Sport

Shqipëria mposht Lihtenshtejnin, ‘kërcënon’ Italinë dhe Spanjën .

[sgmb id=”1″]

Shqipëria ka shënuar fitore të pastër prej 2:0 ndaj Lihtenshtejnit në Elbasan

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kupën e Botës, duke mposhtur Lihtenstejnin me rezultat 2:0.

Të dy golat për Shqipërinë në këtë takim i shënuan në pjesën e dytë, me anë të Odise Roshit në minutën e 54’ dhe Ansi Agollit në minutën e 78’.

Shqipëria kështu shënoi fitore në ndeshjen e parë me trajnerin e ri Christain Panucci.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria forcon pozitën e tretë më 12 pikë, katër më pak se sa Spanja deh Italia që takohen më vonë në Santiago Bernabeu.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta zhvillojë më 5 shtator ndaj Maqedonisë në udhëtim. 

Shqipëria mposht Lihtenshtejnin, ‘kërcënon’ Italinë dhe Spanjën . Read More »

Surprizë në stërvitjen e Kombëtares, De Biazi viziton kuqezinjtë.

[sgmb id=”1″]

Futbollistët e Kombëtares shqiptare janë përballur sot me një surprizë të këndshme. Para fillimit të stërvitjes së sotme, në fushën e “Elbasan Arena” ka zbritur Xhani De Biazi, i cili është takuar me të gjithë lojtarët dhe ka qëndruar për pak minuta me ta.

Disa batuta, shumë përqafime dhe duartrokitje kanë shoqëruar këtë takim të veçantë të teknikut, i cili nuk ka kursyer batutat as me pasardhësin e tij, Kristian Panuçin.

Surprizë në stërvitjen e Kombëtares, De Biazi viziton kuqezinjtë. Read More »

Përfundon merkato – formacionet dhe transferimet e Serie A

[sgmb id=”1″]

Ashtu si në shumicën e ligave evropiane edhe në Serie A, ka përfunduar tregu i transferimeve të futbollistëve.

Gazeta italiane ‘CorriereDelloSport’ , ka shfaqur në mënyrë grafike prurjet e reja të ekipeve të Series A dhe formacionet e mundshme me të cilat pritet të luajnë këto ekipe.

Atalanta

Benevento

Bologna

Cagliari

Chievo

Crotone

Fiorentina

Genova

Inter

Juventus

Lazio

Milan

Napoli

Roma

Sampdoria

Sassuolo

Spal

Torino

Udineze

Hellas Verona

Përfundon merkato – formacionet dhe transferimet e Serie A Read More »

Supertalenti i Kombëtares: Nuk e dija se isha shqiptar!

[sgmb id=”1″]

Ivan Balliu është një ndër lojtarët e rekrutuar sëfundmi në Kombëtaren e Shqipërisë, por ai nuk e ka ditur që kishte gjak shqiptari në venat e tij.

I lindur në vitin 1992 në Girona të Spanjës ai përfaqësoi të rinjtë e këtij shteti në U17 dhe U19 deri kur u thirr nga FSHF për të luajtur me ngjyrat kuqezi.

“Ata më thirrën në prill dhe patëm një takim me shefin e FSHF-së Armando Duka. Më pyetën për rrënjët e mia dhe më thanë se isha shqiptar. Nuk e dija sepse i kisha humbur kontaktet me të afërmit”., – shprehet ai për Marca.

Balliu do të luajë kundër Lihteshtejnit dhe Maqëdonisë në ndeshjet e radhës.

Supertalenti i Kombëtares: Nuk e dija se isha shqiptar! Read More »

Shqiptarët janë populli më aktiv në rajon. Ja kush janë më dembelët.

[sgmb id=”1″]

Sipas një studimi të kryer në Stanford-it, shqiptarët janë ndër popujt që ecin më së shumti. Nga harta e publikuar prej tyre, shqiptarët bëjnë mesatarisht në ditë nga 5500 deri në 6000 hapa.

Krahasuar me vendet e rajonit shqiptarët lëvizin më shumë gjatë ditës. Grekët janë në intervalin e 4000-4500 hapave në ditë, ndërsa maqedonasit në intervalin e 5000-5500 hapave. Mali i ZI, Kosova dhe Serbia përllogaritet se kryejnë rreth 4500-5000 hapa në ditë. Kërkuesit e Stanford-it përdorën smartphone-t për të gjurmuar nivelin e aktivitetit it në mijëra njerëz në mbarë globin.

