Andueli

Kryeministri Edi Rama mbyll fushatën elektorale në Vlorë: Vlora sot është pa diskutim dhe nuk e mohon askush vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë, nga ku premtoi se në katër vitet e ardhshme do të bëjë 12 herë më shumë se çka bërë deri më sot, në Vlorë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë.

“Vlora sot është pa diskutim dhe nuk e mohon askush vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri. Deri dje a ju kujtohet si e lanë Vlorën, edhe të majtët edhe të djathtë. Të majtët thoshin ata i kemi në xhep, të djathtët thoshin ata me ne s’bëjnë kurrë. Të dyja palët ja kishin kthyer kurrizin këtij vendi që i jep kuptim shqiptarisë. Sot, Vlora flet me pamjen e saj, flet me ndryshimin e brendshëm të saj që vazhdon dita ditës, flet me numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla që janë hapur dhe do hapen. Flet me entuziazmin tuaj, unë ju them sot, siç i thashë Kiarës tetë vite më parë, ju e keni në dorë, ju e vendosni, nëse ne 25 prill juve më jepni mua dhe PS 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën se çfarë kanë bërë dhe çfarë kemi bërë në këto mandate, 12 herë më shumë. Kur të vij dita që të jenë zgjedhjet e pas katër viteve do vij këtu dhe atje në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot, Vlora e pas 4 viteve do jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot. Kur them Vlora them jo vetëm bashkia e Vlorës, them Himara, Saranda, Labëria, kur them Vlora them Selencia, them Shqipëria”, u shpreh Kryeministri.

Rama sulmoi kryepozitarin Basha dhe paralajmëroi shqiptarët se sipas tij, me Bashën kryeministër, do të mbesin pa lekë.

“Me Lulzimin nuk ka lekë, por vetëm kërkesë më jepni votën dhe takimin jua lë tek tramvaji i Tiranës. Në Vlorë mund të ketë të djathtë, pasardhës të Ballit Kombëtar, por ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin o të marrë? Po ku lidhet Mit’hat Frashëri me Leskon me kanotierë e me barkun jashtë që rrihet lokaleve?

Atij do ja lini Vlorën, Labërinë, Sarandën, fëmijët tuaj? Ç’do ju mësojë Lesko? Bingot, bixhozin, rakinë, vje dhjet, hiletë, pa besinë? Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me këta? Të jesh i djathtë, pasardhës i Ballit të kuptoj por të thuash do vesh me Leskon, përse do vesh për pula, raki apo ullinj?

Doni që Vlora të ngjitet më lart, që është gati të hapë një portë nga qielli e nga deti, të kthehet prap tek era e qofteve. Unë e di që ju mezi prisni të vijë e diela, e kam me të djathtët e Vlorës. Jam unë më i pakënaquri se po të isha i kënaqur nuk vija këtu, nuk e gjeja forcën t’i thoja zemrës po pl as, punë e madhe, t’i thoja mendjes, çfarë thua, pusho, në asnjë mënyrë se Shqipëria duhet të ngjitet në majën që Zoti e ka dashur kur e bëri.”

Rama nuk ka kursyer as s ulmet ironizuese ndaj opozitës dhe Sali Berishës e Monika Kryemadhit.

“Shqipëria përtej pandemisë, përtej Covidit duhet të jetë Shqipëria përtej politikës së infektuar të gjithë këtyre viteve, duhet të lemë pas politikën e infektuar, kaq shumë vite me kaq shumë energji të harxhuara për she rre, për ndasi. Imagjino sa shumë më shumë do kishim bërë, sikur në këto 30 vjet të mos kishim kaluar kohën duke u kac afytur. Ata nuk janë njerëz të zakonshëm por janë fantazmat e historisë shqiptare që në momente të ndryshme shfaqen të ndryshëm, me fytyra të ndryshme dhe që nga Hashi Qamili deri tek Rrapush Xhaferri bashkë me Saliun ju thonë shqiptarëve kemi një rrugë të shkurtër prandaj hajdeni dhe nëse të tjerët Rrapush Xhaferrin Suden Nebiun i kujtojnë, Vlora jo vetëm i kujton por nuk mundet ti harrojë asnjëherë, sepse ishte Vlora ajo që u përvë lua për ti shp orrur ato fan tazma dhe sot Basha është e njëjta gjë në një formë tjetër, i ri, i okllaisur me gojën që e ka mbushur me sheqer gjithë këto javë. U desh vetëm një ngjarje për ti parë dhe një herë që janë po ata, po ajo fa ntazmë, janë po ato forca që i thërrasin pjesës më të keqe të shqiptarit”, thotë më tej kryeministri në fjalën e tij.

Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Vlorës shoqërohet nga familja e tij.

Në Lungomare ku po zhvillohet edhe mbyllja e fushatës elektorale, Kryeministri Rama ndodhet bashkë me bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre 6 vjeçar, Zaho.

Pak më herët Kryeministri Rama përmbylli fushatën elektorale në Durrës, ndërsa ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të zhvilluar takimin e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama mbyll fushatën elektorale në Vlorë: Vlora sot është pa diskutim dhe nuk e mohon askush vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri! Read More »

Kryeministri Edi Rama thirrje tropojanëve: ‘Mos votoni ata që 30 vjet veç sherrin u keni parë’

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje tropojanëve që të zgjedhin kulturën e jo dasinë e punën në vend të dh unës.

Në një postim në Facebook, Rama bën thirrje gjithashtu që tropojanët të votojnë “Petritin e tyre dhe të Shqipërisë”, dhe jo ata, që sipas tij, në 30 vjet vetëm sherrin u kanë parë.

“Tropoja ka një mundësi të artë të zgjedhë kulturën, jo dasinë, ndershmërinë, jo dyfytyrësinë, punën, jo dhu nën!

O miq tropojanë që s’jeni tropojsa!

Votoni Petritin tuaj e të gjithë Shqipërisë, jo ata që i votuat 30 vjet dhe 30 vjet veç sherrin u keni parë” shkruan Rama./NOA.al

Kryeministri Edi Rama thirrje tropojanëve: ‘Mos votoni ata që 30 vjet veç sherrin u keni parë’ Read More »

Rama reagon pas mesazhit të Xhelal Mziut: ‘Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata,se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mesazhit të kandidatit për deputet të PD në Dibër Xhelal Mziu, duke e cilësuar një njeri shpellash.

Në një mesazh në “Facebook”, Rama thotë se ndjesa e tij nuk vlen asnjë qindarkë dhe se është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale.

Ai shprehet më tej se populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!

DEKLARATA E RAMËS

Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë pe nale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill!

Kush vjen në pushtet duke vr arë, dh unuar e kërcë nuar edhe pushtetin e ushtron duke vr arë, dhu nuar e kër cënuar!

Populli duhet t’u tregojë këtyre ga ngove me kravata dhe atyre që janë ar matosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!

Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre!

Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni!

Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore./NOA.al

Rama reagon pas mesazhit të Xhelal Mziut: ‘Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata,se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!’ Read More »

Basha: ‘Mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin!’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen sërish me një apel drejtuar administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më 25 prill dhe të votojnë ndryshimin.

Përmes një videomesazhi, lideri demokrat theksoi se i vetmi ndryshim për të cilin do të votojnë është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit.

“Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. #ShqipëriaFITON”, tha Basha./NOA.al

Basha: ‘Mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin!’ Read More »

Çfarë ministrie do i jepte Bashës dhe Kryemadhit? Rama befason me përgjigjen që jep

Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë e batutat, ndërsa tregoi se kë do të zgjidhte për të vaksinuar mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, në rast se do të kishte vetëm një vaksinë kundër COVID.

Në “Top Channel”, Rama tha se do t’i linte ata t’ja bënin njëri-tjetrit, por shtoi me siguri se të dy kundërshtarët e tij politikë do ta linin vaksinën të skadonte, që pastaj të thoshin se vaksinat janë të skaduara.

“Do ia lija që t’ia bënin njëri-tjetrit dhe asnjëri nuk do e bënte për tjetrin sepse jam sigurt që do e linin aty që vaksina të skadonte që pastaj të thonin se vaksinat janë te skaduara”, tha Rama.

Ai u është përgjigjur edhe disa pyetjeve “me spec”.

Nëse nuk i bën votat, me kë do bësh koalicion?

Me Filipin të vij të punoj part-time këtu që t’ju ngre nivelin juve.

I bëre thirrje Bashës për bashkëpunim, por që të ndahet nga Berisha, a mohohet babai?

Po jo ta mohojë, të dalë shpi më vete.

Ku ka më shumë komunistë te PS apo te PD?

Sigurisht që në Gjirin e Lalzit.

Ke menduar për zëvendësues?

Në mendim e sipër jam

Do sakrifikoje fëmijët dhe familjen si ai për revolucion?

Si mund të sakrifikohet familja për tekat e tua që i quan revolucion, por kur njerëzit kalojnë në fazën që janë tapë gjithë ditën sakrifikojnë çdo gjë.

Ça pi më shumë: verë, raki apo dro gë?

