Andueli

Sëmundjet që mban nën kontroll vitamina C

Vitamina C shërben si mburojë ndaj shumë patologjive dhe është një element ndihmës kundër gripit dhe rrufës.

Disa nga perimet dhe frutat te të cilat gjendet me shumicë, janë: spinaqi, specat, portokalli dhe limoni. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se kjo vitaminë është një antioksidues natyral shumë i fuqishëm, i cili parandalon plakjen e qelizave si dhe mbron organizmin nga shumë patologji.

Vitamina C stimulon imunitetin: Vitamina C stimulon mbrojtjen e sistemit imunitar nga shumë sëmundje, që nga rrufa dhe i ftohti e deri te tumoret ose atakët kardiakë. Falë aftësive që ka në aktivizimin e funksionit të limfociteve, qelizat përgjegjëse për mbrojtjen imunitare stimulon prodhimin e substancave kimike mbrojtëse si interferonet. Në këtë mënyrë, na ndihmon të luftojmë rrufën, të ftohtin dhe sëmundjet e rrugëve respiratore, duke përfshirë këtu edhe astmën. Gjithashtu, ka funksion antiinflamator, antiviral dhe minimizon efektin e toksinave të duhanit, ndotjes dhe alkoolit.

Vitamina C rigjeneron indet: Acidi askorbik ose vitamina C, është shumë e nevojshme për formimin, mbrojtjen dhe stabilizimin e kolagjenit, proteina zëvendësuese në prodhimin dhe riparimin e indeve lidhëse, lëkura, enët e gjakut dhe kockat si dhe në mirëmbajtjen e kapilarëve, mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbët. Ajo ndikon edhe në shërimin e plagëve, parandalimin e hemorragjive si dhe riparimin e kockave në rast thyerjeje ose dëmtimi.

Vitamina C është antioksidues tejet i nevojshëm: Funksioni i saj antioksidues na mbron nga radikalet e lira si dhe ndihmon indet nga plakja. Duke bashkëvepruar në sinergji me vitaminën E, na mbron nga sulmi i këtyre entiteteve, duke parandaluar plakjen qelizore dhe duke kufizuar stresin oksidativ. Bashkëveprimi me këtë vitaminë, luan një rol tejet të veçantë edhe në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet. Veprimi i fuqishëm antioksidues i acidit askorbik, është efikas edhe në parandalimin dhe trajtimin e llojeve të kancerit.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se vitamina C luan rol kyç në përthithjen e disa substancave ushqyese, si hekuri, si dhe në aktivizimin e disa të tjerave, si acidi folik. Ndaj, ekspertët këshillojnë që mishin ose perimet t’i spërkatim me lëng limoni ose portokalli. Mbi të gjitha, kjo vitaminë këshillohet të merret nga ata që vuajnë nga anemia. Frutat dhe perimet janë ndër ushqimet që kanë më shumë acid askorbik ose vitaminë C: 100 g kivi përmbajnë 85 mg vitaminë C.

Vitamina C ndërhyn në sintezën e disa substancave, si: norepinefrina, hormoni adrenokortikotropik, si dhe hormonet steroide, të cilat janë substance që prodhohen në situata stresi për të reaguar ndaj rrezikut.

Aftësia e organizmit për të përthithur vitaminën C ulet si pasojë e: duhanpirjes, stresit, temperaturës së lartë si dhe përdorimit të aspirinës. Madje doza të larta mund të shkaktojnë edhe shqetësime gastrointestinale, si ngërçe dhe diarre.

