Sport

“Çmenduri”, 200 milionë euro për Harry Kane?

[sgmb id=”1″]

Harry Kane po vazhdon me formë fantastike edhe në këtë sezon të ri të Premier Ligës.

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë ka shënuar gjashtë gola në tetë xhirot e para të Ligës Premier, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave të huaja, gjiganti spanjoll Real Madrid është duke bërë gati “çmendurin” e parë. Ata kanë bërë gati plotë 200 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Kane-s.

Real Madridi ka në dispozicion vetëm një sulmues, Karim Benezma edhe ky i fundit përkundër që ka nënshkruar kontratë të re, nuk e ka vendin e sigurt në Madrid.

Kane do të ishte fenomenal për ekipin e Zinedine Zidanes, por të shohim se cfarë kushte do të kërkon klubi i Tottenham Hotspur.

“Çmenduri”, 200 milionë euro për Harry Kane? Read More »

Ushqimet e pashëndetshme që përzgjedhin trajnerët e fitnesit

[sgmb id=”1″]

Cilat janë ushqimet, të cilat të gjithë ekspertët e fitnesit dhe nutricionistët i miratojnë edhe pse ato nuk rekomandohen kur jemi në dietë?

Të jesh në dietë nuk do të thotë se duhet të kesh gjithmonë uri dhe të vraposh pas ushqimit.

Nëse është për t’iu besuar ekspertëve të fitnesit, poenta është për ushqime të shijshme sikurse janë kokoshkat, të cilat janë të njohura për atë se e largojnë urinë, transmeton KosovaPress.

Në fakt, ushqime të caktuara kanë kombinim të mjaftueshëm të nutrientëve dhe shijes për të kontrolluar apetitin, por edhe kënaqin dëshirën për të ashtuquajturin ushqim “të keq”.

Kokoshkat

Ato përmbajnë fibra, të cilat na mbajnë me orë të tëra të ngopura pas konsumimit të tyre. Kokoshkat përmbajnë edhe kalori të pakta.

Sosi

Sosi ul apetitin dhe ndjenjën e urisë. Sosi djegës ngrit temperaturat trupore dhe me këtë djegim më shumë kalori dhe nuk ndiejmë uri.

Patatja

Patatet përmbajnë karbohidrate, por ato rekomandohet të konsumohen të ftohta, pasi që sa janë të nxehta ato përmbajnë më pak niseshte.

Çokollata

Çokollata e zezë përmban proteina dhe yndyra të shëndetshme acidike dhe shumë pak sheqer.

Ushqimet e pashëndetshme që përzgjedhin trajnerët e fitnesit Read More »

Kim Jong-Un tifoz i madh i skuadrës së Premierligës

[sgmb id=”1″]

KIM JONG-UN është shpallur si një tifoz i madh i Manchester United dhe beson se kjo është vetëm çështje kohe përpara se lojtarët e Koresë së Veriut të shkojnë drejt Premier Ligës.

Një mik i ngushtë i tiranit bërthamor zbuloi për SunSport se si ai e do lojën e bukur dhe nuk humbet kurrë një turne të madh futbolli.

Senatori italian Antonio Razzi konfirmoi se diktatori i ashpër i kishte thënë atij gjatë bisedave private për dashurinë e tij për Djajtë e Kuq .

Por kur u pyetën nëse Kim e krahasoi veten me ndonjë heronj të tillë si Eric Cantona ose Zlatan Ibrahimovic, Razzi i tha The Sun: “Jo, Kim është Kim – ai është i vetmi”.

 

Kim Jong-Un tifoz i madh i skuadrës së Premierligës Read More »

Shqiptari kap skedinën e “çmendur”, s’do e besoni sa ka fituar

[sgmb id=”1″]

E diela ka rezultuar me fat për një djalosh nga Shqipëria i cili ka kapur një skedinë të pabesueshme.

