Te fundit nga zona

Përkujtimore – Si sot katër vjet më parë ndërron jetë banori i krahinës Xhemil Seferi!

Si sot nje vit me pare ju dha lamtumira e fundit profesor Xhemil Seferit. Mbase ne letra nuk kishte vertete nje titull formal,por ishte nje profesor per nga njohurite dhe erudicini qe shpaloste me kedo e per gjithkend.
Ai nuk jeton me por do te ngelet i pa harruar per vlerat e tij te pashoqe intelektuale.

U prehte ne paqe!

Kush ishte Xhemil Seferi!?

Lindur në Mars të vitit 1944, në Dukat të Vlorës. Ka mbaruar shkollën e mesme Agrozoteknike në Fier e më pas, ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin Agronomi e Përgjithshme, në Universitetin e Tiranës.Pas vitit 2003, z. Xhemil Seferi nis të publikojë shkrime të tij të ndryshme publicistike, analiza, komente, shkrime me karakter shkencor, në shtypin e kohës, por edhe në aktivitete të ndryshme të rrethit të Vlorës, punime këto me karakter dhe tematikë shumë të gjerë.

Shumë dorëshkrime të tijat të cilat i kanë kushtuar autorit vite të tëra pune, do të njohin dritën e botimit për lexuesit. Libri i parë i mirëfilltë që vjen në dorë të lexuesit është “Dukati gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ndërron jetë më 13 korrik 2014. Shkrimet e tij, të publikuara por edhe të reja që mund të kenë interes për lexuesin, do te publikohen ne blogun e tij personal.

Përkujtimore – Si sot katër vjet më parë ndërron jetë banori i krahinës Xhemil Seferi! Read More »

Parku Arkeologjik i Orikut / Largohet Sejmen Gjokoli , ja kush e zevendeson …

MBARË, DORINA !

Pas më shumë se një viti pune më duhet ta lë Orikun, Parkun Arkeologjik që, përsa punova, u lidha shumë shpirtërisht me të.
U mundova ta publikoj e ta promovoj sa munda përmes bisedave e rrjeteve sociale, e bëra “pjesë” të familjes, të shoqërisë, të miqve të mi brenda e jashtë vendit.
Bashkë me stafin e DRKK ( tani DRTK ) Vlorë e veçanërisht punonjësit e Parkut, Sadik Rodaku e Ermal Haxhi të cilët publikisht dua ti falenderoj.
Tani, për më tej, me menaxhimin e Parkut do merret Dorina, Dorina Gjergji, vajza që përpara 5 vitesh është diplomuar për histori por edhe me master në Arkeologji.
E urova Dorinën për pozicionin dhe punën e besuar, për misionin e nisur në një nga asetet më fantastik që Vlora ka në fushën e Trashëgimisë Kulturore…
Kam shumë besim kur shikoj dhe kuptoj pasionin dhe dashurinë e kësaj vajze për historinë, antikitetin dhe arkeologjinë…
Por më shumë kur shikoj në sytë e saj urtësinë, kulturën, thjeshtësinë …njerinë.
Urime dhe mbarësi, Dorina!

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Parku Arkeologjik i Orikut / Largohet Sejmen Gjokoli , ja kush e zevendeson … Read More »

Si do jetë moti në Orikum deri të Dielën?

Lajme te mira vine per motin ne Orikum per ditet ne vazhdim. Nga sot deri diten e Diele ne date 15.07.2018 ne menyre te permbledhur moti ne Orikum dhe fshatrat Dukat Tragjas e Radhime do jete :

Dt. 11.07.2018  E Merkure -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Dt. 12.07.2018  E Enjte -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Dt. 13.07.2018  E Premte -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Dt. 14.07.2018  E Shtune -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Dt. 15.07.2018  E Diele -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Si do jetë moti në Orikum deri të Dielën? Read More »

Orikum, pushuesit alarmojnë policinë për vjedhjen e breshkës por Hysolakoj zbardh të vërtetën!

