Adhuruesit e çokollatës nuk kanë nevojë për justifikime që ta hajnë çdo ditë, por sugjerohet të jetë e zezë me përqindje të lartë të kakaos. Kjo konsiderohet si dietë e shëndetshme për këto arsye:
1-Ju bën të lumtur. Jo sepse ka shije të mirë, por sepse ka përbërës magnezin, i cili është një amino acid që stimulon prodhimin e hormonit të lumturisë në tru.
2-Përmban fibra të tretshme që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, gjë që ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.
3-Është e mirë për trurin pasi e mban aktiv dhe ju ndihmon të shmangni çmenduri të rastit.
4-Ndikon në uljen e rreziqeve të sëmundjeve kardiovaskulare me 57%.
5-Bën foshnjet të lumtura. Një studim finlandez tregon se nënat që kanë konsumuar çokollata gjatë shtatzanisë kanë lindur foshnja më të shëndetshme.
6-Kanë antioksident me bazë bimore që gjenden në kakao, të cilat ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin.
7-Ndikon edhe në lëkurën tuaj duke ju mbrojtur prej djegies nga dielli.
Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale gjendet padyshim në kombinimin e mjaltit me bajamet.
Bajamet përzihen natyralisht me nektarin e ëmbël të mjaltit ndërkohë që mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të bajames.
Nëse konsumoni një lugë me bajame të përzier me mjaltë, i keni dhuruar vetes një formulë të shëndetshme për të rritur imunitetin dhe luftuar kolesterolin e keq.
Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i bajameve dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta dhe i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës.
Njerëzit që duan të ulin kolesterolin duhet të zgjedhin padyshim këto dy produkte të jashtëzakonshme, por mos të heqin dorë as nga perimet dhe frutat.
Vlerat e Fuqishme Shëndetësore
Shkencëtarët janë në unison kur thonë që mjalti ka po aq antioksidantë sa spinaqi, molla, portokalli apo luleshtrydhja. Antioksidantët janë substancat që luftojnë radikalet e lira dhe janë të nevojshëm për një shëndet të mirë.
Zakonisht jemi njohur me kombinimin e arrave dhe mjaltit, por bajamet ofrojnë edhe më tepër avantazhe.
Bajamet dhe mjalti së bashku konsiderohen si një super ushqim, falë pasurisë së madhe të ushqyesve.
Ky kombinim plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.
Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin.
Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët.
Metoda e kombinimit magjik të Mjaltit dhe Bajameve
Sipas ekspertëve të ushqimit, bajamet duhet të mbahen në ujë gjatë natës. Në mënyrë që të largohen të gjitha mbetjet dhe lëkura, të dekompozohet gluteni dhe të çlirohet acidi fitik.
Hiqini bajamet nga uji, ato do të pastrohen lehtë nga cipat që rëndojnë stomakun dhe lërini të kullojnë plotësisht.
Hapi i dytë është të zgjidhni mjaltin tuaj të preferuar.
Nëse keni si objektiv marrjen e sa më shumë antioksidantëve, atëherë zgjidhni mjaltin me nuancë të errët, siç është ai i gështenjave.
Nëse jeni të përqendruar tek shija, atëherë zgjidhni mjaltin tuaj që përdorni zakonisht.
Merrni një kavanoz qelqi dhe hidhni 500 ml mjaltë dhe 100-150 gramë bajame. Hidhni fetat e një limoni për më tepër Vitaminë C dhe shijojeni.
Sigurohuni që të hani një lugë çdo mëngjes, por mos të merrni më shumë se 5-6 bajame në një lugë.
Vlerat shëndetësore të kombinimit Mjaltë + Bajame
Bajamet me mjaltë përmirësojnë dhe përshpejtojnë tretjen. Ky kombinim i bën vlerat e bajames lehtësisht më të përfitueshme nga organizmi dhe ofron energji në çdo kohë.
Ju mund të përfitoni edhe nga acidi folik që gjendet tek bajamet për një shëndet më të mirë.