Ai ka luajtur live ndeshjen e kampionatit grek, Levadiakos-Apollon Smyrnis kur kjo e fundit ishte 0-1. Djaloshi ka guxuar dhe e ka vendosur për fitoren e Levadiakos kur koefiçenti ishte 101.

Ai i ka vendossur 8 mijë lek të vjetra dhe në fund u shpërblye. Ekipi vendas fitoi dhe i dhuroi atij plot 800 mijë lek.

Shqiptari kap skedinën e “çmendur”, s’do e besoni sa ka fituar Read More »

De Biasi në stadium për të ndjekur Shqipëri – Itali

[sgmb id=”1″]

De Biasi thotë se në “Loro Boriçi” për sfidën Shqipëri – Itali, do të bëjë tifo për Kuqezinjtë.

Fillimi i tij në Primera Divizion me Deportivo Alavesh nuk mund të kishte qenë më i suksesshëm, Gianni De Biasin fitoi me skuadrën e tij të re 0:2 ndaj Levantes.

Një sukses që ka lënë të kënaqur ish-trajerin e Kombëtares shqiptare, që në një lidhje telefonike me emisionin “Zona Gol” foli për rikthimin e tij në Spanjë, por dhe ndeshjet e kuqezinjve me Spanjën dhe Italinë.

“Besoj se kam ardhur në një prej kampionateve më të rëndësishëm në Europë, dhe ishte zgjedhje futbollistike pasi për para mund të kisha bërë një tjetër zgjedhje. Jam në një klub serioz dhe pse jo shumë i madh. Jam shumë i kënaqur që fituam në ndeshjen e shtatë, e para e imja, pasi ekipi vinte pas 6 humbjesh dhe ishte rezultat i rëndësishëm sepse na jep besim mua dhe djemve për të ardhmen. Si fillim punova pak në aspektin taktik dhe atë mbrojtës dhe fola me ekipin për besimin që duhet të kemi për njëri tjetrin.”

Dhe pse jo më në stol, Shqipëria mbetet gjithmonë nën vëmendjen e De Biazit që komentoi dhe dy sfidat e radhës së kuqezinjve me Spanjën dhe Italinë

“Më mungon Shqipëria, më shumë tani që nuk jam sesa kur isha. Kur ke kaluar një periudhë të mirë në një vend ke gjithmonë nostalgji. Një ditë më parë mora një mesazh nga presidenti Duka dhe i thashë po fituat me Spanjën do ju bëjnë monument në Itali. Uroj që të fitoni aty dhe pse në ndeshjen e fundit do të bëj tifo për Shqipërinë.”

Pavarësisht se punon në La Liga, De Biasi vazhdon të ndjekë me vëmendje Serinë A italianë dhe futbollistët shqiptarë që luajnë aty.

“Jam i kënaqur për Etrit Berishën dhe faktin që ka pritur 11-metërshin e Dybalas. E përcjell Serinë A vazhdimisht, madje Milan – Roma e ndoqa falë Digitalb, që e kam marrë me vete dhe këtu në Spanjë dhe falë tij mund të studioj dhe kundërshtarët e radhës”.

 

De Biasi në stadium për të ndjekur Shqipëri – Itali Read More »

Panucci kërkon rezultat pozitiv kundër Spanjës dhe Italisë

[sgmb id=”1″]

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci në konferencë për shtyp përpara ndeshjeve ndaj Spanjës dhe Italisë, deklaroi se një rezultat pozitiv në këto ndeshje do i bënte mirë imazhit të vendit tonë.

“Nëse marrim rezultat, do të ishte shumë mirë për imazhin e Shqipërisë dhe do u jepte kënaqësi njerëzve. Këto skuadra kanë shumë lojtarë të zotë. Dëmtimet nuk i japin edhe aq shumë dhimbje koke Lopeteguit. Mungesat e Carvajal, Iniesta, Morata dhe situata e Pique janë të rëndësishme, por kanë lojtarë për të plotësuar 3-4 mungesa. Do të jetë shumë e vështirë për ne. Sa i përket Italisë, do të mendoj për të nga dita e shtunë”, tha Panucci.

