Sport

FIFA nxjerr në shitje biletat e Kupës së Botës

[sgmb id=”1″]

FIFA ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjet e Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi gjatë vitit të ardhshëm.

Shitja e tyre do të bëhet on-line me dollarë amerikan dhe do të ketë në dispozicion më shumë se 1 milion bileta të ndara në katër kategori në shtatë faza të ndryshme.

Biletat më të lira do të jenë në fazën e grupeve, ku çmimi i tyre do të jetë nga 30 dollarë deri në 210 dollarë.

Ndërsa ato më të shtrenjta, janë ato të finales që çmimi sillet nga 120 dollarë deri te ajo më e shtrenjta rreth 1100 dollarë.

FIFA nxjerr në shitje biletat e Kupës së Botës Read More »

Trump në luftë me botën e sportit në SHBA, i quan “bij bushtrash” lojtarët

[sgmb id=”1″]

Presidenti Donald Trump e ka ripërtërirë zënkën me botën e sportit në SHBA, pasi sot u ka bërë thirrje pronarëve të Ligës Kombëtare të Futbollit t’i shkarkojnë lojtarët të cilët protestojnë gjatë këndimit të himnit kombëtar amerikan.

Në një status sot në mëngjes në Twitter, Trump sugjeroi se fansat mund t’i bojkotojnë ndeshjet e NFL-së, në mënyrë që t’u bëjnë presion ekipeve për t’i disiplinuar lojtarët të cilët protestojnë ndaj himnit, transmeton Express.

“Nëse fansat e NFL-së refuzojnë të shkojmë për t’i parë ndeshjet derisa lojtarët ta ndalin mos respektin ndaj flamurit dhe vendit tonë, do ta shihni se do të ketë ndryshime shumë shpejt”, shkroi Trump duke shtuar “Shkarkojeni ose suspendojeni”.

Trump është duke e kaluar fundjavën në klubin e vet të golfit në Bedminster, New Jeresy.

Dje, komisionari i NFL-së, Roger Goodell, tha se deklarata e parë e Trumpit për këtë çështje, e cila u bë gjatë një fushate politike të premten në Alabama, tregojnë për mungesë të respektit për NFL-në dhe lojtarët e saj.

Gjatë atij tubimi, Trump sugjeroi se një lojtar i futbollit amerikan që proteston gjatë këndimit të himnit kombëtar është bir bushtre dhe duhet ta humbë punën.

Trump në luftë me botën e sportit në SHBA, i quan “bij bushtrash” lojtarët Read More »

Ushtrimi që inkurajon prodhimin e testosteronit

[sgmb id=”1″]

Ushtrimi në formë të përkulur bën trupin më të lëvizshëm, kështu që nuk do të keni një ndjenjë të ngurtësisë në fillim të çdo trajnimi.

Ky lloj ushtrimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të forcuar këmbët dhe pjesën e poshtme të trupit, dhe gjithashtu ndikon pozitivisht në muskujt e tjerë, kryesisht në pjesën e poshtme të stomakut, ku është mjaft vështirë për të hequr depozitat e yndyrës.

Ky ushtrim gjithashtu zvogëlon rrezikun e dëmtimeve të gjurit, si dhe nyjave në përgjithësi, dhe me trajnime të rregullta, ata bëhen më rezistues dhe më të fortë.

Arsyeja kryesore e këtij lloj ushtrimi është se ndikon në prodhimin e  testosteronit,

Ushtrimi që inkurajon prodhimin e testosteronit Read More »

La Liga thërret De Biazin, trajnerit i kërkohet një tjetër mrekulli

[sgmb id=”1″]

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi me shumë gjasa do të vijojë karrierën në kampionatin spanjoll pas aventurës së shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare. Mediat italiane raportojnë se 61 vjeçari është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me klubin e Alaveshit në La Liga.

De Biazi pritet të zërë vendin e trajnerit Zubeldia, i cili u shkarkua nga drejtuesit pas zhgënjimit në javët e para të kampionatit, ku skuadra e Alaveshit numëron 5 humbje në 5 ndeshje.

Italiani është gati të rikthehet në La Liga pasi në sezonin 2007-2008 ai drejtoi skuadrën e Levantes. De Biazi shihet si një “barkë shpëtimi” për skuadrën baske e cila është duke kaluar një moment krize.

Skuadra e cila ka në radhët e saj edhe Enco Zidan e Bojan Kërkiç, vendosi një rekord në Spanjë duke mos shënuar asnjë gol në 5 javët e para të kampionatit.

