Andueli

Arjan Çani: Fatkeqësisht Rama i fiton zgjedhjet

I drejtëpërdrejtë si gjithmonë, Arjan Çani iu përgjigj pyetjeve rreth personazheve kryesore politikë në vend, në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme.

Ai parashikon që Basha do të jetë kryeministër një ditë, por jo në një ardhme të shpejtë pasi sipas tij Rama merr edhe mandatin e tretë vitin e ardhshëm.

Çani thotë se “zgjedhjet inxhinierike” e pengojnë Bashën të jetë kryeministër pas 25 prillit 2021 dhe për këtë, parashikon sërish PS-në në pushtet.

Arjan Çani thotë se Berisha është personazhi më interesant që ka pasur ndonjëherë në emisionet e tij.

Çani gjatë intervistës analizoi Bashën dhe Metën, përballë Ramës, në betejën aktuale politike në vend:

Çfarë ke kundër Erion Velisë?

Unë nuk kam asgjë kundër.

Pse e quan Vilajet Qyrku?

Po më pyet për histori të para 10 viteve. Unë kam memorie shumë të dobët dhe nuk mbaj mend asgjë rreth këtij personazhi. As nga e kaluara as nga kjo e sotmja. Nuk më thotë gjë ai. Aq shumë s’më thotë sa nuk jam fare i vëmendshëm ndaj gjërave që ai bën.

Kush ka qenë personazhi më interesant në emision?

Në 18 vite emision personazhi më interesant është Sali Berisha. Është i ditur, di të dëgjojë, të të respektojë. Berisha është një nga klientët më interesantë dhe më të bukur të emisionit. Nuk e them politikisht, por realisht më intrigon. Ka një staturë që nuk e gjen në asnjë personazh tjetër.

Ku ndryshon nga zoti Basha?

Është tjetër gjë. Si nata me ditën.

Çfarë është Basha?

Basha është kryeministër i ardhshën. Nuk e di se kur, por ai do të jetë sepse i ka cilësitë për të qenë i tillë. Është një njeri që nuk i beson dot kollaj dhe për këtë do të bëhet kryeministër. Kur ai të thotë diçka ti nuk e beson dhe këtë e ka favor.

Edi Rama?

Është njeriu që njoh më shumë se të gjithë. Vonë e kam kuptuar që është një bullist i niveleve të larta.

Bullist është dikush që të nxin jetën, të përndjek, të thotë më të zezat, të cënon në pikat më të dobëta e bën fizikisht dhe shpirtërisht. Këtë doni të thoni për Edi Ramën?

Jo me mua çuditërisht, por me të gjithë dynjanë, me vartësit, gazetarët që nuk i njeh dhe do ti poshtërojë. Por duke qenë i tillë është dhe i talentuar.

Po pse është kaq i sukseshëm duke qenë bullist profesionist?

Sepse është mjeshtër i kukullave. Është trim dhe frikacak, është dhe naiv dhe i djallëzuar. Është i gjatë, por dhe di të bëhet dhe i shkurtër. Është dhe orator, por di të bëhet dhe batutaxhi. I ka të gjitha. Ka vetëm diçka që i mungon por që ndoshta nuk i hynë në punë. Është që qeveris gabim. Ky është gabimi më i madh por njerëzit mesaduket nuk e kanë këtë kriter kur votojnë.

Çfarë kriteri kanë njerëzit kur votojnë?

Shumica e njerëzve këtu pëlqejnë show-n dhe batutat dhe kjo është fatkeqësi e madhe

A do ia sigurojnë këto një mandat të tretë Ramës?

Jo vetëm ato (zgjedhjet 25 prillit). Ato (Batutat) e ndihmojnë. Unë them që ai po luan për një mandat të katërt.

Prandaj e thatë që Basha do bëhet kryeministër por pas shumë kohësh?

Jam i bindur që Basha do të bëhet, por jo tani dhe jo për faj të tij, por për shkak të inxhinierisë së votave që Rama ka ditur të prodhojë.

A do ta presë PD Bashën dhe dy mandate të tjera?

Nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm nëse del ndonjë gjeni që unë deri tani nuk e shoh. Sikur të bëheshin zgjedhjet e ndershme në Shqipëri e sigurtë që Basha do të fitonte, por këtu nuk bëhen zgjedhje të lira. Këtu bëhen zgjedhje inxhinierike. Ka një deformim, cënim, shumë bukur të rafinuar, që herë pas here lë dhe gjurmë si në zgjedhjet e kaluara.

Pse sherri është zhvendosur në trajektoren Rama-Meta. A është Meta i treti i pashmangshëm?

Meta është i pashmangshëm. Nuk arrij ta kuptoj pse ka nisur kaq herët ky konflikt. Me siguri do të ketë arsye më të thella se ato që dëgjojmë por që do të bëhen publike në javët apo muajt e ardhshëm.

A i ngjan vitit 2017?

Po, por atëherë Basha i binte Metës, tani nuk e di a do të shkojmë prapë në atë histori. Janë të hapura letrat. Mendoj se nl të gjitha rastet, Rama është më i fortë.

