Te fundit nga zona

Rikonstruktohet godina e kopshtit në Orikum,Leli: Kujdesi ndaj të vegjëlve, prioritet

Një vëmendje dhe përkujdes ndaj fëmijëve parashkollorë në Orikum ,godina e rikonstruktuar e kopshtit drejt përfundimit të punimeve.

E ndërtuar rreth viteve 80′, për herë të parë kjo godinë i është nënshtruar rikonstruksioit tota. Paraditen e sotme punimet janë inspektuar nga Kryebashkiaku, Dritan leli,shoqëruar nga këshilltarë bashkiak ,administratorja Selamaj dhe drejtorja e kopshtit.

Një bashkëfinacim i agjencisë Tika dhe Bashkisë Vlorë, kopshti i fëmijëve në Orikum do të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2018 -2019,ndërkohë që aktualisht puna do të vijojë dhe në ambientet e jashtme për të krijuar një mjedis të gjelbëruar dhe argëtues për 106 parashkollorët e qytezës së Orikumit.

Image may contain: 3 people, people standing and shoes

Rikonstruktohet godina e kopshtit në Orikum,Leli: Kujdesi ndaj të vegjëlve, prioritet Read More »

Ja pse sezoni turistik në Orikum e Radhimë janë të dështuar ! Nga Lirim Nezha

SEZON NE DESHTIM

Mos ju sulni tregtareve per cmimet e larta.Duhet te kuptojme qe shteti ka ne dore mekanizmin kryesor te perthithjes se turisteve.Shtei ka ne dore te krijoje nje infrastrukture ndjellese per turistet si dhe te beje lehtesira fiskale per bizneset qe keto pastaj te ndikojne tekn cmimet.
Nese e shihni sot thuajse bosh Orikumin dhe Radhimen,kjo me siguri nuk ndodh prej cmimeve te larta.Ka njemije e nje arsye pse ndodh.

E para dhe me kryesorja eshte varferia qe ka mberthyer per gryke qytetaret shqiptare.Nese shihni qe nje pakice ben pushime luksoze ne bregdetin e jugut dhe paguan pa problem cfaredo cmimi qe ofrohet,ata jane vetem pakice dhe i perkasin kategorise qe nuk kane llogari per parane,thjesht shpenzojne aq sa u duhen per te qene te kenaqur.
Pjesa tjeter,ata qe do te duhej te mbushnin plazhet masive dhe ta benin sezonin te ishte i suksesshem edhe per tregtaret dhe per poseduesit e ambienteve me qera,ata pra,jane ne pamundesi ekonomike per te planifikuar pushime.

E dyta,Orikumi dhe Radhima nuk ofrojne asgje per te terhequr pushuesit ne moshe te re.Madje eshte paradoks qe edhe bareve qe ofrojne muzike u kerkohet qe te shuajne muziken pikerisht atehere kur duhet te filloje,ne mesnate.

E treta,infrastruktura rrugore,mungesat e vazhdueshme te energjise elektrike,aktivitetet e munguar e bejne kete zone nje nga me te braktisurat prej puishuesve.Te vetmit pushues qe sheh ne Orikum jane ca familjare maqedonas dhe ca emigrante qe me shume se sa pushime mbarojne punet e lena ne mes nga vera e shkuar.

Ka edhe shume arsye te tjera pse sezoni turistik mund te quhet i deshtuar,por une rendita disa qe me duken si me kryesoret.

Ja pse sezoni turistik në Orikum e Radhimë janë të dështuar ! Nga Lirim Nezha Read More »

I nderur kryeministër, ja punët që ka bërë Erion Veliaj në bllokun tim ! Nga Agim Xhafka

I nderuar kryeministër,

Duke qenë se në vitin 2019 zhvillohen zgjedhjet lokale për kryetarë bashkish, po ju informoj se ç’punë ka bërë Erion Veliaj për bllokun tim të banesave gjatë mandatit të tij.

