Andueli

Kryemadhi: PO listave të hapura 100%

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i thotë “PO” listave të hapura 100%.

Përmes një mesazh në “Facebook”, pas dakordësisë si Opozitë e Bashkuar, Kryemadhi shkruan se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit.

“PO listave të hapura 100%.
Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. 🇦🇱”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi: PO listave të hapura 100% Read More »

Gazmend Bardhi: ‘Edi Ramës i ra maska’

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili komentoi qëndrimin e Lulzim Bashës për kushtin për të vijuar dialogun me lista të hapura 100%, vjen një reagim nga Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Bardhi thekson se Ramës i ra maska. Ai i bën thirrje kryeministrit që të hap 100 % listat dhe të tërheq amendamentin e njëanshëm për koalicionet.

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:

Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira ✌️

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Gazmend Bardhi: ‘Edi Ramës i ra maska’ Read More »

Mjeku i njohur : Ja çfarë ndodh me moshat e reja

I ftuari i sotëm në rubrikën Abc e Shëndetit ka qenë doktori i spitalit Infektiv Edmond Puca, i cili ka folur lidhur me situatën aktuale të pandemisë në Shqipëri.

Ai është shprehur se rritja e rasteve të infektuara erdhi, pasi qytetarët nuk u ndërrgjegjësuan nga karantina.

Sipas Pucës, virusin nuk kemi pse ta kemi frikë, por duhet të kujdesemi për të dhe për veten tonë.

“Aktualisht është një situatë serioze e sistemit shëndetësor. Që nga ardhja e koronavirusit në Shqipëri në muajin mars, Shqipëria bëri një nga karantinat më të mira, e cila është shembull për tu infektuar në aspektin e sëmundjeve infektive. Ne menduam që virusi do të mbyllte ciklin e tij dhe do të largohej. Mirëpo ndodhi e kundërta, ky virus u tregua shumë më shumë inteligjent sesa mjekësia jonë.

Aktualisht numri i rasteve në Shqipëri është një trend, që ka pasur rritje kohët e fundit. Ashtu siç e thash mëpërpara, ne bëmë një karantinë që ishte për tu marr shembull, flas në aspektin mjekësor, se në aspektin ekonomik janë për tu vlerësuar nga persona të tjerë. Por ama ne nuk arritëm dot të ndërgjegjësohemi për këtë semundje. Njërëzit nuk janë akoma të ndërgjegjësuar, madje ka nga ata që janë edhe menefregistë. Kanë një moskokëçarje, mua nuk më gjen gjë, unë jam i fortë, nuk kam gjë. Ky është një virus që ne nuk kemi pse të kemi frikë, por ne duhet të kujdesemi për të dhe për veten tonë”, tha doktori.

Ndërkohë më tej, ai shtoi se personat në spital vijnë kryesisht në varësi të moshave.

“Përgjithësisht moshat e reja nga 40 deri 60 vijnë në ditën e pestë ose në të shtatë. Por edhe nga ata që vijnë akoma edhe më mbrapa. Një pjesë e mirë e përballojnë ose nuk kanë shenja të shumta klinike”, theksoi Puca.

Mjeku i njohur : Ja çfarë ndodh me moshat e reja Read More »

Rëndohet situata, 3 humbje jete dhe rritje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri

Vd esin 3 pacientë nga koronavirusi dhe regjistrohen 108 raste të reja në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura, sepse është një masë tejet efikase për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe rrjedhimisht, uljen e të shtruarve në spital dhe fatalitetet nga COVID19.

u informojmë për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.

Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Rëndohet situata, 3 humbje jete dhe rritje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri Read More »

Qeveria shqiptare vëmendje të shtuar për shqiptarët në rajon

“ Qeveria shqiptare ka treguar në vijm një vëmendje dhe një përkujdesje të shtuar për shqiptarët në rajon”, tha sot Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në përgjigje të interpelancës me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme kërkuar nga deputeti i opozitës, Kostaq Papa u përgjigj ministrja Spiropali e cila tha se kërkesa për interpelancë vjen në një moment shumë të rëndësishëm në rajon, jo vetëm në kontekstin e zgjedhjeve të zhvilluara në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, por dhe atyre që do të zhvillohen në Mal të Zi në gusht”.

“Me kënaqësi konstatojmë se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut rezultuan historike për faktorin politik shqiptar, besojmë shumë se pavarësish rreshtimit politik, deputetët dhe partitë politike shqiptare do ndikojnë ndjeshëm në avancimin e drejtave si dhe fuqizimin politik, ekonomik dhe shoqëror të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si shoqëri shtetformuese”, tha ajo.

Në vijim, Spiropali tha se “për zgjedhje në Serbi ndërmjetësimi nga ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme mundësoi një marrëveshje parazgjedhore për unifikimin e për herë të parë daljen me një listë të përbashkët të shqiptarëve në Serbi, duke siguruar në këtë mënyrë maksimizimin e faktorit politik dhe fillimin e një raporti të ri mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe autoriteteve serbe. Uroj që këto rezultate të nxisin dhe të inkurajojnë frymën e mirë të besimit në arritjen e një marrëveshje parazgjedhore dhe për faktorin politik shqiptarë në Mal të Zi”.

Po ashtu, Spiropali theksoi se qeveria shqiptare ka treguar në vijim një vëmendje dhe një përkujdesje të shtuar për shqiptarët në rajon, aspak paternaliste, por në përgjigje të pritshmërive të mëdha të bashkëkombësve të cilët jetojnë dhe punojnë në trojet e tyre jashtë kufijve të shteti amë.

