Andueli

Largime të tjera nga PS, Dritan Leli refuzon kandidimin nga për deputet

Musa Ulqini nuk do të jetë pjesë e listës së PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti i zgjedhur në 2017 në Belsh pak orë para se të zyrtarizohen lista, nuk do të kandidojë kësaj radhe.

Ulqini është një tjetër deputet senator që mbetet jashtë listës së PS teksa pak orë kanë ngelur nga përfundimi i afatit të dorëzimit të listave në KQZ.

Më herët në një takim me gratë e Partisë Socialiste, Rama bëri me dije se edhe ish-ministrja Eglantina Gjermeni nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit.

Edhe ministrja Elva Margariti duket se do të jetë pjesë e listave, sikurse mësohet se ka mbetur jashtë po ashtu Sadri Abazi.

Gjithashtu mësohet se Dritan Leli nuk pranon të japë dorëheqjen nga kryesimi i Bashkisë Vlorë për t’u bërë pjesë e listave të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Leli ka refuzuar ofertën për të qenë deputet i Kuvendit.

Më parë nga PS janë larguar ose nuk kanë pranuar të kandidojnë, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Eglantina Gjermeni.

Mësohet se nga surprizat e deritanishme, largimet kanë ardhur nga pakënaqësitë me listat.

Pritet që në orët e fundit të ketë të tjera zyrtarizime, dhe surpriza me deputetë apo ish-ministra socialistë, të cilët bëhet e ditur se, ata ose do mbeten jashtë listave, ose do të renditen nga fundi i tyre./NOA.al

Largime të tjera nga PS, Dritan Leli refuzon kandidimin nga për deputet Read More »

PS zbulon sloganin për mandatin e tretë

PD e ka zbuluar më kohë sloganin e saj, “Shqipëria Fiton”.

Kryeministri Edi Rama, i cili synon mandatin e tretë me PS, e ka gati sloganin që është zbuluar pak momente para se të zyrtarizohet lista me emrin e kandidatëve për deputetë.

Skena jashtë ambienteve të selisë së PS-së është gati, bashkë me sloganin e ri që është “Shqipëria e ardhmja jonë” e shoqëruar me hashtagun #skakohëpërpushim.

Lista e PS në të gjitha qarqet pritet që të ketë të tjera surpriza, pas largimeve të bujshme.
/NOA.al

PS zbulon sloganin për mandatin e tretë Read More »

Rama prezanton prurjet e reja për zgjedhjet e 25 prillit (emrat)

Në daljen e paralajmëruar për mediat, krahas të tjerave, Kryeministri Rama prezantoi edhe prurjet e reja për zgjedhjet e 25 prillit.

Emra të panjohura për masën e gjerë, por jo të tillë për komunitetin ku ata jetojnë dhe punojnë.

Lista është si më poshtë:

Edona Bilali, Shkodër

Pranvera Resulaj, Vlorë

Greta Duraku, Kukës

Eni Zake, Korçë

Lavdrim Krashi, Dibër

Hatixhe Konomi, Berat

Si prurje të reja prezantoi edhe Luljeta Bozon dhe Najada Çomon, që ndryshe nga pjesa tjetër janë të njohura për publikun e gjerë. /noa.al/

Rama prezanton prurjet e reja për zgjedhjet e 25 prillit (emrat) Read More »

I de hur në timon/ Arr estohet kandidati i LSI-së,në vitin 2015 përp lasi një qytetar për vd ekje

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura është arr estuar pasi u kap nda po licia duke drejtuar automjetin në gjendje të de hur.

Sipas p olicisë, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte ko nsumuar al kool.

Burime nga policia Elbasan bëjnë me dije se Skura në vitin 2015 është arr estuar përsëri për ak sident me pasojë vd ekjen e një kalimtari teksa ngiste në gjendje të de hur.

Njoftimi i p olicisë:

Speciaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në fl agrancë shtetasin: S.S., 42 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, është kapur nga shërbimet e Po licisë duke drejtuar mjetin në gjendje të d ehur.

Materialet hetimore i kaluan Pr okurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

I de hur në timon/ Arr estohet kandidati i LSI-së,në vitin 2015 përp lasi një qytetar për vd ekje Read More »

Rama ironi me opozitën: Nuk jemi koalicion KCK

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar planin të tij për mundësitë dhe shërbimin që ofrojnë emigrantët e kthyer në vend.

