizim kriminal.

“Kam bërë lloj-lloj lutjesh tek kompania për të rifilluar puna. Jo më larg se disa javë më parë shkova enkas në Azerbajxhan dhe takova Presidentin. Por të na vini faj është e tepërt. Privatizimi është kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë kurrë investime serioze. Ajo rafineri është keqshfrytëzuar. Jam i shqetësuar por e rëndësishme është të bëjmë diçka, më vjen keq. Jam i informuar por nuk mendoj se s’ka nevojë për greva urie që të sensibilizojnë mua”, u shpreh Rama.

Ai tha se është super i sensibilizuar dhe se për situatën e tyre është ndërhyrë disa herë.

Naftëtarët janë futur në grevë pasi pretendojnë se kanë disa muaj, deri në mbi një vit rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë dhe se pavarësisht protestës në Tiranë, askush nuk i priti.

Janë rreth 800 punëtorë të mbetur pa punë pas mbylljes së rafinerisë së naftës, që administrohet nga “Tosk Energji”. /noa.al

Naftëtarët në grevë/Rama: ‘Privatizimi është kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë kurrë investime serioze. Ajo rafineri është keqshfrytëzuar’ Read More »

Kryeministri Edi Rama shigjeton LSI-në: ‘Parti si fason bluzash infermierësh që i shpërndante me një teserë bardhë e kuq në xhep’

Kryeministri Edi Rama shigjetoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, lidhur me bluzat e bardha, ku deklaroi se aktualisht vendi ka shëndetësi.

Ai tha se Shqipëria sot ka mjekë dhe se nuk ka mungesa në sistemin shëndetësor.

“Në dallim nga atëherë që hyje në spital dhe s’dalloje dot mjekun nga i sëmuri dhe infermieri. Larg qoftë të kishte rënë Covidi shtatë vite përpara”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se Shqipëria kishte mjek që luftonin nga mëngjesi deri në darkë si në kohën e luftës dhe kishte infermierë që nuk dinin se ku do i zinte e nesërmja se bluzat e tyre io mbante partia.

“Ishte një parti sidomos që ishte bërë si fason bluzash infermierësh që i shpërndante me një teserë bardhë e kuq në xhep”, deklaroi Rama.

Sipas tij asokohe në spitale hyje dhe nuk e ndaje dot nëse ishe në spital, treg fruta-perimesh, rrobash të përdorura etj.

Kreu i qeverisë shtoi se as uniforma nuk kishin dhe në gardhet e spitaleve rrinin njerëzit duke ulëritur me receta në dorë, të cilët duhet të vraponin për të gjetur ilaçe se nuk kishte spitali.

Kryeministri Edi Rama shigjeton LSI-në: ‘Parti si fason bluzash infermierësh që i shpërndante me një teserë bardhë e kuq në xhep’ Read More »

Meteorologia tregon si do jetë moti në ditët në vazhdim

Vala afrikane ka shkaktuar rritje të temperaturave në fundjavë dhe ditën e sotme, deri në 30 gradë. Por nga dita e nesërme temperaturat do të bien. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tregon se do të kemi rikthim të temperaturave normale të tetorit.

Pse fundjava ishte aq e nxehtë? Me temperatura 27-30 gradë.
Adiola Bani: Mbetet edhe sot, nuk është normale kemi patur qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës, që solli temperatura të larta gjatë fundjavës deri ditën e sotme. Mbetemi 28-29 gradë, nuk janë temperatura normale por zgjasin vetëm sot. Presim reshje, vranësira dhe rënie të temperaturave nga e marta dhe në vijim. Temperaturat maksimale do jenë 25 gradë, minimalja 6 gradë deri në fund të javës.

Kushtet e motit deri të enjtën mbeten me reshje mesatare, më pak në qendër dhe në jug, E enjtja paradite deri në fundjavë presim kushte të motit të kthjellët dhe jo rritje të temperaturave. Do kemi nga nesër rikthim të vlerave normale të tetorit.

Meteorologia tregon si do jetë moti në ditët në vazhdim Read More »

Ftohje, grip apo koronavirus? Mësoni si duhet të bëjmë dallimin mes tyre në dimër

Me dimrin që po afron, vendet po hyjnë në sezonin tradicional të të ftohtit dhe gripit, me komplikime shtesë këtë vit pasi simptomat e të dyja sëmundjeve mund të jenë të ngjashme me ato që përjetohen nga njerëzit e prekur nga koronavirusi dhe mund të rrezikojnë ta shpërndajnë atë.

Në Britaninë e Madhe, shërbimi kombëtar i kujdesit shëndetësor, NHS, ka prezantuar një guidë për të ndihmuar njerëzit të bëjnë dallimin mes tre sëmundjeve. Ekspertët e shëndetësisë thonë se shpresojnë që ajo të qartësojë njerëzit nëse duhet të sillen njësoj si në vitet e mëparshme, apo të vetëizolohen dhe të kërkojnë një test koronav irusi.
Simptoma më e zakonshme e koronavirusit, është temperatura, 37.8, një kollë e thatë e vazhdueshme dhe humbje e ndjesisë së shijes apo nuhatjes. Pacientët mund të ndjejnë ndonjëherë lodhje, dhimbje, fyt të thatë, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje. Diarrea dhe hundët që rrjedhin janë të rralla.

Tek e ftohura, simptoma më e zakontë është teshtima, dhimbjet, hundët që kullojnë dhe fyti i irrituar. Mund të ketë edhe kollë, ndonjëherë këputje dhe është e rrallë të kesh temperaturë dhe dhimbje koke. E ftohura nuk shkakton diarre. Ndërsa gripi konsiston kryesisht në temperaturë, këputje, kollë dhe dhimbje, përfshirë atë të kokës.

Pacientët mund të kenë hundë që rrjedhin ose të zëna dhe fyt të irrituar. Diarrea ndeshet ndonjëherë tek fëmijët. Nuk ka teshtima apo vështirësi frymëmarrje me gripin.

Ftohje, grip apo koronavirus? Mësoni si duhet të bëjmë dallimin mes tyre në dimër Read More »