Andueli

Parashikimi i motit, e hënë 22 qershor

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Por gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në zonat malore dhe pjesërisht qendrore. Ndërsa mbrëmja rikthen motin e qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 10°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë./atsh

Parashikimi i motit, e hënë 22 qershor Read More »

Manastirliu: Nuk do të kthehemi në izolim, kontrolle në të gjitha nivelet dhe inspektime në terren

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se “kthim pas nuk do të ketë, por do të ketë një kontroll të shtuar në të gjitha nivelet duke shtuar inspektimet në terren nga gjithë task forca anti-COVID dhe gjithashtu dhe në spitalet tona për të mos ulur në asnjë moment vigjilencën”.

Në një intervistë televizive duke folur për shtimin e rasteve menjëherë pas heqjes së kufizimeve , ministrja theksoi se lidhet me mos respektimin e masave anti-COVID.

“Duke qenë se spitalet janë vende të ekspozuara, është një fenomen e ka ndodhur dhe në vende të tjera, ku ka lindur një infeksion, i cili më pas për arsye të hetimit epidemiologjik dhe masave që janë marrë është ndërprerë në kohë”, – tha Manastirliu.

Ministrja i bëri apel bluzave të bardha të përdorin masat mbrojtëse gjatë ofrimit të shërbimit.

“Mjekët, infermierët i disponojnë të gjithë materialet e mbrojtjes personale dhe ajo çfarë duhet është vetëm zbatimi i protokolleve të sigurisë në këto spitale”, – tha Manastirliu.

Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, vijoi, ministrja, ashtu si edhe 42 spitalet e vendit do të vijojnë të japin shërbim për çdo pacient, ndërsa testit për koronavirus do t’i nënshtrohen vetëm ata që kanë simptoma.

“Kur një pacient kërkon të marr një shërbim shëndetësor, por ka simptoma dhe është i dyshuar për COVID-19, atëherë atij i merret tamponi, vendoset në një dhomë të izoluar me një staf të dedikuar i cili është i veshur dhe më pas, pas përgjigjes se tamponit vijohet me shërbimet e tjera. Në një epidemi çdo rast që të vjen përballë duhet menduar që mund të jetë rast që mund të mbart COVID-19, ndaj përgjigja ndaj këtij infeksioni është masat e mbrojtjes personale”, – nënvizoi Manastirliu./atsh

Manastirliu: Nuk do të kthehemi në izolim, kontrolle në të gjitha nivelet dhe inspektime në terren Read More »

Skema kombëtare e mbështetjes për fermerët/ Karçanaj: 8 386 aplikime në e-Albania

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, deklaroi sot se “kemi dixhitalizuar shumë shërbime, por aplikimi për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët, shërbim që u erdhi në ndihmë fermerëve nga çdo cep i vendit, ishte një sfidë më vete”.

“Tani që procesi mbaroi me sukses, nuk mund ta fsheh entuziazmin e shifrave të aplikimeve në Skemën Kombëtare të Mbështetjes. Së pari sepse më tregojnë sa kohë, lodhje, ecejake, stres e letra poshtë e përpjetë u kemi kursyer njerëzve punëtorë të këtij vendi dhe së dyti, sepse këto shifra janë dëshmi e pastër e faktit qe e-Albania aksesohet nga kushdo me lehtësinë më të madhe”, – theksoi Karçanaj.

Sipas saj, në vitin 2018 dhe në vitin 2019, kur aplikimet kryheshin nëpër Agropika, ka patur më pak aplikime sesa me platformën e-Albania që vendosi shifrën rekord me 8,386 aplikime.

“Kjo platformë është tashmë e të gjithëve dhe ne nuk do lodhemi asnjë sekondë për t’ua bërë jetën më të lehtë përmes teknologjisë. Radhët dhe letrat nëpër duar kanë marrë fund! Të gjitha i bën platforma e-Albania, pa radhë, pa kosto”, – tha Karçanaj./atsh

Skema kombëtare e mbështetjes për fermerët/ Karçanaj: 8 386 aplikime në e-Albania Read More »

Opinioni i Venecias mbi “Antishpifjen”/ Pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit sot të opinionit nga Komisioni i Venecias në lidhje me “Antishpifjen”.

Rama shpreh mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin, dhe thekson se “pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera”.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”! Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, thekson Rama.

Pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi kthimin e ligjit, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, mazhoranca kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje./atsh

Opinioni i Venecias mbi “Antishpifjen”/ Pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera Read More »

Infektohen me COVID-19 dy vëllezërit Budina/ Rama: U uroj shërim të shpejtë, virusi po përfiton nga neglizhenca

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për infektimin me COVID-19 të dy vëllezërve Edmond dhe Robert Budina.

Ai shpreh keqardhje që dy vëllezërit Budina pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa u uron që ta kalojnë sa më lehtë.

