Sport

Kuptoni se a duhet përdorur barnat për dhimbje gjatë ushtrimeve.

[sgmb id=”1″]

Këto barna mund të kenë pasoja për njerëzit të cilët merren me ushtrime

Përdorimi i ibuprofenit dhe barnave të ngjashme, të cilat nuk merren me recetë, mund të kenë pasoja për njerëzit të cilët merren me ushtrime.

Këto barna të popullarizuara, të njohur si barna antiinflamatore ose të njohura si NSAID, luftojnë ndezjet e ndryshme.

Por, sipas rezultateve të dy studimeve të reja, NSAID mund të dëmtojnë veshkat tuaja gjatë stërvitjeve të gjata dhe ulin aftësinë e muskujve që të rikuperohen pas kësaj.

Kuptoni se a duhet përdorur barnat për dhimbje gjatë ushtrimeve. Read More »

Efekti i shëtitjes 10 minutëshe!

[sgmb id=”1″]

Ndjesia e dhimbjes dhe ngurtësisë në udhëtimet e gjata të makinave, mund të shmanget duke marrë një shëtitje 10 minutëshe gjatë një pauze, thonë shkencëtarët.

Ndërsa pushimet ndihmojnë në parandalimin e lodhjes – një konsideratë e rëndësishme veçanërisht për shoferin – shqetësimi është gjithashtu i rëndësishëm.

Ulur në një hapësirë të mbyllur për periudha të gjata kohore pothuajse në mënyrë të pashmangshme çon në siklet në udhëtimet e makinave.

Ndërkohë që mund të jetë joshëse të ulesh në stacionin e shërbimit të autostradës dhe të keni një pushim çaji ose kafe, për të shmangur me të vërtetë dhimbjet dhe dhimbje nga udhëtimet e makinave, shkencëtarët gjetën një shëtitje të shkurtër me kusht që është zgjidhja më e mirë.

Efekti i shëtitjes 10 minutëshe! Read More »

Ja në çfarë kushtesh ndodhet stadiumi ku do luhet ndeshja Maqedoni – Shqipëri.

[sgmb id=”1″]

Fotot që shihni më poshtë i përkasin stadiumit “Mladost” të Strumicës në lindje të Maqedonisë, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit me Shqipërinë, e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”. Përveçse i vogël (rreth 6500 vende) ky impiant është dukshëm mjaft i amortizuar, ndërsa pikëpyetje mbetet sesi UEFA ka toleruar mbajtjen e një ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium.

Por, në fakt, e gjitha kjo është “meritë” e maqedonasve, të cilët me nxitim kanë rikonstruktuar ambientet e brendshme të këtij stadiumi, duke bërë që të plotësohen standardet minimale për një ndeshje ndërkombëtare.

Kujtojmë që standardet e UEFA-s janë ato për sigurinë e ekipeve në fushë e dhomat e zhveshjes, ndërsa në plan të dytë kalon numri i ulëseve, gjendja e tribunave apo dhe pamja estetike. Megjithatë, qëllimi i maqedonasve është realizuar, për ta larguar sa më larg zonave shqiptare ndeshjen Maqedoni-Shqipëri.

Ja në çfarë kushtesh ndodhet stadiumi ku do luhet ndeshja Maqedoni – Shqipëri. Read More »

Gazetarët e pyesin për të fejuarën, Panuçi iu kthehet sertë.

[sgmb id=”1″]

Sapo mbaroi ndeshja Shqipëri- Lihtenshtejn, trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci doli në një konferencë për shtyp për të folur rreth ndeshjes ku Shqipëria shënoi dy gola.

Por ndërsa ka folur për gjërat teknike, Panucci është ngacmuar nga gazetarët për praninë e të fejuarës në stadiumin Elbasan Arena.

“Ju sjell fat e fejuara?”, është pyetur Panucci. “E lëmë mënjanë jetën private ju lutem”, është përgjigjur ai.

Gazetarët e pyesin për të fejuarën, Panuçi iu kthehet sertë. Read More »

Frikë nga incidentet, Kombëtarja udhëton me siguri private drejt Maqedonisë.

[sgmb id=”1″]

Frika nga incidentet e natyrës nacionaliste gjatë udhëtimit neper Maqedonisë me autobus, ka detyruar FSHF-në të marrë masa pa precedent për kuqezinjtë. Skuadra është nisur në drekë drejt Shkupit dhe si asnjëherë më parë, bashkë me të kanë udhëtuar drejt Maqedonisë edhe forca të një kompanie sigurie private të kontraktuar nga FSHF, të cilët do të shoqërojnë kudo lojtarët në shtetin fqinj.

“Është një autokolonë me forca policie që na shoqëron, por edhe një furgon me forca të sigurisë private, që do ta shoqërojnë skuadrën si në rezidencën në Shkup, ashtu edhe në Strumicë”, tregoi për “SuperSport” Shefi i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Gerti Çarçani.

Ai konfirmoi njëkohësisht se ekipi do të kalonte natën në një rezidencë në Shkup, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vazhdonte udhëtimin po me autobus drejt Strumicës.

“Skuadra do të akomodohet në Shkup. Do të pushojë sot dhe mëngjesin e së hënës do të udhëtojë drejt Strumicës. Parashikohet një udhëtim i gjatë, ku ekipi do të shoqërohet gjatë gjithë kohës nga forcat e policisë, fillimisht deri në pikën kufitare dhe më pas nga forcat maqedonase deri në Shkup. Gjithçka është e qetë, gjithçka është normale”, tha Çarçani.

Frikë nga incidentet, Kombëtarja udhëton me siguri private drejt Maqedonisë. Read More »

Tifozët kuqezi marrin parasysh rrezikun, ja sa do të jenë në Strumicë.

[sgmb id=”1″]

Shqipëria do të luajë përballë Maqedonisë në Strumicë, në një ndeshje ku nuk do të mungojnë tifozët kuqezi. Rreth 450 mbështetës shqiptarë do të jenë të pranishëm në qytetin më të largët lindor maqedonas , që ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë.

Kjo është shifra zyrtare e tifozëve të Kombëtares që nuk do të mungojnë në stadiumin me kapacitet prej 6500 vendesh dhe që është rinovuar vetëm gjatë muajve të fundit. Me argumentin e rrezikshmërisë së konflikteve etnike që paraqiste fakti nëse ndeshja me Shqipërinë do të luhej në Shkup, por edhe me pretendimin se po promovojnë ekipin përfaqësues në të gjitha zonat e vendit, vendimi i maqedonasve në fakt synonte kufizimin e tifozëve shqiptarë.

Për herë të parë në 23 vjet Maqedonia do të luajë një ndeshje kualifikuese larg Shkupit, ndërsa stadiumi “Mlladost” i Strumicës është rinovuar në mënyrë artificiale, duke u klasifikuar në kategorinë e tretë të UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare. Vetëm pak kohë më parë ky ishte një impiant i denjë për ligat më të ulëta të futbollit. Përveç punimeve në tribunën VIP dhe atë të gazetarëve, tribunat janë zgjeruar. Për të realizuar këtë janë përdorur struktura prej çeliku, ndërsa në të gjitha tribunat janë vendosur ulëse të reja.

Tifozët kuqezi marrin parasysh rrezikun, ja sa do të jenë në Strumicë. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com