-Dy kazanë plehrash që kishim, ata kemi prapë. Nuk u ndërruan dhe nuk iu vu atyre kapak siç na u premtua.

-Plehrat tërhiqeshin paradreke, ashtu vazhdon edhe sot. Ndonjëherë ndodh që rrinë kapicë edhe dy ditë.

-Te oborri mes pallateve kishim tre gropa dhe këto vite ato jo vetëm nuk u mbuluan, por u shtuan. Tani kemi plot pesë gropa. Që kur mbushen me ujë jemi merak mos na mbyten kalamajtë.

-Më parë paguanim 700 lekë në muaj për ashensor dhe pastrim. Tani, që kur Veliaj na vendosi një administrator, paguajmë 1.000 lekë dhe nuk shohim as administrator e as pastruese.

-Para katër vitesh në pallat uji vinte tre herë në ditë dhe paguanim 120 lekë. Tani vjen dy herë dhe paguajmë 680 lekë. Pa folur për tre taksa të shtuara dhe sidomos ajo e arsimit, pra fatura e ujit+taksa na shkon deri 1.500 /muaj.

-Kishim depozita të gjithë mbi tarracë. I kemi prapë,por unë e zëvendësova me një më të madhe se na ndodhi disa herë që turbullohej Bovilla e ncuk ujë në rubineta për disa ditë.

-Te katet e para në vitet e Lali Erit janë hapur disa lokale ditë-nate. Se punojnë ditën e nuk u pushon zhurma deri në mëngjes. Kemi bërë plot ankesa,por pirdh o prift ne prill na ka ardhur përgjigja.

Siç po ta vërtetoj del se kryetari i bashkisë në Tiranë mund të ketë punuar në mbjellje pemësh,në dhënie çelësash njerëzve të shquar, në selfie para e mbrapa,në puthje fëmijësh, ama asnjë çast nuk ka kryer funksionin e tij në shërbim të kryeqytetasve.

Ndaj të propozoj që partia jote ta ketë në konsideratë këtë informacion. Pra gjeni një kandidaturë të mirë që të mos ndjehet mirë me kryetarin vetëm presor Gazi, por edhe ne qytetarët.

Në fakt jam i lumtur që po bëj këtë informacion të zi. Se nuk e votova ketë njeri se qysh larg kuptohet që është manipulator e njeri shterpë në ide e realizim.

Me shpresë se mund të korrigjohet një gabim që na hëngri katër vjet.

Agim Xhafka, rruga ‘Sami Frashëri’, Tiranë.

I nderur kryeministër, ja punët që ka bërë Erion Veliaj në bllokun tim ! Nga Agim Xhafka Read More »

Tragjasjotit i merr flakë tubi i bomblës së gazit ! Zjarrfikësi nga tragjasi bën aktin heroik!

Ne banesen e qytetarit Abaz Xhuveli me origjine nga fshati Tragjas, ne daten 28 Korrik 2018 rreth ores 10:00 ne shtepine e tij ne qytetin e Vlores ka marre flake tubi i bombles se gazit i cili ka rrezikuar se tepermi jeten e familjareve dhe banoreve te atij pallati.

Menjehere pas njoftimit sherbimi zjarrefikes ka reaguar me shpejtesi duke shkuar ne kohe rekord ne shtepine e rrezikuar dhe ka bere te mundur fikjen e zjarrit duke parandaluar ne kete menyre nje shperthim te mundshem te bombles se gazit.

Punonjesi i sherbimit zjarrfikes te qytetit te Vlores Alket Hasko Bitri, edhe ky me origjine nga fshati Tragjasi,  ka reaguar me shpejtesi ne kohe rekord duke rrezikuar edhe jeten e tij dhe ka bere te mundur fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situates. 

