Te fundit nga zona

Tregimi në orikuminews: Si u prangos djali nga Dukati për 30 litra raki dhe 5 steka !

Komente te shumta kane vershuar ne faqen zyrtare te facebookut orikuminews nga ndjekesit e rregullt te ketij portali. Midis te tjerash shkak eshte bere edhe nje artikull i publikuar me teme “Emigrantet na iken, por cfare moren me vete”.

Mendime dhe opinione te ndryshme jane dhene nga ndjekesit te cilet si gjithmone jane te ndare ne mendimet e tyre. Vemendjen e terheq nje histori e treguar nga njeri prej tyre, histori e ndodhur sipas tij ne vitin 2005.

Tregimi i plote:

Nga Xhafer Brati :

Njeher ishte viti 2005 Dhjetor, dite e ftohet, do vija ne vlore me nje mikun tim italian do qendronim tre dite si gjithmone po prisnim te imbarkoheshim ne kete kohe qe prisnim sa te shkarkohej trageti del nje djale nga Dukati me makine, e kontrollon finanza miku kishte nje bidon 30 litra raki dhe 5 steka me cingar. Finanzieri i tha malli sekuestrohet dhe do gjobitesh per mall kondraband zoteria jo te kerkonte falje dhe te sillej si nje qytetar me kultur filloji qe tu bertiste agjentve te finanze ata nuk nguruan dhe me njehere e prangosen dhe e futen ne makinen ku ishte qeni atidroges dhe e cuan ne kazerm e kam llafine qe ne shqiptaret jemi fudull dhe rraqenxhi djathi dhe rakie e ullinjt mos te theme qe nje here tjeter njeri kishte ngarkuar nje divane mbi makine dhe e binte ne itali po humbi italia per keto gjera dhe 100 here te kontrolluara jemi popull dru me pre.

Tregimi në orikuminews: Si u prangos djali nga Dukati për 30 litra raki dhe 5 steka ! Read More »

Maya-Ti je rrënjë e gjakut LAB, ti je drita që bën FAP !

Nga Arshi Ramosaco

Për MAJËN

Ti je rrënjë e gjakut- LAB
Ti je drita që bën –FAP–

Bijë e mbesë në Dukat
Dhe në punë e në xhevap

Dhe në këngë dhe në ART
E shkel syrin që BËN-SHKRAP

Në yryc e kur merr vrap
Në qytet edhe në fshat

Flasin zërat për inat
Maj e malit të mban lart

Ti je lis e ti je rrap
Po do ngec është në një LAK

një levent një djal I gjatë
Një sorkadh mustaqe CJAP

Do të shtrijë në krevat
Mes e duar do ti kap
Lum ai që të ka fat
UNË i SHKRETI jam shum plak

FALEMINDERIT PËR KËNGËT E TUA

Maya-Ti je rrënjë e gjakut LAB, ti je drita që bën FAP ! Read More »

U zhvillua “Takim brezash” në Tragjas – Sukses apo dështim !

Ne daten 12 Gusht 2018 ne qendren e fshatit Tragjas u zhvillua aktiviteti kulturor “Takim Brezash”. Ky aktivitet i pervitshem ishte lene ne harrese prej disa kohesh por kete vit me angazhimin e kryesise se Shoqates Tragjasi me qender Vlore ne bashkepunim me Kryesine e Pleqesise se fshatit Tragjas u be i mundur realizimi i tij.

Ajo qe binte ne sy ne kete aktivitet ishte pjesemarrja shume e ulet e banoreve te ketij fshati. Nuk dihet nese arsyet e pjesemarrjes shume te ulet ne kete aktivitet jane mungesa e organizimit prej organizatoreve apo humbja e interesit nga banoret e ketij fshati per kete aktivitet.

Deklarata e Sekretarit te Shoqates Tragjasi ne perfundim te ketij aktiviteti ishte kjo : “Sot me 12 Gusht 2018 ne Izvuar Tragjas nga kryesia e shoqates me qender Vlore dhe kryesia e pleqesise Tragjas u zhvillua aktiviteti:Takim Brezash. Nje takim i lene ne harrese per disa kohe. Takimi kaloi kendeshem dhe me shume mbresa”.

Shume banore te fshatit kane reaguar me komentet e tyre per pjesemarrjen shume te ulet ne kete takim  nderkohe qe sekretari i shoqates shprehet i kenaqur per rikthimin e ketij aktivitetit te lene ne harrese prej shume kohesh . 