A do ta moderoje ti një debat Rama- Basha?

Jo! Ia kam lënë Fevziut këto gjëra. E para përtoj.

Nëse do t’ju zgjedhin ju?

Nëse do më zgjidhni patjetër, por që ti futem vetë që të punoj për këtë punë jo jo.

Basha e Meta kanë hedhur dorashkën e sfidës për debat, por Rama i shmanget Pse?

Me aq sa e njoh Ramën si karakter politik e profil, mendoj se Rama thellë-thellë jo vetëm që nuk do debat ), por nuk do të donte as opozitë. Fare. Rama i ka tmerr. Përton shumë të merret me kundërshtarin. Edhe kur e bën, e bën i detyruar se mendon se do të fitojë pikë. Në këtë rast ai është në pushtet dhe veçse humb në debat, ndërsa Meta e Basha nuk kanë çfarë të humbasin. Është strategji interesante kjo e zgjedhur nga Meta dhe Basha. Këto Rama i ka në disfavor. Në disfavor jo në zgjedhje se ato janë inxhinierike por në debatet që bëjnë në studio.

Çfarë ndodh më 26 prill?

Vazhdon jeta normalisht.

Le përshtypjen që Rama do të jetë fituesi?

Fatkeqësisht po. Unë do të votoj kundër tij, e kam thënë publikisht. Në historinë moderne të këtij vendi nuk ka rëndësi fare kush është i ndershëm dhe i mirë, e rëndësishme është kush është i fortë.

Përderisa amerikanët thanë se “5 qershori” nuk është prishur, ishte sinjal për ti thënë të gjatit “Jepi, ne ta dhamë viston”. Vetëm budallenjtë nuk e shikojnë, vetëm qorrat.

Amerikanët janë duke ndihmuar Ramën thua ti?

Indirekt po. Edhe Kim dhe Soreka e thanë që “5 qershori” nuk është prishur nga ky kod i ri zgjedhor. Pse e thanë? Mund të rrinin indiferentë, por i shkelën syrin dhe i thanë vazhdo. Duhet t’ia themi njerëzve disa të vërteta të thjeshtë: Këtu pritet shumë nga të huajt por harrojnë që të huajt në fakt bëjnë gjithmonë me më të fortin dhe jo demokratin. Kur shohin kush është më i fortë ata e respektojnë.

A do të mundet që populli të kuptojë?

Po ndodhi është diskutim tjetër. Por deri tani nuk shoh gjë.

A janë qëndrimet e të huajve, si ‘gishti i mesit të Boschardit”?

Unë uroj të gaboj, por sigurisht. Ata e dinë më mirë se të gjithë se këtu jemi në xhungël dhe në xhungël do të fitojë më i forti. Këtu shumica e njerëzve mendojnë se do na ndihmojnë të tjerët. Por kush të tjerë?!

/NOA.al

Arjan Çani: Fatkeqësisht Rama i fiton zgjedhjet Read More »

Ironia e Astrit Patozit: ‘Ruhu sot Enver, se mund te hash ndonjë dekoratë qorre, si ditë me qokë që është’

Sot në ditëlindjen e Enver Hoxhës ka ironizuar klasën politike kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Ai i ka ironizuar politikanët që kanë në dorë fatet e vendit me simpatizantë të Enverit, të cilët sot në 112-vjetorin e lindjes së tij, si çdo vit e kanë kujtuar, madje kanë shkuar për ta nderuar para varrit.

“Eh mor komandant, si vajti kjo punë! Kanë mbetur shumë pak në këtë vend që i merr malli për ty. Dhe akoma më pak nga ata, që të vijnë tek varri për ditëlindje”, – tha Patozi..

“Kanë ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri këto vite, gati gjithçka. Vetëm një gjë ka mbetur siç ka qenë: udhëheqësit e partisë dhe të popullit i largon veç vdekja nga pushteti, megjithëse ti nuk e kishe lënë amanet”, – shkroi ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, në Facebook.

“Dhe ruhu sot, se mund te hash ndonjë dekoratë qorre, si ditë me qokë që është”, – tha Patozi, duke përdorur një tjetër ironi për dekoratat që jep Presidenti Ilir Meta.

Ironia e Astrit Patozit: ‘Ruhu sot Enver, se mund te hash ndonjë dekoratë qorre, si ditë me qokë që është’ Read More »

A do kandidojë për president në 2022?/ Përgjigjet Rama

A keni ndërmend që të kandidoni për President në vitin 2022?

Kjo është pyetja që i është drejtuar kryeministrit Edi Rama nga gazetari Robert Rakipllari.
Rama nuk preferoi të përgjigjet për këtë pyetje dhe iu përgjgj gazetarit me të njëjtën mënyrë.

“unë, po pse?”, pyeti Rama duke e lënë gazetarin pa një përgjigje të saktë./

A do kandidojë për president në 2022?/ Përgjigjet Rama Read More »

Menduat se vetëm për pak kohë? Jeni gabim, Rama zbulon se për sa kohë do jenë të detyrueshme maskat

Kryeministri Edi Rama është shprehur në emisionin “Opinion” se nuk do të ketë më falje gjobash për morespektim të rregullave të COVID, pasi gjobat do të paguhen në faturat mujore të energjisë.

