Andueli

‘Homazh’/ Sabri Godo, kontribut në politikë dhe në letrat shqipe

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot, përmes rubrikës “Homazh”, politikanin edhe shkrimtarin Sabri Godo.

“Sabri Godo do të kishte vetëm 91 vite sot, e kur ishte ende shumë larg kësaj moshe, të tërë e thërrisnin, Plaku Godo. Në fakt nuk ishte Sabriu plak, por ishin shumë kalamaj mesoburrat e politikës adoleshente të atyre viteve të tranzicionit shqiptar”, tha Rama.

Rama u shpreh se e ka njohur pak Plakun Godo, por kishin një simpati reciproke në distancë, bashkë me rezervën për përkatësinë në kampe të kundërta politike.

“Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve. Kjo në fakt tregon që simpatia për personazhin e tjetrit ishte prej vërteti dhe më kujtohet njëherë, kur Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës”, tha Rama.

“E vetmja nuancë në këmbimin e admiratave, ishte se unë, “gjatoshi”, i tregova Plakut mbresat e mia për Aliun e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa ai, “gjarpëroshi”, më tregoi mua mbresat e jashtëzakonshme të zonjës së tij fisnike për punën e kryebashkiakut”, vijoi ai.

“Nuk jam unë njeriu i duhur për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare. Dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv. Prandaj le të mos ma marrë kush për keq kur them se Plakun Godo do ta kujtojnë, me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës. Por pikë dyshimi nuk kam se autorin e kamares së hatashme biografike të “Ali Pashë Tepelenës”, do ta admirojnë brezat e lexuesve dhe lëvruesve të letrave shqipe”, shtoi Kryeministri./atsh

‘Homazh’/ Sabri Godo, kontribut në politikë dhe në letrat shqipe Read More »

Thirrja e ministrisë së Shëndetësisë: Mbani maskë, mbro veten dhe të tjerët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon thirrjen e saj ndaj qytetarëve për të zbatuar masat e sigurisë për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thekson se mbajtja e maskës është një ndihmë për veten dhe komunitetin për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Vendos Maskë. Mbani maskë për të mbrojtur të tjerët në komunitet dhe për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nga COVID19. Ndihmo në luftën kundër COVID-19, vendos edhe ti maskë”,- apelon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Bëjeni pjesë tuajën vendosjen e maskës. Mbani maskë kur jeni në kontakte të afërt me të tjerët. Vendoseni maskën në mënyrë të tillë, që të mbulojnë hundën dhe gojën dhe ndërroni vazhdimisht maskën, ose lajeni nëse është shumëpërdorimëshe”,- nënvizon ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /atsh

Thirrja e ministrisë së Shëndetësisë: Mbani maskë, mbro veten dhe të tjerët Read More »

Djali i thyen xhamat e makinës të atit në Radhimë

Një sherr mes babait dhe djalit, ka përfunduar me hakmarrjen e këtij të fundit dhe prangosjen e të dyve.

Ngjarja është shënuar në Radhimë të Vlorës, ku pas konfliktit policia i ka arrestuar që të dy.

Të prangosuri janë A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë, të cilët kishin shkuar me pushime në Vlorë.

Babë e bir u arrestuan gjatë së enjtes në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim. /noa.al

Djali i thyen xhamat e makinës të atit në Radhimë Read More »

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë/ Oraret kur lejohet lëvizja

Autoritetet e policisë greke kanë vendosur që pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës të mbyllen për udhëtarët dhe automjetet prej orës 22:00 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Sqarohet se këto pika kalimi do të jenë të disponueshme çdo ditë prej orës 06:00 të mëngjesit deri në orën 22:00.

Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Shtetas të BE-së apo me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet pikës doganore Kakavijë dhe Kapshticë për në Greqi.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura, pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Bllokohet kalimi në Kakavijë dhe Kapshticë/ Oraret kur lejohet lëvizja Read More »

Asnjë përmirësim i situatës, 6 pacientë humbin jetën ,ja sa persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nuk ka asnjë përmirësim të situatës me koronavirusin në vend. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë, që prej ditësh ishin të shtruar në spitale.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues.

Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72-vjeçare nga Fier, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.

Ndërkaq, nga 531 testet për persona të dyshuar me koronavirus, kanë rezultuar pozitivë 127 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Problematike është situata edhe në spitalet Covid. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 mijë e 155, që nga fillimi i epidemisë. /noa.al/

Asnjë përmirësim i situatës, 6 pacientë humbin jetën ,ja sa persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit në Shqipëri Read More »

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi

Ministria e Mbrojtjes, bën një ftesë për gjithë maturantët të cilët duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Bëhet me dije se Akademia e Forcave të Armatosura është e hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.

Të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme në vitet e kaluara, por janë jo më shumë se 22 vjeç,

kanë afat deri më datë 10 gusht 2020 për të aplikuar në ualbania.al, ku mund të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

“Suksese elitës së ardhshme të FA!”, thotë MM. /noa.al

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi Read More »

Kush po e shoqëron gjatë mbrëmjes Presidentin Meta dhe ku (foto)

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i veshur kuqezi ka bërë publike mbrëmjen e sotme një foto, ku tregon edhe për miqësinë e tij me ‘Padre’ Serxhion.

