Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra, ku kanë treguar një gjendje serioze dhe të rëndë që ka përfshirë gjithë familjen. Ato tregojnë se nëna dhe vëllai i tyre invaldi dhu nohen nga motra e tyre Dhurata e cila ka hyrë në shtëpinë e tyre duke supozuar që është pronë e saj. Këtë histori e ka treguar dhe Eni Çobani me detaje dhe shprehet e rev oltuar që ngjarje të tilla të ndodhin në një familje.
“Kemi një familje me 5 anëtarë, zonjën Xhuma, mamaja e këtyre dy vajzave e cila ka sjellë në jetë 5 fëmijë, 4 vajza dhe një djalë. Fa tkeqësia më e madhe e familjes është djali Gazmenti i cili është i nvalid, me Kemp, është me një diagnozë shumë të rëndë, me prapambetje mendore. Unë kam patur fatin e mirë ta takoj personalisht, kishte një dashuri të veçantë për mua dhe Arditin, na ndiqte shumë, por dh imbja më e madhe ishte e asaj nëne e cila vetëm lotoi gjatë kohës që ne biseduam, duke më thënë “zonja Eni, a mund të rr ihem unë me këtë djalë” dhe të them të drejtën, nuk arrij ta besoj që nëse zonja Dhurata të dh unojë atë vëlla të sëmurë dhe nënën e cila kishte relativisht një moshë të madhe përkundrejt dëshirës së saj që në këtë banesë mos hyjë asnjë anëtar i kësaj familje.
Pra as Fëllënza, as Rudina dhe as Violeta. Dhurata është vertet një anëtare e familjes, por është vetëm një, ndërkohë që kjo banesë ka 5 anëtarë. Zoti Asllan Alimadhi që është bashkëshorti i Dhuratës i cili sipas Fëllënzës dhe zonjës Xhuma, kryen dh unë si stematike ndaj këtyre njerëzve, jo vetëm që është e papranueshme, por është dhe e pa dëgjuar që si mund të rrihet një grua në atë moshë bashkë me një fëmijë i nvalid.
Fëllënza ka ikur nga familja, është nënë me fëmijë, me bashkëshort dhe i është përkushtuar nënës dhe vëllait me aq mundësi sa ka dhe ky njeri është vetëm në rajonin e po licisë. Për këtë do më thotë me shumë pastërti shefi i ko misariatit të Vorës, për arsye të cilat zonja Fëllënza qëndron në mënyrë të vazhdueshme pranë rajonit të po licisë, ndërkohë që Dhurata vazhdon qetësisht jetën me një pretendim, që ajo është pronare e kësaj banese. Çfarë firme ke hedhur ti Fëllënza për Dhurata Alimadhin? Sepse shqetësimi i Rudinës është ky, thotë unë vij nga Italia dhe me del Asllani, pra kunati dhe më thotë mos hyr në shtëpi se është shtëpia e tij”, është shprehur Eni Çobani..
Rudina tregon edhe momentin kur burri i motrës i ka thënë të zhd ukej nga shtëpia ku qëndron e ëma sesa ai ishte bërë pronari i shtëpisë. Ajo kishte ardhur nga Italia për të takuar nënën dhe vëllain inv alid në vitin 2011 dhe kur përballet me kunatin, ai ia bën të qarta duke ia ndaluar ardhjen dhe qëndrimin në shtëpi. /tvklan.al
Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli do të ndahen në dy programet kundërshtare të humorit, që nisin transmetimin këtë të diel.
Moderatori dhe aktori i njohur do të vazhdojë të jetë në “Portokalli”, ndërsa gruaja e tij do të jetë pjesë e “Kosherja”, projekti i ri televiziv humori që hap siparin shumë shpejt.
Prej shumë vitesh në bashkëjetesë dhe prindër të dy fëmijëve, çifti i aktorëve do shkojnë në drejtime të ndryshme televizive.
“Kosherja” është programi më i ri i humorit që do nisë transmetimin në “ABC” me regji të Altin Bashës, i cili ka vendosur ta sfidojë me kast Salsanon, duke i marrë në kast partneren, e cila automatikisht bëhet rivalja e tij të dielave.
Bashkëshortja e Salsanos ka qenë e panjohur deri tani për publikun.
Nga bashkëjetesa e tyre ata janë prindër të lumtur të dy vajzave. Salsano Rrapi vendosi që disa ditë më parë t’ia kushtonte një mbrëmje të bukur vajzave të tij, të cilat e kanë shprehur të gjithë talentin në kokën e aktorit. Kjo sepse vogëlushet morën penela dhe ngjyra dhe filluan të pikturonin.
“Para xhirimeve të filmit ‘Babai indian’. ‘Make up artist’ Maram”, shkroi aktori i humorit krahas videos së postuar në “Instastory”. Salsano është shumë i rezervuar kur vjen puna te jeta e tij private, e kjo duket te fakti që nuk publikon foto familjare, sidomos me vajzat e tij: Marg dhe Amal.
