Andueli

Këto janë 9 ushqimet që mund t’i hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është një arsye e vazhdueshme për shaka.

Megjithatë, ky proces mund të bëhet shumë i lehtë dhe i padëmshëm në qoftë se ju zëvendësoni donuts dhe salsiçet me ushqime të shëndetshme si djathi dhe kokoshkat

Ja 9 prej tyre:

Djathë

Shkencëtarët nga Harvardi këshillojnë të hani diçka të lehtë gjatë natës. Për shembull, ata rekomandojnë të hani disa feta djathi që kanë shije të mjaftueshme për të kënaqur receptorët e shijes dhe nuk do të jetë shumë e vështirë për trupin të tretet.

Kosi

Sipas ekspertëve të të ushqyerit, kosi është i mirë për një darkë sepse nuk përmban shumë yndyra, por përmban shumë proteina. Sipas studimeve, proteinat në kos nuk ju bëjnë të ndiheni të plotësuar, por gjithashtu ndihmon trupin të djegë më shumë kalori gjatë ditës.

Crackers

Ato përmbajnë të ashtuquajturat karbohidrate të ngadalshme që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.

Kokoshka

Eksperti i ushqyerit, Erika Kannall, këshillon njerëzit që pëlqejnë ushqime gjatë natës për të ngrënë një tas kokoshka pa kripë. Ky lloj snacku nuk do të ndikojë në formën e trupit.

Vezë

Një vezë e zier përmban vetëm 75 kcal. Sipas Erika Kannall, një snack i tillë do t’ju lejojë të harroni urinë deri në mëngjes dhe nuk do të kthehet në cm shtesë në belin tuaj.

Perimet

Një sallatë me perime për shembull do të ishte super zgjedhje. Ne rekomandojmë të hani perimet e gjelbra, sepse ato përmbajnë llojin e karbohidrateve që do t’ju mbajnë të plotësuar deri në mëngjes.

Salcë molle me kanellë

Specialisti i shëndetshëm i ushqimit, Karen Borsari rekomandon të hani mollë me kanellë për ata që duan të hanë ushqime të ëmbla gjatë natës. Ju mund të shtoni edhe një grusht rrush të thatë.

Një gotë me lëng qershie

Sigurisht, nënkuptojmë lëng natyral të qershisë. Studimet tregojnë se ky lëng ka një ndikim pozitiv në cilësinë e gjumit, duke e bërë atë më të thellë dhe më të gjatë.

Një banane

Përkundër faktit se ky frut tretet mjaft shpejt, nuk ka gjasa t’ju zgjojë një herë të dytë gjatë natës. Bananet përmbajnë shumë kalium dhe magnez që na ndihmojnë të relaksohemi. Ajo gjithashtu përmban melatonin që sipas studimeve të ndryshme, përmirëson cilësinë e gjumit.

Këto janë 9 ushqimet që mund t’i hani pa frikë nëse keni uri natën Read More »

Një superjaht i ankoruar në Portin e Sarandës, ja si quhet dhe i kujt është

Ndërsa hedh sytë nga Porti i Sarandës sheh një superjaht të ankoruar aty.

Po ju shuajmë pak kureshtjen: “Yas” është një superjahti privat i rindërtuar nga ADMShipyards në Abu Dhabi.

Ky jaht kushton 180 milion dollarë dhe pronari i tij është Sheiku Hamdan bin Zayed al Nahyan, i cili i ka vendosur emrin e djalit të tij.

Puna për ta rikonstruktuar këtë jaht kanë nisur që në 2011 dhe është përfunduar në 2015. Me gjatësi 141 metra ajo është një nga jahtet më të mëdha motorike në botë.

Në këtë superjaht mund të akomodohen 60 veta në 30 kabina, ndërsa personeli përbëhet nga 56 veta, të cilët akomodohen në 26 kabina. /sarandacity

Një superjaht i ankoruar në Portin e Sarandës, ja si quhet dhe i kujt është Read More »

Kohë Pa përputhjesh…!/ Nga Genc Demiraj: ‘Ne, të pa puthurit nga fati i kohës sonë të shkuar, as i mendonim e konceptonim këto dashuritë publike e kolektive’