Duke qenë se bajamet janë plot me yndyrna thelbësore, ju do të përfitoni një kujtesë më të mirë dhe zgjuarsi më të madhe. Këto vlera janë të domosdoshme për fëmijët në rritje.
Vitamina E që gjendet tek bajamet ndihmon kundër kolesterolit të keq. Ajo rrit nivelet e atij të mirë në organizëm.
Lende lisi mund të gjeni përrreth pemëve të lisit në mbarë Mesdheun dhe gjithandej në Shqipëri.
Kur dëgjon për herë të parë fjalën lende lisi nuk të vjen ndërmend asnjë produkt ushqimor, por e vërteta është krejt e kundërta.
Lendja e vockël e lisit, ngjan si një vezë e futur në mbajtësen e vet, shkëputet nga pema dhe bie përtokë.
Lendet janë përdorur për ushqim që në lashtësi nga shumë qytetërime, kryesisht në të njëjtën mënyrë si drithërat në ditët e sotme.
Lendet kanë në përmbajtjen e tyre sasi të mëdha të taninës gjë që u jep atyre një shije të hidhur.
Pavarësisht kësaj ju mund të përdorni një sërë taktikash për të larguar hidhësinë e lendes si për shembull t’i fusni ato në ujë deri sa të mos lëshojnë më ngjyrën kafe.
Vërini të ziejnë në ujë njëlloj siç bëni me gështenjat e ziera. Ndërroni ujin 4-5 herë deri sa uji të mos jetë më i ngjyrosur dhe më pas veproni njëlloj si me gështenjat e ziera.
Lendja së fundmi është përdorur edhe si zëvëndësim për kafenë.
Por atë e gjejmë edhe në produktet e miellit, buka, ëmbëlsira apo ushqime të tjera ku përdoret mielli me drithëra të plota.
Sot njerëzimi përballet me një sërë alternativash mes drithrave të pasur me vlera ushqimore. Lendet përdoren kryesisht falë nivelit të lartë të yndyrnave, proteinave, karbohidrateve, mineraleve dhe vitaminave.
Shëndeti i lëkurës
Ka një sërë mënyrash se si lendet mund të mbrojnë lëkurën tuaj.
Sapo të zhysni apo të zieni lendet në ujë, tani që ato kanë lëshuar mund të aplikohet në lëkurë për të shëruar të djegurat apo kruarjet.
Për këtë qëllim mund të përdorni ujin e zierjes së parë.
Për të përshpejtuar shërimin e çarjeve dhe plagëve, apo për të zvogëluar inflamacionin dhe djegiet.
Aplikimi i këtij uji të pasur me vlera mund të trajtojë dhimbjet gjithashtu.
Tretja
Si çdo arror tjetër, lendet kanë një sasi domethënëse fibrash që i bën ato ideale për të përmirësuar shëndetin e sistemit tretës.
Fibra ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe ndalon konstipacionin dhe diarenë.
Lendja është ideale për njerëzit që vuajnë nga lëvizjet e çrregullta të zorrëve, fryrjet, shtrëngimet dhe probleme të tjera gastrointestinale.
Parandalon diabetin
Një nga përfitimet më të rëndësishme të lendeve vjen nga aftësia e tyre për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak.
Si rrjedhojë ato parandalojnë shpërthimet e rrezikshme të glukozës që çojnë në diabet apo rrezikojnë ata që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje.
Përmbajtja e fibrës dhe karbohidratet komplekse që gjenden tek këto arrorë i transformon ato në “armë” të mirëfillta kundër sëmundjes.
Shëndeti i zemrës
Shumë prej arrorëve janë të pasur me yndyrna dhe pjesa më e madhe e tyre i bën mirë njeriut.
Megjithatë njerëzit që duan të zvogëlojnë sasinë e yndyrnave që marrin, duhet të konsiderojnë lenden si një alternativë të mirë.
Ajo ka mesatarisht pesë herë më shumë yndyrna të pangopura se ato të ngopurat. Kjo përmirëson ekuilibrin e përgjithshëm të kolesterolit dhe parandalon obesitetin, aterosklerozën.
Nivelet e energjisë
Lendet e lisit kanë një nivel të lartë karbohidratesh që ofrojnë nivele të larta energjie.
