ShowBiz

Dua publikon videon kur elektrizon publikun me flamurin kombëtar dhe bën shqiponjën me duar

Dua Lipa ka qenë kryetema e këtyre ditëve në Kosovë, falë pjesëmarrjes së saj në Festivalin Sunny Hill.

Ylli me renome ndërkombëtare ka qenë personazhi kryesor i edicionit të sivjetmë të këtij festivali, i cili mbahet në parkun e Gërmisë në datat 10, 11 dhe 12 gusht.

Këngëtarja e famshme e ka mbajtur koncertin e saj në ditën e parë të festivalit (të premten) duke krijuar një atmosferë të paharruar.


Dua Lipa gjatë interpretimit të saj në Sunny Hill

Ndërkaq, 22-vjeçarja ka qenë e pranishme në zonën VIP edhe në natën e dytë të Sunny Hill duke shijuar atmosferën e krijuar nga yjet vendore dhe shqiptarët tjerë të famshëm.

javascript:;

Dua publikon videon kur elektrizon publikun me flamurin kombëtar dhe bën shqiponjën me duar Read More »

Uaaa, 4 shokët e pandarë, dje ishin vetëm tre, pse mungoi Arbana Osmani në dasmën e Ledionit?

Më 11 gusht, një nga trashëgimtaret e Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço i dhanë fund beqarisë.

Ata kanë vite që bashkëjetojnë dhe janë prindër të një djali 1 vjeç. Prindërit e London-t vendosën që në Liqenin Como në Itali t’i thonin “PO” njëri-tjetrit në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të tyre më të mirë. Duke qenë të dy figura publike, një pjesë e mirë e miqve të tyre janë personazhe të njohur, prandaj prezenca dhe mungesa e tyre në dasmën e çiftit, komentohet gjërë e gjatë.

Prej vitesh në Top Channel, Ledioni ka krijuar miqësi të mira me disa nga moderatorët më në zë të këtij televizioni. Ledioni, Eno, Arbana dhe Xhemi janë miqtë e ngushtë të Top-it që i sheh pothuajse gjithmonë së bashku.

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar katërshja e miqve të pandarë ndjeu mungesën e një prej figurave të dashura që lindi dhe u rrit në Top Channel. Arbana Osmani mikja shumë e afërt e Ledionit, nuk ishte prezente në dasmën e tij. E kontaktuar nga Revista Class për arsyen që ka pasur për të mos qenë prezente në dasmë, Arbana ka zgjedhur heshtjen. Nga ana tjetër, miku i ngushtë i Ledionit, Eno Popi, jo vetëm ishte prezent, por edhe mbajti një fjalim emocionues.

Eno Popi ishte një lloj MC i mbrëmjes (Master of Ceremony) dhe emocionoi mikun e tij më të mirë duke theksuar sesa i thjeshtë dhe sa njerëzor është Ledioni; sa vërtetisht e ka jetuar lidhjen me Sarën, që nga propozimi për martesë, unaza me 1000 plane romantike e deri tek dita e dasmës.

Fjalimi emocionues i Enos ka marrë edhe një dedikim nga Ledioni “Një mik është ai që të do pa kushte, Ti Eno nuk pretendon, ti thjesht je një mik i mirë”.

Në fakt Ledioni duket se ka vërtet mikesha të mira. Njëra prej tyre është edhe Xhemi Shehu e cila ishte prezente në dasmë dhe dukej si një princeshë me një fustan rozë.

ImageImageImage

Uaaa, 4 shokët e pandarë, dje ishin vetëm tre, pse mungoi Arbana Osmani në dasmën e Ledionit? Read More »

“Këngëtarët sot paguhen deri në 20 mijë euro për një natë”, kush është ai që paguan kaq para

Kozma Dushi është një nga këngëtarët më të njohur, por ai thotë se nuk ndihet i vlerësuar përballë këngëtarëve që vetëm recitojnë dhe marrin shuma të majme parashë. Ai tregon se si biznesmenët refuzojnë t’i ndihmojnë për të realizuar videoklipe.

