Andueli

Dorëhiqet krejt papritur, ja kush e merr mandatin e deputetit në vend të Gramoz Ruçit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të PS-së, deklaroi se nuk do ta pranonte mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prllit.

Partia Socialiste mori 9 mandate në qarkun e Fierit, ndaj me dorëheqjen e Ruçit, mandati do t’i kalojë Mirela Pitushit, e cila ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët që nuk arritën të ishin në listën fituese.

Ajo ishte renditur e 11-ta në në listën e PS-së në qarkun e Fierit dhe arriti të sigurojë 3508 vota, më shumë se sa kandidatët e tjerë në listën jo fituese të PS-së.

Dorëhiqet krejt papritur, ja kush e merr mandatin e deputetit në vend të Gramoz Ruçit Read More »

A ishte dorëheqja një reagim burrëror?A do të sjellë largimi i Ruçit disbalanca në thellësitë e Partisë Socialiste?/ Pavarësisht pyetjeve që s’kanë fund, Gramoz Ruçi zgjodhi të tërhiqet si një gjigand që ka marrë…

A ishte dorëheqja një reagim burrëror për dikë pa miratimin e të cilit nuk ndodhte pothuaj asgjë në parti, por që nuk i është dëgjuar mendimi për diçka të rëndësishme, shkarkimi i Metës psh?

A do të sjellë largimi i Ruçit disbalanca në thellësitë e Partisë Socialiste? A e donte Edi Rama largimin e Ruçit? A ishte vendim personal tërheqja e Ruçit?

A do e sqarojë ndonjëherë Ruçi këtë vendim, s’ka rëndësi sa vite pas, s’ka rëndësi në libër kujtimesh a intervistë me Fevziun?

A do të luajë Ruçi “kujtesën” e PS, apo do kyçë gjithçka di e ka qenë prezent në harresë?

A do i sqarojë ndonjëherë Ruçi enigmat e mëdha dhe prapaskenat e politikës në këto 30 vjet?

A është mosha një arsye për tërheqjen, kur Ruçi ishte-është një nga figurat më me personalitet të politikës, më i pjekur, me asnjë “shk arje këmbe” në karrierë dhe me një dituri të thellë politike?

A është tërheqja e Ruçit një ndër sinjalet që po dërgohen rresht këto ditë drejt PD? A do të përfshihet Ruçi në zhvillimet e mëtejshme në PS?

A është dorëheqja e Ruçit pas marrjes së mandatit, veprimi më i bukur i një njeriu që sado qejfmbetje të ketë (a ka?!), nuk e dë mton partinë e tij?

Gjithsesi, pavarësisht pyetjeve që s’kanë fund, me një nga personazhet më enigmatikë të politikës dhe jetës publike, Gramoz Ruçi zgjodhi të tërhiqet si një gjigand, që ka marrë përdore një tufë me fëmijë ngatërrestarë, i ka kaluar nëpër pyllin e frikshëm dhe në fund u thotë, kur ata nuk e prisnin: Tani ecni vetë. Unë po kthehem tek rrënjët e mia./ Edmond Arizaj

A ishte dorëheqja një reagim burrëror?A do të sjellë largimi i Ruçit disbalanca në thellësitë e Partisë Socialiste?/ Pavarësisht pyetjeve që s’kanë fund, Gramoz Ruçi zgjodhi të tërhiqet si një gjigand që ka marrë… Read More »

Gramoz Ruçi përshëndet Fatos Nanon: Jemi krenar për ty, bëre 4 vjet b urg vetëm pse ishe kryetari ynë

Gjatë kongresit të PS Gramoz Ruçi ka përshëndetur edhe Nanon, duke thënë se lideri i PS-së bëri 4 vjet bu rg vetëm pse ishte kryetar i Partisë Socialiste.
“Do përshëndesja Fatos Nanon. Ne jemi krenar për ty për shumë gjëra. Askush, as ne, as kundërshtarët tanë nuk thonë se ti nuk je politikan. Jemi krenar që të kishim kryetar 14 vjet. Ti je intelektual, ti bëre 4 vjet bu rg vetëm pse ishe kryetari ynë.

Mirënjohje Fatos Nanos. Më 1997, ne ngritëm shtetin, bëmë shtetin e së drejtës dhe ligjor. Ne përballuam lu ftën e Kosovës dhe sot gëzon statusin Republika e Kosovës. Më 2005 u pranua hu mbja dhe Nano dha dorëheqjen. Këtë e bën vetëm një lidership dhe një parti e emancipuar.