Mungesa e vitaminës C sjell problem në sistemin tretës: Një ushqim i varfër me acid askorbik ose probleme metabolike në përthithjen e tij, mund të shkaktojnë fillimin e skorbutit, një sëmundje sistematike e cila shfaqet me inflamacion, gjakosje të mishrave të dhëmbëve, dobësi dhe anemi të theksuar. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se mungesa e vitaminës C mund të sjellë vështirësi në tretje, anemi si dhe shërim të ngadaltë të plagëve./atsh

Sëmundjet që mban nën kontroll vitamina C Read More »

Vendosi t’i dhuronte veshkën 19-vjecares, por nuk ja doli/ Si e përjetoi djali lajmin e trishtë

Ai erdhi nga emigrimi dhe vendosi t’i dhuronte njërën veshkë. U mblodhën edhe paratë nga qindra qytetarë, që 19-vjeçarja t’ia dilte mbanë. Por pavarësisht gjithë përpjekjeve, fa tkeqësisht ajo sot hu mbi jetën.

Teksa priste që të bënte transplantin e veshkës, 19-vjeçarja Nazlije Sherifi nga Mitrovica, u nda nga jeta tre ditë pas ndërrimit të viteve.

Pak ditë pasi asaj iu dha sh presë, falë humanizmit të rrallë që tregoi Valmir Aliçkaj, i cili do t’i dhu ronte veshkën, familjarët e saj bënë të ditur lajmin e tr ishtë.

Valmir Aliçkaj e ka përjetuar shumë rëndë vde kjen e 19-vjeçares.

Në një intervistë për Gazetën Express, deçanasi tha se kur e mësoi lajmin për ndarjen e saj nga jeta i është dukur sikur kishte hum bur një anëtar të familjes së tij.

Vajza 19-vjeçare priste që pas disa ditësh të bënte transplantin, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Valmiri, djali i cili vendosi t’ia dhuronte veshkën 19-vjeçares tha se lajmin e h idhur e ka marrë nga vëllai i saj.

“Vëllai i saj me ka telefonuar dhe pasi e mora lajmin për vd ekjen e saj, sinqerisht më është dukur sikur m’u ka çkap gjysma e trupit tim ose më ka vde k ndonjë pjesëtar i familjes. Para tri orësh kam folur me vëllain e saj”.

“Gjithmonë kam kontaktuar me vajzën, kemi qenë në Tiranë për analiza bashkë. Tani jemi në Spital po e presim ku fomën, e kam ndjerë sikur pjesë të trupit tim sikur motrën time, po gjithmonë me të kam kontaktuar si natën e Vitit të Ri, vetëm me e motivuar. Ju thash që e përjetoj si me vd ek një pjesëtar i familjes”, tha ai i prekur.

Valmir Aliçkaj tha se transplantimi ishte planifikuar të bëhej brenda dy javësh.

“Ka pas vajza me u shëruar se ka pas pak ujë në trupin e vetë. Zoti ka dashtë me ndodh kjo çka e ka shkruar Zoti. Mjekët kanë thënë që rikuperimi me ndodh për 2 javë, sepse ka qenë e pamundshme me u fut në sallën e operacionit”, tha më tej Aliçikaj.

Ai ka treguar gjithashtu se si e mori vendimin për t’i dhuruar veshkën 19-vjeçares.

“Vendimin për me ja dhuruar veshkën e kam marrë përmes mediave. E kam ndje obligim”, tha ai. Mbi 200 mijë euro u mblodhën për të shpëtuar jetën e vajzës, nga qindra qytetarë, por duket se fati ishte i tillë. /NOA.al

Vendosi t’i dhuronte veshkën 19-vjecares, por nuk ja doli/ Si e përjetoi djali lajmin e trishtë Read More »

Bashkëshortja zbulon ‘arr atisjen’ e Bashës

Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike ka “zbuluar” vendndodhjen e bashkëshortit të saj.

Aurela ka postuar disa foto të kryedemokratit Basha, teksa ky i fundit po fotografonte natyrën.

Pas festave, para sfidave që e presin në 2021, Lulzim Basha ka preferuar të shijojë natyrën.

Basha dhe familja e tij kanë vizituar pasditen e sotme, si ditë e diel, zonën e Petrelës dhe atë të Dajtit.

“Perëndimi në Malësinë e Tiranës” , ka shkruar Aurela krahas fotove.

