Sport

Taulant Xhaka: Mbetem kuqezi! S’iki nga Kombëtarja!

[sgmb id=”1″]

Taulant Xhaka e ka pranuar gabimin e tij dhe pas diskutimit me trajnerin e ri Kristian Panuçi, ai do të rikthehet të jetë pjesë e skuadrës përfaqësuese. Mesfushori i Bazelit ka thyer heshtjen pas shumë kohësh qetësie duke treguar ekskluzivisht për Top Channel një mesazh sqarues, transmeton Top Channel.

“Kohët e fundit janë shkruar shumë gjëra të pavërteta dhe të fryra në media. Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem nga Kombëtarja. Kam qenë dhe do të jem përgjithmonë një Kuqezi me zemër”, thotë Xhaka.

Sa i përket ngjarjes së fundit, futbollisti i përfaqësueses shqiptare e konsideron një keqkuptim që tashmë ka kaluar.

“Dua t’i uroj trajnerit të ri Kristian Panuçi suksese në këto dy ndeshje të radhës. Do ta ndjek si gjithmonë që nga sekonda e parë ndeshjen e përfaqësueses sonë. Vërtetë nuk do të mundem të jem në këto dy ndeshje, por me shpirt dhe me zemër mbetem gjithmonë brenda kësaj kombëtareje. Pres me padurim që t’i rikthehem skuadrës”, vijon ai.

Rikthimin e paqes mes Xhakës dhe Panuçit e ka bërë të ditur vetë trajneri në konferencën për shtyp në fillim të këtij grumbullimi, i cili publikisht ka deklaruar se kjo është një çështje e kaluar dhe se Taulant Xhaka është një lojtar i planeve të tij për ndeshjet e ardhshme.

Taulant Xhaka: Mbetem kuqezi! S’iki nga Kombëtarja! Read More »

Prurjet kuqezi, Ahmedi-Memolla: Një ëndërr, do japim maksimumin.

[sgmb id=”1″]

Tranjeri Panucci e theksoi se disiplina është rregulli “A” në punën e tij dhe mbi këtë ai nuk toleron. Këtë e tregoi me lënien jashtë të Sokol Cikalleshi, pasi ky i fundit nuk respektoi orarin për të qenë pjesë e grumbullimit. Duket se këtë veçori tranjeri e ka parë tek dy risitë e listës kuqezi. Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi janë dy prej risive të listës së parë të trajnerit Christian Panucci në grumbullimin e Shqipërisë. Në një konferencë për shtyp, dy debutuesit rrëfyen përshtypjet e tyre në ditët e para të stërvitjeve.

Futbollisti i lindur në Ohër, Valon Ahmedi, zbuloi gjithashtu se është kërcënuar nga kombëtarja maqedonase por ai nuk mund ti thoshte jo një propozimi pasi, siç edhe u shpreh se ai është kuqezi dhe finalizoi një ëndërr.

“Kombëtarja është një ëndërr për mua, pasi jam dhe shqiptari i vetëm nga Maqedonia. Një ëndërr e bërë realitet dhe një nder për mua. Kam luajtur me Latifin dhe Grezdën. Është një lojtar i mirë dhe ndihem mirë që do të luaj me të te kombëtarja e madhe. Kam patur  miq edhe shokë që më thoshin shko te Maqedonia. Kam bërë zgjedhje me zemër. Sikur edhe një ndeshje te Shqipëria të luaj do isha me i kënaqur sesa dy te Maqedonia. Panucci në telefonatën e parë më përgëzoi për lojën që bëj. Shpresoj që me kualitet që kam ta ndihmoj kombëtaren. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës time, pas kualifikimit në Champions, tashme edhe ftesa ne kombëtare”, u shpreh Valon Ahmedi.

