Andueli

Sa është pjesëmarrja deri tani në votime, edhe të d ënuar të interesuar për të votuar

Në këto zgjedhje duket se do të kemi pjesëmarrjen më të madhe të votuesve, ndërkohë që ka mbetur edhe më pak se 1 orë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Interes të lartë duket se ka pasur edhe nga ana e të dën uarve në bu rgje.

Mësohet se nga 2 mijë e 651 të dë nuar, me të drejtë vote, kanë votuar 1 mijë e 801 deri në orën 18:00.

E thënë në përqindje, kanë votuar 68% e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Bu rgjeve informon se ka përfunduar votimi në 8 IEVP, ndërkohë që qendrat e votimit do të mbeten të hapura deri në orën 19:00 për të pritur zgjedhësit e kategorisë së të dënuarve dhe të paraburgosurve që dëshirojnë të votojnë. /noa.al/

Sa është pjesëmarrja deri tani në votime, edhe të d ënuar të interesuar për të votuar Read More »

Moment i veçantë, nusja shkon e voton menjëherë pas celebrimit

Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur që në orën 07:00 procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në të gjithë Shqipërinë.

Por një çift i sapo martuar në Durrës nuk ka humbur kohë dhe ka shkuar për të votuar menjëherë pas ceremonisë martesore. Nusja nga Durrësi ka vendosur që ashtu siç ishte e veshur me fustanin e nusërisë që të shkojë të votojë.
Një moment i tillë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi nuk është një skenë e zakonshme në një ditë votimi.

Moment i veçantë, nusja shkon e voton menjëherë pas celebrimit Read More »

Vlorë/ Bllokohet procesi i votimit, ja çfarë bëri votuesi

Qendra e votimit 44 71 në qytetin e Vlorës është bllokuar për 30 minuta, pasi një votues është kapur duke fotografuar votën.

Komisioneri i djathtë cili ka vërejtur këtë veprim ka bërë pezullimin e procesit të votimit deri sa ka mbërritur kryetari i KZAZ 84.

Ky është një rast tjetër, pas asaj në shkollën “Andon Zako Cajupi”.

Vlorë/ Bllokohet procesi i votimit, ja çfarë bëri votuesi Read More »

Zbuloni cila politikane votoi e para në Shqipëri, vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit

Vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit, ka qenë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila ka votuar e para sot në qendrën e votimit te kopshti 31 në njësinë 5.

Ndërkohë që po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka qenë ndër të parët që ka votuar. Menjëherë pas votimit , presidenti bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë: Erdhi kjo ditë e bekuar, zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushte sa më të mira që sovrani të shprehë vullnetin përmes votës së lirë. Barazi para ligjit na i garanton vetëm barazia e votës. Çdo qytetar të votojë i lirë për atë që beson, po ashtu dhe për kandidatin.

Të zgjedhin kandidatët më mirë dhe më të ndershëm. Presidenti ka një agjendë e cila mbivendoset çdo sekondë, po punën më të rëndësishme sapo e kryeva. E sotmja është një akt patriotik, çdo gjë mbrohet me votë. Do e bindim Evropën se jemi në një popull që e meriton integrimin, Mbrojtja e Atdheut detyrë mbi detyrat. Përpara drejt kutive, votoni të ndershmit jo atyre që do iu binden si kukulla

Zbuloni cila politikane votoi e para në Shqipëri, vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit Read More »

Yuri Kim takim me Bashën: ‘Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe’

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas takimit 40-minutësh me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu.

Ambasadorja Kim thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por mbështet të drejtën e të gjithë shqiptarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.

“Takova sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim./NOA.al

Yuri Kim takim me Bashën: ‘Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe’ Read More »

Qytetarja de noncon shefin e Ko misariatit të këtij qytet për dhu në

Një qytetare nga Divjaka ka de noncuar shefin e Ko misariatit të këtij qytet për dhu në.

Mësohet se qytetarja Elsa Bita ka thënë se është dh unuar nga shefi i Ko misariatit të Div jakës, Altin Shehu, pasi ka filmuar një takim elektoral.

Ajo ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit të Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore. Prej aty, Bita është shprehur se ka qenë duke filmuar një takim elektoral sot në Divjakë, kur është dhu nuar.

Në spital për të vizituar qytetaren e dhu nuar ka shkuar edhe kandidati i PD në këtë zonë, i cili ka kërkuar arr estimin e shefit të po licisë./NOA.al

https://noa.al/newsImages/2021/04/176994936_921184095334282_148596365726875364_n.mp4?_=2

Qytetarja de noncon shefin e Ko misariatit të këtij qytet për dhu në Read More »

Pësoi reaksion alergjik pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Një grua në Angli ka treguar reaksionin alergjik, që pësoi pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid, AstraZeneca.

Vicky Richardson nga Fareham, Hampshire pësoi skuqje dhe enjtje të fytyrës.

Ajo kërkoi që të gjithë t’i besojnë shkencës dhe të vazhdojnë të marrin dozat e vaksinës për tu mbrojtur nga Covid-19.

Fillimisht, 37-vjeçarja vuri re se kishte diçka ndryshe në lëkurën e saj dhe i dukej sikur kishte kaluar gjithë natën duke pirë alkool.

Kur u zgjua në mëngjes, i ndjeu qerpikët shumë të fryrë dhe u shtang kur pa në pasqyrë se sa e ënjtur ishte fytyra e saj.

Menjëherë ajo njoftoi mamanë e saj dhe shkuan në farmaci.

Pasi mori disa anti-alergjikë për tre ditë, fytyra e Vickyt u kthye në normalitet dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në punë.
/NOA.al

Pësoi reaksion alergjik pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid Read More »

Kryeministri Edi Rama zbulon se cfarë dotë bëjë pas 25 prillit, nëse hu mbet

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish faktin që do të largohet nga politika nëse nuk e merr besimin e duhur për një mandati të tretë të plotë.

Në emisionin “Open” tha se nëse nuk është e plotë, PS do të vendosë se çfarë do të bëjë, por jo me Ramën kryeministër.

Ndërsa për deklaratën e Metës se pas orës 00:00, Rama nuk është më kryeministër, e mbyll detyrën e tij dhe është veç një kujdestar.

Sulo: Nga ora 00:00, Meta ka thënë se Rama nuk është kryeministër, por kujdestar.

Rama: Parlamenti i ri, vjen qeveria e re. Kjo është thjesht për sqarim se nuk do vijë fare ky.

Sulo: Çfarë do bëni nëse humbisni?

Rama: Në të gjithë botën, fituesi i zgjedhjeve është partia e parë. Po themi, në Holandë, kryeministri fitoi mandatin e katërt. Në kushtet tona, PS në çdo lloj rezultati të jetë forcë e parë, është fituesi. Për mua personalisht, mandati i tretë ose është i plotë për PS ose ndryshe PS vendos çfarë të bëjë me të por jo me mua kryeministër.

Sulo: As kryetar i PS?

Rama: Aty mund të jem kujdestar për një fazë. As kryeministër, as deputet, as analist. Një kryetar organizate në Surrel mund ta bëja sepse në PS do të jem derisa të kem frymën dhe PS do t’i shërbej me ato që di e mundem. Kam dhe një jetë të tretë unë, kjo është e dyta.
/NOA.al

Kryeministri Edi Rama zbulon se cfarë dotë bëjë pas 25 prillit, nëse hu mbet Read More »