Andueli

‘Rini, thueja kangës ma të bukur që di!/ Po kalon rinia ime! Mundësitë e shumta të kalojnë poshtë hundës, por ti nuk i kap dot. Bota është e jona, por ne nuk e prekim dot’

OPINION NGA SILVANA BEGAJ

“Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.”

Por sa rini kaluan që nga vjersha e Migjenit?

Kaloi rinia e gjyshërve të mi dhe nuk ia thanë dot këngës e nuk qeshën dot. Bota jashtë vlonte nga zhvillimi, ata vuanin mjerimin.

Kaloi rinia e brezit të prindërve të mi dhe të mbyllur në verbërim këndonin këngën e heshtjes. Lexonin libra fshehur dhe si molla e ndaluar i dinë vlerën mirë edukimit dhe arsimit. U rritën me ëndrrën e një kënge që nuk e kënduan dot kurr se mundësitë ishin të pakta.

Po kalon rinia ime! Mundësitë e shumta të kalojnë poshtë hundës, por ti nuk i kap dot. Bota është e jona, por ne nuk e prekim dot. Pamë vetëm tranzicion dhe presim ndryshime që ndoshta do duan dhe tre breza rini tjetër të arrihen. Pse të qesh kjo rini? Kjo rini po përjeton lirinë e gabuar dhe kjo liri është kurth.

Kjo rinia e brezit tim shikon prindër sakrifikues që kanë lënë cdo gjë për të na dhënë ne mundësinë e shkollimit. Prindër që dikur kanë qënë të rinj dhe kanë harruar buzëqeshjen e tyre që të qeshim ne.

Rinia e brezit tim pa si blihen diploma me dy lekë që të bëjnë drejtor. Rinia e brezit tim mëson me libra të përkthyer keq nga mësimdhënësit. Rinia e brezit tim duhet të tund flamur militantësh që të punësohet dhe nuk ka rëndësi se sa produktiv je në punë, por sa persona mbledh në mbledhjet e partisë. Prandaj kjo rini nuk qesh. Kjo rini pret dhe nga pritja nuk qesh njëri.

Kjo rini po vret kohën në kafe si e vetmja mundësi socializimi që kemi.

Ambicia bie, zhgënjimi të pret krahët, përsëritja e të njëjta ngjarjeve të zhdekurajon. Edhe nëse qesh kjo rini e brezit tim do jetë i trishtuari që qesh bosh. Kjo rini nuk ka më cfarë të ëndërroj.

Kush do ta bëj të qeshi këtë rini? Thirrjet e politikanëve cdo katër vjet për interesa personale?

Rinia do sfida. Rinia do luftë. Rinia do jetë. Rinia do zhvillim. Rinia do program. Rinia do ta përdori forcën e saj vullkanike për realizim. Rinia shqiptare është dhe do, Mundësitë ku janë?

/NOA.al

‘Rini, thueja kangës ma të bukur që di!/ Po kalon rinia ime! Mundësitë e shumta të kalojnë poshtë hundës, por ti nuk i kap dot. Bota është e jona, por ne nuk e prekim dot’ Read More »

Drejtori humbi jetën nga Covid/ Ministrja: Duhet të rrisim ndërgjegjësimin qytetar që të frenojmë përhapjen e mëtejshme të virusit

Një ditë pas ndarjes nga jeta të drejtorit të shkollës në Paskuqan, ministrja e Arsimit Evis Kushi, teksa ka shprehur ngushëllime, ka përcuar edhe mesazhe për këtë situatë.

Kërkon të mos ulet vigjilenca në këtë kohë, dhe secili të kujdeset për shëndetin.

“Me keqardhje të thellë prita lajmin e ndarjes nga jeta të arsimtarit dhe drejtuesit të nderuar, Dede Malaj, pas një përpjekjeje të madhe për ta mposhtur virusin e pabesë Covid-19.

Ndaj me familjen e mësues Dedës e të afërmve të tjerë, me kolegët e nxënësit e tij, ndjenjën më të thellë të hidhërimit për këtë njeri të palodhur në punën e tij, që ndër vite ka dhënë vetëm kontribut të mirë në arsim.