“Është shumë e vështirë për një këngëtar si unë apo Liljana të realizojnë një videoklip sot. Biznesmenë apo njerëz të tjera, nuk japin para. Ndërkohë që për ndonjë nga ata që quhen këngëtarë sot paguajnë deri në 20 mijë euro për një natë. Sot është shumë e vështirë për ne të gjesh 5 mijë euro për një videoklip. Ka biznesmenë të mirë, por është shumë e vështirë të takohesh me ta. Kur I thua një biznesmeni që kushton tre mijë euro një videoklip, thotë merri 50 mijë lekë të vjetra” tha I revoltuar me këtë realitet Kozma Dushi.

Ndërsa duke komentuar brezin e artistëve të vjetër apo ata që janë profesionistë janë shumë të varfër. “Do vije nje dite qe ne nuk do te jemi me” tha plot revolte këngëtari që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare.

Liljana Kondakci tregoi se ka projekte që shpreson t’i realizojë dhe se ende frymëzimi i saj mbeten ata njerëz që e duan dhe shijojnë muzikën që ajo bën. “Kudo që unë këndoj shikoj reagimin e njerëzve. Punoj shumë për të shtuar repertorin, punoj sikur të jem future dje në treg. Ndihem e vlerësuar nga njerëzit që duan muzikën time” tha ajo.

Ndërkohë teksa komenton artistët e rinj dhe muzikën e re në Shqipëri Kozma Dushi tha “Muzika sot nuk dëgjohet por shikohet. Në Shqipëri ka shumë pak këngëtarë të rinj që realisht bëjnë muzikë të mirë, mund të përmend Anjeza Shahinin” tha këngëtari i njohur. Kozma Dushi dhe Liljana Kondakci ishin të ftuar në qendrën e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Jalë.

“Këngëtarët sot paguhen deri në 20 mijë euro për një natë”, kush është ai që paguan kaq para Read More »

Befasuese/ Sara Hoxha nuk u shoqërua nga askush në altar. Ja arsyeja

Sara Hoxha ka zgjedhur të shkojë e vetme në altar. Mbrëmjen e kaluar Sara Hoxha e përshkoi e vetme rrugën nga vila drejt altarit ku e priste bashkëshorti i ardhshëm Ledion Liço.

Mbrëmjen e kaluar Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ceremonia u zhvillua buzë liqenit të Comos në Itali ku morën pjesë shumë nga personazhet e njohur shqiptarë. Gjithçka u realizua në mënyrë perfekte, ku çifti akomodoi gjithë të ftuarit në vilën super luksoze “Villa Ebra”.

Detaji që vumë re në fotot e ceremonisë është se Sara Hoxha kishte zgjedhur të shkonte vetme në altar. Siç dihet familja Hoxha e humbën kryefamiljarin e tyre në një aksident. 10 vite më parë, më datë 23 maj 2008, Dritan Hoxha humbi jetën pas një aksidenti fatal automobilistik përgjatë lumit të Lanës, në bulevardin ‘Bajram Curri’ në kryeqytet. Pavarësisht kësaj, Sara mund të kishte zgjedhur ta shoqëronte vëllai i saj i vogël, Itani i cili është vetëm 11 vjeç. Por 22 vjeçarja zgjodhi ta përshkojë vetme rrugën nga vila drejt altarit ku e priste bashkëshorti i ardhshëm Ledion Liço.

Ndoshta me këtë gjest Sara ka dashur të tregojë se askush nuk do ta zërë vendin e të atit në krahun  e saj, pavarësisht rëndësisë që ka çdo anëtar tjetër i familjes.

Befasuese/ Sara Hoxha nuk u shoqërua nga askush në altar. Ja arsyeja Read More »

Iku mirditori, Roza Lati prezanton të dashurin e ri (video)

Lidhja e Roza Latit me djalin me muskuj dhe tatuazhe nga Mirdita është përfolur shumë në mediat rozë. Pak ditë më parë, moderatorja publikoi një video buzë një pishine teksa përballë kishte të dashurin e saj duke pirë një koktejl. Mirëpo videon e fshiu brenda pak çastesh.

