Andueli

Gazetarja e njohur Ilva Tare pas 25 vitesh në ekran, tërhiqet nga puna në television: ‘Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju.E kam zemrën plot me mirënjohje!’

Gazetarja e njohur Ilva Tare ka njoftuar se pas 25 vitesh në ekran, do të tërhiqet nga puna në television, për t’iu përkushtuar më shumë familjes së saj, bashkëshortit dhe dy fëmijëve.

Në emisionin e fundit të “Ilva Now” në Euronews Albania, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët, teksa thotë se atë do ta shohim sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here.

Postimi i Ilva Tares:

Në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaja shtëpinë time.

Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik. Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falenderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta.

E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkëudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore.

Kam punuar dhe mësuar shumë në këto vite të mbushura me ngjarje historike, por mbi të gjitha jam përpjekur të jem në anën e drejtë të zhvillimeve dhe të së vërtetës që unë kam ditur.

Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tone.

Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime.

Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja në këto vite sfidues, por edhe përmbushës. Më e mira është përpara nesh.

Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Noë dhe ky kapitull suksesi me Euronews Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!

Gazetarja e njohur Ilva Tare pas 25 vitesh në ekran, tërhiqet nga puna në television: ‘Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju.E kam zemrën plot me mirënjohje!’ Read More »

Shfaqen rastet e para me gr ipin e shpendëve në këtë bashki…

Bashkia e Peqinit ka njoftuar këtë të hënë se janë shfaqur rastet e para me gri pin e shpendëve në territorin e saj.

Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Peqinit i bën thirrje fermerëve dhe banorëve të Peqinit që të lajmërojnë shërbimin veterinar menjëherë nëse konstatojnë shpendë të ngordhur apo të sëmurë.

Njoftim:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM FERMERË/BANORË NGA BASHKIA PEQIN

Influenca Aviare(Gripi i Shpendeve ) është shfaqur në bashkinë tonë.
Ju lutem kontaktoni Veterinerin e Shërbimit Veterinar të bashkisë dhe veterinerin e( AKVMB) për ta njoftuar për çdo rast kur konstatoni :
-Shpendë oborresh, zbukurimi e të egra të sëmura apo të ngor dhura.
-Ngor dhje të menjëhershme të pa shpjegueshme.

– Ndalohet tregëtimi dhe blerja e shpendeve në ambjente të hapura dhe tregje.
Diten e Mërkurë datë 16.06.2021 tregu i gjëse se gjlallë është i mbyllur.

Për çdo rast telefononi specialistët e bashkisë :
0698420285 Edrin Gjata
0695721909 Luan Çela

Pak ditë më parë, Ministria e Shëndetëisë njoftoi se gripi i shpendëve ka prekur vendin tonë në tre vatra, Fushë-Krujë, Dajt dhe Bujan.

Shfaqen rastet e para me gr ipin e shpendëve në këtë bashki… Read More »

Njoftim për abonentët Radhimë –Vlorë

Informacion për abonentët Radhimë –Vlorë, Si pasoje e avarise ne linjen 35kV Orikum 2-Radhimë ka mbetur pa energji elektrike N/St Radhimë, pasojë disa zona kanë mbetur pa furnizim:

Radhimë, Orikum, Tragjasë, Fushë-Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Shën Thanase dhe Jonufer

Aktualisht po punohet per riparimin e defektit me qellim kthimin e gjendjes ne normalitet në kohë sa më të shpejte

Njoftim për abonentët Radhimë –Vlorë Read More »

I p reu këmbën me makinë 24-vjeçares/ Gjy kata merr vendimin për 19-vjeçarin

Gj ykata e Tiranës ka lënë në bu rg, 19-vjeçarin, Jehon Breçanin pasi aksi dentoi një 24-vjeçare me makinë.

