Tension në prag të ndeshjes së Champions League mes Shakhtar Donetsk dhe Feyenoord që do të luhet sot në mbrëmje në Kharkiv të Ukrainës.
Policia vendase raporton se ka arrestuar 52 persona, pas një sherri masiv që ka ndodhur mes tifozëve të dy skuadrave, shkruan telesport.
Përplasja mes dy tifozerive është verifikuar pasditen e sotme në një lokal të qytetit ukrainas, pak orë para fillimit të ndeshjes. Policia deklaron se ka gjetur xhama të thyer dhe ambientet e brendshme të lokalit të shkatërruara, ndaj dhe ka ndaluar 52 persona, duke i shoqëruar në rajon.
Të gjithë të arrestuarit do të merren në pyetje, por sot nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium për të parë ndeshjen.
Në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev, do të zhvillohet finalja e Champions League 2018, ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që ky shtet është pre e dhunës mes tifozerive.
Një vit më parë, 10 të plagosur u shtruan në spitalin e Kievit, pas një përplasje me thika mes tifozëve vendës dhe atyre turq.
Kohëve të fundit është përhapur më shumë trendi i femrave të cilat merren me gjimnastikë. Tanimë rrjetet sociale janë të mbushura me postime të femrave duke qëndruar në duar apo në kokë, apo duke ecur me duar disa metra.
Por, keni parasysh se gjimnastika nuk është aq e lehtë se duket. Sidoqoftë, çdo ditë gjimnastika po evoluon, po bëhet më e qasshme dhe ky sport po i forcon gratë brenda dhe jashtë palestrës.
“Gjimnastika ndërton forcë, ndërton muskuj dhe i mban larg lëndimet. Gjithashtu shpie në përmirësim të dukshëm të mobilitetit dhe fleksibilitetit”, ka treguar trajnerja Georgia Hardy-Hesson.
Megjithatë, për t’i gëzuar përfitimet e gjimnastikës, nuk është nevoja që gratë ta rrezikojnë jetën me lëvizje të vështira, por mjafton që të aplikojnë lëvizje të thjeshta të gjimnastikës në ushtrimet e tyre të rregullta.
‘Squati’ në ajër, pompat, ngritjet në hekur dhe variacionet e barkoreve të gjitha konsiderohen pjesë e familjes së gjimnastikës. Këto të gjitha janë lëvizje të cilat – kur performohen siç duhet – e përmirësojnë forcën e përgjithshme, koordinimin, qëndrueshmërinë, balancimin dhe qëndrueshmërinë e muskujve.
Ishte një finale e vogël për të përcaktuar forcën e tretë të kampionatit dhe duket se është Flamurtari skuadra më e aftë të luftojë kundër Skënderbeut dhe Kukësit.
Një fitore e madhe 1-0, vendosur nga një gol i Ardit Hoxhajt, i cili ishte zgjedhja perfekte e Shpëtim Duros, strategu që i dha leksion Partizanit dhe Julianos.
Ardit Hoxhaj i ka shënuar edhe më parë Partizanit dhe e ëndërronte nj shans, Duro ia dha dhe habiti, duke luajtur me Bushiç, Danilo Alvesh, Kamara e Hoxhaj nga minuta e parë. Në minutën e 25-të Flamurtari shënoi një gol model, Partizani fjeti gjumë dhe duhej ta mbyllte pjesën e parë me 10 lojtarë, por Kridens Meta fali Ibrahimin për një faull tepër të rrezikshëm.
Në pjesën e dytë ndeshja vazhdoi me ritëm të ulët, ashtu si dëshironte Flamurtari, ndërsa Partizani vetëm në minutën e fundit i shkoi shumë pranë barazimit, që nuk do të ishte i merituar ghjisthsesi.
Guerrils ishin të zemëruar me lojtarët para ndeshjes, me një tjetër parullë kundër tyre, imagjinoni pas kësaj ndeshjeje të shëmtuar Flamurtari është super.
Nuk është ende në lartësinë e Skënderbeut dhe Kukësit, por Kukësin e pret pas një jave, ku i dihet ç’gatuan Shpëtim Duro!