Mielli dhe vetë kokrrat janë alternativa të shkëlqyera të sheqernave që na japin energji afatshkurtër, sepse energjia që merr prej lendeve zgjat disa herë më shumë
Shëndeti i kockave
Lendet kanë një kokteil mineralesh si fosfori, kaliumi dhe kalciumi që ndihmojnë në forcimin e shëndetit të kockave dhe parandalojnë osteoporozën.
Kalciumi është një prej mineraleve më të rëndësishëm për kockat dhe gjendet me tepricë tek lendet.
Ndihmon metabolizmin
Një nga rolet kryesore të familjes së vitaminës B qëndron tek përmirësimi i metabolizmit në organizëm.
Këta toptha të vegjël janë të mbushur me vitamina B, përfshirë niacin, thiaminë, riboflavin, dhe vitaminën B12.
Lendet plotësojnë nevojat e metabolizmit dhe rregullojnë një sërë proçese enzimash që garantojnë një shëndet të mirë.
Shërojnë dhe rregullojnë
Proteinat janë thelbësore për një jetë të shëndetshme dhe lendet janë të pasura me proteina.
Ato ndihmojnë në rigjenerimin e indeve dhe qelizave.
Riparojnë zonat e dëmtuara duke përshpejtuar proçesin e shërimit pas një sëmundje ose lëndimi.
Paralajmërim: Konsumimi i tepruar i këtyre arrorëve mund të shkaktojë të vjella dhe zemëron stomakun për shkak të përmbajtjes së lartë të taninës.
Ndaj sigurohuni që lendet të jenë pastruar nga shija e tyre e hidhur.
Por nga ana tjetër, zierja e fortë do të ulë vlerat shëndetësore. Gjithçka me masën e duhur.
Hudhra ka një vend të pazëvëndësueshëm në kuzhinën shqiptare. Ajo përdoret gjërësisht në salca, supa dhe gatime të tjera.
Hudhra ka fituar një vëmendje të madhe në përdorimet kundër infeksioneve, kolesterolit, tensionit të gjakut dhe mbrojtjes së përgjithshme që i ofron organizmit.
Gjithsesi, hudhra i ofron këto përfitime kur konsumohet pa e tepruar. Çaji i hudhrës është një instrument ideal për të marrë prej saj përfitimet maksimale.
Hudhra për pastrimin e organizmit
Ekspertët tregojnë se hudhra është përdorur prej shekujsh për të disinfektuar plagët, apo edhe për të trajtuar sëmundjet e mushkërive, sidomos në rastet kur shfrytëzohet avulli i çajit të saj.
Çaji i hudhrës dhe ekstraktet vajore parandalojnë zhvillimin e shumë baktereve, viruseve dhe mykut, apo baktereve si E. Coli, stafilokoku dhe streptokoku.
Efikasiteti i hudhrës vjen si pasojë e alicinës, një element që çlirohet kur hudhra shtypet, pritet ose kafshohet sapo qërohet.
Shëndeti i zemrës dhe tensioni i gjakut
Çaji i hudhrës mbron shëndetin e zemrës dhe lehtëson funksionimin e saj.
Një studim i fundit zbuloi se meshkujt që morrën pjesë në studim dhe që vuanin nga kolesteroli, arritën të ulnin nivelet e tij me 6-7 përqind, falë ekstraktit të hudhrës.
Ekstrakti në fjalë ulte tensionin e gjakut me 5.5 përqind. Pirja e çajit të hudhrës mendohet të ketë të njëjtin ndikim.
Mos e teproni me hudhrën
Hudhra përmban antioksidantë të fuqishëm përfshirë alicinën, një përbërës të cilit i atribuohen shumica e vlerave të hudhrës.
Sipas të dhënave, hudhra mund të përdoret kundër disa problemeve shëndetësore siç janë infeksionet dhe hepatiti, por nëse përdoret pa kriter, disa përbërës të saj mund të shkaktojnë dëme në mëlçi dhe veshka
Si të përgatisni çajin e hudhrës
Disa lloje të çajit të hudhrës kanë si elementë përbërës mjaltin dhe limonin.