Për sa i përket detyrimit për të mbajtur maskën, Rama tha se maska do të qëndrojë e detyrueshme për një kohë të gjatë, të paktën deri sa të dalë dimri.
“Ne kemi vendosur gjoba dhe një pjesë e rëndësishme janë paguar. Kjo është një luftë e gjatë dhe sidoqoftë njerëzve u janë bllokuar me muaj të tërë makinat, ideja që t’jau kthejmë është një ide që shkon në sensin e mirëkuptimit. Unë nevoja elektorale nuk kam. Sikur sot të ndaloj së bëri cdo gjë, në 25 prill unë partinë tënde do ta mund. Problemi me gjobat është ky: Maska do të qëndrojë gjatë e detyrueshme, deri në dalje të dimrit. Do ët shohim se cfarë do të sjellë gripi sezonal. Gjobat do të merren cdo muaj në faturën e dritave dhe nuk do të kenë mundësi të falen”, tha Rama.

Menduat se vetëm për pak kohë? Jeni gabim, Rama zbulon se për sa kohë do jenë të detyrueshme maskat Read More »

Rama: ‘Personalisht maskën e kam tmerr, kam edhe problemin tim, por do ta mbaj’

Mbrëmjen e sotme, Edi Rama u kërkoi edhe njëherë qytetarëve që të mbajnë maskën sapo të dalin nga shtëpia, pasi në të kundërt, nëse rriten infektimet rrezikojmë që të mbyllemi sërish.

Kreu i qeverisë, tha këtë mbrëmje në “Opinion” se personalisht e ka tmerr maskën, ndersa ka zbuluar edhe arsyen.

Kryeministri është shprehur që vuan nga astma, por shtoi se duhet të mbahet për të shmangur infektimet.

“Unë personalisht maskën e kam tmerr, kam edhe problemin tim, që kam atë astmën e vjetër, që nëse nuk kam frymëmarrje të vazhdueshme normale, mund të kem shqetësime”, tha ai

Rama: ‘Personalisht maskën e kam tmerr, kam edhe problemin tim, por do ta mbaj’ Read More »

Anullohet Panairi i Librit për këtë vit, do të bëhet online

Panairi i Librit për këtë vit nuk do të mbahet në “Pallatin e Kongreseve”, për shkak të masave kundër koronavirusit.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka bërë me dije se ky organizim do të bëhet online.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online, ndërsa qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

Anullohet Panairi i Librit për këtë vit, do të bëhet online Read More »

Gazment Bardhi: ‘Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar’

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Rama për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë brenda kësaj force politike.

Bardhi shkruan në Facebook se “Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD”.

Sipas tij, Edi Rama bashkëpunon me krimin e organizuar për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij.

I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota”, ka shkruar Bardhi.

Gazment Bardhi: ‘Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar’ Read More »

Basha respekton vendimin e qeverisë, flet me maskë: ‘Qeveria ka gënjyer 6 muaj për pandeminë’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, teksa u pa që kishte respektuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama, edhe më mirë se vetë kreu i qeverisë.

Basha mbante maskë edhe kur fliste, ndonëse i distancuar nga të tjerët, teksa doli dhe foli sot në konferencë, ku tha se “qeveria ka gënjyer 6 muaj për pandeminë”.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha teksa nuk e hoqi maskën kur fliste, akuzoi ashpër qeverinë për keqmenaxhim dhe kthimin e spitaleve në vatra të Covid.

Basha shprehu ngushëllime familjeve për humbjen e jetëve nga Covid dhe u solidarizua me të gjithë të prekurit nga pandemia.

“Spitalet janë kthyer në vatra infeksioni. Shifrat që qeveria jep janë në rastin më të mirë kundërthënëse. Shikoni vetëm shpalljen e kapaciteteve të spitaleve. Sa shtretër thonë që kanë në dispozicion. Këta kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë”, u shpreh Basha.

Bsha tha se tani është koha që lekët e taksapaguesve shqiptarë t’ju kthehen atyre, për emergjencën ekonomike.

“Ju siguroj se herët a vonë, fatura nga vjedhja me inceneratorët do të jetë dyfish më e lartë për atë, për vetë faktin se nuk e ndali edhe kur njerëzit kishin nevojë. Tani është momenti që lekët e shqiptarëve të shkojnë te nevojat dhe emergjencat ekonomike. Edhe në Zimbabve ministrin e inceneratorëve e futën në burg”, tha kreu i PD-së.

Më tej Basha kërkoi nga SPAK që të nisin hetimet për menaxhimin e plehrave, teksa tha se përmes qeverisë mafia ka marrë me koncesion deri tani 400 milion euro nga shqiptarët, në një kohë krize të rëndë që pë lë aps pandemia e Covid.

/NOA.al

Basha respekton vendimin e qeverisë, flet me maskë: ‘Qeveria ka gënjyer 6 muaj për pandeminë’ Read More »