Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar të gjitha KZAZ në të gjithë vendin që të fillojnë nesër në orën 09:00, procesin e numërimit për kandidatët për deputetë.
Nëpërmjet një njoftimi për media, Celibashi shprehet ndër të tjera se në KZAZ-të, që ka filluar tashmë numërimi për kandidatët, do të vijojë sot deri në orën 24:00.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00.
Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në shesh ashtu siç pati njoftuar në rrjetet sociale.
Në fjalën e tij, Rama shprehet se kjo është fitorja më e madhe dhe më e bukur.
Rama shprehet se pavarësisht, se pati shumë fleta të pavlefshme, Partia Socialiste ka thyer rekordin e vet.
“Fitorja me e madhe dhe më e bukur.
Edhe pse pati shumë fleta të pavlefshme, ne kemi thyer rekordin tonë.
Ky është rekord historik i kësaj skuadre të madhe”, shprehet Rama.
Kryeministri ka thënë më tej:
“Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për çdo vajzë e djalë, grua e burrë, që u angazhua si patronazhistë, koordinatorë, drejtues, në këtë fushatë spektakolare dhe që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë, kampione në fuqi. Por, më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që me urtësi e vendosmëri, vendosën me votën e tyre në një moment kaq sfidues për Shqipërinë. Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi”, tha Rama./noa.al/
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë pasdite fjalimin e fitores nga Sheshi Skënderbej, teksa tashmë numërimi i votave është drejt fundit dhe fituese ka dalë Partia Socialiste.
“Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e PS. Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme, të atyre që kanë zgjedhur 12, por kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm me fuqinë e jashtëzakonshme të ambicies për Shqipërinë dhe të një shpirti gare që nuk ka të dytë në këtë vend. Urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh të gjithëve ju këtu dhe kudo.
Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për cdo vajzë e djalë, grua e burrë, që u angazhua si patronazhist, koordinator, drejtues, në këtë fushatë spektakolare dhe që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë, kampione në fuqi. Por, më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që me urtësi e vendosmëri, vendosën me votën e tyre në një moment kaq sfidues për Shqipërinë. Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi”, tha Rama.
Edhe për fshatin e Gërdecit është mbyllur procesi i numërimit të votave.
Rezultati mësohet se ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste.
Fshati i ndodhur në periferi të Tiranës, i prekur edhe nga tr agjedia e 15 marsit 2008, me një numër prej rreth 200 votuesish ka dhënë këtë rezultat: 108 prej tyre kanë votuar PS, 63 kanë votuar PD dhe 28 kanë votuar LSI-në.
Në tr agjedinë e Gërdecit të pak viteve më parë, ku shp ërtheu një depo e demontimit të ar mëve, hu mbën jetën dhe u pl agosën me dhjetëra njerëz.
/NOA.al
Kryeministri Edi Rama është drejt konfirmimit zyrtar të mandatit të tretë qeverisës pa pasur nevojë për asnjë parti tjetër në koalicion. Kur janë numëruar rreth 00% të kutive të votimit në të gjithë vendin, PS ka fituar e vetme 73 mandate deputetësh.
Nëse do të vijohet me këto kuota, atëherë Partia Socialiste do të mund të formojë e vetme qeverinë e 4 viteve të ardhshme.
Partia Socialiste, sipas rezultateve të deritanishme, qëndron në kuotat e zgjedhjeve të vitit 2017 kur PS mori për herë të parë e vetme pa asnjë koalicion.
Nga ana tjetër, ka një rritje të Partisë Demokratike. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Demokratike shkon pak më shumë mandate (60) aq sa mori në zgjedhjet e 2013-ës kur humbi pushtetin. Por nëse e krahasojmë me rezultatet e 2017 kur PD mori vetëm 43 mandate, ka një rritje me 16 mandate. PD rikuperon rreth 4 mandate në qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku që prodhon më shumë mandate, 36 të tilla.
Por ndryshe nga dy partitë kryesore në vend, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shënuar një rënie të ndjeshme në rang kombëtar, por edhe duke nisur nga kryeqyteti i cili është qarku më i madh.
Në zgjedhjet e kaluara LSI mori 5 mandate në Tiranë, ndërsa sipas rezultateve të deritanishme, në Tiranë LSI merr vetëm dy deputetë. Surprizë në kryeqytet është edhe Partia Socialdemokrate, e cila rezulton se fiton një mandat.
Qarku i Elbasani ka rezervuar gjithashtu surpriza në këto zgjedhje. Kemi një rritje të të dyja partive kryesore në Elbasan. Mbetet bosh LSI, që në zgjedhjet e parafundit fitoi 2 mandate.
Ndërkohë, në qarkun e Vlorës vërehet që mbrojtje e mandateve të zgjedhjeve të 2017-ës me 8 mandate, ndërkohë vërehet një rritje me një mandat në radhët e Partisë Demokratike. Pas mbylljes së numërimit të kutive në Vlorë, LSI ka mbetur pa mandat në këtë Qark.
Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë shqiptarët që ti bashkohen gjatë pasdites së sotme në sheshin Skënderbej, ku duket se do të shpallë fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.
Rama shkruan se në sheshin Skënderbej në orën 18:00 do të jetë së bashku me patronazhistët, koordinatorët, drejtuesit dhe deputetët, dhe të gjithë qytetarët që duan ti bashkohen fitores.
RAMA: Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores
Një numër i madh votash kanë rezultuar të pavlefshme deri në këto momente të numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë të thirrur për të votuar më 25 prill për parlamentin dhe qeverinë e re.
Deri tani janë 1 milion e 354 mijë e 674 vota të vlefshme, teksa janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit 72 mijë e 452 vota.
Një shifër relativisht e lartë duke parë numrin e votave të vlefshme dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në këto momente.
Ndërkohë që ende nuk dihet zyrtarisht se sa është pjesëmarrja në zgjedhje, të thirrur për të votuar ishin 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote. /NOA.al