Qytetarët kanë alarmuar policinë për vjedhjen e një breshke në Orikum, sapo kishte dalë nga deti. Qytetarët kanë thënë se kanë qenë disa persona që lëviznin me një makinë me targë 7392b, që kanë marrë breshkën dhe janë larguar, duke njoftuar menjëherë policinë.

Lidhur me ngjarjen, Report Tv kontaktoi Përgjegjësin e Monitorimit për Zonat e Mbrojtura në Vlorë, Nexhip Hysolakoj, i cili sqaroi se breshka ishte lëshuar në det ditën e djeshme dhe sot ishte rikthyer në breg.

Sipas tij, një specialist i Qendrës së Zonave të Mbrojtura ka shkuar me makinë private për ta marrë, e kjo ka krijuar konfuzion te qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë me dyshimin se kemi të bëjmë me një vjedhje, por gjithçka është sqaruar. Hysolakoj pohoi se breshka aktualisht është në Qendrën e Riaftësimit të Breshkave detare në Radhimë nën kujdesin e specialistëve.

Ndonëse ka qenë një alarm fals i qytetarëve, është për t’u vlerësuar sensibilizimi i tyre në mbrojtje të kafshëve. Lajmi për vjedhjen e breshkës u bë i ditur nga gazetari Fatos Mahmutaj, përmes një statusi në ‘Facebook’, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes, madje ka fiksuar dhe targën e makinës që ka marrë kafshën.

Beni diçka urgjent. Kjo breshke sapo doli ne Orikum dhe u vodh nga nje makine me targe 7392b. Beni diçka te ndalohen hajdutet. Percilljani policise se Vlores. Urgjent.

Gazetari Fatos Mahmutaj

Orikum, pushuesit alarmojnë policinë për vjedhjen e breshkës por Hysolakoj zbardh të vërtetën! Read More »

Lajm i mirë: Breshka detare që doli në Orikum nuk u vodh, është në duart të sigurta. Ja ku ndodhet ajo !

Nje breshke detare e dalë në breg ne plazhin e Orikumit ka terheq vemendjen e banoreve te kesaj zone diten e sotme. Breshka e denoncua ne rrjetet sociale duke menduar se po vidhej nga njerez te paidentifikuar por ne fakt e verteta rezultoi ndryshe dhe kete e qarteson deklarata e bere nga Administrata e Zonave te Mbrojtura.

Njoftim nga Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore:

Nisur nga shqetësimi i ngritur në rrjetet sociale, mbi rastin e breshkës detare të dalë në breg në plazhin e Orikumit, ju sqarojmë se breshka u transportua pranë Qendrës së Rehabilitimit në Radhimë nga specialisti i AdZM. Pranë qendrës ju dha ndihma e parë nga përfaqësuesit e parkut dhe u kontaktua me veterinerin për një trajtim më të specializuar.

Duke falenderuar opinionin publik për interesimin e treguar për këtë rast, ju informojmë se trajtimi i breshkave detare realizohet në vazhdimësi pranë qendrës së rehabilitimit në Radhimë dhe jeni të lutur të na kontaktoni në vazhdimësi për çdo rast të evidentuar.

Lajm i mirë: Breshka detare që doli në Orikum nuk u vodh, është në duart të sigurta. Ja ku ndodhet ajo ! Read More »

Irma Kurti, burrit mos ia mbyll gojën, por mësoji shqipen! Nga Laureta Petoshati.

Irma Kurti, burrit mos ia mbyll gojën, por mësoji shqipen!
Nga Laureta Petoshati

Dashur pa dashur u futa në një debat që u nis nga një shkrim i poetes dhe shkrimtares Irma Kurti, të titulluar ‘Me gojën mbyllur’, botuar në disa faqe on-line. Unë jo vetëm në rastin e Irma Kurtit, të cilën e respektoj si poete, por dhe në çdo rast tjetër, për cilindo person që nuk e njoh, nuk mund ta pranoj fyerjen me fjalë banale, kur mund të përdor dhe argumentet. Unë, as e fyeva, dhe as u bëra pjesë e atyre që e bënë një gjë të tillë, por thashë hapur mendimin tim se ai shkrim nuk më pëlqeu dhe m’u turr një shpurë tjetër. Mos doni që të mbyll dhe unë gojën!