Bashkëshortja zbulon ‘arr atisjen’ e Bashës Read More »

Takimi i fundit si Ministre,Olta Xhaçka bisedë ‘online’ me përfaqësuesit më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë ‘online’ me përfaqësuesit më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse në Kosovë, Afganistan, Letoni, Sudanin e Jugut dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Ky është komunikimi i fundit i Xhaçkës si ministre e Mbrojtjes, pasi pritet që nesër të marrë zyrtarisht detyrën si ministre e Jashtme, pas largimit të Gent Cakajt.

“Tek unë do të keni gjithmonë, përveçse një mike shumë të mirë, edhe avokaten tuaj më të fl aktë”, u shpreh gjatë bisedës ministrja Xhaçka, ndërsa shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga çdo efektiv i FA, brenda dhe jashtë vendit.

Në takimin ‘online’, ku kanë marrë pjesë drejtues të forcave paqeruajtëse, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral-major prof. asoc. Bajram Begaj, ajo ka siguruar vijimin e vëmendjes për efektivët dhe familjarët e tyre.

Aktualisht FA përfaqësohet me 200 efektivë në kuadër të misioneve të NATO-s dhe BE-së në
disa vende të botës. /noa.al/

Takimi i fundit si Ministre,Olta Xhaçka bisedë ‘online’ me përfaqësuesit më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse Read More »

Kuvendi mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme

Ndryshimet e papritura në qeveri kanë detyruar Kryesinë e Kuvendit të vendosë mbledhjen me urgjencë të deputetëve për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Kështu pra, Parlamenti do të mblidhet të hënën në orën 17:00, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.

Katër muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

Të gjitha këto ndryshime në kabinet erdhën pasi zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj paraqiti dorëheqjen e tij të parevokueshme në 29 dhjetor 2020.

Më pas, ishte kryeministri Rama, i cili njoftoi në mënyrë surprizë ndryshimet në kabinetin e tij, duke bërë sërish rrotacion.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, – ishte njoftimi i Ramës për lëvizjet në qeveri.

Më 31 dhjetor, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njoftoi se dekretoi shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu ai ka firmosur edhe shkarkimin e Olta Xhaçkës nga detyra e ministrit të Mbrojtjes dhe ka dekretuar emërimin e saj në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshit në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Olta Xhaçka ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes që nga shtatori i vitit 2017, ndërsa tani Rama i ka besuar Ministrinë e Jashtme, e cila deri më 25 prill duhet të bindë vendet skeptike për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Ndërsa deputeti i Korçës, Niko Peleshi, i cili do të zëvendësoje Xhaçkën, gjatë mandatit të parë të qeverisë, ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa më pas u zhvendos në dikasterin e Bujqësisë. Peleshi u largua nga kabineti i Ramës në momentin kur ai nisi kritikat ndaj qeverisë. /noa.al/

Kuvendi mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme Read More »

Marin Mema flet për vajzën që i ka vjedhur zemrën

Gazetari Marin Mema ka qenë i ftuar në puntatën e 1 janarit të “Shiko kush luan”, ku gjatë intervistës ai u pyet nëse është i martuar apo jo.

Përgjigjia e Marinit ishte negative, megjithatë ai ka thënë se prej 13 vitesh është në një lidhje dhe se të dy ata e ndjejnë gati veten për t’u bërë prindër për herë të parë.

“Marini ka shumë kohë që është i lidhur, shumë kohë… është e gjithë ditur tashmë.

Kemi 13 vite lidhje dhe jemi gati të bëhemi prindër në një të ardhme sa më të aftërt”, tha Mema.

Marin Mema flet për vajzën që i ka vjedhur zemrën Read More »

Astrologu bën parashikimin për zgjedhjet e 25 prillit: ‘Do të ketë një ndryshim madhor që do të mbetet në histori’

Astrologu Jorgo Pulla ka deklaruar se këto zgjedhje parlamentare do të jenë shumë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara.

Kur u pyet se cilët nga kandidatët favorizojnë yjet në “Shqipëria Live”, astrologu nuk ka dhënë një përgjigje.