Ja si shprehet sekretari i Shoqates Tragjasi, Zoti Maksim Ramohitoj per kete ngjarje:

Akti heroik i forcave zjarrfikese te VLORES te dt 28 koorrik shpeton jeten e banoreve te pallatit.. . Né banesen e qytetarit Abaz xhuvelaj ne ora 10tè te dt 28 korrik merr flake tubi i bombles se gazit dhe rrezikonte te shperthente bombola e gazit e per rrjedhoje rrjedhoje rrezikohej jo vetem jeta e kesaj familjeje por edhe jeta e banoreve te te gjithe familjeve te tjera te kesaj hyrjeje ne rast shperthimi te kesaj bombele gazi.ISHIN FORCAT ZJARRFIKESE SHPEJTESIA GADISHMERIA E PROFESINALIZMI I TYRE QE EVITUAN NJE TRAGJEDI.ISHTE PUNONJESI ZJARRFIKES E PROFESINIST ALKET HASKO BITIRI QE RREZIKOI JETEN E VET DHE BERI EVITIMIN NE KOHE REKORD TE BOMBELES SE GAZIT .I FALENDEROJ PER KETE AKT HEROIK TE TYRE EDHE NE EMER TE FAMILIES SE ABAZIT DHE BANOREVE TE PALLATIT. PERSHENDETJE FORCAVE ZJARRFIKESE TE VLORES…

Tragjasjotit i merr flakë tubi i bomblës së gazit ! Zjarrfikësi nga tragjasi bën aktin heroik! Read More »

Juve Dukatas nuk jeni ! Nga Servet Xhelili

Nga Servet Xhelili:

JUVE DUKATAS NUK JENI

Degjova para ca ditesh,
Per vjedhje ne fshatin tim,
Nje band e piste banditesh,
Emrin e djepit po nxijne.

Me dhembi dhe u trishtova,
Per vjedhjet neper shtepira,
Ndaj mora penen e shkrova,
Se kjo me duk me e mira.

Dua qe tu them dy fjale,
Molarve te fshatit tene,
Harramsesve te shpelare,
Qe s’po lene gje pa bre.

Ju te paskrupull,te piste,
Nuk mendoni,se ç’po beni,
S’keni turp o te pa cipe,
Si ju mban dheu dhe vendi.

Ju qe s’e kurseni balten,
Ju qe fshatin po perdhosni,
Ju qe mezi prisni naten,
Te vidhni dhe te shfarosni.

Turp per ju o faqe zinj,
Turp,dhe turpi u mbulofte,
Paski qen kaq te keqinj,
Ndaj fara juaj u shofte.

Pjelle e keqe dhe e piste,
Si qente neper qymece,
E dhente zoti nje dite,
Nje ndeshkim o far e keqe.

Ju vetem dukatas nuk jini,
Ju nuk kini nder dhe gjak,
Ju jeni turpi dhe krimi.
Llum i pist ne ate fshat.

Si ju bejne e kemb e duar,
Kur vidhni shtepit e fshatit,
Si sju vjen turp o te shuar,
Si nuk ju skuqet surrati.

ç’brez e ç’fare e piste jeni,
Ne Dukat,s’ka pas me pare,
Te till llum e sua qeni,
Djem palaçor dhe molare.

Fshatin tene me ate emer,
E kane patur zili,
E kane patur per zemer,
Dhe Qesari me ushtri.

Kur zbarkoi ne Palase,
U ngjit per ne Llogora,
E dinte qe ne Dukat,
Kishte trima per hata.

Ndaj erdhi edhe i thirri,
Foli me ta dhe si bleu,
U foli me gjuhe trimi,
Se ishin trimat e dhut.

Me dukataste ja doli,
Qe ta thyente pompeun,
Historin me ta e shkroi,
Pompeun me ta e theu.

Pra shikoni kush ka qene,
Dukati ne histori,
Me nje varg burrash te rende,
Qe ben luft me tirani.

I tille mbeti ne shekuj,
Dukat,siç dhe emrin pati,
Fshati me trima te hekurt,
Nder e nam te larte mbajti.

