Sport

Schalke – Bayern Munchen, formacionet zyrtare

[sgmb id=”1″]

Bayerni është mysafir i Schalkes në ndeshjen e xhiros së pestë të Bundesligës.

Këto janë formacionet zyrtare:

Schalke: Fährmann Kehrer, Naldo, Nastasic, Oczipka McKennie, Bentaleb Harit, Goretzka, Caligiuri Burgstaller

Bayern Munchen:  Ulreich – Kimmich, Martinez, Süle, Rafinha – Tolisso, Rudy – James, Müller, Coman – Lewandowski

Schalke – Bayern Munchen, formacionet zyrtare Read More »

Shiten të gjitha biletat për derbin Inter-Milan

[sgmb id=”1″]

Dy skuadrat e Milanos do të përballen mes vete më 15 tetor.

Një muaj para njërit prej derbit më të madh lokal në botë, janë shitur afro 80.000 mijë bileta, që lë të kuptohet se stadiumi do të jetë i stërmbushur për këtë supersfidë.

Interi dhe Milani që këtë sezon kanë ambicie të mëdha në Serie A, kanë gjetur edhe përkrahjen e tifozëve të tyre, të cilët do ta mbushin San Siron për derbin e parë të sezonit.

Pas tri xhirove të para Interi ka po kaq fitore, kurse Milani ka dështuar javën e shkuar pasi u mund nga Lazio 1:4.

Shiten të gjitha biletat për derbin Inter-Milan Read More »

Kombëtarja humbet pozicione në renditjen e FIFA-s, Ja sa ka humbur krahasuar me një muaj më pare…

[sgmb id=”1″]

Kombëtarja humbet pozicione në renditjen e FIFA-s, Ja sa ka humbur krahasuar me një muaj më pare…

Lajm i keq për Kombëtaren Shqiptare. Ekipi ka pësuar një tjetër rënie në renditjen e FIFA-s, ndonëse mbylli muajin shtator me 4 pikë të siguruara në dy ndeshje.

Kuqezinjtë kanë humbur 3 pozicione në krahasim me një muaj më parë, duke mbajtur tani vendin e 66-të në klasifikimin botëror.

Fitorja me Lihtenshtejnin që gjendet në vendet e ulëta të klasifikimit si dhe barazimi në fushën e Maqedonisë, e cila pozicionohej më poshtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, ka bërë që kuqezinjtë të mos sigurojnë shumë pikë nga këto dy ndeshje sipas përllogaritjeve që bëhen për klasifikimin.

Ndaj ata kanë parë veten të zbresin me tre pozicione, të kaluar këtë muaj nga Bolivia, Kina dhe Guinea.

Sa u përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin e kualifikueseve, Spanja është në vendin e 11, Italia në vendin e 17 (-5), Izraeli në vendin e 82-të (-12), Maqedonia në vendin e 103-të (+32) dhe Lihtenshtejni në vendin e 137 (+3).

Sa i përket Kosovës, edhe ajo ka pësuar rënie pas dy humbjeve radhazi në kualifikueset e Botërorit.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bunjaki mban vendin e 184-t, pasi ka humbur 4 pozicione në muajin e fundit në renditjen e FIFA-s.

Fotografia e Vlora News

Kombëtarja humbet pozicione në renditjen e FIFA-s, Ja sa ka humbur krahasuar me një muaj më pare… Read More »

E shtunë e madhe në La Liga, një superstadium po hapet në Madrid

[sgmb id=”1″]

Atletico Madrid do të luaj këtë javë ndeshjen e parë në terrenin vendas.

Madje ndeshja me Malagën do të jetë tejet e veçantë pasi që do të debutoi në stadiumin e ri që do të ketë emrin “Metropoliton Wanda”.

Me një ceremoni të madhe, Atletico do të bëjë hapjen e stadiumin të shtunën.

Festa pritet të filloi në orën 11:00 të mëngjesit dhe do të vazhdoi deri në kohën e ndeshjes, në orën 20:45.

E shtunë e madhe në La Liga, një superstadium po hapet në Madrid Read More »

Rikthehet Champions League, nesër luhet super ndeshja.

[sgmb id=”1″]

Rikthehet Champions League, nesër luhet super ndeshja

Nesër në mbrëmje rikthehet “magjia” e Champions Leagues.