“Kemi ngritur zërin për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe kemi adresuar dhe vijojmë të adresojmë problematika në respektimin e tyre nga këto vende në të gjitha vendet në forumet ndërkombëtare më të rëndësishme si OSBE dhe Këshilli i Europës”, tha ajo. /atsh

Qeveria shqiptare vëmendje të shtuar për shqiptarët në rajon Read More »

Dy spitalet COVID po mbushen/Manastirliu apel për të vendosur të gjithë maskën për të ulur numrin e të prekurve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në Kuvend se “do të bëjmë detyrën tonë, do të forcojmë kapacitetet spitalore”, ndërsa bëri thirrje që secili të marrë përgjegjësinë individuale për vendosjen e maskës me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë prezantimit të aktit normativ “Për një shtesë në aktin normativ, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”, Manastirliu theksoi se “në dy spitalet COVID-19, të cilat aktualisht janë funksionale kemi mbi 120 të shtruar të konfirmuar me këtë diagnozë dhe me dhjetëra të tjerë, të cilët janë të dyshuar dhe janë të shtruar në këto spitale”.

“Shumë shpejt do të ezaurojmë kapacitetet e dy spitaleve të dedikuara, më pas do të shtrihemi në planin tonë për të hapur spitalin e tretë dhe të katërt. Ne do të bëjmë detyrën tonë do të forcojmë kapacitetet spitalore, por a është më e mira kjo? Është më e mira që ne të vijojmë të hapim spitale pa fund se na rriten të prekurit me COVID-19 apo është më e mira që secili të marrë përgjegjësinë individuale të vendosi barrierën mbrojtëse prej tekstili, të vendosë maskën dhe të ulim të gjithë së bashku rriskun për infeksionin , po kështu edhe të infektuarit. Sepse është shumë e thjeshtë ulja e numri të të infektuarve çon në më pak persona të prekur nga COVID, më pak të shtruar në spital dhe rrjedhimisht më pak humbje jete”, – nënvizoi Manastirliu.

Kjo, vijoi ajo, kërkon një mobilizim të qytetarëve dhe ne nuk duhet ta bëjmë vetëm për veten tonë, por për të afërmit tanë dhe për të gjithë ata mjekë dhe infermierë që kanë 140 ditë që janë në krye të detyrës në vijën e parë të luftës me COVID-19 dhe që po punojnë 24/7 për të shpëtuar jetë”.

“Le ta bëjmë për ata, të cilët po sakrifikojnë për ne, për prindërit dhe fëmëjët tanë sepse sa më herët ne të zbatojmë masat, të cilat janë thjesht masa mbrojtëse nuk është sakrificë vendosja e maskës . Ajo duhet të kthehet në një rutinë për gjithësecilin prej nesh. Duhet të vazhdojmë jetën me normalitetin e ri, ashtu siç ishim nuk do të jemi derisa vaksina të a garantojë që do të kthehemi në atë normalitet”, – tha Manastirliu.

Sipas saj, ndërkohë që edhe kur vaksina të dalë bota do ketë ndryshuar dhe nuk ne nuk do të jemi më të njëjtët.

Ministrja u shpreh se “ftoj që të votojmë bashkë këtë akt normativ dhe të gjithë të japim shembullin e mirë dhe të drejtojmë me shembullin personal”.

Manastirliu i bëri apel edhe deputetëve në Kuvend që të mbajnë maskën. “Nëse ju nuk e mbani maskën dhe refuzoni të mbani barrierën mbrojtëse që mbron ju, kolegët tuaj, familjarët tuaj nga ky infeksion, sigurisht që nuk mund të jeni shembulli më i mirë për t’u marrë përsa i përket masave që të gjithë së bashku duhet të zbatojmë pikërisht për luftën ndaj këtij infeksioni”./atsh

Dy spitalet COVID po mbushen/Manastirliu apel për të vendosur të gjithë maskën për të ulur numrin e të prekurve Read More »

Ekspertja shqiptare bën paralajmërimin e fortë për dimrin

Kërkuesja shkencore Detina Zalli thotë se në rastin me të mirë vaksina mund të jetë gati në vjeshtë.

Sipas saj, në dimër virusi mund të ketë një valë të dytë më të keqe se e para, ku vetëm në Britani mund të ketë mbi 120 mijë vdekje.

“Rasti më i mirë është që ta kemi gati vaksinën në vjeshtë, ndoshta në muajin tetor. Plani është që fillimisht që 30 milionë vaksina në Britani tu jepen personave që kanë më shumë nevojë. Më vonë do të jenë 60 milionë persona të tjerë që do ta marrin.

Ekziston një shkallë pasigurie se si do të luajnë virusi në dimër, pasi mendohet se në dimër virusi do të jetë më i prekshëm. Mendohet se vala e virusit në dimër të jetë më e keqe se e para dhe modelet kompjuterike diktojnë se vetëm në Angli mund të ketë vetëm 120 mijë vdekje. Rreziku mund të zvogëlohet nëse respektojmë masat. Ne nuk mund të dimë nëse fitohet imunitet, do të duhen vite se çfarë ndodh me ta, pasi nuk ka kaluar asnjë vit nga fillimi i virusit.

Imunizimi i tufës do të thotë se duke u takuar shumë persona do të infektohet dhe është më pak e ngjashme që të tjerë të infektohen se virusi do të zbuten. Duhet që masat e hapen që njerëzit të jetojnë të lirë sepse është e pamundur që t’i zhdukemi virusit edhe nëse rrimë të mbyllur, pa pasur një vaksinë,” deklaroi Zalli për Ora News.

Ekspertja shqiptare bën paralajmërimin e fortë për dimrin Read More »