Nga Genc Demiraj
Kohë Pa përputhjesh…!
Eh si erdhën kohët sot…!
Të bukura, të zj arrëta, të hapura…!
Por të hapura fare, në shesh, pa dyer e dritare…!
I shikoni sot këta të puthurit e fatit tek te “Për puthen”…?!
Ka lezet…!
Me kushte, me kondita, me salltanete, me staffe, me media, me fansa, me internetra, me menaxhera, me guzhiniera, me roje e producentra…e përse…?
Për tu puthur e përputhur, për tu ngjitur e përngjitur apo by thur e shk ërbythur ca, e çart allosur, le genosur e dreqosur shumë e shumë të tjerë…!
Kohë moderne…!
Ne, të pa puthurit nga fati i kohës sonë të shkuar, as i mendonim e konceptonim këto dashuritë publike e kolektive, por ama dinim edhe ne. Dinim në atë mënyrën tonë, që brezi im e ai më lart se imi e mbajnë mend mirë e mund të të tregojnë pa fund, se si llo koçiteshim edhe ne në atë vorbullën e ndjenjave dhe emocioneve, por në heshtje, privatësi e fshehtësi…!
Dinim se si, kishim me kë, por s’kishim se ku…!
Pra dinim sesi bëhej dashuria, kishim me kë ta bënim dashurinë, por s’kishim se ku ta gjenim një vend…! Ishin të gjithë “ave nturierët” e asaj kohe në kërkim të një çelsi shtëpie…!
E kërkonin me shumë mund, çelësin e një shtëpie bosh edhe tek shoku e miku apo edhe tek shoku i shokut e miku i mikut…!
Dhe fati i madh ish, nëse e gjeje…!
Sot ma tregoj gjithë humor, Jorgaq Tushe, historinë e një çelësi shtëpie, që një shoku i tyre mburravec sa e morri vesh që shtëpia e dikujt ishte bosh iu qep deri sa ja morri borxh për ndonjë orë…!
E pas një ore u kthye shend e verë duke u mburrur se si kish kaluar dhe falenderuar të zotin e shtëpisë për mundësinë e krijuar…!
Kur iku, shokët e tjerë i thanë të habitur, shokut të tyre si zot shtëpie :
– Po ti si ja dhe çelësin, kur e di që ai është një mburravec i keq…?!
Dhe ky që iu përgjigj shumë qetë e jo pa humor :
– Po unë nuk i dhashë çelësin e shtëpisë, i dhashë të dollapit…!
Sot padiskutim që është më bukur, me më shumë liri dhe mundësira të pafundme.
Por ti përputhësh të paputhurit e kësaj kohe, me inskenime e platforma mediatike e rrjetesh sociale komerciale më duket çudi e madhe…!
Dhe çudia bëhet ulë ritëse kur shikon që lu kuni turmash snobe e të pa free, i ndjekin pas si në amok…!

Kohë Pa përputhjesh…!/ Nga Genc Demiraj: ‘Ne, të pa puthurit nga fati i kohës sonë të shkuar, as i mendonim e konceptonim këto dashuritë publike e kolektive’ Read More »

Për pak mund të hu mbiste jetën në Vlorë,zbritja nuk i shkon siç duhet parashutistit të huaj

Zbritja nga maja, nuk i ka shkuar siç duhet një parashutisti në Vlorë, i cili për pak mund të hu mbiste dhe jetën.

Gjatë zbritjes për një tokë, një gabim, ka bërë që parashutisti të përp lasej me një nga palmat gjigante në shesh.

Si pasojë e përpl asjes në fortë, ai ka dh imbje të forta në pjesën e qafës.

Aktualisht, pritet mbërritja e ambulancës në vendngjarje për ta transportuar parashutistin e lën duar në spital.

Mësohet, se sportisti në fjalë nuk është shqiptar, por shtetas i huaj, e krahas pla gëve në qafë, ai ka treguar se ndjen dhi mbje në shumë pjesë të trupit.

Për pak mund të hu mbiste jetën në Vlorë,zbritja nuk i shkon siç duhet parashutistit të huaj Read More »

Ambasadorja amerikane Yuri Kim fton për kafe komentuesin nga veriu që e quajti kineze

Ashtu si Edi Rama pak javë më parë që ftoi për një kafe çunat e Tropojës duke i sjellë nga Londra në Kukës pasi hidhnin batuta në Facebook, edhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka vepruar pak a shumë kështu.

Kur një komentues nga Tropoja e quajti kineze në Instagram, Yuri Kim e ftoi për kafe në Ambasadë.

Dhe kështu ka bërë, Kim e ka takuar pasditen e sotme Fisartin, komentuesin që e quajti “kineze” në një koment në “Instagram”.

Ambasadorja e SHBA ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shihet me djalin nga Tropoja.