Unë bije dakord me atë që thotë Irma se ia shtuan çmimin kur mësuan se ishte i huaj. Por, ajo nuk po flet për një shumë kolosale, çmimi i taksisë ishte 2000 lekë të vjetra më shumë. Kjo gjë, mund të bëhet muhabet midis shoqeve dhe jo të ngresh një çështje të tillë duke e bërë qimen tra për një sasi të hollash, ku shoferi kërkoi më shumë dy kafe ekspres. Sepse këtu ka diçka që nuk përputhet. Për shembull, shumë të huaj që punojnë në Shqipëri i kërkojnë rrogat si në Europë dhe për ta nuk është ndonjë e madhe dhënia e ndonjë shume të tillë si bakshish. Irma nuk duhet ta pranonte faktin që ti mbyllte gojën burrit për një dymijë lekëshe të vjetër. Mbyllja e gojës ishte humbja e lirisë dhe për çfarë? Për diçka mjaft të vogël, të cilën duhet t’ia kishte dhënë vetë shoferit. Unë dhe pse nuk kam të ardhurat e Irmës se jetoj në Shqipëri duke u ushqyer me përkthimet e mija modeste, një shumë të tillë e lë vetë si bakshish, se i shikoj ata njerëz në pikë të vapës e të shiut që punojnë për mbijetesë. Nëse do të kisha të ardhurat e saj do të botoja dhe unë librat e mia që i kam në dorëshkrime. Gjithsesi është çështje këndvështrimi edhe bakshishi.

Ajo, për të cilën nuk bije dakord në gjithë atë shkrim është pjesa ku shkruan fjalë për fjalë: ‘Mos fol’ i them edhe kur jemi në autobuz në orët e vona të darkës, sepse kam merak se mos dikush, një i dehur apo i droguar mund të na ndjekë e të na kërcënojë. Apo këto janë frut i imagjinatës sime, sepse jam larg atdheut dhe i kam humbur kontaktet me realitetin? Këto dukuri ndoshta nuk ekzistojnë?

Natyrisht, je jashtë realitetit dhe nuk e kuptoj kur thua se shkruan për Shqipërinë kur nuk e njeh realitetin e saj. Unë, e dashur poete , kam parë mjaft të huaj, madje dhe gra, që ecin për shtatë palë qejfe natën dhe ditën në rrugët e Vlorës dhe më gjerë në Shqipëri dhe nuk i ka kërcënuar njeri. Njoh shumë prej tyre që punojnë prej kohësh këtu dhe nuk u bëjnë këmbët që të largohen. Njoh shumë që kanë blerë shtëpi edhe pse e kanë shtëpinë e gjyshërve në mes të Romës. Të dehurit dhe të droguarit i gjen me shumicë në çdo metropol, por ajo që nuk arrij të kuptoj unë, pse duhet të të kërcënojnë ty?!

Harrova, je shkrimtare e madhe dhe të mëdhenjtë gjithmonë i kërcënojnë nga temat që kapin për të shkruar. Ti Irma më thuaj diçka që ke shkruar të ngjashme, pakëz fare, as një përqind me ato që ka shkruar Roberto Saviano!
Nuk e kam kuptuar se çfarë doje të thoshe me këtë shkrim, cili ishte qëllimi. Tani ka filluar sezoni turistik, shkrimi yt është në gjuhën shqipe. Kam shumë mikesha italiane që jetojnë në Vlorë, të cilat e flasin shqipen më mirë se ti dhe se unë e që po tua jap këtë shkrim ta lexojnë, jam e bindur që do të thonë: ‘Thuaji burrit tënd që të mësojë shqipen se ashtu do ta kuptojë më mirë Shqipërinë dhe ato që shkruan gruaja e tij.’

Ju faleminderit!