Po sot ç’far po ndodh keshtu,
Kush po na vret historine,
Kush emrin e keq ja vu,
Kush po ja perdhos lavdine.

Ju or ju,te mallekuar,
Ju s’po ja kurseni balten,
Ju njerzit keni tmerruar,
I bet te shperngulen naten.

Ju e keni hak dajakun,
Nje dajak vençe e fshaçe,
Far e keqe halabaku,
Molar te felliqur nate.

Mblidhni mend e hiqni dore,
Boll ne qaf fshatit i rate,
Se do ket nje dit dhe ore,
Per te ziun tuaj fat.

Ju nuk jeni sua trimash,
Ndaj mos mbahi me te rende,
Jeni minj te piste vrimash,
Te pa bes e te pa mend.

Ju s’jeni as soj hajduti,
Se hajduti kapton male,
Jeni vetem sua muti,
Molare te liq mehalle.

Servet Xhelili

Juve Dukatas nuk jeni ! Nga Servet Xhelili Read More »

Orikumi – Apolonia, luhet miqesorja e luksit ! Nga Olsen Llambro.

Nga Olsen Llambro:

Ekipi i Orikumit ka arritur marreveshjen me ekipin e Apolonise dhe sot ne oren 18:00 ne qytetin e Fierit do te zhvilloje nje ndeshje miqesore ndermjet dy skuadrave. Per skuadren e Orikumit kjo eshte miqesorja e peste ne kete faze pergatitore nderkohe qe dy skuadrat numerojne gjashte perballje me njera tjetren, ku fieraktet kane marre kater fitore, ndersa Orikumi ka arritur te triumfoje vetem dy here. 

Nuk ka asnje barazim dhe golavarazhi eshte 21-6 ne favor te Apolonise. Kujtojme qe Orikumi ka marre nje fitore te thelle ne vitin 2017 ku shkaterroi fieraket me rezultatin 0-5 dhe duket se ai rezultat i djeg ende sukadres se Apolonise. Trajneri Sakaj do te kete ne dispozicion per ndeshjen e sotme te gjithe grupin e lojtareve dhe pas kesaj sfide skuadra do te udhetoje drejt Pogradecit per te vijuar fazen pergatitore.

Olsen Llambro/ Panorama

Orikumi – Apolonia, luhet miqesorja e luksit ! Nga Olsen Llambro. Read More »

Hapet gara për koncensionin e rrugës Porti i Jahteve – Orikum-Dukat ! Ja detajet e rrugës që do ndërtohet brenda tre viteve !

Ministria e Infrastruktures dhe Enegjise ka hapur diten e Marte garen per koncesionin ne formen e partneritetit publik privat, pjese e projektit 1 miliarde per segmentin rrugore Porti i Jahteve – Orikum – Llogora.

Rreth 50.5 milione euro eshte fondi i vendosur ne dispozicion nga qeveria shqiptare per realizimin e ketij projekti. Ashtu si per rruget e tjera qe do jepen ne kete menyre, kontrata e ka nje afat 13 vjecar, tre vjete per ndertimin dhe 10 vjet per mirembajtjen.

Pagesa e qeverise do behet me keste deri ne eprfundim te kontrates.

Kjo rruge ka nje gjatesi prej 14.7 kilometra dhe nis nga Porti i Jahteve, kalon bypas Orikumin dhe perfundon ne Dukat ne Uren e Shen Elizes. Shpejtesia e rruges do rritet nga 40 km/ore qe eshte aktualisht deri ne 60-100 km/ore. Rruga do jete me dy korsi.

Kjo rruge pritet te lehtesoje shume trafikun ne zonen bregdetare e cila eshte problem sidomos ne sezonin turistik.

Ne te ardhmnen kjo rruge do beje dhe lidhjen me Himaren nepermjet nje tuneli qe do ndertohet.