Kim ka treguar copëza të bisedave me Fisartin, nga i cili tha se ka dëgjuar mbi komunizmin, si dhe kanë ndarë mendime të përbashkëta për nevojën e barazisë para ligjit dhe sfidat e tjera me të cilat përballen shqiptarët.

“Javën e kaluar Fisarti bëri një koment për “miqësinë shqiptaro-kineze” që më çuditi. Kështu e ftova për kafe. Ai pranoi. Sot u ulëm jashtë, në diell, pimë kafe dhe biseduam për komentin, por edhe për shumë gjera të tjera. Ne diskutuam për origjinën dhe se si kjo na ka formuar (Fisarti është nga Tropoja, një vend që unë kam rënë në dashuri kur e kam vizituat muajin e kaluar, ndërsa unë vij nga një mal i Koresë, por jam rritur në një ishull tropikal).

Unë mësova pak më shumë për të shkuarën e shqiptarëve dhe u çudita kur Fisarti më tregoi se si Enver Hoxha kontrollonte gjithçka, financat, fenë, punët, por ai nuk mund të kontrollonte shpirtin njerëzor. Ne gjithashtu diskutuam për sfidat me të cilat përballen shqiptarët dhe ramë dakord që ligji dhe barazia përballë ligjit është i rëndësishëm që të gjithë shqiptarët jo vetë elita të ketë një punë, të kujdeset për familjet dhe të kontribuojnë plotësisht në të ardhmen e shtetit”, shkruan Kim në “Intsagram”.

Nga replika te ftesa për kafe

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u përfshi në një replikë të pazakontë në rrjetet sociale me komentuesin, që e etiketoi si ‘kineze’, etiketim që shumë komentues komentues e panë si koment racist.

Yuri Kim postoi në 7 qershor foto me këngëtaren, Ermira Babaliu në qytetin e Pogradecit, ndërkohë që një prej ndjekësve të saj në Instagram shkruajti për dashurinë “shqiptaro-kineze”.

‘Dashuria Shqiptaro-Kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”, shkruan me ironi, komentuesi në “Instagram”.

Nga ana tjetër, Ambasadorja e SHBA-ve, i ktheu përgjigje ndjekësit të saj, madje ka shkuar më tej duke e ftuar atë ftuar për një bisedë në zyrën e ambasadës Amerikane. Në mesazhin e saj, Kim thekson se do e sqaronte ndjekësin për Kombin e saj, ndërkohë që ai duhet t’i tregonte pse mendonte se ajo ishte ‘kineze’.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, shkruan në replikën e saj, ambasadorja.

Pas ftesës për një kafe dhe një bisedë në ambasadë, komentuesi e konsideroi vetën si njeriun më me fat në Shqipëri.

“Jam njeriu më me fat në Shqipëri! Askush nuk ka marrë një ftesë publike nga Ambasada Amerikane për një kafe dhe një bisedë të sinqertë! Unë e vlerësoj shumë ftesën tuaj zonjë, ne do të flasim për kulturat tona dhe të tjera. Zoti bekoftë Amerikën.”, shkruan komentuesi.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim fton për kafe komentuesin nga veriu që e quajti kineze Read More »

Ak sidentohet këngëtari i njohur shqiptar: E ke j etë të dytë vëllai im!

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabiani është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një ak sident që ka ndodhur në Tiranë.
Ka qënë vetë këngëtari që ka shpërndarë në ‘Instastory’ një foto të artistit Petro Xhori, ku shihet jashtë spitalit me miqtë e tij dhe vihet re se njëri prej tyre mban dorën në a llçi.

“E ke j etë të dytë vëllai im”, ka shkruar Xhori përmbi foto, duke lënë të kuptohet se Sabiani, i cili është një nga shokët e tij më të mirë ka sh pëtuar. Nuk dihen rrethanat e aksidentit, por me rëndësi është që tashmë djemtë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ak sidentohet këngëtari i njohur shqiptar: E ke j etë të dytë vëllai im! Read More »

Lajm i hidhur për artin/ Nda het nga jeta aktori shqiptar: Pu sho i qetë miku jonë i dashur,njeri me zemër të madhe!(emri)

Një lajm i hidhur për artin shqiptar. Është ndarë sot nga jeta aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës Enver Kaçaniku.

Lajmi u bë i ditur nga këngëtari Shkumbin Kryeziu përmes një postimi në Instagram.

“Pu sho i qetë miku jonë i dashur z.Enver Kaçaniku, njeri me zemër të madhe si një det i madh që nuk i kthen lumenjtë mbrapsht! Do të na mungosh në këtë jetë”, shkruante artisti për mikun e tij.