Ai dhe Erjona që prej shumë vitesh bashkëjetojnë, nuk janë celebruar ende dhe ende nuk e kanë vendosur se kur do të jenë të martuar me letra.
I ftuar në një intervistë televizive, Salsano rrëfeu edhe për avantazhet e të qenit “single”. Duke pranuar se ai dhe Erjona nuk janë martuar akoma, Salsano tregoi edhe rastin kur ka përfituar nga kjo mosmartesë me letra.
“Ne shkuam për ta regjistruar gocën në çerdhe, na sugjeruan një çerdhe të mirë, sepse vajza ime është shumë sociale, i pëlqen shumë fëmijët, por nga frika e sëmundjeve, e kemi mbajtur në shtëpi këto kohë. Kur shkuam atje, do të bënim regjistrimin”.
Erdhi drejtoresha e kopshtit dhe iu drejtua Erjonës për mbiemrin, Kakeli e ka Erjona: “Nuk jam e martuar, – i tha Erjona. – Ah, ti je ‘single’? – Po! – Atëherë ti nuk paguan asnjë lekë, se je një mama ‘single’”. Ja një avantazh i mos martesës me letra”, tha Salsano me të qeshur, megjithatë shtoi se për këtë martesën zyrtare akoma nuk e kanë vendosur.
/NOA.al
Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqitare ka qenë sot, Anastasi, 73 vjeç i cili ka treguar si u njoh me partneren e tij tek emisioni i mëngjesit “Aldo Morning Show”.
Ai tregon se gruaja e tij e parë ka vdekur vitin e kaluar dhe sipas tij të kalosh i vetëm pleqërinë nuk është e lehtë, pasi fëmijët i ka në Greqi.
Pas njohjes nga emisioni ai jeton me një grua tjetër që ka njohur dhe janë mjaft të lumtur.
Ai tregoi përballë moderatorit Ardit Gjebrea historinë e tij të veçantë të martesës:
Anastasi: Ne kemi qenë shumë fëmijë dhe kemi vuajtur shumë në atë sistem. Kam mbaruar shkollën e mesme teknike, lexoja shumë libra i merrja me firmë dhe i ktheja se nuk kishim lekë. Por kur nisa të punoj fillova t’i blija vetë, kështu që krijova një bibliotekë me më shumë se 2000 libra. Janë ushqimi im i përditshëm nga ora 10-10 e gjysmë në mbrëmje unë lexoj. Duke lexuar njoh botën e brendshme të njerëzve.
Ardit Gjebrea: Kam dëgjuar që së fundmi keni njohur dhe një shpirt të ri.
Anastasi: Po, para një viti mua më ka ikur nga jeta bashkëshortja ime. Jetuam 47 vite bashkë, bëmë 5 fëmijë dhe i kemi të rritur. E vogla është inxhiniere ndërtimi në Athinë dhe djemtë e tjerë punojnë me panele diellore. Janë të gjithë andej dhe unë jam vetëm këtej. Tani që iku gruaja mu shuajt dhe shpresa e fundit, nuk munda ta bëj përvjetorin e 48-të të martesës. Mu prenë shpresat, por nuk humbi besimi, jeta vazhdon.
Ardit Gjebrea: Prej një viti ti ndenje vetëm.
Anastasi: Kisha vite që jetoja vetëm sepse ajo kishte një sëmundje shumë të rëndë dhe rrinte në Athinë, por kur vinte hapte krahët para 30-40 metra para se të takoheshim bashkë. Kemi kaluar një jetë me shumë dashuri sikur ditën e parë që u martuam. Ndërkohë që u largua nga kjo jetë, unë nuk mund të jetoja më vetëm sepse është pak e vështirë në këtë moshë për shumë arsye dhe u njoha me një nëpërmjet Klanit. Qe një iniciativë e madhe e Aldos.
Ardit Gjebrea: Në mëngjes, e Aldo Morning Show.
Anastasi: Po, pastaj patëm një bisedë private, vura re ishte shumë e thellë, e çiltër, shumë e pastër dhe thashë se gjeta shpirtin binjak. Unë them që dashuria është shumëdimensionale, nuk ka moshë, sa më shumë dashuri rrezaton do presësh edhe më shumë. Por kjo është edhe për vajzën edhe për djalin edhe për gruan, por fatkeqësisht në vendin tonë, do porosisja gjithë rininë t’i vlerësojnë gratë sepse është baza e shoqërisë.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ishe në Greqi dhe shikoje çifte të moshës tënde që gjenin njëri-tjetrin, çfarë thoje?
Anastasi: Më ka bërë shumë përshtypje, por jam shprehur gabim në një rast të vetëm . Kisha një shok, quanin Panajot, ishte arvanitas dhe nuk pranonte që të flisnin greqisht me të. Pashë një çift që i vareshin asaj plakës çorapet mbi 80, po kështu një çikë më i madh ishte dhe një plak dhe u bë një ceremoni ku shkëmbeheshin kurorat dhe i them Panajotit, po këta çfarë bëjnë kështu, në këtë moshë martohen njerëzit? Anastas më tha, ky e ka vajzën në Australi, kësaj i ka ikur në Kanada, kështu që nuk i kanë fëmijët. Kanë vite që jetojnë vetëm, jeta vazhdon, u njohën dhe e duan njëri-tjetrin. Të lutem mos e thuaj më këtë. Nuk e dija që kjo gjë do më ndodhte dhe mua pas shumë vitesh.
