April 29, 2018

‘Prej teje kam jetën për herë të dytë’

Historia e fundit që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Edës dhe mamasë të saj.

Një histori plot dashuri dhe sakrifica që vetëm një nënë mund të bëj për fëmijët e saj. Kur Eda ishte vetëm 21 vjeç i kishin nisur problemet shëndetësore. Pas shumë analizash që kishte bërë, ajo kishte mësuar se kishte probleme me veshkat.

Njëra prej tyre ishte tharë ndërsa veshka tjetër nuk funksiononte mirë. Doktorrët i kishin thënë që ajo kishte vetëm dy mundësi, ose të bënte dializë ose një transplant. Eda kishte vendosur t’i nënshtrohej operacionit dhe të bënte transplant veshkën, të cilën ia kishte dhuruar mamaja e saj.

Operacioni kishte përfunduar me sukses dhe për të falenderuar mamanë e saj për sakrificat që kishte bërë, Eda i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Eda iu drejtua mamasë së saj: “Të kam sjellë sot këtu, për të falenderuar ty dhe babin për çdo sakrificë që keni bërë. Jam e lumtur dhe falenderoj Zotin çdo natë që jam lindur nga dy prindër si ju. Unë ju premtoj se do qëndroj pranë jush, siç më keni qëndruar ju mua kur unë kisha nevojë.”

Përgjigja që erdhi nga mamaja e Edës ishte: “Çdo nënë do ta bëntë këtë sakrificë për fëmijën e saj. Eda është një mrekulli dhe bën të lumtur çdo njeri.

Ajo ka qenë krahu im i djathtë për çdo gjë. Më ka ndihmuar dhe vazhdon të më ndihmojë. Eda është shpirti im binjak!” Top Channel

‘Prej teje kam jetën për herë të dytë’ Read More »

Vlorë : Arrestohet 26 vjeçari i shpallur në kërkim !

Vlorë, Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :

Kleris Haxhiraj, 26 vjeç, banues në Kërkovë, Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në Burg”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Plagosje e rendë me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 88/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Vlorë : Arrestohet 26 vjeçari i shpallur në kërkim ! Read More »

Një histori gjakmarrjeje, Pas humbjes së shumë personave familjet jetojnë në harmoni

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë nisi me një histori e cila për shekuj të tërë ka qenë dhe vazhdon të jetë një “plagë” e shoqërisë shqiptare.  Gjakmarrja vazhdon të jetë prezente dhe pse kanë kaluar shumë shekuj.

Historia që u trajtua në program ishte historia e dy familjeve të cilat për çështje pronash kishin nisur të konfliktoheshin duke arritur deri në vrasje. Një vrasje që nisi gjakmarrjen midis dy tyre.
Kjo ishte historia e Gjonit dhe Martinit. Me kalimin e viteve dhe me humbjen e shumë personave nga të dyja familjet, Martini kishte vendosur që të falte gjakun duke kërkuar pajtimin midis tyre.
Gjoni i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për ta falenderuar Martinin që zgjodhi t’i jepte fund gjakmarrjes. “Martin të falenderoj si ty edhe vëllezërit e tu që i dhatë fund gjakmarrjes. Sot ne jetojmë në harmoni siç kemi qenë në fillim para se të ndodhnin konfliktet. Edhe pse kemi humbur shumë persona më në fund ne jetojmë të qetë.”
Por Gjoni nuk ishte personi i vetëm që e falenderoi Martinin. Ishte pikërisht djali i tij i cili kishte ardhur në program për ta falenderuar atë që nuk e kishte mësuar me urrejtje dhe idenë e marrjes së gjakut.
“Ne nuk duhet t’i mësojmë brezat e rinj me idenë e gjakmarrjes. Nuk duhet të lëmë probleme dhe pasoja tek brezat që vijnë pas nesh. Ne duhet të hapim negociatat midis nesh!”,- ishin fjalët e Martinit.
Surpriza që Arbana Osmani kishte menduar për Martinin ishte gazetari i mirënjohur Marin Mema. Top Channel

Një histori gjakmarrjeje, Pas humbjes së shumë personave familjet jetojnë në harmoni Read More »

Lista me emra dhe rezultatet, kryetarët e PS-së në rrethe që rrezikojnë shkarkimin

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kreu i PS-së, Edi Rama kërcënoi me shkarkim kryetarët e rretheve që nuk kishin bërë sa duhet në punën e tyre. Përveç pakënaqësisë ndaj tyre, rezerva pati edhe për ministrat duke paralajmëruar ndryshime në shtator.