Kaçaniku është i njohur për rolin e tij në “Kako Umreti” në vitin 1972, dhe “Migjeni” në vitin 1990.

Lajm i hidhur për artin/ Nda het nga jeta aktori shqiptar: Pu sho i qetë miku jonë i dashur,njeri me zemër të madhe!(emri) Read More »

Kafeja Turke, një histori in trigash politike dhe dashurie/ Zbuloni faktet interesante

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe turke.

Shkencëtarët kanë kryer disa studime në lidhje me jetëgjatësinë e njerëzve në zonën e Ballkanit dhe të Mesdheut në përgjithësi të cilët pinë kafe turke ose siç njihet ndryshe kafeja e bluar imët.

Kafeja Turke: Një Histori Int rigash Politike dhe Dashurie
Kafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa” përkthehet “Verë”.

Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura në ujë, për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve.

Nga Jemeni, në vitin 1517 kafeja rrugëtoi në Stamboll. Asokohe, Turqit zbuluan se me kokrrat e kafesë ata mund të përgatisnin një pije të shijshme, të athët dhe me ngjyrë të zezë, me anë të së cilës mund të merrnin shumë energji dhe të shuanin urinë.

Kafeja u bë e preferuara e Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshave dhe Konkubinave të Haremit. Sulltan Sulejmani u marros pas kafesë dhe i dha ‘pijes së zezë’ vulën perandorake.

Turqit shpikën metodën e përgatitjes së kafesë me xhezve. Ata i bluan kokrrat e kafesë shumë hollë dhe i zien në ujë. Fisnikët e Oborrit të Sulltanit e kishin kafenë si kriter në përzgjedhjen e nuseve.

Nëse kafeja që një grua shërbente ishte e bluar dhe bërë mirë, atëherë ajo do të ishte një grua e shkëlqyer, thotë legjenda. Kafeja u kthye në një instrument edhe për vetë gratë.

Legjenda thotë se nëse ato servirnin një kafe të ëmbël atëherë do të thotë që ishin të lumtura me zgjedhjen e bashkëshortit. Nëse kafeja ishte e hidhur, bashkëshorti nuk u pëlqente.

Asokohe, sipas të dhënave, një grua e martuar kishte të drejtën të ndahej nga bashkëshorti, nëse ai nuk sillte kafe në shtëpi.

Shumë shpejt në të gjithë perandorinë Otomane u përhapën kafenetë e para të cilat vite më vonë u shpallën të paligjshme, sepse njerëzit qëndronin shumë gjatë në këto vende ku sipas spiunëve të oborrit thureshin kurthe dhe plane për vrasjen e sulltanit.

Në vitin 1656, ndëshkimi për këdo që kapej duke bluar kafe ishte kam zhiku dhe mb ytja në det.

Kafeja Turke dhe Jetëgjatësia
Në ishullin Ikaria të Greqisë, të gjithë banorët e nisin ditën me një kafe turke. Ky ishull gjithashtu njihet të ketë popullsinë më jetëgjatë në të gjithë vendin.

Kjo frymëzoi disa shkencëtarë të studionin efektin e kafesë dhe mënyrës së jetesës tek jetëgjatësia e njerëzve. 142 njerëz të grupmoshave të ndryshme morën pjesë në studim.

Shkencëtarët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë si, gjinia, pesha, gjatësia, pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.

Rezultatet e studimit treguan qelizat endoteliale tek njerëzit që pinin më shumë kafe turke, kishin një performancë më të mirë.

Këto qeliza kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në enët e gj akut.

Nëse ato nuk funksionojnë mirë, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë bllokimin e kapilarëve dhe enëve të gjakut, madje mund të shkaktojnë edhe vdekje të parakohshme.

Krahasimi mes grupmoshave në studim tregoi se konsumi në rritje i kafesë turke ka një ndikim pozitiv në elasticitetin e arterieve. Kjo pakëson shanset e shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut.

Kafeja turke përmban dy substanca të rëndësishme. Ato njihen si kafestol dhe kaheol, të cilat kanë vlera të mira kundër inflamacionit por edhe shërbejnë si antioksidantë.

AgroWeb gjithsesi këshillon të mos e teproni me sasinë, pasi si çdo gjë, kur teprohet kthehet në dëm të shëndetit./AgroWeb.org

Kafeja Turke, një histori in trigash politike dhe dashurie/ Zbuloni faktet interesante Read More »