/NOA.al
“Portokalli” fillon sezonin në ekranin e Top Channel, dhe këtë herë me ndyshime të rëndësishme.
Drejtimi i spektaklit të humorit i është besuar Filip Cakullit, regjia skenike do të bëhet nga Bledar Laço dhe ajo televizive nga Redi Treni.
Moderimi po ashtu ka një imazh të ri. Fjoralba Ponari do të qëndrojë krah Salsano Rrapit. E gjithçka tjetër do të mbajë markën “Portokalli” megjithë eksperiencën e saj ndër vite. Në këtë edicion të 35 priten shumë surpriza.
Krahas “gjakut të ri”, ka edhe “veteranë”, siç janë skenaristët.
Rolet ngelet po ato që publiku i njeh dhe i duartroket prej vitesh, por edhe personazhe të rinj, do shpalosen shumë shpejt. /tch
Pas përpl asjeve fizike të simpatizantëve të PS-së dhe PD-së në Elbasan ka reaguar kryetari i Partisë Demokratkike, Lulzim Basha.
Në komunikim me mediat, ai tha se Kryeministri u shqërua sot në Elbasan nga ba nda me pi stoleta në brez.
“Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. E kemi ditë feste me qytetarinë e Elbasanit. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhu na. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të fillojë të shëndërrisë, edhe më fort në 25 prill.
Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhu nës sot, nga ba ndat e Elbasanit, që njihen me emër dhe mbiemër dhe që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje”, tha Basha.
Për Kryeministrin kishte këtë thirrje:
“I them kryeministrit, mos guxo të kë rcënosh qytetarët e Elbasanit me ba nditë që të rrethonin, me ar mët e paligjshme në brez. 14 marsi është e luleve, është dita e Verës, dita e shpresës. Është dita kur pranvera e mposht dimrin.
Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët e Elbasanit. Thirrja ime është kundër dhu nës, kundër provokimeve nga dhu na. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë pe ng Elbasanin, siç e kanë mbajtur 8 vite pe ng, kjo merr fund më 25 prill. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës”, vijoi kryedemokrati.
Ai u shpreh se nuk kishte dijeni mbi orarin e vizitës së Kryeministrit në qytetin e Elbasanit. /noa.al/
Duhet të ishte festë, por sheshi përpara Kalasë së Elbasanit u kthye në arenë përpl asjesh mes simpatizantëve të PD-së dhe PS-së.
Gjithçka nisu pas mbërritjes në Elbasan të Kryeministrit Rama, ndërsa mbështetësit e PD-së ishin përshëndetur më herët me kreun demokrat, Lulzim Basha.
Pak minuta pas ngjarjes, disa persona mësohet se janë shoqëruar në po lici për incidentet e ndodhura.
Ngjarja është komentuar edhe nga Kryeministri Rama që e ka konsideruar vu lgare atë që ndodhi.
“Kjo shfaqje vu lgare është një tjetër shembull i de gradimit të një opozite de mode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit, që duan sh err e përça rje, për të marrë pe ng Shqipërinë e drejtësinë!K eqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hal lexhinjve të drejtësisë!
Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!”
Lulzim je bërë një manekin qesharak i pe ngmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ul ëritësash, flet për çart për ba nda e për k riminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë”, shkroi Rama në Tuiter. /noa.al/
Ajo që duhej të ishte një ditë feste u kthye në një përpl asje fizike mes simpatizantëve të PD dhe PS përpara se të dilte kreu i PD.
Simpatizantët socialistë u lëshuan me sharje ndaj kreu të PD pas thirrjeve “Rama ik” të simpatizantëve demokratë.
desh ndërhyrja e pol icisë për të shmangur përsh kallëzimin e situatës.
Efe ktivët shoqëruan disa persona.
Pas incidenteve reagoi kryeministri Rama në Twitter: “Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i de gradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit, që duan sh err e përçarje, për të marrë pe ng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!
Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një t urmë ul ëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!”
Në një postim të dytë, Rama shkroi: “Lulzim je bërë një manekin qesharak i pe ngmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ul ëritësash, flet përçart për banda e për kri minelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”
Më herët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbërriti paraditen e sotme në Elbasan, ku u prit nga simpatizantë të shumtë të kësaj partie.
Si mirëseardhje, Basha mori një tufë me lule dhe veroren, simbol i festës. Ndërsa Basha u përcolli urimet për Ditën e Verës, nuk munguan dhe thirrjet “Rama ik!”
Pas tij u shfaq dhe kryeministri Rama i shoqëruar nga Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Elbasanit.
Thirrjet “Rama ik” e shoqëruan gjatë parakalimit të tij në sheshin ku ishte vendosur panairi artizanal.