Banoret ngelen te ndare ne mendime per sa i perket faktit nese eshte  nje deshtim apo sukses aktiviteti “takim brezash” i zhvilluar ne 12 Gusht 2018  ne Tragjas.

 

 

Ky ishte lajmerimi i bere ne rrjetin social facebook nga Sekretari i Shoqates Tragjasi Zoti Maksim Ramohitoj pak dite para zhvillimit te tij:

LAJMERIM.!KRYESIA E SHOQATES”TRAGJASI/”VLORE DHE KYESIA E PLEQESISE NE TRAGJAS,NJOFTOJNE SE : ME 12TÈ GUSHT DITEN E DIEL ORA 10.TE.NE TRAGJAS,NE IZVUAR ZHVILLOJME VEPRIMTARINE KULTURORE:”TAKIM BREZASH.” NJOFTOHEN GJITHE FAMILJET E TRAGJASIT NE TRAGJAS ,VLORE ,FIER,DURRES,TIRANE E KUDO DHE GJITHE TRAGJASASIT KUDO KU BANOJNE E NDODHEN QE TE NJOFOJNE NJERI TJETERIN DHE SIPAS MUNDESIVE E KUSHTEVE TE MARRIM PJESE NE KETE DITE FESTE TRADICIONALE TE PERVITSHEME NE TRAGJAS..JU LUTEMI CDO TRAGJASASI KUDO QE NDODHET BRENDA APO JASHTE VENDIT QE E MERR KETE NJOFTIM TE NJOFTOJE CDO TRAGJASAS QE KA LIDHJE APO KOMUNIKIM MEDIATIK PER KETE DATE “TAKIM BREZASH” . KETE DATE SA TE MUNDIM TA MARRIN NJOFTIM GJITHE KOMUNITETI TRAGJASAS KUDO KU BANON.JU FTOJME TE MERRNI PJESE SA ME SHUME NE KETE DITE TE MADHE TE BASHKIMIT NE TRAGJASIN TONE TE DASHUR.PERSHENDETJE TE GJITHEVE.JU FALEMINDERIT…KRYESIA E SHOQATES”TRAGJASI”VLORE.,KRYESIA E PLEQESISE TRAGJAS…

U zhvillua “Takim brezash” në Tragjas – Sukses apo dështim ! Read More »

Orikum/Për të 6-tin edicion rradhazi, panairi i “Turizmi Familjar, agroturizmi dhe etnoturizmi”

Për të 6-tin edicion rradhazi, panairi i “Turizmi Familjar, agroturizmi dhe etnoturizmi”. Paketë punësimi dhe zhvillimi për gratë e zonës së Orikumit. Ky edicion u zhvilluan nën kujdesin e veçantë të bashkisë së Vlorës.

Gatimet tradicionale, punimet e dorës dhe prodhimet e fushës ishin e veçanta e tij. Nje aktivitet ndryshe, edhe për promovimin e vlerave të zonës se Orikumit, traditat dhe vlerat e treves se Orikumit, një nga zonat me shumë te preferuara për turistet vendas dhe te huaj.

Të gatuara me dashuri dhe trashëguar me fanatizëm, recetat tradicionale u shijuan nga pjesëmarrësit.

Gratë thonë se i gatuajnë edhe për turistet. Pasi shpesh ata adhurojnë shijen e veçantë e bio.

Orikumi është qyteza e vogël bregdetare në jug të vendit, shumë prane qytetit të Vlorës dhe në vitet e fundit numri i turisteve që zgjedhin ketë zonë ka ardhur drejt rritjes. Një tjeter aktivitet promovues për zhvillimin e turizmit në ketë zonë.

Orikum/Për të 6-tin edicion rradhazi, panairi i “Turizmi Familjar, agroturizmi dhe etnoturizmi” Read More »

Arrestohet A.V banues ne fshatin Dukat, Vlore. Ja arsyeja !

Nje aksident ka ndodhur ne aksin rrugor Qeparo – Fushe ne daten 30 Gusht 2018. A.V. ka qene duke udhetuar ne kete aks kur papritur ka dale nga rruga duke demtuar sinjalistiken rrugore.

Njoftim i Policis:

A. Vangjeli , 39 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 30.08.2018, në aksin rrugor pranë Qeparo-Fushë, duke drejtuar automjetin tip “Opel” me targa AA 953 JE, nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi përkatës, ka dalë nga rruga duke dëmtuar kështu sinjalistikën rrugore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Arrestohet A.V banues ne fshatin Dukat, Vlore. Ja arsyeja ! Read More »

Bie tërmet në Vlorë por çfarë ndodh me “Shkollën e kuqe” në Dukat !

