Andueli

Manastirliu nga Vlora zbulon kur hapen qendrat shëndetësore verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë” në Vlorë, ku shpalli planin e shëndetësisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se situate aktualisht është e kontrolluar dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të patur një sezon turistik më të lehtësuar.

“Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grupmoshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kemi bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelierisë. Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të koronavirusit, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha nga Vlora se më datë 15 qershor, do të hapen qendrat shëndetësore verore si dhe do të vijojë dezinsektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

“Përgatitemi për sezonin turistik me të gjitha masat, sipas një plani të mirëstrukturuar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qoftë përsa i përket vaksinimit të punonjësve të tour-operatorëve, qoftë përsa i përket gjithë programit të dezinsektimit përgjatë zonave të bregdetit dhe sigurisht, hapjes së qendrave shëndetësore verore, të cilat praktikisht janë tashmë të mirëstrukturuara. Jemi duke punuar me stafet, të cilat janë duke u trajnuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, për të filluar në 15 qershor me hapjen e qendrave shëndetësore verore, kudo gjatë bregdetit por edhe në zonat turistike malore”, tha Manastirliu.

28 qendra shëndetësore verore, me staf të kualifikuar, do të hapen në zonat turistike, duke filluar nga data 15 qershor. Ndërsa programi I dezinsektimit po vijon në të gjitha zonat e nxehta të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik. Deri tani janë kryer trajtimet e para në zonën e Kavajës, plazhi Golem –Qerret, plazhin e Spillesë, në Divjakë qytet dhe plazhin e Divjakës, në zonën e Vlorës, plazhin e Nartës, Zvërnecit, Rradhimë, Lagunën e Orikumit, Himarë, Qeparo, Borsh, Çukë, Parkun Kombëtar të Butrintit dhe do vijojë trajtimi në zonën e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Velipojës, etj.

Manastirliu nga Vlora zbulon kur hapen qendrat shëndetësore verore Read More »

Festë jashtë dyerve të gj ykatës së rrethit Vlorë! 5 rojet bregdetare të arr estuar një muaj më parë,janë lënë të lirë në detyrim paraqitje

Festë jashtë dyerve të gj ykatës së rrethit Vlorë! 5 rojet bregdetare të arr estuar rreth një muaj më parë janë lënë në detyrim paraqitje.

Familjarët e tyre kanë festuar duke u përqafuar me njëri tjetrin në lidhje me vendimin e sotëm të dhënë nga trupa gjy kuese e përbërë nga Engert Pëllumbi, Sokol Ngresi dhe Nazmi Troka, pas kërkesës së prokurorit Erion Çela.

Detyrim paraqitje pa ndalim për ushtrim fun ksioni është caktuar për Bledar Bufaj, 38 vjeç, Roland Çanaj, 54 vjeç, Sejfulla Beja, 23 vjeç, Besmir Meçaj, 26 vjeç, Ardit Alikaj, 34 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Avokati i tyre deklaroi jashtë gjykatës se d ënimi i tyre ishte i padrejtë pasi ata duhet të konsiderohen heroj sepse kanë shpëtuar 57 jetë njerëzish.

“E para e punës, ne ishim përfshirë te kjo masë sigurie. Këta djem ishin heronj dhe kishin shpë tuar jetën e 57 njerëzve. Ishte dhënë një vendim i padrejtë për shp ërdorim detyre.

Sot gj ykata e rrethit Vlorë vuri në vend drejtësinë sepse nuk kishte të bënte fare me shpë rdorim detyre. Ishte një operacion hum anitar ku 5 djem shpëtuan jetën e 57 emig rantëve”, deklaroi ai.

Ndërsa njëra prej familjarëve nuk përmban dot emocionet nga gëzimi. “Ndihem shumë e lumtur që vuti zoti dorën te drejtësia”, shprehet ajo. Të tjerë familjarë brohoritën “Heronj”.

Ak uza kundër tyre u ngrit me argumentin se gjatë operacionit për g oditjen e ten tativës për k ontrabandim në drejtim të Italisë, të mig rantëve nga vendet e treta në muajin Janar, rojet bregdetare kanë shp ërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lun drues (go mone), Emiljano Lika i cili ka arriti të largohet, për t’u a rre stuar më pas nga po licia.

Festë jashtë dyerve të gj ykatës së rrethit Vlorë! 5 rojet bregdetare të arr estuar një muaj më parë,janë lënë të lirë në detyrim paraqitje Read More »

Futen në Parlament dy deputete të reja (emrat)

Parlamenti i krijuar nga zgjedhjet e vitit 2017 vazhdon të pësojë ndryshime ndonëse mandati i tij përfundon pas pak javësh, në muajin korrik.