Ai tregon edhe se fesa i erdhi në momentin më të mirë të karrierës, pas kualifikimit në Champions. “Mendoj se trajneri është një njeri që kërkon shumë disiplinë, kjo i bën mirë grupit. Disipilina është e domosdoshme. Për mua është krenari të jem këtu pavarësisht minutazhit që do të më jepet. Çdo ndeshje duhet të merret seriozisht. Luajmë në shtëpi para tifozerisë tonë, do të japim maksimumin. Jam shqiptarë ndihem shqiptarë, përballë Maqedonisë do të jetë një takim si gjithë të tjerat”,-shtoi më tej Ahmedi.

Ndërkohë, nga ana tjetër mbrojtësi 25-vjeçar Hysen Memolla rrëfeu se nuk e priste të grumbullohej, pavarësisht lojës së mirë me Hajdukun e Splitit.  “Nuk e prisja këtë ftesë, por jam shumë i lumtur që bëj pjesë në Kombëtare dhe shpresoj të jap 100 % me skuadrën”, tha Hysen Memolla. Në vijim, mbrojtësi i lindur në Kavajë e pranon se Gianni De Biassi nuk e ka kontaktuar asnjëherë dhe thirrja e Panuccit është si një rrufe në qiell të hapur për të.

Ai nuk kursen gjithashtu një koment edhe për çështjen “Cikalleshi”. “Nuk kisha raport me De Biasin por jam shume i lumtur edhe pse nuk e di se çfarë ka ndryshuar me Panuccin. Trajneri kërkon shumë disiplinë dhe ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar”. Në këndvështrimin e mbrojtësit 25-vjeçar, asnjë kundërshtar nuk duhet të nënvlerësohet, madje as Lihtenshtejni.

Shqipëria do të luajë në 2 shtator me Lihtenshtejnin në “Elbasan Arena” dhe 3 ditë më vonë në një tjetër eliminatore botërori, do të impenjohet në Strumicë ndaj Maqedonisë.

Prurjet kuqezi, Ahmedi-Memolla: Një ëndërr, do japim maksimumin. Read More »

“Alo, Mister, do vonohem pak”, publikohet telefonata që përjashtoi Cikalleshin. Ja biseda…

[sgmb id=”1″]

Mësohet se pak orë para se trajneri i ri i Kombëtares, Kristian Panuçi, të dilte në konferencë shtypi për të komentuar listën e lojtarëve të grumbulluar në prag të ndeshjes me Lihtenshtjenin, ka marrë një telefonatë nga sulmuesi Sokol Cikalleshi.

JA BISEDA

“Mister, kam ndryshuar planin. Të lutem, do të vonohem pak, sepse
jam në bisedime me një klub këtu në Turqi dhe më duhet të firmos
patjetër sot (dje). Më mirëkupto, thjesht do të vij pak më vonë se
orari i caktuar në grumbullim”, mësohet se i ka thënë Cikalleshi
trajnerit kuqezi.

Ky i fundit menjëherë e ka refuzuar këtë kërkesë të sulmuesit,
i cili firmosi dje me klubin e Superligës turke, Osmanlispor.

“Jo, ti nuk mund të vonohesh. Kemi lënë një orar për grumbullimin dhe të gjithë
duhet të jenë në hotel. Nuk bëj përjashtim për asnjë lojtar. Nëse e shkel unë i pari këtë rregull që kam vendosur, atëherë do të ketë raste, që ashtu si ju, do të
veprojnë edhe lojtarë të tjerë. Nuk mund të vonohesh në grumbullim,
besoj më kuptove qartë”, i ka bërë të ditur Panuçi lojtarit 27-vjeçar, raporton

“Alo, Mister, do vonohem pak”, publikohet telefonata që përjashtoi Cikalleshin. Ja biseda… Read More »

Nuk keni për ta besuar! Ja sa është koefiçenti i fitores së Shqipërisë përballë Lihtenshejnit.

[sgmb id=”1″]

Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e shtunë përballë Lihtenshejnit në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusi 2018’.

Jemi mësuar shpesh që fitoren e Shqipërisë ta shohim të kuotuar shumë lart, por për herë të parë në histori kompanitë e basteve e kanë vendosur Shqipërisë si favoriten absolute për të fituar këtë sfidë, duke i vendosur dhe një koeficient i cili do ju duket i pabesueshëm.

