Pas publikimit të lajmit ku u zbulua me fakte falsifikimi i tamponëve që nevojiten për të kaluar kufirin, ka ardhur edhe një reagim nga qeveria greke.
Kështu duke nisur nga dita e nesërme me datë 20 nëntor,do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës,ndërsa hapur mbetet Kakavija, Evzoni dhe Promahona.
Për Shqipërinë, kalimi do të bëhet vetëm me test negativ të covid dhe vetëm nga Kakavija, pasi atje ka mundësi verifikimi në kohë reale. TCH
Ai qëndronte gjithnjë në këmbë te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” siç njihet në Tiranë, por që tani e tutje, drejtuesit e makinave që e hasnin në rrugë, por edhe kalimtarët nuk do ta shohin më.
Personazhi mjaft i njohur në kryeqytet, i njohur si “Ver Llapa”, ka ndërruar jetën nga koronavirusi. Të gjithë e njihnin Verin dhe ai ishte një prej personazheve më dashura në Tiranë, për mimikën e veçantë, ku shpesh me gjuhën e tij, përqeshte mjerimin dhe i bënte të tjerët për të qeshur.
Ai ishte i varfër dhe bukën e gojës e siguronte nga paratë që i jepnin shoferët e makinave te “21 Dhjetori”.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve, shoqëruar edhe me një përkushtim plot dashuri dhe vlerësim.
Mesazhi i Ilir Çumanit
“PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË….
Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd, ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme të korruptuar me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…
Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama Njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd naiv, të bukur e të dëlirë….
Ik VERI…., prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, ishte një sakrificë sublime prej cigani e bohemi që aq shumë ta doja e ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI i mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”. /noa.al/
Një ditë pas incidentit në stadiumin e Kavajës, ku ish-futbollisti i kombëtares nuk u lejua nga po licia të jepte intervistë për një media, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.
Basha e quajti këtë veprim të turpshëm, duke shtuar se nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet sërish në di ktaturë.
“Kjo është e turpshme dhe kr iminale! Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë! Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, shprehet Basha.
Gjithçka ndodhi një ditë më parë dhe shkak për këtë skandal ishte fakti që Lila është propozuar si kandidat për deputet nga PD e Kavajës, qyteti i tij i lindjes.
Një punonjës i Bashkisë dhe po lici bashkiak i kanë kërkuar Lilës të largohet nga ambjentet sportive kur po jetpe intervistë.
Punonjësi i Bashkisë i thotë Lilës se përzënia nga fusha sportive vjen për shkak të politikës.
Debati i plotë:
Punonjësi: Ke punë shumë?
Lila: Ja mbaruam.
Punonjësi: Se na bënë me llafe.
Lila: Kush bëri llafe?
Punonjësi: Na bënë me llafe. Sikur se di si funksionon, hë pra mo.
Lila: Nuk e di, kush bëri llafe.
Punonjësi: Për Zotin na bën me llafe. Unë kastile kam ardhur, s’kam çfarë të bëj ty por na bën me llafe. Kështu që po pate për të mbaruar…
Lila: O Aldo unë këtu e kam bërë me djersë e gjak, kështu që ata të kanë thënë ty…Është fusha ime.
Punonjësi: Është muhabet politik, po të vij si vëlla, mos na vër në siklet, ti tani më kupton. Edhe ty po të thonë…
Lila: Kush të ka thënë? Të ka thënë kryetari i bashkisë?
Punonjësi: Po më vë në siklet. Të kam lajmëru unë o vlla.
Lila: Ti çfarë je?
Punonjësi: Drejtori i sporteve. Policinë bashkiake unë e kam lajmëruar vëlla?
Polici bashkiak: Jo, jo.
Lila: Kush e ka lajmëruar.
Polici bashkiak: Komandanti.
Punonjësi: Për Zotin nuk e kam lajmëruar unë, për kokë të familjes.
Lila: Komandanti? Që të nxirrni Andi Lilën përjashtë.
Punonjësi: Për Zotin na vë në siklet, na vë në siklet, për kokë të familjes se mu s’po më bi mendja. S’po kandidoj unë për kryetar bashkie, as për deputet. Për Zotin 10 vetë më kanë marrë në telefon.
Lila: Mbaruam!
Punonjësi: Me siklet të madh vallahi, po më dridhet zëri.
Një tjetër: Siklet se ikim prej pune…
Lila: Të kuptoj shumë mirë.
Punonjësi: O vlla janë ca gjëra, është politike, nuk është problemi që është sport. Po të jetë sport, është sport. Andi nuk ka punë sepse është politikë, në krah të kundërt me ne. Ky është gjithë muhabeti që është folur, çfarë të them unë?! Ka më shqip?! Për Zotin kjo është.
Lila: Pyeti njëherë vlla në Kavajë të vijë më Andi Lila apo jo? Po ça janë këto injoranca.
Punonjësi: Çfarë të them unë. Mua kështu më thanë.
Ish-kryeministri Berisha nuk zbuloi se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht insistimit të gazetares Juli Xhokaxhi në intervistën e tij në ABC.
Ai tha se kjo është “top sekret” dhe se vendimin final do ta marrë kryesia e Partisë Demokratike.
Më tej, ish-kryeministri tha se nuk ka asnjë vendim në lidhje me qarkun ku ai do të kandidojë.
“Nuk ka njeri që të ketë më pak sekrete se unë, por kjo është top sekret. Në fakt nuk ka asnjë vendim. Kjo do të shpallet kur të merret vendimi nga kryesia e Partisë Demokratike“, tha Berisha.