Me këtë rast, apeloj sërish shumë fort që për asnjë moment mos ta ulim vigjilencën për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të tjerëve, por akoma më shumë të rrisim ndërgjegjësimin qytetar që të frenojmë përhapjen e mëtejshme të virusit”, shkruan ministrja.

Drejtori humbi jetën nga Covid/ Ministrja: Duhet të rrisim ndërgjegjësimin qytetar që të frenojmë përhapjen e mëtejshme të virusit Read More »

Shqipëria dhe Bullgaria nënshkruajnë marrveshjen për mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punet e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë dy ditore në Sofje, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme.

Cakaj e nisi këtë vizitë me një takim me Zëvendëskryeministren e Parë për Reformën në Drejtësi dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Takimi u fokusua në diskutime mbi avancimin e disa projekteve me rëndësi strategjike, nga nxitja e shkëmbimeve ekonomike deri te zhvillimi i interkoneksionit energjetik.

Po ashtu, dy homologët, theksuan se Shqipëria tashmë ka bërë përparim të qëndrueshëm për të vazhduar më tej në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, u shpreh mbështetja e plotë e Bullgarisë në kandidaturën e Shqipërisë për të marrë një ulëse në Këshillin e Sigurimit si anëtare jo e përhershme për 2022-2023.

Në fund të takimit, Ministrat nënshkruan edhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ujërave.

Shqipëria dhe Bullgaria nënshkruajnë marrveshjen për mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave Read More »

Rama: ‘Policia të kontrollojë dhe deputetët, duhet të mësohemi’

Kryeministri Rama ka folur edhe njëherë për mbajtjen e maskave edhe në rrugë. Në takim me gazetarët, ku prezantoi platformën online “deputeti që duam”, kërkoi nga policia që të ketë vëmendje edhe ndaj përfaqësuesve të Parlamentit, pasi disa prej deputetëve sot u panë pa maska.

Madje u kujdes të saktësonte se nuk do ketë falje të gjobave për askënd që kapet në rrugë pa maskë.

“Ka një problem të vogël se duhet pasur parasysh se s’duhet të niset njeri me idenë se do falim gjobat. Këto do t’i mbajmë pak si gjatë kam përshtypjen, pasi kemi dhe sezonin e dimrit. Gjobat do të vijnë tek fatura e dritave. S’duhet ta vëmë këtë maskën me idenë se do marrim gjobë. I kam kërkuar Policisë së Shtetit që të jetë e vëmendshme dhe vëmendjen ta ketë fillojë Parlamenti i Shqipërisë, nga institucionet qendrore.

Teorikisht duhet të jetë e vështirë. Nuk është e mundur që policia të më ndalojë makinën mua e të më shoh nëse e kam mbajtur apo jo maskën. Unë sot e kam mbajtur maskën. Gjermania sot mesa pashë e vuri në mjediset publike. Para disa ditësh s’pashë maskë asgjëkundi jashtë. Ndërkohë që brenda po. Në Austri as brenda as jashtë.

Të gjithë po e mbajnë tani. Se pashë nëpër media, qytetarët që thoshin që; “kemi frikë nga gjoba se maska kot është”. Po të ishte kot nuk do e vinte gjithë bota, se mirë diktatura gjakatare në Shqipëri po imponon maskën që t’iu mbyllë gojën shpirtrave të lirë që të mos flasin.”, tha Rama.

Rama: ‘Policia të kontrollojë dhe deputetët, duhet të mësohemi’ Read More »

Pipero, Ramës: ‘I them Kryeministrit që nuk jam dakort për gjobën, më duket e tepërt si Pëllumb’

Mjeku Pëllumb Pipero është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka folur për rëndësinë e mbajtjes së maskës dhe është shumë dakort që ajo të mbahet edhe në ambiente jashtë, duke parë situatën e rëndë që Covid-19 po shkakton në Shqipëri.

Sipas tij njerëzit duhet të kenë mirëkuptim dhe të kuptojnë se maska është i vetmi mjet që na mbron dhe se duhet ta bëjmë mënyrë të jetesës. Pipero shprehet se për të vetmen gjë që nuk është dakort, janë gjobat. Ai i drejtohet Ramës që të heqë gjobat sepse shqiptarët janë gjobitur boll nga natyra, nga dy tërmetet e pandemia, prandaj kjo është e tepërt.

