Sport

Lorik Cana merr post të rëndësishëm në FSHF

[sgmb id=”1″]

Nëpërmjet një njoftimi, zyra për shtyp pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka komunikuar lajmin se ditën e nesërme në orën 11:00, në sallën e konferencave do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana, si Ambasador i Grassroots-it për Shqipërinë.

Në këtë prezantim do të jetë i pranishëm dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Gassroots” financohet nga UEFA dhe ka të bëjë kryesisht me zhvillimin e projekteve të ndryshme me fëmijët dhe përhapjen e sportit te fëmijët që rriten në kushte të vështira duke luajtur në trotuare bulevardesh dhe jo në fusha futbolli.

Lorik Cana merr post të rëndësishëm në FSHF Read More »

Larg futbollit, Lorik Cana: Dua që djali im të luajë këtë sport

[sgmb id=”1″]

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i ka dhënë dje lamtumirën futbollit të luajtur edhe me një ceremoni të zhvilluar para ndeshjes Marsejë-PSG në Ligën 1 të Francës, takim mes dy skuadrave në të cilat ai ka luajtur gjatë karrierës së tij. Në një intervistë të dhënë për “Supersport”, Cana tregon se do i pëlqente të fillonte një karrierë si drejtues, duke marrë shembullin e Igli Tares.

Lamtumira para Marsejë-PSG

“Unë kam luajtur për të dyja këto skuadra dhe ruaj kujtime shumë të mira. Kam qenë fillimisht pjesë e PSG, ku fitova Kupën e Francës dhe iu afrova shumë edhe titullit kampion. Edhe te Marseja kam qenë shumë pranë fitimit të kampionatit.”

E ardhmja si drejtues

“Do të ishte diçka e bukur, pse jo. Po të më jepet mundësia, do ta bëj më kënaqësi. Shembulli më i mirë për ne është Igli Tare, si drejtor sportiv i Lacios. Është një lloj “busulle” për të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare, që dëshirojnë të punojnë në pozicione drejtuese.”

Ëndrrat për të ardhmen e të birit

“Më shumë se me këmbë i pëlqen ta kapë topin më duar. Dëshira ime është të bëhet një tenist profesionist dhe të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.”

Larg futbollit, Lorik Cana: Dua që djali im të luajë këtë sport Read More »

Letra prekëse e të rinjve të Mirditës: Ju lutem na ndihmoni, nuk duam të largohemi nga Shqipëria

[sgmb id=”1″]

Të rinjtë e fshatit Domgjon në Famullinë e Fanit, në Mirditë kanë shkruar një letër të hapur ku kërkojnë ndihmë për përmirësimin e jetesës së tyre, në mënyrë që të mos largohen

Letra i është dërguar kryetarit e Bashkisë, Ipeshkvit te Rrëshenit, drejtoreshës se shkollës Domgjon dhe drejtorit të Fanit. Letra është shkruar në korrik. Ipeshkëvit iu dorëzua sot para meshës në Domgjon.

Një brez i ri po rritet falë Zotit.

Letra e plotë:

Domgjon më 29.07.2017

Letër e hapur për

Popullin,

Kryetari i Bashkisë dhe Ipeshkëvi,

Drejtoresha e Domgjonit dhe Drejtori i Fanit.

Të Nderuar,

Ne që po ju shkruajmë jemi një grup të rinjsh nga Domgjoni, që kemi reflektuar për një javë të tërë për gjërat e mira dhe gjërat që mund të përmirësojmë dhe ju shkruajmë, sepse ne e dimë që ju mund të bëni diçka.

Ju kërkojmë popullit dhe kryetarit të Bashkisë që të vendosim kosha ku mund të hedhim mbeturinat dhe ne si banorë të ndërgjegjësohemi dhe të mbajmë pastër ambjentin, oborrin e Kishës, mirëmbajtjen e varrezave si dhe zhvillimin e organizimeve të ndryshme kulturore për të rinjtë në fusha të ndryshme si: sport, art, muzikë etj.

Ne mendojmë që kemi ambjente dhe bukuri të rralla natyrore që mund të promovohen turistikisht që ne të rinjtë nuk duhet të largohemi nga vendi ynë. Ndër të tjera kërkojmë që infrastruktura të çohet deri në fund, të bëhen rikonstruktime për shkollën dhe ne si të rinj të angazhohei t’i mirëmbajmë ato. Duam që qendra shëndetsore të jetë e hapur në shërbim të popullit, që infermierët të jenë gjithmonë prezentë. Gjthashtu kërkojmë që të ndihmohen të varfërit që jetojnë në kushte të vështira jetese.