Mediat italiane raportojnë se De Biazi dhe drejtuesit e klubit spanjoll pritet që të takohen së shpejti për të diskutuar detajet e emërimit të mundshëm të tij.

La Liga thërret De Biazin, trajnerit i kërkohet një tjetër mrekulli Read More »

Juventus – Fiorentina, formacionet zyrtare

[sgmb id=”1″]

Juventusi pret Fiorentinën në ndeshjen e xhiros së pestë të Serie A.

Këto janë formacionet zyrtare:

Juventus: Szczęsny, Rugani, Barzagli, Sturaro, Matuidi, Asamoah, Cuadrado, Bentancur, Mandžukić, Dybala, Higuaín

Fiorentina: Sportiello, Biraghi, Astori, Pezzella, Laurini, Benassi, Badelj, Veretout, Théréau, Simeone, Chiesa

Juventus – Fiorentina, formacionet zyrtare Read More »

UEFA merr vendim për Superkupën e vitit 2019!

[sgmb id=”1″]

Finalja e Superkupës së Evropës për edicionin 2018-2019 do të zhvillohet në Vodafone Arena në Stamboll.

UEFA ka zyrtarizuar vendin e kësaj ndeshje, ku në garë ishte edhe stadiumi në ndërtim i Shqipërisë, “Arena Kombëtare”.

Arsyeja pse nuk është vlerësuar Tirana si destinacion për Superkupë, është se ende nuk janë përfunduar punimet dhe nuk ka garanci se do të përfundohet me kohën e paraqitur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Vodafone Arena, ku zhvillon ndeshjet Beshiktashi është ndërtuar në vitin 2016 dhe ka kushtuar rreth 100 milionë euro.

UEFA merr vendim për Superkupën e vitit 2019! Read More »

Më 23 tetor zgjedhet formacioni më i mirë në botë, këta janë 55 kandidatët…

[sgmb id=”1″]

Një numër rekord prej 13 futbollistë të Real Madridit gjenden në mesin e 55 futbollistëve për t’u zgjedhur në formacionin e vitit 2016/17 “FIFA FIFAPro Ëorld 11”, transmeton IndeksOnline.

FIFAPro dhe shoqatat e saj të lojtarëve do ta zgjedh një ekip të përbërë me 11 lojtarë, një portier – katër mbrojtës – tre mesfushorë dhe tre sulmues.

Rreth 25 mijë futbollistë që morën pjesë në këtë sondazh, 55 prej tyre kanë dalë më të votuar, më poshtë e keni listën, ndërsa formacioni më i mirë zgjedhet më 23 tetor./IndeksOnline/