Megjithatë, ai ka thënë se do kemi zgjedhje ndryshe nga herët e tjera.

“Do të ketë një ndryshim madhor që do të mbetet në histori, do jenë komplet ndryshe”.

Sipas tij, do të kemi shumë ndodhi përpara 25 prillit dhe do zbulohen gjëra që do ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 2021 do të fitojë populli.

Astrologu bën parashikimin për zgjedhjet e 25 prillit: ‘Do të ketë një ndryshim madhor që do të mbetet në histori’ Read More »

Ja kush bëhet shkak për hipertensionin,këshillat e mjekes

Mjekët specialistë tregojnë kur një pacient duhet të paraqitet pranë tyre, cilat janë ushqimet që duhet të konsumojë dhe si të kryejë matjen e tensionit sipas protokolleve të përcaktuara para dhe pas mjekimit. Flet mjekja Sonela Xinxo

Sonila Isaku

Hipertensioni është rritja e vlerave të presionit arterial të gjakut cistolik mbi 140 dhe diastolikut mbi 90 (ose siç njihet ndryshe në vlerat 14 me 9). Pra, çdo vlerë që haset tek individët mbi këto shifra, identifikohet me hipertension. Por kemi raste kur kemi vetëm një prej vlerave më të lartë, pra nëse tensioni i lartë është mbi 14 dhe tensioni ulët është normal, edhe në këtë rast pacienti do të diagnostikohet me hipertension.

Sakaq kemi raste edhe të personave të cilët kanë tension të ulët. Edhe këta pacientë janë të riskuar, pasi të dyja llojet e hipertensionit, si ai i ulëti dhe i larti, kanë rreziqet e tyre dhe konsiderohen si gjendje shëndetësore që kanë nevojë të kurohen.

Presioni i lartë i gjakut është faktori më i madh i rrezikut për vdekshmërinë globale dhe barrën e sëmundshmërisë në mbarë botën, ndaj mjekja e Institutit të Shëndetit Publik, Sonela Xinxo tregon se një prej qëllimeve të ndërmarra për matjen e tensionit në popullatë është hedhja e themeleve të forta për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për matjen e presionit arterial.

Shkaku

Hipertensionin ne tashmë e quajmë si një gjendje shëndetësore dhe është një gjendje shëndetësore që i atribuohet më shumë stilit të jetës. Çka do të thotë se një stil jete jo i shëndetshëm do të çojë dalëngadalë në prezencën e hipertensionit. Sa i përket stilit të jetesës mund të përmendim mënyrën e të ushqyerit, aktivitetin fizik, jetën sedentare, kontrollet që ne bëjmë tek mjeku etj, dhe të gjitha këto bëjnë një ansambël që në rastet kur nuk rezulton i rregullt, na çon drejt pranisë së hipertensionit.

Stresi

Një tjetër faktor që ndikon në shfaqjen e hipertensionit është edhe stresi. Kështu, në disa raste kemi hipertension vetëm në momente stresi, por në rastet kur kemi edhe një stil jete jo të mirë, atëherë stresi bëhet shkak për shtrimin e rrugës dhe ardhjen më të shpejtë të hipertensionit.

Kontrolli

Por kur duhet të alarmohet një qytetar? Në rast se shifrat e sipërpërmendura ndryshojnë, atëherë qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku.

Çdo vit muaji maj është Muaji i Matjes së Presionit Arterial dhe është një iniciativë mbarëbotërore, e cila synon të theksojë nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e matjes së presionit të gjakut. Kjo është një iniciativë e rëndësishme, pasi shumë individë nuk e dinë se kanë presion të lartë të gjakut.

Presioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma dhe disa njerëz e zbulojnë që e kanë atë vetëm pas një ataku në zemër, ndonjë goditje në tru, ose kur diagnostikohen me ndonjë sëmundje tjetër, siç mund të jetë sëmundja e zemrës ose e veshkave.