E kam shpjeguar iher po nuk e ke dëgju, qumësht grenxash pluhur. Po përdore këtë dro gë, je bom bë

Një vaksinë një votë?

Një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje. E kuptoni sa e rëndësishme është.

Ça ministrie do i jepje Bashës, nëse do ishit bashkë?

Ministër Shteti për Relaksin, që të flejë rehat.

Po Monës?

Po a je në vete mor, drejtorinë e përgjithshme të sh erreve.

Ku e ndjen veten më mirë, si politikan apo si piktor?

Si piktor politikan. Si politikan piktor. Të dyja.

Çfarë ministrie do i jepte Bashës dhe Kryemadhit? Rama befason me përgjigjen që jep Read More »

Kryeministri deb at me analistin: ‘Mua mos më ngri gishtin’

Kryeministrit Edi Rama nuk i ka pëlqyer termi “rilindas” i përdorur nga analisti Artan Hoxha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, edhe pse në vitin 2013 erdhi në pushtet me sloganin e Rilindjes së Shqipërisë.

Ai “kër cënoi” edhe me largim nga emisioni nëse nuk do të kishte një bisedë serioze. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë kryeministri u largua nga emisioni “5 pytje nga Babarammo” pasi nuk i pëlqyen pyetjet e moderatorit.

Pjesë nga de bati:

Hoxha: Në Kavajë autori ishte i shoqëruar nga një polic rilindas.

Rama: Nëse doni të bëni bisedë serioze, dakort. Nëse do përdorni këto terma rilindas dhe stër-rilindas, vazhdoni flisni vetë.

Hoxha: Keni filluar të keni turp nga termi rilindas? Ju e keni quajtur veten rilindas, atëhere rilindas.

Rama: Nëse do bëni bisedë serioze, atëherë po. Ku e di ti se ai ishte polic rilindas?
Nëse kjo bisedë nuk bëhet korrekte dhe nuk ka radhë, atëherë unë do t’ju lë vetëm me këta të rinjtë.

Këto nuk janë biseda normale, të lutem shumë. Nuk ia lejoj unë Artan Hoxhës që të më thotë mua “t’i kishte thënë ti Taulant Ballës që t’u thoshte atyre”. O Hoxhë Artani, lëri këto. Mua mos më trego rilindasin, mua mos më trego Taulant Ballën, mua mos më ngri gishtin.

Kryeministri deb at me analistin: ‘Mua mos më ngri gishtin’ Read More »

Në brigjet e Vlorës kapet një peshkaqen, dyshohet të jetë…

Vlorë, pranë bazës ushtarake të Pashalimanit është pikasur sot një peshkaqen.
Peshkaqeni është parë shumë afër bregut dhe më pas është nxjerrë me litarë në breg.
Sipas dëshmive të peshkatarëve mendohet që ngrohja e ujërave ka bërë që peshkaqeni të afrohet në kaq distancë nga bregu.
Peshkaqeni është gjetur me sytë e pla sur, dy shohet nga gjuetia e paligjshme me dinamit.

Në brigjet e Vlorës kapet një peshkaqen, dyshohet të jetë… Read More »

Historia rrëqethëse e 27 vjeçares me leucemi/ Me dorën në zemër dhe mes lo tësh ajo iu bën thirrje gjithë shqiptarëve për ta ndihmuar,nuk do ta lërë të birin jetim

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia rrëqethëse e Drinedës, 27 vjeçares nga Bilishti që prej një viti e gjysmë po lufton me leuçeminë akute.

Për fat të keq sëmundja po avancon dhe ilaçet nuk po japin efekt, ndaj zgjidhja e vetme është transplanti i palcës.

Ndërhyrja kushton 80 mijë euro, një shifër e papërballueshme për Drinedën dhe familjen e saj.

Me dorën në zemër dhe mes lo tësh ajo iu bëri thirrje gjithë shqiptarëve për ta ndihmuar, pasi nuk do ta lërë të birin jetim.

“Djali kohët e fundit po përjeton an kth, qan, lutet. Më kërkon të flasë me doktoreshën që t’i lutet që t’i shërojë mamin se është i vogël”, tha ajo dhe më pas shp ërtheu në lot.

Dy mikeshat e saj kanë hapur një llogari në GoFundMe për të arritur shumën e nevojshme, nga ku të gjithë mund të kontribuojnë mesa kanë mundësi.

Historia rrëqethëse e 27 vjeçares me leucemi/ Me dorën në zemër dhe mes lo tësh ajo iu bën thirrje gjithë shqiptarëve për ta ndihmuar,nuk do ta lërë të birin jetim Read More »