Pas shfaqjeve te pamjeve filmike në rrjetet sociale të një qytetari nga Lezha, i cili ka deklaronte se kishte marrë para, 200 mijë lekë të vjetra për katër vota, madje thoshte se këto para i kishte marrë nga po licia, duke mos specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë paratë.
Por po licia e Lezhës ka nisur he timet.
Pas publikimit dhe pretendimit të tij, është bërë shoqërimi në po lici i shtetasit G.P.
Gjithashtu janë kryer verifikime në lidhje me identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këto pamje filmike.
Shtetasi G.P., i shfaqur në video, sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku punon si punëtor sezonal. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./NOA.al
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, Monik Kryemadhi, buzë detit dhe në prag muzgu, para një feste familjare në mbrëmje.
Sot djali i Presidentit Ilir Meta feston ditëlindjen dhe çifti Presidencial duket se i ka organizuar një mbrëmje të veçantë.
“Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit”, tha Meta në mesazhin krahas fotove që bëri publik. “Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve!”, tha kreu i shtetit në mesazhin që përcolli në Facebook, për ndjekësit e tij.
Sot më herët Presidenti bëri publike një foto me djalin e tij, për t’i uruar ditëlindjen.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një mesazhi për qytetarët e qarkut të Elbasanit pas zgjedhjeve t ë25 prillit.
Bardhi thotë se për 4 muaj Elbasani u bë shtëpia e tij. Ai kujton vr asjen e 21 prillit duke e konsideruar si ditën më të vështirë të jetës së tij.
Bardhi aku zon Taulant Ballën si përgjegjësin e vetëm të kësaj ngjarje, duke shtuar se e përdori për të përfituar politikisht.
“Mikpritja dhe hapja e dyerve, qytetaria, kultura dhe dashuria për vendin e elbasanllinjve ishin gjëja më frymëzuese e kësaj fushate për mua. Dëshira dhe angazhimi i të rinjve për ndryshim ishte burimi i forcës tonë në këtë fushatë. Dua t’i falenderoj nga zemra të gjithë pa përjashtim. Të njëjtën ndjesi kam provuar edhe në Librazhd, edhe në Prrenjas, në Cërrik, në Gramsh, në Peqin e në Belsh”, tha Bardhi.
Më tej Bardhi thekson se PD u votua nga 60 mijë banorë të qarkut Elbasan duke i garantuar se në çdo pozitë do të jetë në krah të tyre.
STATUSI i PLOTË NGA GAZMENT BARDHI
Për 4 muaj Elbasani u bë shtëpia ime, dhe do të ngelet qyteti i zemrës edhe pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor. Mikpritja dhe hapja e dyerve, qytetaria, kultura dhe dashuria për vendin e elbasanllinjve ishin gjëja më frymëzuese e kësaj fushate për mua. Dëshira dhe angazhimi i të rinjve për ndryshim ishte burimi i forcës tonë në këtë fushatë. Dua t’i falenderoj nga zemra të gjithë pa përjashtim. Të njëjtën ndjesi kam provuar edhe në Librazhd, edhe në Prrenjas, në Cërrik, në Gramsh, në Peqin e në Belsh.
Ne zgjodhëm të ishim krah njerëzve në këtë fushatë dhe të fitonim besimin e tyre pa asnjë pre sion, sha ntazh, blerje apo keqpë rdorim. Ndërkohë, e vetmja alternativë e palës tjetër ishte dh una, shantazhi, keqpë rdorimi i shtetit, përdorimi i parave të pi sta, shp ifjet dhe sajesat.
Për fat të keq, nga nxitja e Partisë Socialiste për dhu në, në këtë rrugëtim pati edhe ngjarje shumë të rënda. Si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në Elbasan, 21 Prilli ka qenë dita më e vështirë e jetës time. Hu mbja e jetës së një prindi dhe pl agosja e 4 qytetarëve të tjerë, është një ngjarje që më ka tr onditur thellë, pavarësisht rrethanave sesi ka ndodhur dhe përgjegjësi e kujt ishte. Çdo njëri prej nesh, përpara se të jetë politikan, është njeri, dhe tek unë qënia njeri është shumë herë më e fortë sesa roli si politikan. Zgjodha të mos i përgjigjem asnjë prej provokimeve dhe akuzave monstruoze të të vetmit përgjegjës për ngjarjen, Taulant Ballës, që edhe një ngjarje të rëndë, ku ka hu mbje jete dhe pla gosje të qytetarëve, kërkonte ta përdorte për të përfituar politikish. Ky lloj politikanësh, nuk ka në fokus njerëzit, por vetëm veten dhe përfitimet personale. Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të ruajtur pushtetin e paligjshëm.
