Andueli

Greqia shtyn deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj/Detaje

Greqia ka shtyrë të paktën deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Përmes një statusi të Ambasadës Greke në Tiranë, jepen detaje nga rregullat e reja të vendosura nga Qeveria.

Sipas vendimit të qeverisë Greke, i datës 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizim jane: personat qe kanë pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Hyrja e personave të mësipërm bëhet nga pikat kufitare të Kakavijës, prej së cilës lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshticës prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me avion (fluturimet Tiranë – Athinë).

Nga e Diela e datës 16.08.2020, nga ora 00:01 e drekës, të gjithë ata që hyjnë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).

Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5 mijë euro.

Nga 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të çertifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet te jete emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi

3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr).

Greqia shtyn deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj/Detaje Read More »

Rritet papërgjegjshmëria e shoferëve në rrugë/ Nd ëshkime dhe heqje patentash

Gjobat dhe masat e tjera ndëshkuese duket se nuk po ndikojnë në uljen e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e shoferëve.

Dhe këtë e tregojnë shifrat e autoriteteve që flasin për ndëshkime të qindra shoferëve çdo ditë.

Vetëm sot janë ndëshkuar 561 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 479 drejtues mjetesh për përdorim të celularit.

235 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 128 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 24 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po ashtu janë ndëshkuar 11 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit, 12 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha, si dhe 8 drejtues mjetesh që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik të mjetit.

Apeli shkon për drejtuesit e automjeteve për t’u treguar të përmbajtur në timon, dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. /noa.al/

Rritet papërgjegjshmëria e shoferëve në rrugë/ Nd ëshkime dhe heqje patentash Read More »

Presidenti Ilir Meta, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin ‘Për pronat e paluajtshme të shtetit’

Presidenti Ilir Meta, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar”.

Kreu i shtetit argumenton se ky ligj, në mënyrë të pashpjeguar dhe arsyetuar, është shqyrtuar me urgjencë brenda 7 ditëve nga Kuvendi.

Sipas tij, nisma që paraqitet si ndërhyrje në legjislacionin në fuqi për forcimin e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e interesit dhe pasurisë publike, në fakt rrezikon të shkaktojë një problematikë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

Meta argumenton se e vetmja çështje që duket se ka marrë vëmendjen më të madhe të qeverisë dhe Kuvendit është rregullimi i marrëdhënieve juridike që shteti ka lidhur apo do të mund të lidhë me persona të tretë për përdorimin e pasurisë pronë publike, tashmë edhe pa një afat të përcaktuar.

Ndërhyrjet e miratuara me ligjin nr. 111/2020, bëjnë që askush të mos jetë tashmë në gjendje të përcaktojë të paktën ligjërisht, nëse një pasuri pronë private e ndodhur në afërsi të bregdetit dhe e përfituar me një nga mënyrat e ligjshme të fitimit të pronësisë, sipas

– ligjit nr. 7501/1911 “Për tokën”,

– legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronës,

– legjislacionit të privatizimit, apo

– një vendimi gjyqësor,

ndodhet ose jo nën regjimin e përcaktuar si pronë publike e patjetërsueshme pjesë e “vijës bregdetare”, si dhe çfarë do të ndodhë me mënyrën e gëzimit të kësaj të drejtë pronësie mbi këtë pasuri, me të gjitha të drejtat që burojnë prej saj.

“Në praktikë ky ligj krijon hapësirën që të ndodhin abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” të pësojë deformime të mëdha dhe jashtë realitetit, duke krijuar rrezik të shtuar për cenimin e pronës publike apo në raste të tjera, kjo pasuri arbitrarisht t’i nënshtrohet shpronësimit për interes publik”, arsyeton Presidenti.

Ai shton se mbi të gjitha, ky ligj bën një trajtim preferencial dhe jo të barabartë të subjekteve apo individëve që gëzojnë tituj pronësie apo përdorimi mbi pasuri të paluajtshme përgjatë bregdetit shqiptar, në raport me investitorët në këto zona.