Rama paralajmëroi të gjithë përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste me ‘prerje kokash’, nëse qëndrojnë indiferentë ndaj zërit të qytetarëve dhe që nuk marrin seriozisht procesin e bashkëqeverisjes. Rama tha se fitorja e PS nuk vihet në diskutim, por sipas qëllimi nuk është fitoja, por bashkëqeverisja me qytetarët. Në këtë kuadër, Rama paralajmëroi se në shtator do shikojë emrat që mund të ndryshojë në qeveri. Gjithashtu do të shikohet edhe emrat që do të largohet nga Kryesia e PS dhe drejtimi i degëve të partisë, ndërsa do të ketë votëbesim edhe për kryebashkiakët.

“Duke u nisur për një qëllim të mirë, të gjendesh përballë një reagimi që në fund të le në ballë etikën e arrogantit. Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por duhet të hapim çdo mendje dhe zemër për të dëgjuar. Nëse shohim sondazhet nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë dhe ne fitojmë zgjedhjet, mjafton të jemi gjallë dhe e mundim Lulin, por ky nuk është qëllimi ynë. Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje. Do të shikojmë emrat në Kryesi, sekretariati dhe kryetarët e partisë që do të largohen nga drejtimi në të gjithë vendin dhe detyra kryesore është bashkëqeverisja. Do shikojmë sa i shtrirë rrjeti familjar i kryetarit të partisë në administratë, por u kushërinjtë ose kryetari. Votëbesim popullor për të gjithë kryebashkiakët e PS. Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë që këshilltarët e PS nuk shkojnë në këshill duke bllokuar ndihmën e ekonomike, apo flirtimet për interesa personale?”, pohoi Rama.

Krerët e PS që nuk hapën zyrat dhe që regjistruan më pak anëtarë>

Elton Arbana, kreu i PS në Shijak, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Haxhi Memolla, kreu i PS në Rrogozhinë, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Dhimitër Tolis, kreu i PS në Dropull, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Hodjan Selmani, kreu i PS në Këlcyrë, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Edmond Omeri, kreu i PS në Skrapar, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Jani Ago, kreu i PS në Pustec, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Lindita Buxheli, kryetare e PS në Lushnje, regjistrimi i anëtarësisë në portal 1 %.
Kamëz, Partia Socialiste pa kryetar dege, regjistrimi i anëtarësisë në portal 1 %.
Brunilda Meleqi, kryetare e PS në Delvinë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 2 %.
Eroldi Begolli, kreu i PS në Devoll, regjistrimi i anëtarësisë në portal 2 %.
Elbasan, regjistrimi i anëtarësisë në portal 3 %.
Mbarime Isufaj, kreu i PS në Mallakastër, regjistrimi i anëtarësisë në portal 3 %.
Edurim Teqja, kreu i PS në Peqin, regjistrimi i anëtarësisë në portal 4 %.
Luan Zaza, kreu i PS në Durrës, regjistrimi i anëtarësisë në portal 5 %.
Blerina Gjylameti, kryetare e PS në Tiranë në vend të Saimir Tahirit, regjistrimi i anëtarësisë në portal 6 %.
Agron Ivani, kreu i PS në Kurbin, regjistrimi i anëtarësisë në portal 6 %.
PS Kavajë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 7 %.
PS Kukës, regjistrimi i anëtarësisë në portal 7 %.
Agim Maka, kreu i PS në Divjakë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 7 %.
Arvit Osja, kreu i PS në Shkodër, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Eduart Ndreca, kreu i PS në Lezhë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Bashkim Dardha, kreu i PS në Klos, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Vangjel Kaçi, kreu i PS në Finiq, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Kristian Shkreli, kreu i PS Vau Dejë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Gezim Salla, kreu i PS në Cërrik, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Lulzim Zaraj, kreu i PS Malësi i Madhe, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Lirjan Hyseni, kreu i PS në Kolonjë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
PS Tropojë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.
Anduel Tahiraj, kreu i PS në Vlorë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.
Klajdi Alisinani, kreu i PS në Patos, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.
Arnisa Ibrahimi, kreu i PS në Libohovë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.

Lista me emra dhe rezultatet, kryetarët e PS-së në rrethe që rrezikojnë shkarkimin Read More »

Kryeministri shqiptar e nis ditën me postim të hidhur: Është shumë pikëllues lajmi për…

Këtë të dile, kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj e ka nisur me nje postim per zhdukjen e dy punonjesve te policise.

Nga se mesohet behet fjale per mbytjen ne lumin e Lepencit, rrethana qe ende nuk dihen.

ramushi zhd

“Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë. Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë. Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë.”

Kryeministri shqiptar e nis ditën me postim të hidhur: Është shumë pikëllues lajmi për… Read More »

Rama na surprizoi këtë mëngjes, sapo na dha lajmin e mrekullueshëm

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përshëndetur sot miqtë virtualë me lajmin e mirë se nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.