Sot është zhvilluar një seancë plenare për të zëvendësuar biznesmenin Tom Doshi që dha dorëheqjen, me Jetmira Raboshta, një emër që vjen nga Partia Socialdemokrate, raporton noa.al.

Po ashtu u betua edhe një deputete tjetër, Gentiana Cakrani, e cila ka zënë vendin në Kuvend të ish-deputetit Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga COVID-19 rreth një muaj më parë.

Vendimet ishin marrë nga KQZ, e cila ka vendosur ti japë mandatin e Bashkim Finos Gentiana Cakrani dhe mandatin e Tom Doshit, Jetmira Rraboshta.

Deputetja Klotilda Bushka tha se KQZ ka respektuar kërkesat e parashikuara. ‘Në vendimet e KQZ janë respektuar kërkesat e parashikuara. Për sa i përket procedurës së dhënies së mandatit janë respektuar procedurat. Në konkluzion të sa më sipër është vlerësuar se nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje të bëjnë betimin në seancë plenare. Dy deputetet që kanë fituar mandatin ftohen ne seancën plenare për të bërë betimin si kusht për të ushtruar mandatin e deputetit”, tha Bushka.

Ndërkohë Parlamenti vazhdon të jetë i cunguar. Atje gjenden vetëm 123 deputetë, pasi 18 të tjerët nuk u zëvendësuan pas largimit të opozitës. /noa.al

Futen në Parlament dy deputete të reja (emrat) Read More »

N dahet nga jeta gjenerali dhe komandati i ishullit të Sazanit

Komandanti Naim Muhaj është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, shkruan newsbomb.al. Muhaj njihej dhe si “Komandant i të gjitha rangjeve usht arake” për shkak të detyrave të larta që ka mbajtur gjatë viteve të shërbimit të tij.

Prej vitit 2018, komandant Naim Muhaj mbante dhe titullin “Qytetar Nderi” i Tepelenës, zonë nga e cila ishte ndhe me origjinë, me motivacion “ Për kontributin dhe cilësitë e larta të tij si kuadër i devotshëm në funksionin e çështjes së madhe të atdheut duke rritur kështu emrin e krahinës së Lopësit.”
Ai mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm, në moshën 81 vjeçare, shkruan newsbomb.al. Homazhet në nderim të tij do zhvillohen sot, datë 27.05.2021 ora 11.30 – 13.30 në Agjensinë fun erale ALBA, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14.00 në varre zat e Sharrës.

Shkrim për Naim Muhaj, për 80 vjetorin e lindjes nga Us htria:

Muhaj kreu studimet e larta në Akademinë Ush tarake në vitet 1957- 1960, pas të cilave u titullua me gradën Oficer. Më pas shërbeu në ishullin e Sazanit, në bazën ush tarake të gjirit të Vlorës dhe në shkollën e Instruksionit të Korpusit të Fierit deri në vitin 1969.
Për dy vitet në vazhdim kreu studimet në Akademinë Ush tarake. Në 8 vitet në vijim, Muhaj u emërua dhe shërbeu si komandant i ishullit të Sazanit. Në vitet 1979-1982 u emërua komandant i Korpusit të Tiranës dhe nga viti 1983 deri në vitin 1986, shërbeu si komandant i Divizionit në Lushnjë. Në vitin 1986 u dë nua për motive politike, ku vuajti dë nimin deri në vitin 1990, vit kur mori pafajësinë dhe filloi punë sërish në Ushtri, si Inspektor i Ministrit të Mbrojtjes, detyrë që e kreu deri në moshën e daljes në pension, në vitin 1999.

Me daljen nëpension komandant Naimi u organizua në shoqata për të cilat ka ngritur zërin dhe u ka dhënë forcë për mbrojtjen e të drejtave të ish-usht arakëve dhe për gjallërimin e aktivitetit të tyre.

Në ishullin e Sazanit ka punuar 15 vjet. Për herë të parë ka shkelur në vitin 1960. Karrierën usht arake e ka nisur komandant toge, duke qëndruar 7 vite në këtë detyrë. Kur mbaroi Akademinë, kthehet përsëri në këtë njësi, por në funksionin e komandantit, detyrë që e kreu për 8 vite.