Në fund të numërimit, rreth 60 mijë banorë të qarkut të Elbasanit na e dhanë besimin, për projektin tonë për një Elbasan të kthyer në normalitet, me më shumë mirëqenie dhe mundësi. Jam shumë i motivuar nga kjo mbështetje që është një nxitje masive për të vijuar me projektin për një Elbasan të qytetarëve, të dijes, e kulturës. Projektin për normalitet. Ato vota janë një thirrje për të kontribuar me gjithë fuqinë time dhe të kolegëve, që ta bëjmë të mundur këtë aspiratë të qytetarëve, në çdo pozitë që do të jemi.
I jam mirënjohës nga zemra atyre që na besuan. Mirënjohje pa kufi për të rinjtë e të rejat, për ekipin, për strukturat e PD, për demokratët që l uftuan e rezistuan deri në fund, në një terren ku manipulimi, blerja e votës dhe kërc ënimi ishin në maksimumin e vet. Jam i bindur që Elbasani e ka forcën për ta nxjerrë të keqen nga vetja, dhe nuk do të nënshtrohet megjithë makinerinë e mbrapshtë që përdoret për pushtet e interesa personale. Unë e kolegët e mi do të jemi në krah të këtij qyteti e në krah të qytetarëve, në çdo rrethanë dhe në çdo moment, për ti kthyer besimin që na është dhënë.
/NOA.al
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, reagon me një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë që ai të thyejë herësin e partisë.
Ndonëse ishte renditur në listë jo fituese, përkatësisht në vendin e 23, ku PS arriti të fitonte 18 mandate në Tiranë, Xhafaj do të jetë në parlamentin e ri, pasi ka grumbulluar një numër të madh votash. Për këtë, ish-ministri falënderon votuesit, por edhe familjen e tij, që sipas tij, ishte pjesë e kësaj be teje.
“Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund! Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj be teje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë.
Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qënë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit”, shkruan Xhafaj./NOA.al
Besnik ndaj aleatëve edhe në këto zgjedhje elektorale, kreu i PD Lulzim Basha vendosi të garojë në një listë të përbashkët me ta, duke firmosur koalicionin parazgjedhor të 25 prillit.
Por sa vota morën aleatët e opozitës, sa prej tyre e do të jenë në parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ?
Shpëtim Idrizi kreu i PDIU duket të jetë ndër më të votuarit dëri me tani. Në 947 qendra nga 1243 gjithësej, Shpëtim Idrizi numëron deri më tani 5875 vota, i ndjekur më pas nga kreu i republikanëve, Fatmir Mediu me 5149 vota.
Mbetur në Tiranë, Dashamir Shehi i LZHK-së, numëron 4300 vota, ndërsa kreu i PBDNJ, Vangjel Dule 639. Në shkodër, kreu i PDK Nard Ndoka, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të marrë një mandat deputeti, në këtë qark, ndonëse forcë e parë, PD arriti të sigurojë 5 mandate në parlamentin e ardhshëm. Kujtojmë se Ndoka u rendit i teti në listë, dhe për këtë qark ai arriti të sigurojë vetëm 228 vota.
Një karrige deputeti duket se ka siguruar aleati i PD në Durrës, Agron Duka. I dyti në listë, Duka siguroi në këtë qark 2997 vota./NOA.al
Kryeministri Rama e ka kaluar me batutë momentin kur po i masnin temperaturën gjatë inspektimit të shkollës së rindërtuar “Bedrie Bebeziqi”, në Durrës.
Menjëherë sapo personi i drejtoi termometrin, Rama e pyeti sa sa ishte, 74 apo 75.
Pjesë nga biseda
Mësuesi i mat temperaturën Ramës: Mundemi?!
Rama: Sa është? 74 apo 75?!
Mësuesi: 75
“Ne na ak uzojnë që na aku zojnë që i përdorëm për fushatë këto shkolla, por si kemi përdorur, se 12 janë (shkolla të përfunduara)”, tha Rama.
Ndërkohë, në ikje, po me batutë iu përgjigj edhe një punonjësi të shkollës që sipas tij ishte me PD-në.
“Ngushëllime për hu mbjen, por Shqipëria fitoi. Dhe po fitoi Shqipëria, fituat edhe ju”, tha Rama. /noa.al/
Ka hu mbur kontaktet me familjen prej 9 ditesh, 50-vjeçari Arjan Shabanaj nga qyteti i Selenicës, është larguar nga shtëpia për të shkuar në qytetin e Vlorës dhe që prej datës 21 prill nuk është kthyer më në banesë dhe as ka kontaktuar me familjen.
Arjan Shabanaj nuk rezulton të ketë pro bleme as li gjore dhe as shë ndetësore.
Shabanaj jetonte me nënën e tij dhe kishte disa muaj pa punë.
Kontakti i fundit ka qenë me nënën. D enoncimi për zh dukjen e tij është bërë edhe në po lici, por ende asnjë përgjigje.