Gazetarja Juli Xhokaxhi u shpreh se kishte zëra që do flisnin në lidhje me një kandidim të mundshëm të tij në qarkun e Shkodrës për të mbledhur të pakënaqurit nga largimi i Jozefina Topallit, por ish-kryeministri tha se kishte dhënë dorëheqjen tashmë nga drejtimi i PD dhe se tashmë priste vendimin e kryesisë duke theksuar se do të mbetej deri në fund mbështetës i kësaj partie. /abcnews.al
Një kërkesë e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Bëhet fjalë për një grup banorësh në rrugën “Riza Cerova”, të cilët kërkojnë që komshija e tyre që banon në katin e 4-të të pallatit të mos i shqetësojë më me zhurma, në momentet intime.
Kërkesa e tyre është ngjitur në hyrje të pallatit dhe ka përfunduar në faqen e “JOQ ALBANIA”.
“Thirrje komshies që i vlon gjaku në katin e katërt. E dashur komshie, ta kuptojmë dhimbjen por nëse nuk i mban dot r ënkimet dhe u lërimat përbrenda, ndërro orarin e qejfit ose shko diku gjetkë me qera. Në të kundërt do të merremi me kollovarin. Këshilli i banorëve të pallatit”, shkruhet në letër.
Është rishfaqur sot nga nostalgjikët gjatë ceremonisë për 76-vjetorin e Çlirimit të Tiranës portreti i Enver Hoxhës, si dhe parullat ko muniste të kohës së di ktaturës.
Homazhet në nder të atyre që sakrifikuan jetën për çlirimin e vendit u mbajtën pranë Ushtarit të Panjohur, ceremoni, ku mbajti fjalën edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, më pas edhe Presidenti Ilir Meta.
Edhe veteranët dhe nostalgjikë të kohës së ko munizmit marshuan drejt Ushtarit të Panjohur, duke mbajtur në dorë banderolën: “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ndërsa ata përshëndesnin sipas simbolit të tyre; me grusht.
Nostalgjikët kishin përgatitur një buqetë në formë ylli me trëndafila të kuq, ndërsa nuk munguan as fotot e diktatorit Enver Hoxha dhe parrullat e dikurshme.
Debati mbi çështjen nëse duhen dënuar apo jo manifestime të tilla duket se ka qenë i kotë, sepse 30 vite pas rënies së komunizmit, Enver Hoxha vazhdon të nderohet në mes të kryeqytetit./NOA.al
Thuajse pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend, kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda vitit 2021 do të ketë 24 orë furnizim më ujë të pijshëm në 55 zona të mëdha urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara të vendit.
“Brenda pranverës së ardhshme do të hapen 70 kantiere të tjera për të garantuar 24 orë furnizim me ujë vitin e ardhshëm në 55 zona të mëdha urbane të vendit dhe pastaj në 2022 në mbi 200 zonat më të populluara rurale të vendit”.
I ndërgjegjshëm që premtimi për ujë të pijshëm riciklohet në çdo proces zgjedhor, Rama pati këtë përgjigje.
“Shumë pyesin si ka mundësi që flasim akoma për ujin e pijshëm kur bota ka shkuar në Hënë? Është e vërtetë por rrjetet e trashëguara janë rrjete të ndërtuara në vitet ’70-’80, as në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë dhe as është ndërtuar një sistem ujësjellësi i rrjetizuar nga qendra në periferi. 25 vjet pas komunizmit kemi filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë. Është reformë terësore, një nga pesë kolonat e përcaktuar në objektivat tonë. Nuk ka të bëjë vetëm me investimet por konsolidimin financiar të ndërmarrjeve të Ujësjellësit. Kuadri ligjor dhe rregullator është përmirësuar ndjeshëm.Investimet që janë kryer për ujin e pijshëm nga viti 2014-2019 janë 514 milion euro, nga të cilat 202 milionë nga buxhetit i shtetit dhe të tjerat financime të huaja”, – u shpreh ai.
Në nivel kombëtar, Shqipëria siguron 15 orë furnizim të pandërprerë me ujë dhe me ndërhyrjet që do të bëhen, parashikohet që të arrihet në 18 orë në ditë. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai nuk e a kuzon kreun e PD Lulzim Basha për çështjen e videos së ma sakrës së Krushës në Kosovë, por ai kërkon një shpjegim për ato që thuhen në shtyp.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, shefi i qeverisë u shpreh se ai nuk hedh akuza, por e shikon si detyrim që kryedemokrati të mbajë një qëndrim dhe të mos fshihet.
“Unë s’kam bërë asnjë akuzë, detyrimi im është që t’i kërkoj shpjegime Lulzim Bashës. Unë, as nuk i njoh akuzuesit e as i kam takuar ndonjëherë. Unë kam kërkuar po ashtu pse PD-LSI votuan pro raportit të Dick Marty-t. Basha duhet të shpjegohet vetë, nuk ka pse të flasë partia e tij për të. Unë nuk dëshiroj që ato akuza jo të bëra nga unë, të jenë të vërteta. Basha është i detyruar vetëm të shpjegohet. Është llogaridhënie nga dikush që kërkon të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët.
Kjo nuk është çështje personale, është detyrimi im t’i them Bashës shpjegohu. Një drejtues duhet të dalë dhe të përballet me çështje të tilla. Unë mbase e kam të ekzagjeruar si tipar, që i dal përballë të gjitha çështjeve dhe akuzave. Unë nuk kam akuza, akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë apo vonesat për t’u përballur me to”, – deklaroi Rama.
Lulzim Basha a kuzohet nga Melaim Bellanica, kameramani që filmoi ma sakrën e serbëve në Krushë, dhe që kasetën, që sot rezulton e zhdukur, ia kishtë dhënë në atë kohë demokratit që punonte për UNMIK. /noa.al/