N dahet nga jeta gjenerali dhe komandati i ishullit të Sazanit Read More »

Lirimi i masave anti-Covid, Brataj: S’do i heqim të gjitha se do ishte gabim fa tale

Skënder Brataj: Masat do të hiqen në mënyrë graduale se ndryshe do të ishte gabim fatal.

Po të ishte për mua, do të ishte heqja e maskës. Moshat e vjetra nuk e heqin maskën sepse është kthyer në kulturë. Edhe orën pol icore do të duhet ta zgjasim. Për ta hequr fare nuk do të isha dakord.

Ora e darkës dhe lokalet e natës na solli përhapje tek prindërit e adoleshentëve. Në atë orë rinia mblidhet, shkon kundër disa biznesve. Do të zgjaset por nuk do të hiqet komplet.

Lirimi i masave anti-Covid, Brataj: S’do i heqim të gjitha se do ishte gabim fa tale Read More »

‘Të ka dalë c eluliti’, Arbana ka pet keq me ndjekësen (foto)

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të preferuara dhe të komentuara në televizionin shqiptar.
Ajo gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë kri tikat në lidhje me look-un e saj.
Në foton e fundit të publikuar, një ndjekëse, ka komentuar: “Bëj edhe pak fitness, pastaj dil ashtu e veshur se të ka dal celuliti”
Arbana nuk e ka lënë këtë koment pa përgjigje. “Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë merr vlerë krejt tjetër”, shkruan moderatorja.

‘Të ka dalë c eluliti’, Arbana ka pet keq me ndjekësen (foto) Read More »

Rama flet për shpalljen e Berishës ‘non grata’, ja cfarë thotë…

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë mbi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij, të padëshirueshëm në SHBA.

Rama tha se nuk do të donte të komentonte këtë vendim të DASH, duke thënë se është shumë i zënë me punë.

“Unë jam 100 për qind i fokusuar tek punët. Nuk e kemi ndalur asnjë ditë, gjatë dhe pas fushatës. Kjo sepse nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, të shmangim të gjitha aspektet që kanë kthyer jetën politike të vendit në telenovelë rra spakitëse.

Për mua ka shumë më rëndësi kjo gjë sesa të përparojnë kantierët gjatë ditës. Ne po punojmë intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete”, deklaroi Rama.

Më herët, disa muaj para se të dilte vendimi, Rama e kishte paralajmëruar Berishën se ai nuk lejohej më të hynte në Shtetet e Bashkuara. /noa.al

Rama flet për shpalljen e Berishës ‘non grata’, ja cfarë thotë… Read More »

Basha: Kush mendon se ne do rëzohemi, nuk na njeh mirë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Korçë dhe Pogradec për të folur me mbështetësit e opozitës për drejtimin e ardhshëm të kësaj force politike.

Basha tha nga Korça se PD është garancia për ta bërë realitet aspiratën e shqiptarëve për ndryshim dhe shtoi se “kush mendon se ne do rëzohemi, nuk na njeh mirë”.

Kreu demokrat pohoi se opozita ka një barrë të rëndë në supe: “Përgjegjësia që kemi marrë mbi supe kur kërkuam dhe primë bet ejën për ndryshim, është një mision të cilin nuk mund ta realizojë askush përveç nesh, përveç jush. E vërteta është që e vetmja forcë politike që mund ta vazhdojë këtë bet ejë deri aty ku e duan shqiptarët, deri aty ku e deshën më 25 prill dhe sot e duan edhe më shumë, edhe ata që kanë parë me sytë e tyre se çfarë po i kushton familjeve të tyre, komunitetit dhe mbarë Shqipërisë, pengimi i dhu nshëm i ndryshimit më 25 prill”.

Ndërsa në Pogradec, Basha tha se shqiptarët duhet të jenë të duruar dhe mos të nxitohen: “Nxitimi dhe paqartësia që mund të ssundojë në zemrën e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar me sakrificë, me djersë, më vu ajtje dhe me gj ak, së bashku këto vite. Unë e dua Partinë Demokratike kështu siç e doni ju, të fortë e të pandarë e të bashkuar. Ndaj, dhe synimi kryesor i çdo demokrati është që nga kjo garë të dalim po kaq të bashkuar, madje edhe më të bashkuar sesa futemi në këtë garë. Vetëm kështu mund të vazhdojmë be tejën tonë të luf tojmë dhe të mu ndim ar mikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, re gjimin dhe njeriun që kryeson këtë regjim Edi Ramën”. /noa.al

Basha: Kush mendon se ne do rëzohemi, nuk na njeh mirë Read More »