Ndërkohë që pronarët që kanë përfituar në mënyrë të ligjshme një titull pronësie me një nga mënyrat e parashikuara nga ligji, trajtohen në pasiguri të plotë për mundësinë e posedimit dhe përdorimit të pronës së tyre në të ardhmen, e cila pas ndërhyrjes me këtë ligj marrin statusin pasuri publike e patjetërsueshme, nënvizon se ligji, tashmë këto prona që i konsideron si me interes publik, bën që të ndryshojnë në fakt thelbësisht destinacioni i tyre nëpërmjet tjetërsimit pa afat në shërbim dhe për interes të enteve private, duke cenuar edhe nivelin e përdorimit masiv të saj nga publiku i gjerë.

“Ky ligj, në vend që të adresojë problematikën e pronave në Shqipëri, thellon edhe më shumë konfliktin social në vend”, thotë në mbyllje kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin ‘Për pronat e paluajtshme të shtetit’ Read More »

Njihuni me shenjat e horoskopit që janë miq për kokë

Sipas astrologjisë, shenjat e horoskopit që vijojnë si më poshtë, mund të kenë shoqëri të gjata dhe të jenë besnikë në raportin me njëri-tjetrin, kështu që kujdes kur bëni shoqëri.

Binjakët dhe Luani

Këta janë tipa tejet socialë, të cilëve u pëlqen të dëfrehen.

Kanë personalitete vibrantë dhe janë gjithashtu shumë argëtues.

Po kështu, të dyve u pëlqen afeksioni dhe vlerësimi dhe nuk ia kursejnë asnjëherë njëri-tjetrit.

Demi dhe Gaforrja

Këto janë dy shenjat më besnike në Zodiak. Të dyja formojnë një dyshe të fuqishme me bazë besimin, që janë krejt të harmonizuar në emocionet e tyre.

Njihuni me shenjat e horoskopit që janë miq për kokë Read More »

Veliaj bën testin e dytë dhe del negativ, publikon foto me djalin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë vetë publik në Facebook, ku thotë se testi i dytë rezultoi negativ.

Në status është kujdesur të saktësojë se është trajtuar në Tiranë dhe askund tjetër.

“Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tone”, shkruan Veliaj.

Në foton e publikuar ka dalë me djalin e tij.

“E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara – e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flame”, vijon statusi.

Përmend edhe kujdesin që treguan përfaqëuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera.

“Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t’iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë”.

Postimi i plotë:

Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë.

E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara – e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flamë.

Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t’iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë!

Gjatë këtyre dy javëve u miqësova me plot pacientë apo të shëruar të tjerë, njoha historitë e tyre e ndamë momente të kësaj lufte të përbashkët të njerëzimit. Ky komunitet, ku tani edhe unë duhet të bëj pjesën time, do duhet të jetë më aktiv për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi seriozitetin e kësaj drame e nevojën për të bashkëpunuar me autoritetet çdo ditë!

Jam i brengosur për ata që s’ja dolën, më sëmbon zemrën kjo padrejtësi ku disa jetë këputen kaq beftas në mes! Vazhdoj lutem për familjet që lanë pas, e siç ua kam dëshmuar një pjese prej tyre, do angazhohem me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve!

Ndaj miq, le të duhemi më shumë, e urrehemi më pak. Të ndihmojmë më shumë, e të shajmë më pak. Të bashkohemi më shumë, e të përçahemi më pak! Nëse i bëjmë këto e bashkëpunojmë me bluzat e bardha, do ngrihemi më të pjekur e më të fortë si komb! Unë besoj! Mirënjohje e dashuri pafund për secilin prej jush!

