Andueli

‘Janë shqiptarë mo burrë i theut, s’janë s erbë’/ D ebat i fortë mes avokatit dhe zv.ministrit për p rishjet në bregdet

Avokati Adriatik Lapaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open, pati një përpl asje të as hpër zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj në lidhje me aks ionin e nisur në bregdet në lidhje me pr ishjen e objekteve pa leje.

Lapaj ngriti tezën se pse këto ndërtime të mos pri sheshin në shtator kur përfundonte sezoni turistik në mënyrë që të mos krijoheshin grumbuj me inerte gjatë sezonit.

Ishte zëvendësministri ai i cili e ndërpreu vazhdimisht duke nisur dhe de batin mes tyre.

PJESË NGA DE BATI NË STUDIO:

Adriatik Lapaj: Pse mos t’u pri sheshin në shtator? I kanë bërë me hallë dhe me kredi, janë hallexhinj. Do më lësh të mbaroj…

Julian Hodaj: Po mirë mo se de bat po bëjmë.

Adriatik Lapaj: Vetëm me ligjin mos më ngatërro mua.

Julian Hodaj: Hë ça thotë se po më pëlqen.

Adriatik Lapaj: Kam shumë respekt për t’I si profesionist, ti je ekspert politik, unë në fushën time.

Julian Hodaj: Ça t’i bëjmë që ti lënë të punojnë

Adriatik Lapaj: Po shqiptarë janë mo burrë i theut, s’janë serbë. S’bëni kështu me oli garkët. Ik e pr ishjua atyre. Punojnë ca ditë dhe mbajnë kalamajtë me shkollë në Tiranë.

Muhabet koti tani, unë e njoh gjënë, nuk ishte urgjencë për ta bërë tani, por fakti që këto mblidhen dhe bëhet fushatë me to tregojnë që ka qëllim politik. Të gjitha që keni prish në Ksamil një vit më parë ishte me leje, ta them me përgjegjësi të plotë këtë.

‘Janë shqiptarë mo burrë i theut, s’janë s erbë’/ D ebat i fortë mes avokatit dhe zv.ministrit për p rishjet në bregdet Read More »

A larm në Shqipëri/ Konfirmohen rastet e para të g ripit të shpendëve

Janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila njofton se po monitoron situatën.

Ministria thekson se “Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan”.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë. Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë, me urdhër të ministres Milva Ekonomi u hartua një plan masash mbrojtëse.

Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit. Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8. 

Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dy shimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. 
Në vijim, Urdhëri i Ministrit ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. 
Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetsore veterinare.

Lidhur me komplekset intensive, deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Niveli i Biosigurisë në këto komplekse është sipas standarteve europiane dhe po monitorohen rigorozisht nga Shërbimi Veterinar. 
Është me rëndësi të theksojmë se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rre zik për shëndetin e konsumatorëve. MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjenës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon monitorimin e situatës për zbulimin e hershëm të rasteve të reja dhe izolimin e tyre.

A larm në Shqipëri/ Konfirmohen rastet e para të g ripit të shpendëve Read More »

Rrë zohet përsëri trajneri Reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja është rr ëzuar përsëri gjatë mbrëmjes së sotme në ndeshjen që Shqipëria po luan përballë Republikës Çeke.

E njëjta situatë ndodhi edhe në takimin me Uellsin.

Sonte një prej lojtarëve të Çekisë e shtyu lehtë Rejën, i cili përfundoi i shtrirë dhe pati te nsion në fushë nga stafi i Shqipërisë dhe lojtarët.

Aktualisht ndeshja po kryesohet nga çekët me rezultatin -1.

Rrë zohet përsëri trajneri Reja Read More »

Ambasadorja Yuri Kim ‘takohet’ me teto Ollgën, e buzëqeshur bën foto

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim sot ishte në Pogradec ku zhvilloi disa takime, me Kryeprokurorin Olsian Çela, kryetarin e bashkisë Xhakolli, këngëtaren e njohur Ermira Babaliu, por edhe me banorë të qytetit për të dëgjuar shq etësimet e tyre, një pjesë e të cilëve i kërkuan insistimin te drejtësia e re.
Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga qyteti liqenor me banorët, ndërsa mes tyre është edhe një te shtatorja e Teto Ollgës në fshatin e njohur për të gjithë, Tushemisht.

“Pogradeci vërshon me hijeshi. Unë pres që të kaloj më shumë kohë në këtë vend të poetëve dhe njerëzve miqësor.

Faleminderit pogradecarëve” shkruan ambasadorja ndër të tjera në postimin e saj në rrjetet sociale pas vizitës.

Ambasadorja Yuri Kim ‘takohet’ me teto Ollgën, e buzëqeshur bën foto Read More »

Elena Kocaqi habit me deklaratat për grekët: ‘Janë një damar, pjesë e racës së shqiptarëve’

Historiania Elena Kocaqi në një intervistë për gazetarin Dritan Hila dha de klaratat e forta se grekët janë pjesë e racës së shqiptarëve.Kocaqi u shpreh se në antikitet fiset greke kanë ikur nga Epiri dhe nga Iliria, pra sipas saj e gjithë popullsia greke janë ose pellazgë ose ilirë.