“Kur kam thënë që maska duhet të bëhet e detyrueshme unë në këtë situatë kam qenë dhe jam kundër çdo gjobe sepse ne shqiptarët boll jemi gjobitur nga natyra, dy tërmete dhe pandemia. Ne duhet të mësohemi të respektojmë çdo rregull dhe ligj që vjen sepse historikisht shqiptarët janë lidhur pas fjalës dhe jo pas normave administrative. Do ishte e më e pranueshme në opinionin tim një aleance mbarë kombëtare, specialist dhe qytetarë, qytetarë dhe institucion që të mirëkuptohemi dhe të biem dakort që maska është mjeti më mbrojtës deri tani dhe duhet të bëhet pjesë e jetës sonë dhe ta bëjmë mënyrë jetese.

Kjo maskë të mbron ty, mbron doktoreshën, nuk më mbron mua. Po ta mbash dhe ti, më mbron dhe mua. Duhet ta dinë gjithë shqiptarët që Covid-19 nuk ka as këmbë, as krahë, as kokë, as logjikë. Ky virus nuk qarkullon me këmbët e veta, qarkullon me ne qytetarët. Maska duhet të jetë me vete për ta përdorur aty ku duhet dhe aq sa duhet. Përdorimi i maskës e ul ndjeshëm transmetimin e virusit dhe ul sëmundshmërinë nga ky virus. Duke pasur këtë maskë neve marrim shumë më pak spërkla pështyme me viruse brenda.

Në rast se unë rri përballë me ju për 15 minuta dhe bëj muhabet apo teshtij, ky virusi përmes spërklave mund të transmetohet deri në 3 metra. Ndaj krahas distancës fizike dhe higjienës së duarve, maska është më e rëndësishme dhe më e sigurta për aq kohë sa nuk kemi një vaksinë. I them Kryeministrit që nuk jam dakort për gjobën, më duket e tepërt si Pëllumb”, është shprehur ai.

Pipero, Ramës: ‘I them Kryeministrit që nuk jam dakort për gjobën, më duket e tepërt si Pëllumb’ Read More »

Zv. kryeministri Erion Braçe: Maska te mbron që cke me të!

Zv. kryeministri Erion Braçe iu ka bërë sot apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid.

Ai tha se duhen mbajtur maskat, të cilat nga sot do të jenë më detyrim në vendin tonë.

Braçe u bëri thirrje qytetarëve të mos dëgjojnë opozitën, teksa tha se ky është realiteti i ri që na dikton sëmundja dhe kështu duhet të mësohemi të jetojnë.

“Ndërkohë që ju thonë këtë, kyçen në vilat e tyre; Ndërkohë që ju thonë “maska nuk u mbron”, kyçen edhe më shumë në po ato vila!”, tha Braçe, teksa disa opozitarë kanë dalë kundër vendimit të qeverisë.

Braçe ironizoi deklaratat e krerëve të opozitës.

Braçe shprehet se sot 434 shqiptarë kanë humbur jetën për shkak të virusit dhe tashmë është e ditur se virusi nuk përzgjedh në bazë të asnjë kriteri tjetër, veçse përgjegjësisë së individëve që mbrojnë veten duke zbatuar këshillat e mjekëve dhe jo të politikanëve.

“Kudo jashtë shtëpisë! Idiotet politike të padobishëm, Maska po! Ky është normaliteti i ri i diktuar nga sëmundja; kështu do jetojmë! Virusi Covid-19 u provua se përhapet lehtësisht nga njeriu tek i ngjashmi; E di si? Mu ashtu si budallallëku përhapet ndër politikanë! Mos i dëgjo ata! Dëgjo mjekun tënd, mjekun e familjes, jo politikanin që ka guximin e budallait të bëj edhe mjekun apo mjekun që kurrë nuk bëri zanatin por politikanin”.