FIFA pritet të bëjë ndryshime të rëndë sishme në statutin e saj dhe ka lënë të hapur mundësinë për rishikimin e rregullit që ndalon lojtarët me dy nënshtetësi të ndryshojnë kombëtaren me të cilën luajnë. Rregull, nga i cili mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kombëtare të vogla, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Kosovën.
Kuqezinjtë kanë shfaqur probleme në repartin e avancuar dhe gjatë kësaj kohe ka munguar një fantazist që do ta nxirrte lehtësisht ekipin në sulm. Adnan Januzaj do të ishte lojtari ideal dhe me ndryshimet që do të ndodhin, kthehet sërish mundësia dhe skenarët që të zgjedhë Shqipërinë.
SI ËSHTË – Për momentin, FIFA i ndalon të gjithë lojtarët që kanë luajtur me kombëtaren e tyre të madhe që të zgjedhin të luajnë për një tjetër kombëtare. Ky ndryshim mund të bëhet deri në momentin që një futbollist ka luajtur në ekipet e moshave, por pasi bën debutimin në një ndeshje zyrtare nuk mund të luajë më me asnjë kombëtare tjetër. Nisur nga ky rregull, shumë ekipe të mëdha në Europë dhe në botë kanë përfituar duke grumbulluar lojtarë të ndryshëm dhe duke i aktivizuar shumë pak minuta sa për t’i “djegur” që të mos kenë mundësinë të zgjedhin një tjetër skuadër.
SI BËHET – Por, me ndryshimin që do të bëjë FIFA, pritet që këta të lojtarë mund të ndryshojnë kombëtaren e tyre, në rast se kanë luajtur një ose dy ndeshje. Sigurisht që do të ketë masa parandaluese që lojtarët të mos ndryshojnë sa herë të duan kombëtaret e tyre. Kjo do të thotë që nuk ekziston më mundësia nga ekipet e mëdha që të “djegin” lojtarët pasi duhet t’i aktivizojnë më shumë dhe rregullisht.
Për ta bërë më të thjeshtë: Te Spanja është aktivizuar Munir, por që prej vitit 2014 nuk është parë më në kombëtare, Bojan Krkiç po ashtu. Adnan Januzaj nuk po grumbullohet më nga Belgjika, ndërsa aktualisht s’mund të luajë dot me asnjë kombëtare (përveç Kosovës, e cila ka pak kohë në FIFA).
SHQIPËRIA – Ky rregull sigurisht që ndihmon shumë Shqipërinë, e cila përpara disa vitesh e ka pasur të vështirë të ishte zgjedhje e parë për lojtarët që luanin në Zvicër. Kombëtarja helvete i grumbullonte shpeshherë shqiptarët dhe i aktivizonte 1 ndeshje sa për t’i “djegur”, por tani nuk do të ketë më asnjë pengesë për të zgjedhur Shqipërinë, edhe nëse luajnë me Zvicrën ose me këdo kombëtare tjetër.
Por, një lojtar që “tradhtoi” kuqezinjtë disa vite më parë, mund të ketë mundësinë ta zgjedhë Shqipërinë. Bëhet fjalë për Adnand Januzajn, i cili ka luajtur vetëm 2 ndeshje me ekipin e madh të Belgjikës dhe mund të zgjedhë të luajë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.
Flamurtari ka përpara një kalendar shumë të vështirë
Këtë javë skuadra kuqezi luan në fushën e Partizanit, më pas pret Kukësin dhe fillon fazën e dytë po në Vlorë me Skënderbeun. Një kalendar i vështirë, por duket një ekip me pretendime në të tilla situata.
Nëse vlonjatët kalojnë me sukses këto tri ndeshje, atëherë janë vërtet në nivelin e duhur për të qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës, ku mund t’i çojë edhe Kupa e Shqipërisë.
Rezultatet e deritanishme flasin për një Flamurtar kompetitiv, por sigurisht që përplasjet me rivalët direktë janë tregues më i qartë për forcën e tij.