Ju kërkojmë drejtorëve të shkollave të ndihmojnë nxënësit të cilët janë të shkëlqyer në mësime t’u japin bursa për të vazhduar shkollën. Gjithashtu kërkojmë që mësuesit të jenë të profilizuar dhe të zgjidhen në bazë të meritave.

Ipeshkëvit i kërkojmë të ndihmojë që të varfërit të mos ndihen të braktisur. Ne si të rinj mund të angazhohemi që t’i ndihmojmë me mundësitë tona. Ne agazhohemi gjithashtu që të mbështesim shoqatën e karitasit. Ju kërkojmë që të na organizoni takime shpirtërore për ne të rinjtë, që neve të na e bëjnë më të lehtë njohjen e Jezusit në jetën tonë të përditshme. Ne angazhohemi që të marrim pjesë në këto takime.

Ju falenderojmë për vëmendjen që na jepni duke lexuar këtë letër. Ne jemi të bindur që përgjigjen do të na e jepni pozitive. Kështuqë të gjithë ne mund ta bëjmë vendin tonë më të bukur.

Faleminderit.

Të rinjtë e Dmgjonit.

Letra prekëse e të rinjve të Mirditës: Ju lutem na ndihmoni, nuk duam të largohemi nga Shqipëria Read More »

Hiqeni celulitin nga barku për vetëm pesë minuta në ditë!

[sgmb id=”1″]

Dëshironi që gjatë verës sërish të keni muskuj të përsosur të stomakut, ndërkaq nuk jeni adhuruese të palestrave dhe të stërvitjeve të mundimshme?

Atëherë këto janë ushtrimet e vërteta për ju!

Fatmirësisht, bark të rrafshët, të fortë dhe të tendosur është e mundshme të keni pa mundime të mëdha.

Çdo ditë bëni vetëm pesë minuta ushtrime të cilat vërtet do t’i skalisin muskujt tuaj të barkut dhe kur të vishni rroba banje do të shkëlqeni me plot vetëbesim.

Hiqeni celulitin nga barku për vetëm pesë minuta në ditë! Read More »

Lëndim i tmerrshëm në ndeshjën e Europa Ligës

[sgmb id=”1″]

Domagoj Vida pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë ndeshjës së mbrëmshme.

Mbrojtësi ukrainas u detyrua të largohej gjatë ndeshjës së grupeve të Europa Ligë kundër Young Boys.

Vida u përplas me lojtarin kundërshtar kokë me kokë, përplasje kjo që rezultoi në fytyrën e tij të mbuluar me gjak.

28-vjeçari luajti për disa minuta ndërsa më pas mjekët nxituan për të frenuar gjakderdhjen.

Por me fytyrën dhe fanellën e tij të mbuluar nga gjakut dhe një fashë që nuk i ndihmonte, Vida u zëvendësua menjëherë nga trajneri i tij. /IndeksOnline/

Lëndim i tmerrshëm në ndeshjën e Europa Ligës Read More »

Kjo është dieta me portokall dhe vezë, se si të humbisni 5 kg për 30 ditë

[sgmb id=”1″]

Dhjetëvjeçarin e fundit kemi dëgjuar të flitet shumë për dietat. Është një term i përdorur rëndomtë, por shpeshherë jemi të paqartë rreth kuptimit të vërtetit të tij. Dieta është një regjim ushqimo , një mënyrë e shpejtë për të rënë në peshë. Por duhet të keni parasysh se dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë aspak të shëndetshme dhe mund t’ju japin dyfishin e peshës së humbur nëse nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor edhe pas tyre. Për këtë arsye ju propozojmë këtë dietë shëndetshme që ju ndihmon të humbni 3 deri në 5 kg brenda një një muaji.