Kryeministri bëri thirrje që të gjithë duhet të bëjnë kujdes maksimal pasi virusi po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shprehet Kryeministri Rama./atsh

Infektohen me COVID-19 dy vëllezërit Budina/ Rama: U uroj shërim të shpejtë, virusi po përfiton nga neglizhenca Read More »

Klodiana Lala tregon momentet e fundit të Nehat Kullës/ ‘Ç’gjeneral jam unë, nuk më takon më asnjë njeri’

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar momentet e fundit të Nehat Kullës në bù rg, i cili humbi jetën disa ditë më parë si pasojë e koronavirusit. Kulla u lirua nga bù rgu rreth një vit më parë, pasu kishte shlyer më shumë se 20 vite dë nim për vr asje.

Lala thotë se Nehat Kulla ishte në gjendje të rënduar shëndetësore që prej kohës kur qendronte në qeli, dhe vitet e fundit takohej vetëm nga i biri dhe bashkëshortja e tij.

Ajo ka treguar se ai nuk preferonte më as ti thërrisnin nofkën ‘gjeneral’, që i ishte vënë pasi ai kishte krijuar një repart më vete në Tiranën e viteve 90′, ku kishte ushtarët e tij të bindur.

“Gjatë një takimi në bù rg ku ka qenë edhe ish ministri Besnik Mustafaj si dhe shkrimtarja Flutura Açka, që dhuronin libra, juristi i bù rgut e pyet: “Gjernal për çfarë ke nevojë? Po ç’ gjeneral tha, mua tani s’më takon më asnjeri”.

Vitet e fundit, Kulla nuk takohej me njeri përveçse me djalin apo bashkëshorten e tij. Në b ùrg ishte një person shumë i tërhequr, pavarësisht se më parë ishte një person problematik në botën e kr ímit”, u shpreh Lala në Opinion.

Klodiana Lala tregon momentet e fundit të Nehat Kullës/ ‘Ç’gjeneral jam unë, nuk më takon më asnjë njeri’ Read More »

Parashikimi i motit, ja sa do shkojnë temperaturat sot

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot me diell dhe pa reshje në të gjithë territorin e vendit tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale pritet të shënohet në vendet e ulëta 29°C, ndërsa ajo minimale në vendet malore 9°C.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 26°C

në vendet e ulëta: 14 / 29°C

në vendet malore: 9 / 24°C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Parashikimi i motit, ja sa do shkojnë temperaturat sot Read More »

PS për 7 vite qeverisje ka zhvilluar luftë me krimin si asnjë herë më parë

“Partia Socialiste është sulmuar dhe përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji e tërë politike kriminalizuese, e dini pse, pikërisht sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e ka zhvilluar luftën me krimin si asnjëherë më parë”.

Kështu deklaroi sot në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur deputetit të opozitës Halit Valteri.

Kreu i qeverisë u shpreh se “patjetër opinionet e ndryshme janë ato që na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë dhe të ecim më drejt përpara, por faktet nuk janë opinione. Doni s’doni ju dhe të gjithë ata që flasin si ju nuk ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe Shqipërisë dje, jo Shqipërisë 100 vjet përpara, por 5-6 vjet përpara në aspektin në luftën me krimin. Është fakt i njohur nuk është opinion që kush e lufton seriozisht krimin akuzohet pikërisht për të kundërtën”.

Sipas tij, kush përballet seriozisht me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit, kjo është e njohur botërisht.

“Kjo ka ndodhur kudo në çdo vend ku krimi është luftuar seriozisht”, shtoi Rama.

Më tej Kryeministri tha se “ndoqa me pezmatim këtë interpelancë jo se është e para, por sepse duke u përgatitur për të folur për raportin e progresit të BE-së siç është detyrimi në axhendën e sotme përsëri po mendoja lidhur me një debat që bëmë bashkarisht, zoti Valteri herën e shkuar apo në një nga herët e shkuara ku ju me të drejtë ishit të shqetësuar për dhunën dhe këtu ju sot bëtë dhunë, përsëri stimuluat dhunën, frymëzuat dhunën, ju dhatë të gjithë të rejave e të rinjve që mund të ishin duke ndjekur fjalën tuaj shembullin më të keq të mundshëm sesi njeriu qëndron në një mjedis public dhe mbron bindjet e tij”.

“Është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren e Kuvendit të bëjë akuza penale të japë edhe deri detaje që lidhen me një hetim duke u shprehur se njeh vrasësit, njeh atentatorët, viktimat, njeh kush është me kapele e njeh kush është pa kapele e ndërkohë ende nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit dhe të ndihmoni në zbardhjen e krimit”, – tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “ju nuk jeni as i vetmi dhe ai i pari jeni thjesht zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng detain publik , e ka marrë peng edhe kulturën e parlamentarizmit duke mos e lënë të zhvillohet sipas standardeve europiane për të cilat të gjithë flasim dhe duke kriminalizuar dynjanë”./atsh

PS për 7 vite qeverisje ka zhvilluar luftë me krimin si asnjë herë më parë Read More »