Me poshte gjeni shkrimin e plote te Irma Kurtit botuar ne perqasje.com pak dite me pare:

Kur e çova për herë të parë burrin tim italian në Shqipëri, m’u duk sikur përkrah kisha një fëmijë që s’pushonte së bëri pyetje: “Pse ikin dritat?”, “Kur do të vijnë?”, “Pse nuk mund të bëj dush tani? Pse rrjedh pak ujë?” Pyetjet vazhdonin edhe jashtë: “Pse është kaq i rrëmujshëm trafiku?” “Pse autobuzët ecin ngadalë?”, “Si ka mundësi që shoferi ndalon autobuzin dhe njerëzit e presin derisa të mbarojë së ngrëni byrekun? Pse nuk ankohet askush?”.

Këtyre pyetjeve i përgjigjesha hera-herës me një notë të lehtë humori, por shpesh me një mllef e indinjatë që këto dukuri ekzistojnë akoma dhe më presin sa herë që kthehem në atdhe.

Pavarësisht nga këto, Biagio e do Shqipërinë, ndonjëherë më shumë se unë. Ndoshta sepse nuk jeton atje, ndoshta sepse pakënaqësitë e vogla të përditshme nuk i janë grumbulluar në shpirt ashtu si mua, derisa më detyruan të kapërcej kufirin dhe të emigroj.

I pëlqen atmosfera festive nëpër rrugët e kryeqytetit, baret dhe Taiwani i mbushur me njerëz që pinë dhe hanë në çdo orë të ditës, miqtë e vjetër e të rinj që e presin me dashuri dhe i japin të drejtë për çdo gjë që thotë. I pëlqen jashtëzakonisht gatimi, fakti që kamarierët flasin italisht, mungesa në dukje e stresit dhe vrapi kundër kohës që mbizotërojnë këtu në Itali.

Gjatë qëndrimit tonë vitin e kaluar na u desh shpesh të merrnim taksinë në kryeqytet. Një herë, kur e pyeta shoferin se sa kushton për të shkuar në rrugën “Bardhyl” m’u pergjigj: “400 lekë të reja”. Por sapo dëgjoi tim shoq që foli italisht, ndërroi mëndje dhe më tha: më fal, doja të thoja “600 lekë të reja”. Kështu na ndodhi edhe në një hotel në Durrës… çmimi i dhomës papritur u dyfishua sapo mori vesh që burri është italian.

Në ditët në vazhdim, kur i afroheshim shoferit të taksisë, unë i thoja tim shoqi: “Ti mbyll gojën dhe mos fol!”, gjë jo e lehtë për të duke ditur se sa dëshirë ka të bisedojë edhe me njerëz që i njeh pak. “Mos fol” i them edhe kur jemi në autobuz në orët e vona të darkës, sepse kam merak se mos dikush, një i dehur apo i droguar mund të na ndjekë e të na kërcënojë. Apo këto janë frut i imagjinatës sime, sepse jam larg atdheut dhe i kam humbur kontaktet me realitetin? Këto dukuri ndoshta nuk ekzistojnë?

Në një cep të shtëpisë kemi lënë valixhet që duhet të bëjmë gati për udhëtimin e radhës në Shqipëri.

“Po këtë vit”, më pyet im shoq “do të më lejosh që të flas, apo duhet ta mbaj përsëri gojën mbyllur?”.

“Kjo varet” belbëzoj unë, pa e ditur me të vërtetë se nga kush, nga unë apo nga “ata” atje.

Irma Kurti, burrit mos ia mbyll gojën, por mësoji shqipen! Nga Laureta Petoshati. Read More »

Nënstacion i ri elektrik në Orikum

Në kuadër të projektit për ndërtimin e N/stacionit të ri të Orikumit 110/35/20kV, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton se do të vendosë një shtyllë të re në datat 7 – 9 Korrik.

Për rrjedhojë, do të stakohet linja 35kV Uji i Ftohtë–Radhimë, për t’i hapur rrugë ndërhyrjes në rrjet.

Punimet do të zhvillohen gjatë intervalit kohor 04:30 deri në 05:30 të mëngjesit për të evituar sadopak impaktin e mungesës së dritave në zonat si më poshtë:

Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum dhe Shën Thanasi./atsh

Nënstacion i ri elektrik në Orikum Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com