Gazetari: Grekët kanë një tezë që thonë se shqiptarët janë një komb i krijuar nga Perandoria Otomane, bile dhe gjuhën ia kanë krijuar. Ndërsa ti u thua: “Ju jeni një komb i sajuar.”

Elena Kocaqi:Janë një damar, pjesë e racës së shqiptarëve. Unë e kam sqaruar në libër. Në antikitet fiset e tyre kanë ikur nga Epiri dhe nga Iliria, pra janë o pellazgë ose ilirë, s’ka asnjë tjetër.

Gazetari: Është një monument në Skinos, që është një fshat i humbur disa kilometra larg Athinës, ku jepen emrat e dëshmorëve të tyre të rënë gjatë luftës italo-greke. Dhe mbiemrat janë: Kryemadhi, Kokles.

Elena Kocaqi: Janë të gjithë shqiptarë. Ata kanë ose emrin ose mbiemrin para 600 vjetësh. Nëse e ka pasur mbiemrin ortodoks Logofeti, emrin e ka pasur Gjin, këtu kuptohet që është shqiptar. Dhe kështu është gjithë popullsia.

Elena Kocaqi habit me deklaratat për grekët: ‘Janë një damar, pjesë e racës së shqiptarëve’ Read More »

Emigrantët shqiptarë në Greqi në pr otestë: Hapni kufijtë me Shqipërinë!

Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë vendosur të hidhen në protestë për të kundërshtuar mbajtjen e kufijve mbyllur mes dy vendeve nga ana e Athinës zyrtare.

Komuniteti shqiptar në Greqi, organizata më e madhe që bashkon emigrantët tanë në vendin fqinjë, tha se protesta zhvillohet sot në orën 18:00 në sheshin “Sintagma” të Athinës me kërkesën e vetme ndaj qeverisë, hapjen e kufijve, raporton noa.al e cila do të ndjekë këtë protestë për t’jua sjellë drejtpërdrejt.

Të revoltuar për faktin që autoritetet po e shtyjnë vazhdimisht vendimin për hapjen e tyre, shqiptarët kërkojnë shpjegime pse kufijtë nuk hapen me Shqipërinë kur diçka e tille është bërë me vendet e tjera.

Nën motot “Hapni tani doganat! Mos na refuzoni shtëpinë tonë!”, emigrantët shqiptarë që janë njëkohësisht dhe qytetarë të Greqisë ndiejnë nevojën të kërkojnë shpjegime:

“Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?

Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë, të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë?

Përse duhet të “nd ëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët ko ntribuojnë në ekonominë e vendit?”.

Pasi shtron këto pyetje, Komuniteti Shqiptar në Greqi u bën thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhen sot më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojnë të drejtat në mënyrë demokratike në një pr otestë paqësore.

“Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e pad rejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me pe nalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të pr otestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!” /noa.al

Emigrantët shqiptarë në Greqi në pr otestë: Hapni kufijtë me Shqipërinë! Read More »

A ka një emër konkret që do zëvendësojë Ilir Metën në Presidencë/ Flet Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se mazhoranca do të bashkëpunojë me opozitën për të zgjedhur presidentin e ri.

Spiropali u shpreh se akoma nuk ka asnjë emër konkret që mund t’i zërë vendin Ilir Metës. Por ajo shtoi se nuk ka asnjë kufizim që të jetë një figurë nga radhët e opozitës.

“Nuk është një mundësi për të bërë pazar politik, por hapet një diskutimn për zgjedhjen e presidentit të ri. Duam të krijohet një hapësirë ku mund të diskutohet edhe me opozitën, për një proces normal të një presidenti konsensual. Nuk kemi asnjë kufizim në këtë diskutim dhe pranojmë çdo debat, çdo propozim. Nuk qarkullon asnjë emër sepse është ende shumë herët” tha Spiropali për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

A ka një emër konkret që do zëvendësojë Ilir Metën në Presidencë/ Flet Elisa Spiropali Read More »

Njoftimin shumë i rëndësishëm për emigrantët nga Ambasada Shqiptare në Itali

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka njoftuar se qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim deri më datën 30 prill 2021, se dokumentet kanë mbërritur. Ajo shton më tej duke pohuar se nëse nuk keni plotësuar formularin për tërheqjen me korrier në ditën e takimit në Ambasadë.

Postimi i Ambasadës

Njoftim!
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim deri më datën 30 prill 2021, se dokumentet kanë mbërritur.
Në zbatim të legjislacionit të emergjencës CO VID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë. Nëse nuk keni plotësuar formularin për tërheqjen me korrier në ditën e takimit në Ambasadë, atëherë cilido korrier që zgjidhni duhet të pajiset me:

1. Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit;
2. Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë;
3. Dokumentin “lettera di vettura”, vetëm nëse ju kërkohet nga korrieri.
Adresa jonë është:
Ambasciata della Repubblica d’Albania

Via Asmara 3 – 5
00199 Roma
Italia
Tërheqja e dokumenteve kryhet në çdo ditë pune, në orarin 09:00-15:00.
Kujdes: Pasaportat dhe kartat ID nuk i dorëzohen korrierit, nëse mungon dokumentacioni i kërkuar për tërheqjen.

Njoftimin shumë i rëndësishëm për emigrantët nga Ambasada Shqiptare në Itali Read More »