Pa dyshim ky kompeticion do të startojë me një super ndeshje pasi Barcelona do të presë në ‘Camp Nou” skuadrën e Juventusit në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për Grupin D.

Gjithashtu Bajerni do të luajë në shtëpi përballë Anderlechtit ndërsa Roma do të presë Atletico Madridin.

Këto janë ndeshjet e tjera për ditën e martë.

Fotografia e Vlora News

Rikthehet Champions League, nesër luhet super ndeshja. Read More »

“Bisha” nga Kosova, Ilir Latifi mposht Tysonin.

[sgmb id=”1″]

Pothuajse një vit pa asnjë duel, Ilir Latifi rikthehet dhe e tregon fuqinë e tij në kampionatin UFC215, shkruan IndeksOnline.

Kosovari arriti ta mposhte Tyson Pedro, një njeri shumë të mbrojtur dhe të pamposhtur.

Latifi mposhti kundërshtarin për 15 minuta, dhe krejt kjo erdhi fal përvojës së tij prej veterani.

Pikët e gjyqtarëve, shkuan të gjitha për Latifin i cili pas 3 raundeve u shpall fitues: 29-28, 29-28 dhe 30-27.

https://youtu.be/udmGr7jdqKQ

“Bisha” nga Kosova, Ilir Latifi mposht Tysonin. Read More »

Vetëm 25 minuta joga dhe meditim në ditë, përmirëson sjelljen tuaj ndaj të tjerëve.

[sgmb id=”1″]

Vetëm 25 minuta shtrirje dhe ndërgjegjësim përmirëson sjelljen e drejtuar nga njerëzit dhe i motivon ata për të arritur qëllimet e tyre, thotë një studim.

Joga dhe meditimi gjithashtu rritin funksionin e trurit, kontrollin emocional dhe nivelet  e energjisë, shton më tej ky hulumtim, transmeton Indeksonline.

Autori kryesor Kumberly Luu nga Universiteti i Waterloo në Ontario tha: “Ka një numër të teorive përse ushtrimet fizike si joga përmirësojnë nivelet e energjisë dhe përformancën e provës njohëse. Këto përfshijnë lirimin e endofrinave, rritjen e rrjedhës së gjakut në tru dhe zvogëlimin e përqëndrimit në mendimet ripërtypëse”.

Vetëm 25 minuta joga dhe meditim në ditë, përmirëson sjelljen tuaj ndaj të tjerëve. Read More »

Mavraj: Maqedonasit aktorë, gjyqtari nervozë.

[sgmb id=”1″]

Mërgim Mavraj ka folur pas ndeshjes dhe ka akuzuar si futbollistët e Maqedonisë, ashtu edhe arbitrin Eriksen: “Kishim ardhur këtu për të fituar, por në pjesën  e parë na mungoi guximi dhe nuk i krijuam vështirësi kundërshtarit. Luajtëm jashtë dhe është pak e vështirë. Golin e parë që shënuam e realizuam më mirë. Duhet të kemi vetëbesim dhe të mbroheshim më mirë. Mundësitë që ke duhet të shfrytëzosh.

Nuk e shfrytëzuam dhe arbitri dha penallti, nga presioni i tifozëve ndikoi. Nuk e dimë pse e caktojnë një arbitër që ishte me nerva dhe emocione, kur fliste me ne. Nuk janë arbitrat e duhur për këtë situatë. Ata (maqedonasit) ishin qesharakë, duke aktruar, duhet të shkojnë në Hollivud me skenat që bënë.  Nuk ishte vetëm arbitri që kishte emocione dhe frikë, por disa lojtarë. Nuk iu përmbajtën dot presionit që kishin. Na duhej vetëbesim. Por arbitri ndikon shumë”.

Sa i përket ndeshjes, ai vijoi: “Dëshira ime ishte të fitoja, por shanset minimale që kemi pasur besoj se u shuan. Por, luajtëm edhe për tifozët dhe i falënderoj nga zemra në emër të ekipit, që na përkrahën sot. Fantastikë. Na u bë zemra mal që i dëgjuam”.

Mavraj: Maqedonasit aktorë, gjyqtari nervozë. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com