“Sic këto 7 muaj e dëshmuan, virusi nuk përzgjedh-as në gjini, moshë, origjinë, gjuhë, as në mal e as në fushe, as prej pasurisë, plaçkës; Por një dallim e ka bere qarte: Atë mes të përgjegjshmit dhe te papërgjegjshmit; Nuk është si dallimi mes trimit, heroit dhe frikacakut, tradhtarit! Nuk ka trima në këto 7 muaj dhe heronjtë nuk janë idiotët-politikanë e analistët rreth tyre që mohojnë virusin, refuzojnë masat mbrojtëse ndaj tij, përhapin me dhunë standardin idiot të tyre;

E provuar është kjo; do shihni gjithnjë e më shpesh si zhduken për dy javë, fiks dy javë, do i dëgjoni po aq shpesh se si do thonë se hoqën dhembin, veshin apo bajamet duke ju gënjyer sy me sy; Ndërkohë që ju thonë këtë, kycen në vilat e tyre; Ndërkohë që ju thonë “maska nuk u mbron”, kyçen edhe me shume ne po ato vila!”

“Maska te mbron që cke me të!! Është një masë plotësuese bashke me distancimin fizik e higjenën e shtuar. Nuk u mbron tamponi-sic u thotë urrejtësi që mendon se sa më shume nga ju të humbni jetën, aq më shpejt vjen ai ne pushtet; Maska nuk është sfidë ndaj Qeverisë, por ndaj jetës suaj! Ju mbron maska, distancimi fizik dhe higjena!”

“Ai dhe Ajo duan pushtetin, ju duhet të doni veten, familjen, shoqërinë! Nuk janë ai apo ajo heronjtë tuaj, ata janë gënjeshtarët tuaj! Heroi yt është mjeku, infermieri; Mjeku i familjes, infermieri bashke me te, farmacisti, cilido prej familjareve qe do te shërbejë; rrezikojnë jetën ata për ty!”

“Heroi yt është mjeku e infermieri ne Infektiv apo Sanatorium Por deri atje e ke ti ne dore; Mos e bej veten për mjekun! Mbro veten, familjen, fqinjët, patjetër edhe mjekun! Jeta është e shtrenjte; 434 shqiptare, sot nuk janë më për shkak të sëmundjes, i shtrenjtë secili prej tyre! Lutuni për ta!”, shkroi në reeagimin e tij Erion Braçe.

/NOA.al

Zv. kryeministri Erion Braçe: Maska te mbron që cke me të! Read More »

Pipero: Në Itali asnjë s’pashë pa maskë po prapë numrat rriten

Mjeku Pëllumb Pipero duke folur për maskën në ambientet e hapuar solli një shembull personal.

“Para tre katër ditësh isha në Itali, asnjë s’pashë në rrugë pa maskë të them të drejtën, po prapë numrat atje kanë filluar të rriten , me këtë nuk dua të them që maska nuk efikasitet, por dua të them varet si dhe ku e përdorim, pra efikasiteti.
Prandaj duhet të përdorim masat dhe mjetet që kemi në mënyrë efikase”, tha Pipero.

Pipero: Në Itali asnjë s’pashë pa maskë po prapë numrat rriten Read More »

Parashikimi/ Si do jetë moti për ditët në vazhdim

Pas dy ditëve me reshje shiu të vazhdueshme (dita e Hënë dhe ajo e Martë), reshjet e shiut intensive dhe relativisht problematike rikthehen sot dhe një pjesë të ditës së premte.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti sot nis me vranësira mesatare deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Deri në orët e mesditës reshjet do të vazhdojnë me këtë intensitet ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim intensiteti bëhet mesatar dhe lokalisht deri i lartë. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe zonat veriperëndim-jugperëndim reshjet shtojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Nga orët e pasdites deri ato të mesnatës reshjet do jenë me intensitet mesatar në të gjithë vendin ndërsa përgjatë vijës bregdetare, ultësirës perëndimore, verilindje por sidomos zonën e jugperëndimt reshjet do të jenë me intensitet të lartë. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë deri në orët e mëngjesit (06-07) të ditës së Premte në zonën e qendrës dhe atë të jugut. Sipas parashikimeve, zona e jugperëndimit mbetet përsëri zonë problematike me sasinë më të lartë të reshjeve.

Më pas vjen përmirësimi i situatës meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale.

Parashikimi/ Si do jetë moti për ditët në vazhdim Read More »