Veliaj bën testin e dytë dhe del negativ, publikon foto me djalin Read More »

Parada e mjeteve të koleksionit historik shqiptar udhëton këtë sezon turistik në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, (DPSHTRR) njofton se parada RETRO e mjeteve të koleksionit historik shqiptar, do të zhvillohet më 14 gusht, në qytetin antik të Durrësit në ritmet Jazz dhe Swing.
Pas suksesit të paradës Retro në Tiranë, eventi vjen si një organizim i DPSHTRR në bashkëpunim me bashkinë Durrës dhe i kuruar artistikisht nga Hemingway Fan Club Albania.
“Dashuria për artin e të bukurën si një surprizë për të gjithë dashamirësit e nostalgjisë, banorët dhe turistët në qytetin bregdetar të Durrësit, në këtë sezon turistik të pazakontë Një pasion që jeton mes kujtimeve për t’u soditur duke respektuar protokollet e distancës”, njofton DPSHTRR.
Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Ndaj aktivitet e këtij lloji janë një manifestim i të bukurës mbi katër rrota.
Tashmë DPSHTRR, ka krijuar edhe Qendrën Historike Shqiptare RETRO, një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura./atsh

Parada e mjeteve të koleksionit historik shqiptar udhëton këtë sezon turistik në Durrës Read More »

Himarë/ Katër zyrtarët e IKMT ak uzohen për shp ërdorim detyre

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën ka llëzim penal për katër zyrtarë të bashkisë Himarë.

Zyrtarët e ka llëzuar janë kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Himarë, Renato Hodaj, inspektori Melseid Nelaj, inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektori Dhimitër Balaj.

Katër zyrtarët e IKMT ak uzohen për shp ërdorim detyre.

Ka llëzimi vjen pas verifikimeve në terren, ku IKMT ka vërejtur se të ka llëzuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi./noa.al

Seafront Promenade And Himare City Beach – Vlore, Albania, Europe

Himarë/ Katër zyrtarët e IKMT ak uzohen për shp ërdorim detyre Read More »

Kanionet e Nivicës, pasuri natyrore e turizmit malor në jug të Shqipërisë

Kanionet e Nivicës janë një tjetër pasuri natyrore dhe destinacion turistik në vendin tonë.

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi publikoi sot disa foto nga këto kanione, ndërsa nënvizoi se janë një mrekulli që duhet me patjetër të vizitohen nga turistët vendas e të huaj.

“Kanionet e Nivicës janë një mrekulli natyrore, dhe ndër kanionet më të bukura që kemi. Ato fillojnë në krye të fshatit Nivicë dhe kanë një gjatësi të përgjithshme rreth 7 km. Kanionet zgjerohen në drejtim të fshatit Lekdush, poshtë tij. Pjesa më e ngushtë e kanioneve shtrihet poshtë fshatit Nivicë me një gjatësi rreth 3 km. Gjerësia e kanioneve varjon nga 2-3 m në fillimet e tyre dhe vijnë duke u zgjeruar përgjatë rrjedhës me një gjerësi që shkon rreth 1000 metër. Rrjedha e ujit ka krijuar vas/atshka uji, ujëvara e shpella interesante si psh : shpella me qiell”,- thekson Çuçi.

Kanionet ndodhen në afërsi të fshatit Nivicë të Tepelenës. Vizitohen sipas rrugës automobilistike Tepelenë, Progonat, Nivicë ose dhe nga bregdeti, duke u futur nga Lumi i Vlorës, Himara apo Borshi.

Kanionet e Nivicës janë një pasuri natyrore e turizmit malor në jug të Shqipërisë. Adhuruesit e natyrës dhe aventurës, përveç bukurive që ofron bregdeti, mund të bëjnë edhe shëtitje malore në lartësitë e Nivicës, ku gjendet kanioni. Ky vend është një distancë jo e largët dhe gjendet vetëm pak kilometra nga deti, në një natyrë të mrekullueshme.

Kohët e fundit turistët aventurierë të sporteve malore dhe ujore kanë filluar t’i vizitojnë këto kanione dhe t’i prezantojnë ato në botën turistike nëpërmjet fotove e videove që realizojnë në to.

Kanionet e Nivicës, pasuri natyrore e turizmit malor në jug të Shqipërisë Read More »