Ditën e sotme teksa Roza u është përgjigjur pyetjeve direkte të ndjekësve në Instagram, njëri prej tyre i ka kërkuar të dijë se kush është i dashuri i saj. Si përgjigje moderatorja ka publikuar videon e një mashkulli i cili shihet teksa kërcen e dëfrehet me lopata të veshura në këmbë dhe me maskë oksigjeni.

‘Ky,”- shkruan Lati krahas videos. Djali në fjalë duket mjaft humoristik mirëpo ajo që na bëri përshtypje është se nuk kishte asnjë lloj tatuazhi. Ç’të ketë ndodhur vallë? Mos ndoshta Roza është ndarë me djalin nga Mirdita dhe tashmë ka një tjetër, apo ishte një shaka e moderatores kjo?!

Iku mirditori, Roza Lati prezanton të dashurin e ri (video) Read More »

Miriami dhe Alban Skënderaj çift përrallash, shkëlqejnë në dasmën e Sarës dhe Ledionit

Nuk munguan në ceremoninë martesore të vitit, as Alban Skënderaj me Miriamin.

Albani ka ndarë një foto të realizuar gjatë dasmës se Sarës dhe Ledionit. Këngëtari  dhe Miriami  nuk zhgënjejnë asnjëherë.

Gjithmonë rezatojnë mirësi dhe marrin dashurinë e pakushtëzuar nga publiku dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Image

Miriami dhe Alban Skënderaj çift përrallash, shkëlqejnë në dasmën e Sarës dhe Ledionit Read More »

Bes Kallaku i ftuar në dasmën VIP në Itali, i veshur siç nuk e keni parë kurrë: Kujdes mos e merrni m’sysh…!

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i dasmës “VIP”, asaj mes prezantuesit ledion Liço dhe trashëgimtares së Top Medias, Sara Hoxha, dasmë e cila do të bëhet jashtë Shqipërisë, në qytetin e Komos, në Itali.

Ndërsa janë mësuar disa nga emrat e të ftuarave në këtë dasmë, vetëm pak minuta më parë është zbuluar se edhe mes të ftuarave është edhe aktori i njohur i humorit shqiptar, Bes Kallaku. Në fakt Besi e ka zbuluar veten nëpërmjet dy fotografive të publikuara në profilin e tij në rrjetet sociale.

Në këto foto, Besi shfaqet si kurrë me parë: i veshur shik, me pantallona të zeza, këmishë të bardhë dhe me papjon të zi.  “Spo gjej dot i kokerr hudher ne te gjithe Italine”, shkruan me shaka aktori, që në duket se ka zbarkuar në vendin e dasmës me një supermakinë.

Ndërsa në një fotografi tjetër aktori shkruan: “Foto e fundit pa hudher”.

Duhet theksuar se Besi në këtë dasmë shfaqet pa gruan e tij, Xhensila Myrtezaj, pasi ajo ska pak kohë që ka lindur dhe udhëtimi për në Itali dhe prania në një dasmë do të ishte shumë jo komod për një grua me një fëmijë të porsalindur.

ImageImage

Bes Kallaku i ftuar në dasmën VIP në Itali, i veshur siç nuk e keni parë kurrë: Kujdes mos e merrni m’sysh…! Read More »

Dasma e Sarës dhe Ledionit, veshja e Xhemi Shehut do ju heqë trurin

Wow!

Ditën e sotme do të mbahet ceremonia madhështore ku Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ceremonia do të mbahet në liqenin e Comos në Itali në një vilë super luksoze. Edhe pse vetë dyshja e showbizit nuk kanë pranuar asgjë, lëvizja e shumë personazheve të famshëm drejt Italisë nuk është e rastësishme.

Para pak çastesh edhe moderatorja Xhemi Shehu ka pozuar me një fustan super mahnitës. Fustani është ngjyrë rozë, i shkurtër përpara dhe me një bisht të gjatë me flutura.

Ky lloj fustani është bërë vërtet një trend këtë verë pasi nëse ju kujtohet, Dua Lipa ka veshur një fustan të ngjashëm gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Brit Awards 2018”.

Dasma e Sarës dhe Ledionit, veshja e Xhemi Shehut do ju heqë trurin Read More »