Andueli

Keni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë

SHBA ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët e vaksinuar plotësisht, duke filluar nga 8 Nëntori i këtij viti.
Sipas rregullave të reja personat e vaksinuar që kanë paraqitur një test negativ në 72 orët para udhëtimit, do të lejohen të hyjnë në SHBA, duke i dhënë fund kështu kufizimeve të ashpra ndaj udhëtarëve që u vendosën vitin e kaluar.
“Kjo politikë udhëhiqet nga shëndeti publik, i rreptë dhe i qëndrueshëm,” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Rregullat aktuale në SHBA u ndalojnë hyrjen shumicës së qytetarëve jo-amerikanë që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Afrikë e Jugut, Irani dhe Brazili brenda 14 ditëve të fundit.

Keni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë Read More »

15 Tetor – 77 vjet Vlorë e lirë/ Historia nuk do të ishte e njëjtë pa trimërinë e heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, nga Vlora jonë, djepi i patriotizmit

Nga Vilma Bello
15 Tetor – 77 vjet Vlorë e lirë!
Historia nuk do të ishte e njëjtë pa trimërinë e heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, nga Vlora jonë, djepi i patriotizmit. Jetët e falura Atdheut e lirisë, sot e përjetësisht, do të na bëjnë krenarë për atë që Vlora historike shkroi gjatë Lu ftës së Dytë Botërore.

Krenaria për heronjtë tanë, për dëshmorët e martirët, është motivi më i vyer për të punuar çdo ditë, për Vlorën që duam, për Shqipërinë që Duam, drejt së ardhmes europiane. E ardhmja jonë ngrihet mbi vlerat historike të së shkuarës, të gja kut e jetëve të falura Shqipërisë, si vlerat shenjuese të identitetit tonë kombëtar. Nderim e respekt, përulësisht! Lavdi e përjetshme bijave e bijve dëshmorë të Vlorës!

15 Tetor – 77 vjet Vlorë e lirë/ Historia nuk do të ishte e njëjtë pa trimërinë e heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, nga Vlora jonë, djepi i patriotizmit Read More »

E tr ishtë, ndahet nga je ta ish-atleti shqiptarë

Është nd arë nga jeta ish-atleti shqiptarë Suat Jegeni, në moshën 79-vjeçare. Jegeni ishte ndër pionerët e parë të atletikës shqiptare dhe një maratonomak.
KUSH ISHTE SUAT JEGENI

Suat Jegeni lindi më 25 mars 1942 në një familje patriotike. Gjyshi i tij ishte vëllai i vogël i vëllezërve A.S.N Frashëri dhe gjyshja motra e firmëtarëve të pavarësisë Toptani. Emri i tij është ai i profesionistit dhe në 10 garëshin e parë në Shqipëri. Që në vitin e parë të pjesëmarrjes së tij në këtë garë ai do të arrijë të shpallet kampion i Shqipërisë, madje do të arrijë të vendosë dhe rekordin kombëtar, që do të ishte vetëm fillimi për të.

Në vitin 1966 ai mori pjesë në Europianin e Budapestit, ku patjetër do të linte gjurmët e tij. Në atë kompeticion që ishte dhe i pari për Shqipërinë në këtë disiplinë, ai arriti që të fitonte garën e 1500 metrave, që ishte dhe gara e preferuar e tij. Më vonë punoi si pedagog në institutin e fiskulturës “Vojo Kushi”. Suati pati një karrierë me mbi 20 rekorde në sport. Ai arriti që të thyente shumë rekorde kombëtare të garave që ishin në përbërje të 10 garshit, si kërcim me shkop, 400 m.

E tr ishtë, ndahet nga je ta ish-atleti shqiptarë Read More »

Të hënën nis viti i ri akademik/ Flet rektori i UT, Artan Hoxha: Ja çfarë duhet të bëjnë studentët për tu pranuar në orën e mësimit!

Ditën e hënë, më datë 18 tetor do të nisë viti i ri akademik për të gjithë studentët në mbarë vendin, ndërsa më datën 10 nëntor do të fillojë cikli i dytë i studimeve master.
Rektori i Univerisitetit të Tiranës, Artan Hoxha në një komunikim për mediat tha se Universiteti i Tiranës ka numri më të lartë të studentëve të vaksinuar. Rektori Hoxha tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe studentët e pavaksinuar do të duhet të paraqesin test PCR.
Sipas rektorit Hoxha pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen.

‘Studentët që vijnë për herë të parë ne Universitet janë më të vaksinuarit.’- tha Hoxha.