Për të ardhur sot, i dashur Edi Rama, më 2003 deshe të bëheshe kryetar ynë dhe nuk të mbështesnin, ti qëndrove stoik, pasi e dije mirë që të bëhesh lider, nuk mjafton vetëm dëshira e ambicie, por duhet patjetër edhe dëshira e dashuria e atyre për të cilët pate ambicie për të qenë kryetar i tyre dhe ndodhi më 2005.

E, ja ku jemi sot, si asnjë parti e majtë në Europën Lindore, me tre mandate rresht fitimtar. Shqipëria tani ulet në KS mes pesë më të mëdhenjve të botës. Sot kemi 112 mijë anëtarë e jemi rritur. Vajzat dhe gratë tani kanë pozita të rëndësishme në PS. Kemi bërë sukses në barazinë gji nore”, u shpreh Ruçi.

Gramoz Ruçi përshëndet Fatos Nanon: Jemi krenar për ty, bëre 4 vjet b urg vetëm pse ishe kryetari ynë Read More »

Rama falënderon Nanon: Ka qenë babai im politik që në fillim e desha, pastaj e vrava e më pas …

Kongresin e PS-së Edi Rama e nisi me urimin për 30-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kjo ditëlindje, tha më tej kryetari i PS-së, është e veçantë, pasi ka shijen e fitores së tretë radhazi
“Gëzuar 30 vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kjo është një ditëlindje e bukur, çdo ditëlindje është një ditë e bukur, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e veçantë të fitores që sapo arritëm, e treta radhazi për herë të parë.

Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punon fort për këtë arritje” tha ai.

Në listën e gjatë, një falënderim të veçantë Edi Rama kishte për Fatos Nanon.

“Faleminderit liderit të parë, babait tim politik, në fillim e desha pastaj e “vrava” dhe më pas e rigjeta të rilindur në respektin e ndërsjellë ndaj njëri tjetrit” tha ai.

Rama falënderon Nanon: Ka qenë babai im politik që në fillim e desha, pastaj e vrava e më pas … Read More »

Ambasada Amerikane jep lajmin e madh

Ambasada Amerikane ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dhurojnë gjysmë miliardë vaksina shtesë Pfizer kundër COVID-19 për 92 vende në nevojë të madhe në lu ftën kundër pa ndemisë.

“Në kohë të vështira, amerikanët ofrojnë ndihmë. Kështu jemi ne. Këtë javë, Presidenti Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dhurojnë gjysmë miliardë vaksina shtesë Pfizer kundër COVID-19 për 92 vende në nevojë të madhe në luftën kundër pandemisë. Mëso më shumë: https://bit.ly/3ëjD42O”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada Amerikane jep lajmin e madh Read More »

Pr otesta e maturantëve/ Reagon Ministrja Kushi: Ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka reaguar përmes rrjetit social duke dhënë mbështetjen ndaj maturantëve që kanë pro testuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikës.

Maturantët lënë Ministrinë e Arsimit, shkojnë te qendra e Shërbimeve Arsimore

Postimi i plotë:

“Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”

Pr otesta e maturantëve/ Reagon Ministrja Kushi: Ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj! Read More »

Njihuni me peshkun më të rrallë, ja cfarë e bën të vecantë

I parë për herë të parë në vitin 1939, peshku Macropinna microstoma, i cili jeton në oqean të hapur të Kalifornisë, SHBA, kishte mbetur për shumë kohë një mister.

Por pas studimeve të ndryshme një grup kërkuesish më në fund i ka zbuluar sekretet e tij.

Duke jetuar në thellësitë e errëta detare, deri në 800 metra, ky peshk ka zhvilluar një shikim të veçantë, falë formës së syve dhe kokës transparente, që i lejojnë të mbledhë dhe magazinojë të gjithë dritën e nevojshme për të parë edhe në gjysmë-errësirë.

Përveç të tjerave sytë mund të lëvizin, sipas shkencëtarëve, në brendësi të mbulesës transparente, duke i lejuar që të kontrollojë gjithçka që sillet rreth tyre.

Ushqehen me peshq të vegjël të cilët i kapin me levizje shumë të shpejta dhe preçize.

Kapaku transparent i bën plotësisht të dukshëm të gjithë organet e brendshme të kokës së tij, duke i dhënë kafshës një pamje qesharake.

Kërkuesit kanë arritur t’a fotografojnë atë falë një pajisjeje të komanduar në distancë.

Njihuni me peshkun më të rrallë, ja cfarë e bën të vecantë Read More »

Nis operacioni për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.

Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera.

Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve.

Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët.

Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët. /noa.al

Nis operacioni për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme Read More »