Nga Lirim Nezha :

SHKOLLA E KUQE
Ne kete prag fillimi te vitit te ri shkollor me vjen e natyrshme qe te postoj kete foto te trishte te nderteses ne rrenim te Shkolles se Kuqe ne Dukat Fshat,shkolles qe na priti ne hapat e pare te dijes jo vetem mua por breza te tere djemsh dhe vajzash qe sot jane prinder,gjysher e gjyshe e madje shume prej tyre nuk jetojne me.

E si per t’i bere karshilek indiferences,kjo ndertese ruan edhe pas me shume se nje shekull ngjyren e kuqe qe i dha emrin…

Ajo,edhe pse e lene jashte vemendjes se shtetit dhe te organizmave qe kane pergjegjesine per ta mbrojtur si vlere muzeale,vazhdon te qendroje dhe t’i rezistoje rrenimit qe do te vije nje dite,gjithsesi,nese nuk do te gjendet dikur diku nje zyrtar i pergjegjshem qe te adresoje per te pak fonde,fare pak sa per t’i vene mbi krye nje cati qe te mos e lere te shembet.

Prej me shume se 100 vjetesh kjo shkolle ka nxjerre mijera nxenes te suksesshem shume prej te cileve kane patur dhe kane detyra te rendesishme dhe peshe ekzekutive qe mund ta kishin bere te mundur,por qe edhe mund ta bejne,resataurimin e saj dhe kthimin ne nje muze te vlefshem si nje atraksion turistik dhe jo vetem.

Para pak minutash u ndie nje termet,nderkohe qe isha duke kerkuar keto foto dhe befas pata frike se nje i tille do ta shembe.E ne mos nje termet,do ta shembe me siguri braktisja dhe koha.

Bie tërmet në Vlorë por çfarë ndodh me “Shkollën e kuqe” në Dukat ! Read More »

Rinisën gërmimet arkeologjike në P.A. Orik.

Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, Nr. 71, datë 20.03.2018, të “Projektit kërkimor shkencor në vazhdim, “Orikos” 2018, nga Instituti i Arkeologjisë së Tiranës dhe Universiteti i Gjenevës (Zvicër), me drejtues Prof. As. Dr. Saimir Shpuza dhe Prof. Jean Terrier, kanë nisur kërkimet dhe gërmime arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Orikut, të cilat do të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator.

Gërmimet janë përqendruar në sektorin e Fontanës Monumentale, në sektorin e Fortifikimit dhe në Akropol. Nga gërmimet në të tre sektorët pritet të dalin element të rinj arkitektonik dhe gjetje të rëndësishme arkeologjike, që do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë organizimin urbanistik dhe arkitekturën e monumenteve të periudhave të ndryshme në qytetin antik të Orikut.

Në këtë projekt janë pjesmarrës dhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit të gërmimeve arkeologjike edhe specialistë e punonjës të D.R.T.K-Vlorë. Ne ju ftojmë të vizitoni parkun arkeologjik të Orikut dhe të njiheni nga afër me të rejat e fundit nga gërmimet arkeologjike. #DRTKVlore #VizitoniParkunArkeologjikteOrikut

Rinisën gërmimet arkeologjike në P.A. Orik. Read More »

Orikum/ Plas humori në facebook. Ironizon banori “Ngaqë nuk para ka drita natën i lemë ndezur ditën…!

Nderprerja e energjise elektrike ne Njesine Administrative Orikum gjate diteve te fundit ka qene nje nga shqetesimet kryesore te banoreve te kesaj krahine.

Energjia eshte nderprere dhe rikthyer me periudha te shkurtra kohore duke u bere jo vetem shqetesim per banoret dhe turistet qe kane zgjedhur te pushojne ne Orikum e Radhime por duke u kthyer edhe ne humor ne rrjetet sociale.

E tille eshte dhe nje foto e publikuar ne facebook nga nje banor i zones me statusin ” Kot ankohemi,ja si llamburit Orikumi nga dritat. Ngaqë nuk para ka natën i lemë ndezur ditën…!

Orikum/ Plas humori në facebook. Ironizon banori “Ngaqë nuk para ka drita natën i lemë ndezur ditën…! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com