Meta ka bërë një selfie krah ‘Padre’ Serxhios, teksa shfaqet i buzëqeshur dhe i veshur me një bluzë të Kombëtares shqiptare, të cilën e publikoi në Facebook.

“Me Padre Serxhion ju urojmë një mbrëmje të këndshme nga Ishmi”,- shkruan ai krahas fotos, duke treguar edhe vendin se ku po e kalon mbrëmjen e sotme.

Kreu i Shtetit ka qënë edhe në Kishën e Bizës që ndodhet në Ishëm, ku ka ndjekur meshën e drejtuar nga ‘Padre’ Serxhio.

Nuk është e qartë nëse Presidenti i përket besimit katolik, pasi nuk është shprehur asnjëherë mbi këtë çështje./NOA.al

Kush po e shoqëron gjatë mbrëmjes Presidentin Meta dhe ku (foto) Read More »

Kjo është lulja me fuqi të pabesueshme shëndetësore

Barbaroza është një bimë e bukur mjaft popullore, e njohur si Mbretëresha e Kopshteve.

Ajo është një lule që rritet në krahinat e jug perëndimit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë.

Në Shqipëri gjendet edhe me emra të tjerë si hidërsha ose idrasha. Ajo është përdorur shumë edhe si erëz për t’i shtuar shije reçelërave dhe ëmbëlsirave

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Megjithatë, AgroWeb.org ju tregon se vetëm Barbaroza (Pelargonium graveolens) mund të konsumohet nga të gjitha simotrat e saj.

Barbaroza arrin të luftojë inflamacionin, përmirësojë shëndetin e veshkave, çlirojë nga dhimbjet, ulë nivelin e stresit, forcojë sistemin imunitar dhe të lehtësojë tretjen

Gjethet e bimës janë përdorur gjithashtu me tepricë në mjekësinë popullore. AgroWeb.org ju tregon se gjethet e dhe lulet e thara të bimës ngjyrë rozë përdoren për një çaj që ka një aromë të veçantë.

Vlerat shëndetësore që ka Barbaroza

Largon stresin: Barbaroza ka ndikim në sistemin nervor dhe reputacioni i këtyre aftësive ka kapërcyer breza të tërë. Çaji që mund të prodhoni nga gjethet e barbarozës është i shijshëm por edhe qetësues.

Vlerat e çajit shumëfishohen falë përbërësve dhe substancave organike që kanë një ndikim në sistemin endokrinal dhe ulin faktorët që shkaktojnë ankth dhe stress

Pini një çaj barbaroze kur jeni të stresuar dhe shpejt do t’ju përmirësohet humori.

Lufton inflamacionin: Një nga përdorimet më të shpeshta të barbarozës është ai kundër inflamacionit në organizëm.

Nëse ju dhembin gjymtyrët, muskujt ose keni inflamacion të brendshëm në stomak ose në sistemin kardiovaskular, një gotë çaj barbaroze largon barrën e rëndë të inflamacionit nga trupi juaj.

Heq dhembjet: Barbaroza është përdorur prej vitesh kundër dhembjeve të kokës dhe atyre të tjera.

Nëse vuani nga dhembjet kronike ose migrenat, çaji i barbarozës arrin të çlirojë endorfinën dhe të heqë dhembjen shumë shpejt.

Mbron shëndetin e veshkave: Shkencëtarët akoma janë duke studiuar mbi efektin kimik të përbërësve të barbarozës dhe ndikimin e tyre në shëndetin e veshkave.

Por ata nuk kanë dyshim, që çaji i barbarozës stimulon nxjerrjen e lëngjeve. Ai ndihmon në largimin e kripërave të tepërta, yndyrnave dhe ujit nga trupi.

Si rrjedhojë, veshkat janë më të çliruara dhe funksionojnë më mirë

Ndihmon sistemin imunitar: Barbaroza lufton bakteret dhe mykun. Rrjedhimisht është e mrekullueshme kundër ftohjeve, virozave dhe gripit.

Përgatisni çaj me gjethet dhe do të arrini të largoni nga trupi bakteret, forconi imunitetin dhe shëroheni më shpejt.

Tretja: Nëse vuani nga ngërçet, fryrjet ose tretja problematike, pirja e çajit të barbarozës është mënyra më e lehtë dhe më pa dhimbje për të kuruar këtë problem.

Substancat organike që gjenden tek çaji zbusin inflamacionin, eliminojnë bakteret dhe kthejnë në normalitet sistemin tretës.

Çaji i Barbarozës dhe Përgatitja

Është shumë e rëndësishme që të mbani mend që vetëm barbaroza ngjyrë rozë me aromë trëndafili mund të konsumohet nga njeriu.

Në shumicën e rasteve Barbaroza gjendet në formën e gjetheve të thara, të plota apo të shtypura në çdo farmaci ose dyqan organik gati për çajin tuaj. Por njëlloj mund ta merrni edhe nga bimët e kopshteve tuaja.

Një lugë çaji me lulet dhe gjethet e thata të bimës janë të mjaftueshëm për një kupë çaji. Këtë mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, si edhe të shoqëruar me pak mjaltë.

Shtypni një grusht lulesh dhe gjethesh të thara dhe vlojini për 5 minuta në ujë. Dy kupa me çaj të tillë në ditë mjaftojnë për të përfituar vlerat e mësipërme./AgroWeb.org

Kjo është lulja me fuqi të pabesueshme shëndetësore Read More »