Për herë të parë në histori fitorja e kombëtares shqiptare kuotohet 1.1, një nga koefiçentët më të ulët që përdoret në bastet sportive. Ajo që do ju habisë më tepër janë kuotat për barazimin apo fitoren e skuadrës kundërshtare.

Nuk keni për ta besuar! Ja sa është koefiçenti i fitores së Shqipërisë përballë Lihtenshejnit. Read More »

Panucci e merr vendimin përfundimtar për Xhakën.

[sgmb id=”1″]

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci zyrtarisht ka filluar grumbullimin e lojtarëve për dy ndeshjet e Kombëtares në eliminatoret e Botërorit kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Në lidhje me rastin e Taulant Xhakës, Panucci theksoi se ka biseduar me lojtarin dhe pranon faljen e tij.

“E dini që Xhaka gaboi, por më telefonoi avokati i tij dhe ai. Këtë çështje e konsideroj të mbyllur dhe i pranoj faljet prej tij. Unë e vlerësova ndjesën që kërkoi për rastin konkret. Për momentin kjo është zgjedhje teknike. Gjithçka që bëj është në interes të kombëtares dhe jo në interesin personal. Jam i lumtur nëse fiton Shqipëria”, u shpreh Panucci.

Panucci e merr vendimin përfundimtar për Xhakën. Read More »

Fjalët e Majlinda Kelmendi pas shpalljes “Xhudistja më e mirë e sotme”

[sgmb id=”1″]

Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, shkruan indeksonline.

Ajo ka falënderuar Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka thënë “e arta” e Kosovës.

Gjithashtu Majlinda nuk ka harruar pa falënderuar trajnerin e saj Driton Kuka dhe dy vëllezërit për mbështetjen.

“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka shtuar ajo.

Fjalët e Majlinda Kelmendi pas shpalljes “Xhudistja më e mirë e sotme” Read More »

Futbollisti shqiptar e bën shqiponjën në “San Siro” .

[sgmb id=”1″]

Futbollisti shqiptar i Milanit, Ismet Sinani ka qenë në San Siro për ta ndjekur nga afër ndeshjen që Milani mposhti Cagliarin.

Talenti 18 vjeçar ka postuar një fotografi në stadiumin legjendar duke bërë shqiponjën me duar.

Kujtojmë se Sinani luan për të rinjtë e Milanit dhe ka zgjedhur të përfaqësoj Shqipërinë.

Futbollisti shqiptar e bën shqiponjën në “San Siro” . Read More »

Skënderbeu rrezikon gjobë nga UEFA, prej spikerit të stadiumit.

[sgmb id=”1″]

Mbrëmja e madhe në “Elbasan Arena” kur Skënderbeu arriti atë kualifikim historik në fazën e grupeve, duke kaluar katër ture, si askush ekip tjetër më parë në historinë e futbollit Shqiptar, nuk kaloi aq e qetë për korçarët. Për të “prishur” sadopak festën e Skënderbeut, mendoi UEFA nëpërmjet delegatit të takimit.

Nga fonia e stadiumit është bërë disa herë thirrje, në kundërshtim me rregulloren e UEFA-s. Sipas delegatit, brohoritjet dhe nxitja e mbështetjes së tifozëve, nuk duhej të bëhej. Disa herë ka pasur këshilla gjatë ndeshjes, në mënyrë që nga fonia të njoftohej vetëm për zëvendësimet, por gjithsesi spikerin e kanë kapur emocionet.

Gazeta mëson se në klub pritet të vijë një gjobë nga UEFA, që për të tilla raste nuk fal, duke ndëshkuar rregullisht skuadrat organizatore të takimeve. Gjithsesi, mësohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë shumë të madhe në dëm të klubit, që pas suksesit këtë edicion do të arkë- tojë miliona euro nga UEFA.

Skënderbeu rrezikon gjobë nga UEFA, prej spikerit të stadiumit. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com