Tekniku italian theksoi se për ndeshjen ndaj Spanjës ende nuk e ka vendosur formacionin, “por do të luajë ai që ka më shumë dëshirë”.

“Mund të marr edhe vendime të mëdha. Ne duhet të dimë se kush jemi dhe të respektojmë Spanjën e Italinë. Kur të mundemi, duhet t’i lëndojmë. Kundër Spanjës është e vështirë që të luash mirë. Topin e kanë gjithmonë ata. Duhet vëmendje e madhe sepse shfrytëzojnë çdo detaj. Duhet të luajmë me kurajo. Spanjë do na vendosë me shpatulla pas muri. Duhet të jemi realistë: Spanja është e fortë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Luksemburgu barazoi me Francën”, theksoi Panucci.

Panucci kërkon rezultat pozitiv kundër Spanjës dhe Italisë Read More »

The Sun: FIFA mund të dënojë Spanjën, shanse për Shqipërinë në Botëror!

[sgmb id=”1″]

Duket një skenar që ekziston vetëm në mendjet e shqiptarëve, por përderisa prestigjozja “The Sun” e analizon një mundësi të tillë, gjithçka mund të ndodhë.

Dhe nëse ndodh, Kombëtarja shqiptare ka shanse të mëdha që të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në planet. Po, kuqezinjtë mund të marrin pjesë në Botërorin “Rusi 2018” dhe kjo me “ndihmën” e FIFA-s.

Tensionet rreth referendumit të ardhshëm për pavarësinë e Katalonjës kanë shkaktuar kaos në Spanjë pas paralajmërimit se La Liga mund të mbetet pa Barcelona-n, shkruan Telesport.

“The Sun” shkruan se, nëse Barcelona përjashtohet nga La Liga, atëherë FIFA do të detyrohet të marrë masa të rrepta për kombëtaren spanjolle dhe ta përjashtojë për Botërorin “Rusi 2018”, edhe pse është në vend të parë në grup.

Ky do të ishte një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, që gjendet në grup me Spanjën në eliminatoret e këtij Botërori. Kuqezinjtë do të merrin pjesë në “play-off” dhe shanset për të zënë një vend në Botëror do ishin të mëdha. Shqipëria ndodhet në vendin e tretë dhe vështirë ta lëshojnë këtë vend. Italia mund të kualifikohej direkt, ndërsa kuqezinjtë do të shkonin në “play-off”.

The Sun: FIFA mund të dënojë Spanjën, shanse për Shqipërinë në Botëror! Read More »

Horror në Francë: Tifozët e Lille lëndohen rëndë, shembet një pjesë e stadiumit

[sgmb id=”1″]

Tifozët mysafirë të Lille janë lënduar rëndë, pasi një pjesë e stadiumit është rrëzuar gjatë ndeshjës me Amiens.

Deri më tani janë 18 tifozë të lënduar, duke përfshirë tre lëndime serioze, kur një barrierë hapi rrugën e rrëzimit në stadiumin e Amiens, me kapacitet prej 12,000 vendeve.

Tifozët po festonin golin e Ibrahim Amadou të Lille, kur barriera u rrëzua.

Zarrfikësit, punonjësit e emergjencave të Kryqit të Kuq dhe mjekët e ekipit u futën në fushë për të ofruar ndihmën e parë, shkruan IndeksOnline.

Raportet e mediave franceze thojnë që shumë prej tifozëve kanë pësuar lëndime në këmbë dhe brinjë, disa prej tyre u nxorrën jashtë stadiumit në baraka.

Amiens shkroi në faqen zyrtare të Tëitter-it: “Të gjitha zemrat tona janë me të plagosurit dhe shpresojmë se nuk është shumë serioze”.

Vlen të theksohet që kjo ndeshje është një derbi lokal mes klubeve. /IndeksOnline/

Horror në Francë: Tifozët e Lille lëndohen rëndë, shembet një pjesë e stadiumit Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com