Duke marrë në konsideratë se 5.3 milionë njerëz vdesin në botë për shkak të mungesës së lëvizjes, studiuesit matën aktivitetin në miliona njerëz për të gjetur pse obeziteti është një problem më i madh në disa vende se sa në disa të tjera.

Studimi përdori të dhënat nga smartphone-t për të analizuar sjelljen e 717 mijë burra dhe grave më 111 shtet, hapat e të cilëve u studiuan për më shumë se 95 ditë.

Hapat dhe smartphone-t

Smartphone-t janë të pajisur me sensorë të vegjël të quajtur akselerometër të cilët automatikisht regjistrojnë çdo hap. Kërkuesit i mblodhën të dhënat për këtë studim nga programi Azumio Argus, i cili gjurmon aktivitetin fizik dhe sjelljet e shëndetit. Auzmio në mënyre anonime mundësoi të dhënat demografike si mosha, gjinia, lartësia dhe pesha. Dy të dhënat e fundit bënë të mundur që kërkuesit të përllogarisnin Indeksin e Masës Trupore për çdo person.

Shtetet më aktive

Në krahasim me vendet e tjera, Hong Kongu ka qytetarët më aktivë, të cilët bëjnë mesatarisht 6,880 hapa në ditë.

Kërkuesit gjetën gjithashtu se britanikët janë më aktivët krahasuar me fqinjët e tyre, me një mesatare prej 5444 hapa në ditë, të barabarta me 5 kilometra.

Nga ana tjetër më dembelët në botë janë indonezianët të cilët qëndrojnë të fundit në renditje me një mesatare prej 3513 hapa në ditë. Ky numër është shumë më i ulët se mesatarja botërore prej 5000 hapash në ditë.

Shqiptarët janë populli më aktiv në rajon. Ja kush janë më dembelët. Read More »

Surprizon Panucci, ja si do të luajë Kombëtarja ndaj Lihtenshtejnit.

[sgmb id=”1″]

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci do të bëjë disa ndryshime në formacionin e ndeshjes së nesërme ndaj Lihtensthejnit.

Në mungesë të Sadikut pritet që nga minuta e parë ta nisë Lullaku si një sulmues i fshehur.

Ndërkohë që nuk do të ketë shumë surpriza në mbrojtje dhe ne mesfushë.

Nga ana tjetër, Panucci ka shuar të gjitha dilemat në lidhje me portën, ku Berisha do ta nisë nga minuta e parë.

Surprizon Panucci, ja si do të luajë Kombëtarja ndaj Lihtenshtejnit. Read More »

Të ushtrosh, të formësohesh e të argëtohesh njëkohësisht.

[sgmb id=”1″]

Veçse jeni mërzitur nga planet verore për muskuj barku? Mos u brengosni sepse këto ndjenja do t’ua ndryshoj David Kingsburry, njeriu për të cilin Hugh Jackman thotë se është trajneri më i mirë në botë me të cilin ka bashkëpunuar.

David Kingsburry ka dizajnuar një rutinë ushtrimore për ndërtimin e muskujve të barkut, por me një ndryshim: është një lojë.  Këtë lojë mund ta luani me të tjerët, por edhe vetëm.

Sido që të jetë, për këtë lojë nevojiten një palë karta dhe shumë vendosmëri për të përfunduar.

Parimi i sesionit është i thjesht, çdo lloj karte ka një lëvizje të caktuar dhe numri i kartës tregon për numrin e përsëritjeve që do t’i performoni (kartat me figura janë 10, pika është 11 dhe Jokeri është 1 minutë pushim).

I përzieni kartat dhe i merrni kartat nga lart. Pastaj filloni ushtrimet derisa të kenë përfunduar kartat.

Kur letra qëllon me figurë të zemrës e bëni këtë ushtrim:

https://youtu.be/EfUo5pTaxK4

Të ushtrosh, të formësohesh e të argëtohesh njëkohësisht. Read More »

Zyrtare: E papritur, mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbetet pa skuadër.

[sgmb id=”1″]

Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji zyrtarisht ka mbetur futbollist i lirë.

Kontrata e tij me skuadrën gjermane Kaiserslautern skadonte në qershor të vitit 2019.

Por me një marrëveshje dy palësh, Aliji dhe klubi gjerman kanë shkëputur bashkëpunimin e tyre.

Zyrtare: E papritur, mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbetet pa skuadër. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com