Përgatitja e çajit të hudhrës kërkon tre thelbinj hudhër të qëruar dhe të copëtuar për të çliruar alicinën.
Zieni një filxhan me ujë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Shtoni thelbinjtë e hudhrës dhe lërini të qëndrojnë për pak minuta. Nëse preferoni shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.
Alicina çaktivizohet gjatë gatimit, por nëse hudhrën e copëtoni dhe e lejoni të qëndrojë për 10 minuta përpara ekspozimit në temperatura të larta, alicina do të qëndrojë e paprekur.
Kur ke limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonatë.
Merrni një enë qelqi dhe hidhni në të lëkurën e një limoni të plotë të larë mirë.
Më pas, agrumet shtrydhini deri sa të mbushni një gotë e gjysmë me lëng.
Hidheni lëngun në enën e caktuar për limonatën. Në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin dhe ujin.
Lëreni të ziejë deri sa të shkrihet plotësisht. Shurupin e formuar shtojeni në enën e limonatës dhe lëreni të ftohen dhe të kombinohen së bashku.
Në këtë pikë, keni përfituar një koncentrat të mirëfilltë. Më pas, ju nevojitet një gotë me këtë koncentrat, 3 gota me ujë të ftohtë, pak akull dhe kohë e lirë për të shijuar frutin e punës suaj.
Koncentratin mund ta hidhni edhe në një kavanoz të personalizuar dhe ta bëni dhuratë.
Koncentrati i limonatës i bërë në shtëpi
Një gotë e gjysmë me sheqer, këshillohet sheqer kaf
Një gotë e gjysmë me ujë
Lëkura e grirë e një limoni të plotë
Një gotë e gjysmë me lëng limoni të freskët
Çaj me limon dhe xhenxhefil
Ky çaj pak pikant është i mbushur me vitaminë C dhe përbërës që luftojnë bakteret dhe inflamacionin.
Në një enë me 250 ml ujë zjeni pak xhenxhefil të prerë në feta (reth 2-3 cm xhenxhefil). Lëngut të përftuar shtojini një lugë lëng limoni.
Çaji është tepër i mirë për të luftuar të ftohtin dhe virozat. Nëse preferoni, shtoni pak mjaltë, një produkt ideal për të luftuar mikrobet.
Njihet si fruti i ëmbël i parajsës, me shumë kokrra të cilat simbolizojnë bollëk e begati. Sipas një tradite të hershme, në ditën e parë të Vitit të Ri, një kokërr shege hidhet në tokë ose në tryezë dhe kokrrat e saj të shumta të shpërndara besohet të sjellin para, dashuri, shëndet e jetëgjatësi.
Kokrrat e saj si diamantë rubini të kuq janë simbol i mbarësisë dhe mirëqenies.
Kombinimi i vlerave të saj shëndetësore dhe shija fantastike e bën shegën krejt të parezistueshme.
Të konsideruara si një nga pemët më të vjetra në botë, shegët përmenden që në dokumentet e para historike. Origjina e tyre është Persia e Lashtë dhe Mesdheu është një nga zonat më pjellore me këtë pemë hyjnore.
Fruti i shpresës, përjetësisë, prosperitetet
Gjatë historisë së saj mijëra vjeçare shega ka qenë simbol i shpresës, paqes dhe prosperitetit.
Popujt e besimeve dhe kulturave të ndryshme ia kishin diktuar dhe i njihnin mirë dobitë e saj pranadaj u bë frymëzim për të gjithë shkrimtarët, piktorët e poetët.
Anglezët i thonë shegës “pomegranate” që do të thotë “mollë me shumë fara”.
Pema e shegës mund të jetojë deri në 200 vjet.
Një kokërr shege ka rreth 600-700 kokrra të kuqe plot shëndet.
Shumë studiues besojnë që ishte shega dhe jo molla ajo që tundoi Adamin dhe Evën në Kopështin e Edenit.
Ndërsa në librat e shenjtë, shega përmëndet si një nga frutat që rritet në kopshtet e parajsës.