55 LOJTARËT JANË:

Portierët

Gianluigi Buffon – Itali, Juventus

David de Gea – Spanjë, Manchester United

Keylor Navas – Kosta Rika, Real Madrid

Manuel Neuer – Gjermani, FC Bayern Munich

Jan Oblak – Slloveni, Atlético Madrid

Mbrojtësit

David Alaba – Austri, FC Bayern München

Jordi Alba – Spanjë, FC Barcelona

Dani Alves – Brazil, Paris Saint-Germain

Jérôme Boateng – Gjermani, Bayern Munich

Leonardo Bonucci – Itali, Juventus / AC Milan

Dani Carvajal – Spanjë, Real Madrid

Giorgio Chiellin -i Itali, Juventus

Diego Godín – Uruguaj, Atlético Madrid

Mats Hummels – Gjermani, FC Bayern Munich

Philip Lahm – Gjermani, FC Bayern München / në pension

David Luiz – Brazil, Chelsea FC

Marcelo – Brazil, Real Madrid

Javier Mascherano – Barcelona

Pepe – Portugal, Real Madrid / Besiktas

Gerard Piqué – Spain, FC Barcelona

Sergio Ramos – Spain, Real Madrid

Thiago Silva – Brazil, Paris Saint-Germain

Samuel Umtiti – France, FC Barcelona

Antonio Valencia – Ecuador, Manchester United

Raphaël Varane – France, Real Madrid

Mesfushorët

Thiago Alcantara – Spanjë, FC Bayern München

Sergio Busquets – Spanjë, FC Barcelona

Casemiro – Brazili, Real Madrid

Philippe Coutinho – Brazili, Liverpool FC

Eden Hazard – Belgjikë, Chelsea FC

Andrés Iniesta – Spanjë, FC Barcelona

ISCO – Spanjë, Real Madrid

N ‘Golo Kanté – Francë, Chelsea FC

Toni Kroos – Gjermani, Real Madrid

Nemanja Matić – Serbi, Chelsea / Manchester United

Luka Modrić – Kroaci, Real Madrid

Mesut Özil – Gjermani, Arsenal FC

Paul Pogba – Francë, Manchester United

Marco Verratti- Itali, Paris Saint-Germain

Arturo Vidal – Kili, FC Bayern München

Sulmuesi

Gareth Bale – Uellsi, Real Madrid

Karim Benzema – Francë, Real Madrid

Edinson Cavani – Uruguai, Paris Saint-Germain

Paulo Dybala – Argjentina, Juventus

Antoine Griezmann – Francë, Atlético Madrid

Zlatan Ibrahimović – Suedi, Manchester United

Harry Kane – Angli, Tottenham Hotspur

Robert Lewandowski – Polonia, FC Bayern Munich

Romelu Lukaku – Belgjikë, Manchester United

Kylian Mbappé – Francë, Paris Saint-Germain

Lionel Messi – Argjentina, FC Barcelona

Neymar JR – Brazil, Paris Saint-Germain

Cristiano Ronaldo- Portugali, Real Madrid

Alexis Sánchez – Kili, Arsenal FC

Luis Suárez – Uruguaj, FC Barcelona

Më 23 tetor zgjedhet formacioni më i mirë në botë, këta janë 55 kandidatët… Read More »

Ja çfarë duhet të konsumoni pas një aktiviteti fizik

[sgmb id=”1″]

Pas një aktiviteti fizik, siç mund të jetë palestra, vrapimi apo thjesht shëtitja për disa orë në natyrë, bën që të digjen shumë kalori dhe ju patjetër që duhet të rikuperoni energjitë e humbura.

Por jo çdo gjë ju bën mirë të konsumoni pas aktiviteti fizik. Në këtë artikull ne po ju sjellim një listë me 12 produktet që ju bëjnë më mirë pas aktivitet tuaj fizik.

1. Vezët
Vezët kanë proteina dhe karbohidrate, si dhe janë të pasura me vitaminë D, që i bëjnë shumë mirë organizmit tuaj pas një aktiviteti fizik.

2. Quinoa
Quinoa ka disa herë më shumë karbohidrate se orizi i zi, prandaj është shumë i rekomandueshëm për rikuperimin e energjive pas aktivitetit tuaj sortiv.

3. Lëng portokalli
Lëngu i portokallit është shumë i pasur me vitaminë C si dhe me potassium, një elektrolit i rëndësishëm që rikuperon lëngjet e humbura të organizimit tuaj gjatë aktivitetit fizik.

4. Kos
Kosi përmban proteina dhe baktere probiotike që janë të rëndësishme për trupin tuaj. Mund ta shoqëroni kosin pa ynyrë edhe me çereale apo fruta.

5. Banane
Banenet ndihmojnë që organizmi juaj të rikuperojë glukogjenin e humbur gjatë ushtrimeve dhe ndihmon në ripërëritjen e muskujve të dëmtuar. Gjithashtu bananet janë shumë të pasura edhe me potassium.

6. Salmon
Salmoni është jo vetëm shumë i pasur me proteina, por falë sasisë së madhe të omega 3 që gjendet në të, ai ndihmon në ripërtëritjen e muskujve dhe energjive tuaja.

7. Boronica e zezë
Boronica e zezë njihet për vetitë e larta antioksidante, prandaj rekomandohen të konsumohen pas aktivitetit tuaj fizik.

8. Fruta të thata dhe arra
Frutat e thata furnizojnë shumë shpejt organizmin tuaj me proteina dhe karbohidrate dhe ndihmojne në rimëkëmbjen e muskujve.

9. Ananasi
Ananasi është një produkt anti-inflamator natyral dhe shumë i pasur me vitaminë C, që ju ndihmon të rikuperoni energjitë tuaja.

10. Patate të ëmbla
Patatet e ëmbla kanë shume vlera ushqyese dhe përmbajnë një sërë vitaminash si B6, C, D si dhe janë të pasura me potassium dhe magnezium.

11. Kivi
Kivi gjithashtu është një produkt i rekomandueshëm për tu konsumuar pas aktiviteti fizik, pasi ndikon në qetësimin e muskujve dhe ka vlera ushqyese.

12. Ujë
Asnjëherë mos ndani ujin pas aktiviteti fizik, pasi gjatë ushtrimeve organizmi dehidratohet dhe 2-3 gota ujë natyral do të rikuperonin lëngjët e humbura.

Ja çfarë duhet të konsumoni pas një aktiviteti fizik Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com