19-vjeçari ishte duke ecur në zonën e ish-Kinostudios me shpejtësi tej normave të lejuara e për pasojë hu mbi kontrollin e mjetit duke aks identuar 24-vjeçaren Xhenisa Gegan.
Për fat të keq, e reja ka h umbur një këmbë nga aksi denti i rëndë.

Brecani pasi hu mbi kontrollin fillimisht u përpla sur me një mur e më pas me një pemë që e ka thyer ku aty go diti edhe 24-vjeçaren e cila ndodhej në tr otuar.
I riu iu nënshtua edhe testit të al ko olit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pi jeve al ko olike.

I p reu këmbën me makinë 24-vjeçares/ Gjy kata merr vendimin për 19-vjeçarin Read More »

Gripi i shpendëve, flet eksperti i ushqim: Ja në sa gradë duhet ta zieni mishin e pulës.Mos e prekni me duar

Virusi i gripit të shpendëve H5N8 në vendin tonë ka rritur panikun e qytetarëve, pas konfirmimit të 3 vatrave në Dajt, Fushë-Krujë dhe një fshat në Tropojë .

Për të folur rreth këtij virusi, ishte sot i ftuar në studion e “Wake Up” në Top Channel , eksperti i ushqimit, Adbyl Sinani.

Prof. Dr., Sinani u shpreh se kërkohet një kujdes i madh dhe se duhet të dimë origjinën nga vjen virusi, në mënyrë që të mos blejmë mish pule në atë vend.

“Kur të shohim një pulë që ka lot në sy, jashtëqitje si ujë dhe e trullosur, duhet që ta izolojmë atë. Jo vetëm atë, por edhe pulat e tjera. Nëse ne dimë zonat që i ka dhënë autoritetet përkatëse, atëherë nuk konsumojmë mishin e marrë atje. Autoriteti i ushqimit duhet të bëjë analizat. Virusi nuk e prek lehtë organizimin e njeriut, prek proteinën e pulës”, tha eksperti i ushqimit.

Sipas Sinanit, mishin e pulës duhet të ziejmë minimumi në 70 gradë si dhe nuk duhet ta prekim me duar, pasi nuk e di nëse ka apo nuk ka virus.

“Nëse e prekni me duar, aty është rr eziku. Por nëse përdorni doreza është në rregull”, tha eksperti i ushqimit, i cili shtoi se porosia kryesore është që të largohesh nga konsumimi i pulës në ato vatrat që janë bërë të ditura se ka virus.

Sinani vijoi duke thënë se mishi futet edhe në sallam, e si pasojë kërkohet një analizë e të gjitha produkteve të mishit të pulës.

I pyetur nëse njerëzit duhet që të rrinë të qetë, eksperti i ushqimit tha “jo”. “Duke menduar se çfarë hoqëm nga Covid, tani duhet të jemi më të kujdesshëm. Kërkohet një kontroll edhe më i madh. Kohët e fundit është bërë një punë shumë e madhe në drejtim të kësaj. Vetë konsumatori e di që mishi ruhet në një temperaturë të caktuar, e nëse temperatura është më e lartë në supermarketin ku e blen, atëherë kuptohet se mishit i kanë ikur disa proteina”, shtoi Sinani.

Gripi i shpendëve, flet eksperti i ushqim: Ja në sa gradë duhet ta zieni mishin e pulës.Mos e prekni me duar Read More »

Shën Ndou ju ndihmoftë!/ Ambasadorja Kim në Kishën e Laçit: Bëra një lutje të veçantë!

Pas ritualit të 13 të martave radhazi, mbrëmjen e 12 Qershorit, ashtu si çdo vit, mijëra besimtarë të krishtere, por jo vetëm janë mbledhur në kishën e Laçit për të përkujtuar Shna Ndoun.

Mes mijëra njerëzve që ishin dje dhe sot në Kishën e Laçit, ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim

Diplomatja, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se ka njohuri për Shën Antonin e Padovës, ose siç njihet një Shqipëri, “Shna Ndou”.