Në aktivitetin “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”, Rama ka prezantuar 3 kandidatët për deputetë që do të jenë përfaqësues të emigrantëve.

“Trendet e ikjeve do vazhdojnë se ndryshon dot propaganda. Këto tre dekada kanë konciduar edhe me dallgët e stuhishme të një emigracioni gjigant“, thotë Rama.

Sipas tij me koalicionin KÇK të PD-së, Shqipëria humb, duke theksuar se vendi nuk bëhet me Dashin, Mediun, Monikën e të tjerët.

“Ne nuk kemi mundësi që të kapim vota si PD-ja me koalicion KÇK, por ne kemi plan pune, siç e ka qeveria për të përballuar këtë përballje elektorale. Për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe atë që duhet të themi. Ne nuk jemi një koalicion KÇK, kap ç’të kapësh, i cili kërkon të kapë një humbje që të jetë më e madhe se e herën e shkuar dhe Monika që kërkon të kapë drejtësisë me duart e Lulit”.

Më pas, Rama “analizoi” të gjithë kryetarët e partive emër për emër, që kanë bërë koalicion me PD, në emër të opozitës së bashkuar në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Pastaj me Dukën, si i vetmi kryetar partie që nuk e nxori asnjë ditë partinë e tij nga garazhi, përveç emrit Agrare, që ushqehet me tagjinë e SHQUP-it; Fatmir Mediu, që të vetmen certifikatë prove, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it; Dash Shehi, që ka 100 vjet që kafenenë e Parlamentit, ka vendin e tij. Vangjel Dule, drejtuesi i të drejtëve, ku në koalicionin KÇK është fundshpina e sekserit të Çamërisë Idrizit; Nard Ndoka, që as humoristi me humorin më të zi nuk do e shpikte; Xhelal Mziu, deputet dhe humori bëhet blozë fare, kur thonë se na jepni votën që të ndalojmë emigracionin, që shqiptarët mos të ikin në Gjermani, por gjermanët të vijnë në Jalë, me tiganin e LSI-së, me sofizmat e Nardit me rakinë e Dashit.

Dhe të kalojë në tymin e Doganave, ku rrinë bashkë Dulja e Greqisë me Idrizin e Çamërisë. Është dhe një Xhaferr në Durrës që do të përmirësonte cilësinë e diellit…”, ka thënë Rama me ironi. /noa.al/

Rama ironi me opozitën: Nuk jemi koalicion KCK Read More »

LSI publikon kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit/ Ku kandidon Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit. Vetë Kryemadhi do të kryesojë listën në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit.

“Kjo skuadër e madhe që do të përfaqësojë LSI, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit. Ne presim përmbysjen e një klike anti-qeveritare, anti-shtet dhe anti-vlera”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kandidatët

Berat

Ardit Çela, Blenard Nonaj, Esmerdala Qirko, Petrit Sinaj, Ilir Oboni, Lefter Maliqi, Esmeralda Hoxha Shkëlqim Tafa.

Durrës

Elona Guri, Bahri Shaqiri, Eno Karapici, Shemsi Prençi, Kontiana Kuçi, Hysni Caca, Bujar Dhima, Rexhina Leka, Gazmir Tahiri, Ramadan Topuzi, Berinda Bulku, Eraldo Luku, Durim Hoçja, Daniela Tema, Artur Baku.

Dibra

Hajri Laçi, Blendi Gurra, Luljeta Skurra, Merita Hoxha, Bora Kaci, Altin Koltraka.

Elbasan

Monika Kryemadhi, Altin Toska, Ermir Gjinishi, Vladimir Muka, Sokol Skura, Miranda Rira Mimoza Trimi, Klaudia Krasnika, Dylber Dervishi, Sindi Laloshi, Artur Topi, Franko Hakilja, Sindi Qafleshi, Saimir Kumria, ,Emirjan Mekshi.

Fieri

Monika Kyremadhi, Kejdi Mehmetaj, Klajd Bogdani, Arben Çuko, Alma Mailja Ardian Alushi, Sarjola Janko, Juard Myftaraj, Kristian Kina, Lusida Muho, Jetnor Krakolli Renato Basholli, Blerta Progonati, Emiljano Braka, Maringlen Shehaj, Migena Idrizaj, Sotir Zarka, Besmir Gropa.