Hapet gara për koncensionin e rrugës Porti i Jahteve – Orikum-Dukat ! Ja detajet e rrugës që do ndërtohet brenda tre viteve ! Read More »

Sot u ktheva nga Ohri drejt Orikumit -Tregim nga Agim Xhafka.

KATËR ERIONË DHE NJË VELIAJ.

Sot u ktheva nga Ohri drejt Orikumit. Në mëngjes sapo i thashë mirëutakofshim recepsionistit të hotelit më ze rrugën një makinë e Shqipërisë. Bëhu pak më anash,i thashë ,sa të kaloj. Më pa sikur isha vrasësi i babait të tij.
-Mos bëj fjalë,të lutem,-më tha gruaja. Po zjeja,por heshta. Prita e pas plot 6 minutash erdhi zonja e tij,vendosi valixhen prapa,mbylli bagazhin e ata u nisën. Ne pas tyre.
Në Qafë Thanë radhë e madhe makinash. U futëm dhe ne në atë varg. Kur anash si predhë kalon një benz i madh e na del i pari. Nuk durova,hapa derën e i bërtita policit. Por ai as më ktheu kokën. Një burrë ngjitur me makinën time më këshilloi:

-Mos u merr me mafiozët!
Hyra në makinë.Poshtë kufirit,ka plot lavazhe. Një çun i ri mbante një zorrë uji në dorë e lagte gjithë makinat që kalonin. E kishte si ftesë për t’u larë. I rashë borijes,i bërtita ta largonte ujin,por tamam në fund të fjalisë ma hodhi m’u para xhamit të parë. Ndalova e desha të zbrisja,kur m’ua frua një çun,shoku i vet e më tha:
-Lere se ka pirë ca dopjo raki. Heshta,ika përpara. Në rrugën e metalurgjikut në Elbasan më parakalon një fuoristradë tamam atje ku tabela e ndalon,por për fat të keq atij para i del një maune e s’kish ku të shkonte,ngjitet me mua. U shmanga,gati dola nga rruga. U nxeha,por nuk i fola se iku si predhë e më la glasën.
Ndëkohë në radio dëgjoj se do rritet çmimi i ujit në Tiranë.

  • Çfarë populli jemi kështu? Ujë s’kemi e çmimin e rritin. Veliaj as që merr mundimin të bëjë transparencë të problemit.Jemi pasivë sa më s’ka ,- foli gruaja.
    Aty nuk durova më,fola,por i nxehur.

-Pasivin gjithkush ta kërkojë te vetja,- ia nisa.- Katër Erionë na e nxinë jetën sot. Sa u nisëm një Erion na zuri rrugën. Hesht,më the. Në kufi hyri një Erion pa radhë. Lere se është i mafies,më tha dikush. Një Erion na lagu me zorë. Heshtëm se ishte i dehur. Tani Erioni i fuoristradës për pak na çoi në Sharrë e nuk ndaloi as të na shihte se mos kishim nevojë për mjek. Kështu jemi si popull.

I vemë drynin gojës e Erionët bëhen bashkë,prodhojnë monstrën Veliaj që rriti taksat,shtrenjtoi biletën e urbanit ,shtoi për pensionistët një pagesë që e quan shkollore,po rrjep troje e po jep koncesione. Quan qenër të gjithë ata që duan informacion për aferat e tij.Askush nuk u ngrit,askush nuk foli se sharra nuk na ka mberritur ende në kockë. Por po e hëngrëm këtë herë atëhere bast që ai do na shesë dhe ajrin që thithim. E do na e quajë oksigjen pylli,jo helm Tirane.
Doja të vazhdoja,por e pashë që po grija kot. Ajo kishte vënë kufjet e dëgjonte Rita Orën. Bjeri legenit byrazer,i dhashë zemër vetes. Ndaj i rashë borijes kot..

Sot u ktheva nga Ohri drejt Orikumit -Tregim nga Agim Xhafka. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com