Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta.
Rama reagoi pasi kreu i shtetit i bëri apel që të rivlerësohen masat e marra për parandalimin e Covid-19.
“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!”
“Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!” – shkroi Rama.
Kryeministri kërkoi më shumë respekt për institucionet shëndetësore.
“Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”, tha Rama.
Analisti Fatos Lubonja foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për krijimin e partive të reja në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
I pyetur në studio nëse këto parti të reja do t’i shërbejnë kryeministri Edi Rama apo do të përbëjnë një pol tjetër, Lubonja u shpreh kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë.
Të njëjtën gjë pohoi analisti edhe për Jozefina Topallin, për të cilën flitet se do të krijojë parti.
“Kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama. Nëse duan të krijojnë parti, duhet ta bëjnë pas zgjedhjeve, që të tregojnë se janë njerëz që kanë vërtet një qëllim”, tha Lubonja.
Pyetje: Mund të jetë Topalli delirante ose e blerë nga Rama?
Lubonja: Njëra nga të dyja patjetër. Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës.
Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant.
Ministrja e kabinetit qeveritar, Elisa Spiropali, ka ironizuar sot kreun demokrat, Lulzim Basha.
Ajo e ka përdorur ironinë ndaj tij, lidhur me rikthimin e Jozefina Topallit në politikë dhe faktin që kjo e fundit refuzoj t’i bashkohej PD-së.
“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral”, – u shpreh Spiropali.
“Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit”.
“Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.
“Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene. Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet”, – tha Elisa Spiropali.
Nga Genc Demiraj
Hija e mëngjezit…!
Ka hije dhe hije…!
Ka hije fiku, mëni apo pemësh gjithëfarëlloji, siç ka edhe hije objektesh, sendesh apo qëniesh gjithëfarësoji…!
Hijet që na i shkakton i lumnueshmi diell në çdo orë të mbretërimit të tij këtu tek ne.
Në mëngjes, thonë, që është më e bukur, më e plotë dhe më e madhërishme, e madhërishme sa më ska…! Por edhe e gënjeshtërt.
Të lumturon, të kënaq, të bënë me krah hija e mëngjezit. Të rrit moralin, adrenalinën, optimizmin, dëshirën, guximin…të hipnotizon ajo e uruara hija e mengjezit sa ty të duket vetja gjenial, i ditur, i zgjuar, i bukur, i fortë, perfekt…!
Por, aq sa hija dhe i shpëlarë si hija.
I fryrë gjer në maramendje në mëngjez e leqendisur gati në menderosje në darkë…!
Eh, hija or bab…!
Ndaj nuk thonë kot, që mos u mat me hijen e mëngjezit !
U bubu, sa ka që maten me hijen e mëngjezit…!
Pjesë e një hetimi që ka nisur prej kohësh, pr angoset edhe një ish-zyrtar i lartë.
Zyrtarë të AKBN-së dhe bizensmenë ak uzohen se i shkaktuan dy milion dollarë dëm shtetit.
Ata shfrytëzuan puse nafte, por nuk investuan.
Mes të arr estuarve është edhe Klodian Gradeci, ish-drejtor i Hidrokarburëve në AKBN. Ai u arr estua sot, sapo u kthye nga Turqia.
Në janar 2019 Gradeci dha dorëheqjen nga posti Drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pas skandalit me firmën “DH Albania”, ku i kishte dhënë kësaj kompanie një tender me vlerë 18 milion euro.
Sa i përket biznesmenit Berberi, mësohet se edhe ai ka udhëtuar ditën e hënë nga Tirana drejt Turqisë, por nuk është arr estuar ende.
Zyrtarët u arr estuan në kuadër të operacionit “Akciza” dhe ak uzohen për “shp ërdorim detyre.
Të arr estuarit dhe rolet e tyre
Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së
Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën ak uzë për mos kryerje të detyrës
Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës
Qani Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shp ërdorim detyre
Denis Durrsi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shp ërdorim detyre
Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve
Në kër kim
Biznesmeni Isuf Berberi, aksioner i kompanisë Fufarma’
Shumica e njerëzve dinë se si të kujdesen për shëndetin e tyre fizik – si për shembull duke u ushqyer mirë ose duke lëvizur çdo ditë.
Gjithashtu, dihet nga të gjithë se një mjedis i pastër dhe një ambient i mirë pune sjellin avantazhe për shëndetin.
Nga ana tjetër, shëndeti mendor nuk diskutohet pothuajse fare.
Ndiqni këto këshilla dhe sugjerime, të cilat i kontribuojnë mirëqenies mendore dhe një ndenjeje të mirë për jetën.
Njih veten tënde
Të njohësh veten do të thotë që di se si t’i përdorësh aftësitë e tua dhe e të dish se çfarë të kënaq.
Të jesh i vetëdijshëm për trupin tënd dhe të dallosh sinjalet që lëshon, duke fituar siguri në vetvete.
Njohuria për pikat e forta dhe aftësitë që ka gjithsecili të bëjnë të pranosh se edhe gabimet dhe pikat e dobëta janë pjesë e jona dhe ne duhet të mësojmë t’i kontrollojmë.
Flit për problemet
Të flasësh për gjërat, të dëgjosh, t’i rregullosh gjërat, t’i sqarosh, të tregosh interes, t’i shprehësh gjërat më fjalë, të thuash çfarë të emocionin – janë gjëra që ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe presionit.
Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh hapur për shqetësimet që ke, por nëse merr guximin të flasësh për problemet e tua me njerëzit e tjerë, shpesh nga të dyja anët lindin perspektiva të reja ose zgjidhje.
Është në natyrën e tyre që njerëzit t’i ndajnë gëzimet dhe hallet.
Mëso gjëra të reja
Të mësosh gjëra të reja do të thotë të nisesh në në udhëtim eksplorimi që të nxjerr nga rutina e përditshme e të jep shtytje të reja.
Kur mësojmë nuk vëmë në lëvizje vetëm mendjen, por edhe të gjithë shqisat tona.
Qëndro në kontakt me miqtë
Miqësitë janë të çmueshëm.
Me miqtë mund të ndihesh lirshëm, e të flasësh me ta për çdo gjë.
Relaksohu
Gjej në qetësi forca të reja.
Procesi i të menduarit është një rrjedhë e brendshme dhe e vazhdueshme pamjesh, mendimesh, një gjendje që zien përherë. Prandaj është e rëndësishme që pas një faze aktive të vijojë një fazë relaksimi dhe ripërtëritjeje. Kur jemi të çlodhur ndihemi mirë, jemi të qetë, të lirë dhe të gjallë.
Kush është i çlodhur mund ta kuptojë më mirë veten e të tjerët dhe të marrë vendime me qetësi. Relaksimi gjendet kudo dhe nuk kushton asgjë.
Kërko ndihmë
Të kërkosh ndihmë duhet guxim dhe kjo tregon forcë, jo dobësi.
Mos u dorëzo
Mbaj nën kontroll krizat e jetës.
Të marrësh veten nga një tronditje, hidhërim dhe ngjarje traumatike kërkon kohë.
Prandaj duhet të merrni kohën e nevojshme, por edhe t’i ruani të tjerët në situata krize.
Kur duket se asgjë nuk ka më kuptim, është mirë të përqendroheni në ritmin e jetës (të ushqyerit, frymëmarrjen, gjumin, lëvizjet).
Nuk kemi pse t’i kalojmë këto gjëra vetëm.
Në situata krize duhet të kërkojmë dhe të marrim ndihmë profesionale.