Gjirokastër

Vangjel Tavo, Myrvete Asqeri, Elton Ismaili, Albert Mala, Erald Alika, Freskida Çako

Korçë

Endrit Brahimllari, Gentian Çala, Brunila Paskali, Petrika Mele, Thanas Poçi, Ismeralda Sejdolli Avni Spaholli, Ergin Cikopani, Suela Dinellai, Leons Hasanaj, Marjeta Biba, Pandi Jani.

Lezha

Viktor Tusha, Ertila Nikolla, Petrit Gjoni, Dila Prenga, Ded Ndreca, Adelajda Gega, Eduard Bardhoku, Algerta Shabani, Emiljano Gjonaj.

Tiranë

Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, Edmond Haxhinasto Floida Kërpaçi, Nora Malaj,,Klevi Pojana, Silva Caka, Besnik Jaka, Aldi Fusha, Eriona Bixha, Faik Basha Blerti Liça, Petrit Bare, Viron Bezhani, Esmeralda Demiraj,Arben Muçaj, Sokol Ponari, Elona Dhima Etjon Joka, Lemi Muçaj, Melisa Cahani, Vojo Bregu, Agron Karaj, Sara Kaho, Ardian Hasalami, Denis Hidri, Iva Çarçiu, Eralda Gaja, Klodian Doka, Nikoleta Peti, Alert Rroko, Arben Rroko, Brisida Shehaj

Vlora

Luan Rama, Grisejda Myslymi, Dhimitraq Lapa, Dnikes Bushaj, Ferdinand Aligjoni, Liri Dëma, Gjergji Mano, Entela Shkurti, Anxhela Shenaj, Joana Ruçi, Everton Shehaj, Ilir Hysi.

Shkodra

Agron Çela, Edmond Ndou, Lindita Reçi, Ilir Hyseni, Erlinda Kavaja, Melisa Brojaj, Sonela Radollima, Elsidita Selaj,Hashim Tafilaku,Elmira Zefi, Elvis Metani, Jalldis Kastrati.

Kukës

Erblin Bulica, Fiqereta Çele, Arbër Arifa.

LSI publikon kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit/ Ku kandidon Monika Kryemadhi Read More »

Konkurentja e Për’puthen +40 tregon komentin e së bijës

Erlinda Ogreni është 40 vjeçare, e cila prej 7 vitesh e gjysmë është divorcuar dhe është bërë pjesë e Për’puthen +40, në Top Channel.

Ajo është me origjinë nga Lushnja, ndërsa jeton në Tiranë dhe ka një biznes privat.

Ajo ka një vajzë 12-vjece dhe ka zbuluar në Për’puthen Prime si e komentoi e bija faktin që është bërë pjesë e këtij programi duke thënë:

“Është për të qeshur. Ne jemi fanse të Për’puthen dhe ishte vajza që më shtyu.

Vajza ka vite që kërkon që të kem një njohje, një lidhje. Më ka kërkuar dhe vëlla e motër në të shkuarën.

Ajo insistonte dhe thashë pse jo, ta provoj, të njoh disa persona për një herë.

Në jetën e përditshme është e pamundur që të ndodhë. Këtu janë disi të përzgjedhur.”

Konkurentja e Për’puthen +40 tregon komentin e së bijës Read More »

Kush është 64-vjeçarja që do bëjë ‘namin’ në Për’puthen +40

Luljeta Nallbani është një pensioniste 64-vjeçare, e cila jeton në Fier dhe është bërë pjesë e Për’puthen +40 në Top Channel, mbrëmjen e sotme.

Ajo është një zonjë pa komplekse dhe pavarësisht moshës, bën palestër për të pasur një jetë sa më aktive.

Në hyrjen e saj, bëri disa ushtrime squats me opinionisten Elona Duro dhe iu përgjigj disa prej pyetjeve të saj.

“E dua pa flokë se do ta qeth dhe vetë kokën. S’jam tek lekët. Dua udhëtime se më pëlqejnë”, u shpreh Luli.

Kush është 64-vjeçarja që do bëjë ‘namin’ në Për’puthen +40 Read More »