Qëllimi i aktiviteteve përgjatë këtij muaji është matja e Presionit Arterial në sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, si edhe zbulimi i shtrirjes së këtij problemi, në mënyrë që të demonstrohet nevoja e rritjes së ndërgjegjësimit të popullatë, si dhe e zbulimit të hershëm dhe trajtimit sa më të mirë të hipertensionit arterial.

Në të gjitha qendrat shëndetësore, të gjithë pacientët mbi 18 vjeç mund të shkojnë në çdo kohë që të kryejnë matje të tensionit, ndërkohë që njëkohësisht mund të plotësojnë edhe një formular, i cili është krejtësisht anonim, ku të japin detaje mbi sëmundjet dhe gjendjen e tyre shëndetësore, në mënyrë që të mund të bëhet një vlerësim mbi prevalencën e sëmundjeve të hipertensionit në popullatën adulte në vendin tonë.

Studimet

Në vendin tonë janë realizuar një sërë studimesh në lidhje me hipertensionin. I pari studim ka qenë në vitet 2008-2009 në popullatën 15 deri në 49 vjeç dhe vumë re që kishte prezencë të hipertensionit në këto mosha. Popullata që i përkiste moshës 40-49 vjeç kishte një prevalencë më të lartë, por ajo që vlen për t’u theksuar është se një pjesë e mirë e këtyre personave që rezultuan me hipertension, nuk ishin në dijeni të sëmundjes së tyre.

Komplikacionet

Nëse një person nuk mjekon hipertensionin shkon drejt komplikacioneve, të cilat mund të jenë goditjet në tru, infarkti akut i miokardit, probleme të veshkave, ku në disa raste hasim edhe insufiçencë renale. Prandaj themi që hipertensioni arterial ka një peshë shumë të madhe në barrën e sëmundshmërisë.

Chek up

Gjatë viteve të fundit, në vendin tonë është duke u aplikuar programi i chek up, i cili ka zbuluar një sërë rastesh të reja të pacientëve me sëmundje të ndryshme si diabeti, hipertensioni, infeksione etj, tek pacientë të cilët nuk e dinin se ishin të sëmurë. Të dhënat më të fundit flasin për një prezencë në 30% të popullatës që kapin vlera të larta të hipertensionit. Nga këta, 13-15% rezultuan me hipertension të lartë, duke mos e ditur që vuanin nga kjo sëmundje.

Matja e tensionit

Matja e tensionit, sa duket një procedurë e thjeshtë, aq edhe kërkon një protokoll. Individi i cili shkon pranë qendrës shëndetësore, duhet të jetë i qetë, të paktën duhet të ketë 30 minuta që ai të jetë i ulur, niveli i krahut të majtë ku bëhet matja duhet të jetë në nivel me zemrën, e rëndësishme është edhe pozicioni i këmbëve, të cilat nuk duhet të jenë të gjunjëzuara. Po kështu, rekomandohet të jenë 3 matje me një interval midis tyre. Ndërkohë, për një pacient i cili ka marrë mjekim për tension të lartë bëhen matjet të vlerave të tij në mëngjes, drekë dhe darkë dhe më pas, merret një e mesme për të parë ndryshimin e vlerave dhe reagimin e mjekimit.

Trashëgimia

Sa ka të bëjë trashëgimia, aq ka të bëjë edhe stili i jetesës, ndaj që të gjithë shqiptarët duhet të jenë në gjendje alarmi, pavarësisht kemi apo nuk kemi prindër të cilët kanë vuajtur nga kjo sëmundje. Personat e diagnostikuar me këtë sëmundje nuk kanë një shërim të plotë, por mbajtje nën kontroll të tij.

Ushqimi

Një ushqyerje e shëndetshme, ku pjata jonë të ketë gjithë ngjyrat e frutave dhe perimeve. Ndërkohë, që një element shumë i rëndësishëm është edhe eliminimi i kripës në gatim dhe përdorimi përditshëm.

Ja kush bëhet shkak për hipertensionin,këshillat e mjekes Read More »