POSTIMI

MIRËMËNGJES 😃

dhe me lajmin e mirë që nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore në 55 km rrugë që lidhin akset rajonale me ato rurale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësise dhe turizmit, ju uroj një të dielë të qetë

lajmi i mire

Rama na surprizoi këtë mëngjes, sapo na dha lajmin e mrekullueshëm Read More »

Ndërkombëtarët ndërhyjnë në favor të artistëve, letër Ramës e Veliajt: Mos e prekni Teatrin Kombëtar

Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar mbetet ende një çështje shumë e nxehtë, por duket se zhvillimet e fundit po shuajnë debatin.

Sot në një letër të hapur instituti ndërkomëtar Docomomo International, i kërkon institucioneve në Shqipëri që të mos prishtet Teatri.
Letra e plotë

I nderuar Z. Edi Rama,

Kryeministër i Shqipërisë

Docomomo International – Komiteti Ndërkombëtar për Dokumentimin dhe Ruajtjen e Ndërtesave, Vendet dhe lagjet e Lëvizjes Moderne, dëshiron të tërheqë vëmendjen tuaj për të ardhmen alarmante të Teatri Kombëtar të Shqipërisë, një rast i konsiderueshëm i kompromentimit të pronës kulturore në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

E ndërtuar në vitin 1938 pranë sheshit Skënderbej si një qendër kulturore “Italo-Shqiptare”, kjo ndërtesë racionaliste ishte një nga veprat e para arkitekturore italiane në Shqipëri. Konceptuar nga arkitekti Giulio Berte, kjo ndërtesë – kulturore dhe sportive, me një kinema, pishinë dhe restorant – është me interes historik për të teknikën origjinale të ndërtimit. Pjesa e jashtme e ndërtesës, e arritur gjatë periudhës ekonomike të Autarkisë, është i përbërë nga materiali i parafabrikuar “populit”, një çimento eksperimentale e përzier me fibra të plepit dhe algave.

I riemëruar Teatri Kombëtar, që nga viti 1947 është teatri kryesor i Shqipërisë.

Në kontekstin e periudhës së transformimit dhe inovacionit të jashtëzakonshëm me të cilin po ballafaqohet qyteti, dhe që nga a projekti i rindërtimit është miratuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë dhe zonat e afërta, Docomomo shpreh shqetësimet më të mëdha që mbështeten në planet e reja për këtë qendër kulturore që synojnë të fshijnë integritetin e saj origjinal. Ndërtesa e re bashkëkohore prej 9,300 metrash katrorë do të vendoset në zemër të qytetit, në afërsi të Opera Kombëtare dhe Galerisë Kombëtare të Arteve, duke zëvendësuar teatrin origjinal.

I drejtohemi kësaj letre Kryeministrit të Shqipërisë, Ministrit të Kulturës, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë individëve dhe institucione të tjera relevante që mund të ndihmojnë, duke tërhequr vëmendjen e përpjekjeve dhe bashkëpunimit maksimal mbrojtjen e kësaj pikëpamje moderne.

Docomomo International u kërkon të gjitha institucioneve pjesëmarrëse që ta marrin këtë çështje shumë seriozisht dhe të ndalojnë çdo gjë punë të pakthyeshme të bëra në monument.

Mos hezitoni të kontaktoni me Docomomo International në rast se keni nevojë për ndonjë udhëzim.

Shikoni përpara për vëmendjen tuaj më të mirë për këtë rast.

Ndërkombëtarët ndërhyjnë në favor të artistëve, letër Ramës e Veliajt: Mos e prekni Teatrin Kombëtar Read More »

Kjo gjallesë e frikshme është ‘kërcënimi’ më i ri nga bota shtazore (Foto)

Një krijesë mjaft e frikshme është zbuluar në bregun e lumit Mersey në Liverpul të Britanisë.

Trupi i ngordhur i një gjallese që ngjante me një peshk të madh u zbulua nga një kalimtar i rastit, ndërsa shkencëtarët kanë thënë që ende nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë.

Sipas ekpertrëve, ai ngjan me një delfin ose ndonjë lloj kërpurdhe, ndërsa mbi kurriz ka gjemba dhe nofullën e ka të pajisur me dhëmbë të mëdhenj.

“Është shumë i çuditshëm”, ka thënë 28 vjeçari i cili pa nga larg gjallesën.

Sakaq hetimet për më shumë informacion kanë vijuar pas dyshimeve se ky trup mund ti përkasë një gjallesë të zhdukur mijëra vite më parë.

Kjo gjallesë e frikshme është ‘kërcënimi’ më i ri nga bota shtazore (Foto) Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com