Kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë. Opozita ka fituar ndjeshëm ndaj VV së Albin Kurtit. Edhe Prishtina nuk do qeveriset më nga VV.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar komunën e Prishtinës, në raundin e dytë të zgjedhjeve që u zhvilluan dje. Përparim Rama kryesoi garën kundrejt Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Kush është Përparim Rama?
Përparim Rama u lind në Prishtinë më 20 janar 1976.
Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë.
Ai ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele.
Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me veprën e quajtur “Punuesi i filigranit”
Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku prezantoi Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës.
Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë. Para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera.
Njihet gjithashtu për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në New York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë
Kanë përfunduar numërimet pothuajse në të gjitha komunat në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Lista Serbe ka fituar më së shumti komuna në nivel vendi, ndërkohë që PDK ka fituar më së shumti komuna shqiptare. LDK ka fituar 7, AAK 5 ndërkohë VV vetëm 4.
Këto janë rezultatet përfundimtare:
Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;
Gjethet e bimës mesdhetare të rigonit që i përket familjes botanike Oreganum vu lgare. Ato përdoren të njoma dhe të thara, por mund të grihen dhe të përdoren edhe në çaj.
Përveç aromës së tyre të fortë, gjethet e rigonit përmbajnë 40 përbërës aktivë mjekësorë.
Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore. Ndërkohë, shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit.
Studiuesit kanë zbuluar se shumë prej përbërësve aktivë të rigonit i përkasin kategorisë së polifenolëve, flavonoidëve dhe anthocianinës që njihen për aftësitë e tyre antioksiduese.
Antioksidantët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat janë kimikate të paqëndrueshme që formohen nga tretja problematike.
Ato gjenden në lëkurë kur jeni të ekspozuar në rrezet e diellit, apo tek organet kur ekspozoheni ndaj toksinave mjedisore siç është tymi i duhanit.
Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat, membranat e tyre dhe ADN-në. Ato mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kronike siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Për vite rigoni është përdorur në formën e çajit për të kuruar dhimbjet e kokës, artritin, krizat e stomakut dhe problemet me tretjen.
Përgatitja e Çajit të Rigonit
Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit. Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë. Shtypni tre lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar. Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.
Vlerat dhe vetitë e Çajit të Rigonit
Kuron virozat dhe gripin
Rigoni lufton virozat dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit, që ka simptoma si: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje koke, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje trupi etj. Përmirëson shëndetin e zemrës Kjo bimë aromatike është një burim i shkëlqyer i kaliumit, një përbërës i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore. Kaliumi mban nën kontroll ritmin e zemrës dhe tensionin e gjakut kur organizmi përballet me sasi të larta të sodiumit.
Antioksidantët që gjenden tek rigoni ndihmojnë në parandalimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stresi dhe sëmundjet e zemrës.
Për më tepër, rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore të Omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pini një filxhan me çaj rigoni në ditë dhe do të përmirësoni shëndetin e zemrës.
Ndihmon shëndetin e stomakut
Sipas të dhënave ku mbështetet AgroWeb.org, rezulton se kjo bimë është burim shumë i mirë për minerale si magnezi dhe kalçiumi, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mureve të stomakut.
Lufton radikalet e lira
Një studim i publikuar në Revistën “Journal of Pharmacy and Pharmacology” zbuloi që ekstraktet e rigonit përmirësonin dhe rimëkëmbin organizmin nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.
Lufton mikroorganizmat e dëmshëm
Çaji i rigonit ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm. Një studim i publikuar së fundmi zbuloi që përbërësit e gjetheve të rigonit kishin vlera të rëndësishme dhe luftonin ashpër rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e inflamacionit.
Trajton dhimbjet muskulare
Rigoni njihet për aftësinë e çlirimit nga dhimbjet dhe spazmave muskulare. Nëse vuani nga probleme të tilla, pini çaj rigoni dhe dhimbja do të pushojë për pak minuta.
Femrat shtatzënë ose nënat lehonë duhet të konsultohen me një mjek profesionisht mbi përdorimin e rigonit.
Sapo është mësuar lëvizja në sektorin e qarkullimit në Kryeqytet.
Burime për Noa.al bëjnë me dije se Erion Ahmeti, nga shef i qarkullimit rrugor Tiranë, emërohet në sektorin e sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në vend të tij në krye të komisariatit të policisë rrugore rikthehet Besmir Qibini i cili e ka mbajtur këtë post më herët në vitin 2014-2015.
Një virus ka filluar të përhapet me shpejtësi në mesin e fëmijëve në Kosovë. Bëhet fjalë për virusin Coxsacki, që njihet ndryshe edhe si sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve. Por, çfarë duhet të dini për këtë virus dhe cilat janë simptomat?
Infeksioni i gojës, duarve e këmbëve shkakton simptoma të lehta te fëmijët të cilat largohen edhe pa trajtim mjekësor. Megjithëse, këto infeksione vlerësohet se në raste të caktuara mund të çojnë edhe në infeksione më serioze.
Në shumë raste simptomat e këtij infeksioni janë si ato të gripit sezonal, megjithëse ky infeksion shkakton edhe flluksa të kuqe në duar, këmbë e rreth gojës.
Ky virus bënë pjesë në familjen e virusëve të quajtur enterovirusë dhe zakonisht gjendet në gojë, stomak, zorrë të hollë e të trash.