Grekët e kanë traditë të çajnë shegën në tokë edhe gjatë dasmave përveçse për Vitin e Ri.
Ndër mijëvjeçarë është konsideruar si simbol i pjellorisë, mirësisë dhe jetëgjatësisë.
Nuset e reja romake i ndërthurnin me flokët degët e saj, sidomos në ditën e dasmës.
Shega konsiderohet edhe si simbol i ringjalljes dhe dashurisë së zjarrtë.
Por, pavarësisht traditës së saj antike dhe domethënies që ka për shumë kultura, shega me të drejtë mund të konsiderohet si një thesar për organizmin tonë.
Cilat janë përfitimet e të ngrënit shegë çdo ditë dhe çfarë ndodh me organizmin
Shega arrin të pengojë prodhimin e estrogjenit dhe pakëson rrezikun nga radikalet e lira.
Studimet shkencore kanë treguar se vaji esencial i kokrrave të shegës, lëngu dhe ekstraktet e saj i detyrojnë qelizat e dëmshme të vetë shkatërrohen.
Shega ju furnizon me vitaminë C që është kaq e domosdoshme në këtë stinë gripi dhe virozash.
Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës
Lëngu i shegës mbron kolesterolin e mirë nga oksidimi dhe rrjedhimisht e mban zemrën të sigurt.
Shega është një burim i mirë polifenolësh, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në enët e gjakut.
Përmirëson funksionet e trurit – mban larg sëmundjen e Alzheimer
Një tjetër studim zbuloi se njerëzit që pijnë lëng shege çdo ditë, ishin më të kthjellët dhe një kujtesë më të mirë.
Të gjitha këto sekrete të këtij fruti të lashtë e bëjnë shegën të domosdoshme në regjimin tuaj ushqimor të përditshëm.
AgroWeb.org ju këshillon të hani shegë të freskëta sa më shpesh që të përfitoni fuqitë shëruese të frutit, bashkë me urimin për sa më Shumë Mbarësi për Vitin e Ri.
Hurmat e Arabisë janë plot vlera, të shijshme dhe me nivel të lartë ushqyesish.
Përveç shijes së tyre karakteristike, hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme dhe i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh. Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash.
Ato ndihmojnë kundër konstipacionit dhe problemeve të tjera me sistemin tretës.
Hurmat e Arabisë gjenden kudo në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme në Shqipëri. Më poshtë do të lexoni sugjerimet e AgroWeb.org mbi mënyrën dhe sasinë ditore të rekomanduar të hurmave të Arabisë.
Lexuesit duhet të provojnë të konsumojnë 3 hurma në ditë dhe do të përfitojnë 5 vlerat e mëposhtme.
1. Shëndeti i zemrës
Kaliumi që gjendet tek hurmat ul rrezikun e goditjeve në tru. Për më tepër, nëse përfshini hurmat në dietën tuaj do të ulni nivelin e kolesterolit të keq. Kolesteroli i keq akumulohet në muret e enëve të gjakut duke i bllokuar ato dhe duke rrezikuar ndjeshëm zemrën.
Nivelet e larta të kolesterolit të keq nënkuptojnë që zemra është e rrezikuar nga bllokime të menjëhershme që mund të ndodhin në enët e gjakut. Ngrënia e hurmave mund të ulë kolesterolin e keq dhe ta mbajë zemrën të sigurt.
2. Nivelet e energjisë
Hurmat e Arabisë janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë.
Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie. Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera.
3. Përmirësojnë aparatin tretës
Hurmat e arabisë përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrës së tretshme që është thelbësore për një sistem të mirë tretës sepse arrin të orientojë ujin aty ku trupi ka më shumë nevojë: aparatin tretës. Kjo taktikë, ndihmon organizmin të shmangë konstipacionin.
Kaliumi që gjendet tek hurmat e Arabisë ndihmon në trajtimin e diaresë dhe problemeve të tjera në stomak. Duke qenë se kanë ngjyrë kafe, hurmat e Arabisë konsiderohen si ekuilibrues në aparatin tretës. Në përgjithësi, ushqimet me ngjyrë kafe janë të shkëlqyera për tretjen. Për më tepër, hurmat forcojnë bakteret e mira në stomak.
4. Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë
Anemia prek shumë njerëz, nevojat e të cilëve për hekur janë të mëdha. Hurmat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, që i bën ato të domosdoshme kundër anemisë. Ngrini nivelet e hekurit duke konsumuar të paktën 3 hurma në ditë.
5. Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar
Hurmat përmbajnë magnez, mangan dhe selenium. Ky i fundit është një mineral i nevojshëm për parandalimin e kancerit. Këto minerale janë të nevojshme për të mbajtur kockat të forta dhe gjakun të shëndetshëm.
Përveç shijes, kjo është një arsye më tepër për të konsumuar tre hurma në ditë.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, hurmat e Arabisë janë të mira për shëndetin, ndonëse kanë një nivel të lartë fruktoze.
Edhe nëse dieta juaj ju mban larg sheqerit dhe produkteve të ëmbla që përfshijnë sheqerin e arrës së kokosit, mjaltit, shurupit të misrit etj, mos harroni të konsumoni fruta.
Kur përzgjidhni hurmat në treg kërkoni për frutat, lëkura e të cilave është e butë dhe jo e rrudhosur.
Mos zgjidhini kokrrat me aromë të çuditshme ose tepër të forta. Hurmat e thata të Arabisë mbahen në frigorifer dhe qëndrojnë deri në një vit. Hurmat e njoma duhen ruajtur në enë të izoluara mirë dhe mund të qëndrojnë deri në 8 muaj.
Era Kabila ndodhet në pavionin e Onko-Hematologjisë prej 2 muajsh sepse është diagnostikuar me leucemi.
Ama falë kurës së mjekëve, po shihen përmirësimet e para.
“Për momentin unë dua vetëm që të shërohem dhe nuk kërkoj ndonjë dhuratë, vetëm të jem mirë dhe që të gjithë fëmijët e tjerë që janë sëmurë të shërohen sa më shpejt”, tha Era.
Por me kurajon e saj të pazakontë, në të gjithë këtë rrugëtim të vështirë, 12-vjeçarja është përpjekur t’ia lehtësojë sadopak dhimbjen prindërve.
“Një ditë, ishte ai momenti kur do prisnim flokët, se duheshin prerë. Terapia bën punën e vet dhe e kuptuam tashmë, e nuk ishte ajo një problem shumë i madh, që obobo humbëm flokët. Të dija një mami shumë të fortë, mi jep ato gërshërë se do t’i pres vetë. E kupton që këto flokë nuk bëjnë më, mami. I hoqëm flokët, kërkova një paruke që asaj i pëlqeu , ndjehet mirë me to dhe hera herës nuk e kuptojmë që Era nuk ka flokë”, u shpreh Fitorja, mamaja e Erës.
Koha në dhomën e Erës, kalon me lexim, pikturë e me vizita të shumta në ditët e fundit të vitit, çka e bëjnë Erën të mos mërzitet që është në spital.
“Unë ndjehem shumë mirë, një ditë kanë ardhur këtu mësuesit nga shkolla dhe më kanë surprizuar shumë. Më kanë bërë një dhuratë dhe më kanë lumturuar shumë. Kanë thënë fjalë shumë të mira për mua, sa nuk mendoja që mendonin këto gjëra për mua”, rrëfen Era.
Nënë e bijë, kanë krijuar një ekip, me premtimin që do t’ia dalin të fitojnë.
“Fare mirë mund të kalohet edhe këtu viti i Ri, s’ka gjë. E rëndësishme është që të kurohemi, të shërohemi dhe pastaj e bëjmë Vitin e Ri, ç’rëndësi ka që se bëmë në datë 31 dhjetor , do ta bëjmë më 31 korrik. Dhe unë them që edhe këtu është bukur me të gjithë fëmijët e tjerë.
Aktualisht në këtë repart ndodhen 9 fëmijë, që festat e fundvitit do t’i gjejnë nën kujdesin e mjekëve dhe me dëshirën e madhe për shërim të shpejtë, raporton TCH.