Gazetarët: Si do të veprohet me studentët që nuk janë vaksinuar, do të duhet të paraqesin test PCR?
‘Unë besoj se i gjithë dokumentacioni është i nevojshme dhe i pranueshëm në Unversitetin e Tiranës, pasi thelbi është të dihet nëse janë të infektuar apo bartës të virusit. Mjafton të paraqesin një dokument PCR, apo edhe ato që nuk duan ta bëjnë vaksinën do jenë persona që do të lejohen në auditorë.

Me këtë rritje që UT ka me vaksinimin, me ndërgjegjësimin që ata kanë me përgjegjshmërinë që ata kanë dhe me mundësinë që u kemi dhënë. Ky proces do ecë normalisht dhe paralel. Besojmë se studentët do te vaksinohen. Mbi 50% e studentëve janë të vaksinuar. Por studentët nuk kanë ardhur akoma, dhe ato që vijnë nga rrethet besojmë do të vaksinohet.’- tha Hoxha.

Të hënën nis viti i ri akademik/ Flet rektori i UT, Artan Hoxha: Ja çfarë duhet të bëjnë studentët për tu pranuar në orën e mësimit! Read More »

Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston ditëlindjen e tij, ja dedikimi që i bën vetes

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 77-të. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se kjo ditëlindje e gjen atë më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson dhe me një mision të ri.
Më tej lideri historik i PD-së i shpreh mirënjohje të gjithë atyre personave që e mbështesin dhe janë krah tij, për të përmbushur këtë mision, i cili sipas ish-kryeministrit është vendimtar për fatin e Partisë Demokratike.

“Sot 77 vjec!

Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:

– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,

– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!

Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! Sb”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston ditëlindjen e tij, ja dedikimi që i bën vetes Read More »

Ky është vendimi i parë i Drejtorit të Po licisë së Shtetit, Gledis Nano

Vendimi i parë i Drejtorit të Po licisë së Shtetit, Gledis Nano, është ai që t’u kompensohet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të po licisë, për orët shtesë të papaguara përgjatë viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i po licisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë pol icëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Po si do paguhen ata?

Sipas Report TV, paratë për orët shtesë do të paguhen nga fondet e po licisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga kr imi. Nga 12 drejtori të qarqeve të po licisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Pol icisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Pas faturës fin ale, pritet që të nisë kompesimi financiar. Kompensimi i efe ktivëve pritet të përfundojë brenda vitit, sipas kodit të punës.

Ndryshe nga sa jemi mësuar që vendimet e para të drejtorëve të po licisë, konsistonin në ndryshim strukturash dhe ekipesh, Nano ka marrë një vendim që iu vjen në ndihmë efe ktivëve të thjeshtë.

Ky është vendimi i parë i Drejtorit të Po licisë së Shtetit, Gledis Nano Read More »

30-vjeçari h umbi jetën nga covidi, babai i tij prek me fjalët: Ti për ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtëpisë, tu shu an gjithë ëndrrat!

Piktori Kristi Baba ka ndë rruar jetë nga covid në moshën 30-vjeçare.
Babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se djali i vetëm u nda nga jeta në lule të rinisë.
“Me hi dherim te thelle dhe dhi mbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem Kristi Baba piktor u n da nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar be tejen me covidin.
Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise. Tu shu an gjithe enndrrat e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor qe qe nuk ja arrite.
Gjithë endrrat tua u pre ne ne mes. Biri yne pushofsh ne paqe! Qofte i parajses! Drite i paste shpirti! Ceremonia m ortore do te zhvillohet neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e hotel internacional” shkruan ai.

30-vjeçari h umbi jetën nga covidi, babai i tij prek me fjalët: Ti për ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtëpisë, tu shu an gjithë ëndrrat! Read More »

Covid i merr j etën në moshën 30-vjeçare piktorit të njohur shqiptar

Ka ndë rruar jetë në moshë të re piktori i njohur Kristi Baba. Piktori ka ndë rruar jetë si pasojë e Covid-19 në moshën 30-vjeçare.
Lajmin e h idhur e ka bërë me dije babai i piktorit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Me hi dherim te thelle dhe dhi mbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar b etejen me covidin. Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise . Tu sh uan gjithe enndrrat e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor qe qe nuk ja arrite. Gjithe endrrat tua u prene ne mes. Biri yne pu shofsh ne paqe ! Qofte i parajses! Drite i paste shpirti!
Ceremonia mo rtore do te zhvillohet neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e hotel internaciona”shkruan babai i 30-vjeçarit.

Kristi Baba pati hapur dhe një ekspozitë personale me një koleksion punimesh grafike dhe piktura. AI ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si, në galerinë FAB dhe në Muzeun Historik Kombëtar.

Covid i merr j etën në moshën 30-vjeçare piktorit të njohur shqiptar Read More »