Java e tetë e Superiores.
Ndeshja me Partizanin këtë të diel ka rëndësinë e veçantë, sepse përcakton shumë gjëra në lidhje me ekipin, që do të vlerësohet më pas si forca e tretë e kampionatit, pas Skënderbeut dhe Kukësit, që janë të shkëputur me pikë.
Për momentin janë vlonjatët në këtë vend, me 12 pikë, ndërsa të kuqtë kanë 1, dhe do të synojnë me të gjitha forcat ta parakalojnë Flamurtarin.
Ndërsa një lajm i keq vjen për sportdashësit vlonjat. Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parrulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.
U befasova sot në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë, kur nga ana e administratës, në një relacion aspak normal, ishte përgatitur ndër të tjera projekt-vendim për pakësimin e fondit rezervë të Bashkisë Vlorë. Arsyeja ??
Bëhet fjalë për vitet 2007-2008-2009, ku punonjës të bashkisë me anë të kontratave të lidhura me kompani private telefonike, koston e bisedave të konsumuara nga aparatet e tyre telefonike, ia faturojnë buxhetit të bashkisë.
Ne si këshilltare të opozitës votuam kundër këtij absurdi, duke argumentuar se këto fatura nuk kanë pse paguhen nga taksat e qytetarëve, të cilët nga ana e Bashkisë Vlorë presin investime për të përmirësuar jetesën dhe jo të shpërdorojë fondet e tyre.
Grassroot financohet nga UEFA dhe është një organizatë që promovon fuqinë e futbollit për të edukuar, frymëzuar dhe mobilizuar të rinjtë në vendet në zhvillim për të kapërcyer sfidat e tyre më të mëdha shëndetësore, jetë të shëndetshme dhe më produktive dhe agjentë për ndryshim komunitetet e tyre. Në fjalën e tij, Cana tha se Grassroot është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, pasi do t’i nxisë ata të merren me sport.
“Nuk kemi pasur mundësi të arrijmë në maja më herët, ndërsa vitet e fundit kanë demonstruar se nëse bëhet një punë e madhe mund të jemi të suksesshëm. Ne jemi një vend në zhvillim e sipër dhe patjetër që edhe futbolli hyn në këtë pjesë. Ne jemi mundur që ta përfaqësuar vendin sa më mirë duke luajtur”, tha Cana. Grassroot është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, pasi do t’i nxisë ata. Ka shumë gjëra për të bërë në vendin tonë, e vlerësoj shumë FSHF për mbështetjen që i ka dhënë fondacionit Lorik Cana. Si Ambasador i Grassroot do të ndihmoj sa më shumë që t’i ndihmojmë fëmijët dhe t’i mbajmë me frymën e futbollit. Ne kemi qenë si udhërrëfyes për pjesën e futbollit dhe do ta vazhdoj ta bëjë sërish këtë gjë”, u shpreh Loriku.
Më pas, ish-kapiteni i Kombëtares, u shpreh se në vitet e ardhshme do të shikohen edhe frytet e këtij projekti. “Kjo nuk do të jetë një detyrë e përditshme, por kërkon impenjim dhe projekte të vazhdueshme. Më pas, presim rezultatin pas shumë vitesh, ku numri i fëmijëve që do të merren me futboll do të rritet ndjeshëm dhe do të përfitojë e gjithë shoqëria jonë. Me padurim pres ta filloj këtë punë”, tha Cana në fjalën e tij. Ndërkohë, Duka u shpreh se Cana ka qenë dhe do të jetë ende një shembull për të rinjtë
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku është rikthyer te goli me skuadrën e Legias së Varshavës, në ndeshjen e Kupës kundër Dryteks Bytovia.
Vetëm 2 minuta i janë dashur Sadikut për të gjetur rrugën e rrjetës, pas asistit perfekt të marrë nga Dabrovski, 26-vjeçari nuk ka falur duke shënuar për t’i dhënë fund ngërçit të golit.
Kur duhen edhe 30 minuta nga fundi, Legia është duke udhëhequr me rezultatin 1-2.