Rreth gjysma e fëmijëve që infektohen nuk kanë simptoma. Ndërsa pjesa tjetër, kanë dhimbje të fytit, të përziera, temperaturë, kokëdhimbje, flluska në duar, gojë e këmbë.
Ky virus përhapet përmes ajrit, kur një person pëson teshtinë, kollitet apo frynë hundët.
Fëmijët e vegjël mund ta marrin këtë virus edhe gjatë prekjes së lodrave të ndryshme.
Andaj rekomandohet që fëmijët të mbajnë distancë nga fëmijët tjerë, të lajnë duart shpesh e të mos prekin sytë, hundën e gojën.
Se ky virus është përhapur te fëmijët në vend e ka konfirmuar edhe pediatric Ramush Beiqi.
Ai për Express ka thënë se një numër i madh i fëmijëve me ndryshime në duar, gojë, fytyrë e pjesë të tjera të trupit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Ai ka treguar se numri më i madh i fëmijëve kanë qenë parashkollorë.
“Në kohët e fundit, në dy javët e fundit është lajmëruar një numër i madh i fëmijëve me këto ndryshime në duar, në shuplaka, përreth gojës, në fytyrë, në pjesën gjenitale dhe në gishtat e këmbëve. Më shumë kemi pasur fëmijë parashkollor deri në moshën 9-10 vjeç. Ai nuk përngjan shumë më infeksionin viral, është më shumë infeksion bakteror për shkak se shumica e ndryshimeve kanë edhe qelb që tregon që është infeksion bakteror i kontaminuar”, ka deklaruar ai.
Beiqi ka thënë se ky virus është shumë lehtë i transmetueshëm.
Sipas tij, fëmijët që infektohen me të duhet të izolohen për tre-katër ditë në mënyrë që mos të rrezikojnë edhe fëmijët tjerë.
“Mendoj që nuk duhet të bëhet panik, duhet që fëmijët prej qëndrimit kolektiv të izolohen, të mos vizitojnë qerdhet e shkollat tre-katër ditë derisa të shërohen. Trajtimi është shumë i lehtë për tre-katër ditë ato hiqen. Mendoj se nuk duhet të bëhet panik sepse është infeksion që shtrihet shpejtë ndërmjet fëmijëve, por me një trajtim tre-katër ditorë fëmija është i shëndoshë. Fëmijët që janë të prekur duhet të izolohen prej shkollës e prej qerdhes, e të trajtohen në mënyrë që fëmijët që janë të shëndoshë mos i ekspozohen infeksionit”, ka shtuar ai.
Beiqi ka thënë se ky infeksion është bakteror dhe jo sezonal.
Doktori i VIP-ave, Skerdi Faria edhe pse sot është një ndër mjekët më të pasur, fillesat e veta nuk i ka pasur edhe aq të lehta. I ftuar në emisionin ‘Glamour Zonë’, ai ka rrëfyer të kaluarën e tij plot sakrifica.
Ester Bylyku: Cila ka qenë periudha më e vështirë për ty? Që ti mbase e ke vuajtur
Skerdi Faria: Unë në Tiranë, kam qenë një konviktor. Mbaj mend që nuk ngopeshim me bukë. Por këto nuk i quaj vuaj tje, sepse edhe sot ka njerëz që nuk ngo pen me bukë, dhe ka njerëz që kanë vua jtur shumë më tepër se sa unë.
A jam ishqetësuar për PD?
Jam shumë i shq etësuar për PD. Koha do ta provojë pse veprimet e mija kanë qenë për interesin më të mirë të demokratëve. Një nga të metat e mija qenka se jam shumë i arsyeshëm. Foltorja i është mbivendosur aktit për dhënien fund të mosndë shkueshmërisë së korr upsionit. Hapi lu ftë brenda llojit Sali berisha. Nuk mund mos ta them që ka patur arsye vetjake. Kam pasur marrëdhënie të ngushte me Berishën.
Jam stepur nga su lmet e pacipa, gënejshtrat që ka hed hur drejt meje. Sicc më ka thënë një demokrat i vjetër që ta njohësh Berishën duhet ta kesh përballë. Unë deri tani kam pasur një fasho në sy, të cilën s’do ta kem më. Koha e tyre ka mbaruar, kjo kohë nuk do të vijë më.
A mjafton pezullimi?
Me atë që ka bërë këto dy muaj, ka treguar qartë se atë që ka nisur për demokraci të brendshme, e ka sebep. Nuk e ka për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Sepse vebndimi ka ardhur nga SHBA-të. E ka shpa llur non-grata.
PD nuk mund të shërbejë si mburojë për një peerson non-grata. Askush nuk mund ta kthejë bunkier anti-amerikan për interesat e veta. Është detyrimi i ccdo demokrati të mos e lejojë këtë gjë. Do të merret ccdo vendim i nevojshëm që PD të mos kthehet bunkier për interesa personale i Berishës.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Italian Roberto Speranza nënshkruan sot në Romë marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit, për sigurimin e e trajtimit falas për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar në Facebook, momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve. Gjithashtu gjatë këtij takimi u fol për mundësinë e rishikimit të vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali.
“Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza nënshkruan sot në Romë marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksisë për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.
Ministrat e dy vendeve u angazhuan për të shtrirë bashkëpunimin edhe në sektorë të tjerë të shëndetësisë, duke nisur nga autonomia spitalore.Gjatë takimit dypalësh, u diskutua edhe mbi rishikimin në fillim të dhjetorit të vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali”, shkruan Rama.