Ambasadorja Yuri Kim, teska ka shpërndarë disa foto, thotë se ka bërë një lutje të veçantë, ndërsa uron shqiptarët: Ju ndihmoftë!

“Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kisha e Shna Ndout në Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në #Guam, shkova në shkollën St. Anthony (Shën Antoni). Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja një ditë se do ta gjeja Shën Antonin e Padovës në #Shqipëri. Le të na ndihmojë Shën Antoni për të gjetur atë që ka hum bur. Ju ndihmoftë!”, shkruan ambasadorja amerikane./Gazeta SHQIP

Shën Ndou ju ndihmoftë!/ Ambasadorja Kim në Kishën e Laçit: Bëra një lutje të veçantë! Read More »

Gazetari Artur Zheji tregon pse përfundoi miqësia e tij me Ramën/Cila ishte fjala që i dhembi?

Gazetari Artur Zheji dhe kryeministri Edi Rama dikur kanë qenë miq të mirë, por rrugët e tyre u ndanë dhe Zheji tashmë njihet si një nga kritikët e kryeministrit.

Zheji ka zbuluar së fundi emisionin “Dola te Ola” se pse përfundoi miqësia e tij me Ramën. Ai tha se pavrësisht miqësisë së mirë, erdhi një moment që secili duhet të shikonte punën e vet.

Zheji u shpreh se Rama ka ndryshuar shumë nga koha kur ata ishin miq, por shtoi se Ramën nuk e ka a rmik, edhe pse tha se kryeministri duhet të ishte sjellë pak më bujar me të.

““Ka vua jtur shumë pasi Parisi është i pamësh irshëm për artistët. Rama ka kaluar momente shumë më të kë qija se sa ai vetë thotë, por të vuash në Paris është din jitoze për një artist. Ka thënë shumë gjëra të rënda për mua. Tha se Zheji ka mbiemër të madh po s’ka mundur ta mbajë mbi supe. Vetëm për gjen ialitetin që ai ka si artist shqiptar, Rama duhet të ishte sjellë pak më bujar me mua”, u shpreh Zheji

Gazetari Artur Zheji tregon pse përfundoi miqësia e tij me Ramën/Cila ishte fjala që i dhembi? Read More »

Takim i papritur Rama-Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel. Takimi u njoftua nga qeveria shqiptare . Ndërsa në axhendln e Blinken thuhej se ky ishte i vetmi takim i tij sot në Bruksel.

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Zyrtarisht, pala shqiptare tha se me Blinken nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.

Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm: “U kemi kërkuar edhe të tjerëve që të bëhen pjesë dhe të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor në duart e qytetarëve dhe institucioneve dhe të mos lejojmë që të komprometohen nga aktorë të tretë dashak eq. Është krenari për Shqipërinë të jetë krah jush. Shpresoj që së bashku të bindim edhe miqtë e tjerë në rajon të bëhen pjesë e kësaj. Jemi mirënjohës që ju kemi si partner dhe aleat”, u shpreh Rama.

Ndërsa Blinken u shpreh se partneriteti mes dy vendeve po bëhet më i fortë: “Po vendosim një shembull të fortë për të tjerët sot për nevojën për të siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë të punojmë me shitës të besuar. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe mesazhi më i fortë për t’i dërguar të tjerëve.

Jemi mirënjohës për punën e përbashkët që ka bërë Shqipëria dhe SHBA, përfshirë këtu edhe “Defender 21”. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit në OKB. Kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje. Në të gjitha aspektet ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, u shpreh Blinken.
Takimi Rama-Blinken vjen më pak se 1 muaj nga shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA. Ishte pikërisht Sekretari amerikan i Shtetit që zbuloi njoftimin dhe akuzoi Berishën për përfshirje në korrupsion.

Një ditë më vonë Berisha paralajmëroi se do e padisë Blinkenin për shpifje në një Gjykatë në Francë.

Takim i papritur Rama-Blinken Read More »