• E HËNË

Mëngjesi – 1 portokall, 1 biskotë integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqerDreka – 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht pa yndyrë ose kosDarka – 2 domate, 2 vezë të ziera, 1 kastravec, 1 fetë bukë integrale

• E MARTË

Mëngjesi – 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqerDreka – 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, 2 biskota integraleDarka – 125 gr mish pule, 1 domate, 1 filxhan çaj pa sheqer

• E MËRKURËMëngjesi – 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqerDreka – 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, pak sallatë jeshileDarka – 125 gr mish vici, 1 portokall, 1 fetë buk integrale

• E ENJTEMëngjesi – 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqerDreka – 125 gr djathë i bardhë, 1 domate, 1 fetë bukë integrale.Darka – 125 gr peshk në zgarë, 2 domate, 1 fetë bukë integrale, 1 mollë jeshile

• E PREMTEMëngjesi – 1 portokall, 2 biskota integrale, kafe ose çajDreka – 125 gr peshk, 1 domate, 1 fetë bukë integraleDarka – 500 gr perime të ziera (karrota, bizele, brokoli, patate etj), 1 vezë, 1 domate.Në fundjave mund të hani çfarë të doni, por pa e tepruar. Javën e dytë rifillojeni dietën nga fillimi. Gjatë dietës duhet të pini 2 l ujë në ditë.

Kjo është dieta me portokall dhe vezë, se si të humbisni 5 kg për 30 ditë Read More »

Dëshironi të bini nga pesha? Ja si duhet ta konsumoni kafen

[sgmb id=”1″]

Shumë njerëz janë të fiksuar pas kafes dhe për këtë kanë një arsye madhore. Ajo na ndihmon të zgjohemi në mëngjes, na mban me energji dhe ka shije të mirë.

Por a e dini se kafja mund të bëjë shumë më shumë se kaq? Një prej gjërave të jashtëzakonshme që bën kafja, nëse e pi rregullisht, është rënia në peshë.

Po cila është kafja ideale që e bën këtë?

Një makiato e gjatë me krem dhe me çokollatë, në vend të kafes së zezë, ju ndihmon të bini në peshë, shkruan class. Por lind pyetja si?

Kjo përzierje ngadalëson thithjen e karbohidrateve nga trupi, ndihmon në eliminimin e qelizave yndyrore dhe rrit normën tuaj metabolike deri në 10 për qind.

Të gjitha bashkë, këto kombinime rezultojnë në humbje peshe.

Dëshironi të bini nga pesha? Ja si duhet ta konsumoni kafen Read More »

Çiklizmi është mënyra më e mirë për të humbur peshë

[sgmb id=”1″]

Jimmy Weber, trajner i certifikuar i fitnesit për më shumë se 21 vite, thotë se nëse jeni duke kërkuar për ushtrime të cilat ju ndihmojnë të humbni peshë, atëherë asnjë ushtrim nuk është më i mirë sesa çiklizmi.

Por, çfarë e bën çiklizmin kaq të veçantë? Shkurtimisht, çiklizmi ju bën më të lumtur, thotë Jimmy Weber.

Në fakt, ai i sjellë disa arsye që tregojnë se përse çiklizmi ndoshta është mënyra më e mirë për të humbur peshë:

Çiklizmi nuk ka të bëjë vetëm me ushtrime fizike

Hulumtimet janë shumë të drejtpërdrejta: shumica e njerëzve të cilët fillojnë të bëjnë ushtrime fizike vetëm se e dinë se duhet të bëjnë ushtrime, brenda një viti heqin dorë.

Kjo për shkak se mërziten dhe gjejnë gjëra më argëtuese për të bërë.

Megjithatë, shëtitja me biçikletë ju bën të ndiheni si fëmijë – mund të vizitoni dhe eksploroni vende të ndryshme, si dhe të mahniteni nga peizazhet e vendeve që ju rrethojnë. Pra, përveç se po ju pëlqen shëtitja, ju njëkohësisht jeni duke bërë edhe ushtrime fizike.

Çiklizmi nuk është i dëmshëm për nyejt

Çiklizmi aplikon presion të lehtë mbi nyejt tuaja, dhe shpeshherë edhe rekomandohet si ushtrim për njerëzit me artrit apo lëndime të nyejve.

Mund të bëni çiklizëm tërë ditën

Nëse shkoni për shëtitje me biçikletë, atëherë padyshim se do të jeni duke bërë ushtrime fizike tërë ditën dhe njëkohësisht duke djegur shumë kalori!

Çiklizmi është mënyra më e mirë për të humbur peshë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com