Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë vendosur në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar.
Operacioni është zhvilluar në Viddalba, kurse kreu i bandës është shqiptari i arrestuar, i identifikuar si Viktor Stefanaj 45 vjeç, banues prej disa kohësh në atë zonë, pasi ishte martuar me një italiane dhe ka dy fëmijë. Banda furnizohej me heroinë, kokainë, hashash, marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe më pas shpërndahej në zonat kryesore të bregdetit të Sardenjës, Ligurias, Brescias në Itali, raporton Ansa. Për të mos rënë në sy, shqiptari merrej edhe me blegtori. Gjatë operacionit karabinierët sekuestruan dhe një sasi lënde narkotike.
Operacioni i policisë është koduar ‘Ati ynë’, pasi shqiptari falej që të mos kapej nga policia kur tranportonte lëndën narkotike me makinë. Rrjeti përbëhej nga 31 persona, ku 9 janë arrestuar dhe 22 ndiqen në gjendje të lirë. Policia ka ndërmarrë operacionin pas rreth dy vitesh përgjime.
Në vitin 2015 kryeministri Rama inauguroi Qendrën Ndërkulturore Komunitare, me financim prej 140 milionë lekësh nga KE, PNUD dhe Bashkia Korçë.
Por menjëherë pas ceremonisë, qendrës iu vu kyçi përgjithmonë. Përfaqësues të komunitetit rom thonë se i bëjnë aktivitetet në lokale me qira. Koordinatorja e Qendrës, Anjeza Duçi nuk ka hyrë kurrë në zyrë dhe tregon se nuk ka as vend ku të punojë apo një kompjuter. Ndërsa drejtori, Ilir Zguri thotë se ka vendosur të mos e hapë qendrën për të kursyer faturat e ujit dhe dritave…
Kryeministri Rama është shprehur se hapja e Qendrës Ndërkulturore Komunitare është një shembull rrezatues për qeverinë e tij dhe gjithë të tjerët.
“Ju siguroj se këtë shembull të Korçës do ta shtrijmë edhe në bashkitë e tjera.”
Por kjo qendër pas inaugurimit nuk është hapur më kurrë, ndaj dy kryetarët dhe disa përfaqësues të komunitetit rom e kanë denoncuar këtë fakt emisionit “STOP”.
“Ishte menduar në projekt që të ishin një sërë aktivitetesh për arsimin e fëmijëve, trajnime, aktivitete për të rinjtë, zëri i komunitetit rom, i cili do të ishte në bashki. Do të kishte një koordinator nga komuniteti rom dhe egjiptian, i cili do të përfaqësonte këtë qendër. Por unë kam rreth tre vite që nuk kam parë që kjo qendër të funskionojë në emrin e këtyre komuniteteve. Unë kam pasur një aktivitetet për 8 Prillin, që ka qenë dita botërore e jona. Unë kam ardhur për të bërë provat për të dhënë një koncert, por më ka ndaluar drejtori i kësaj bashkie, i cili quhet Ilir Zguri, më ka thënë që kjo nuk është një qendër për tallava. Ilir Zguri kërkon që gjithmonë kjo qendër të menaxhohet vetëm nga ajo, kur të dojë ajo t’i japë çelësat dhe jo kur të kërkojmë ne.”
Përfaqësuesit e këtij komuniteti shprehen se gjersa kryeministri Rama e ka inauguruar Qendrën Ndërkulturore Komunitare për ta, pse të mos shfrytëzohet prej tyre, por zhvillohen aktivitetet në lokale me qira.
“Kur na mbyllet kjo dera këtu, çfarë dere tjetër të presim të na hapet neve romëve ose egjiptianëve?”
Koordinatorja e Qendrës Ndërkulturore Komunitare, Anjeza Duçi nuk qëndron në qendrën në fjalë, por në godinën e bashkisë së vjetër të Korçës. Ajo shprehet se orari zyrtar i qendrës është 08:00-16:00 dhe për sa i përket mosfunksionimit të kësaj qendre, thotë se ajo si koordinatore bën edhe punë të tjera.
“Unë kam një drejtor mbi kokë, kështu që … çfarë të them unë?”
Kjo ishte përgjigjia e saj përpara kamerave të emisionit “STOP”, por më pas, kur mendon se ato janë fikur, tregon gjithçka.
Koordinatorja – Nuk kam as kompjuter, nuk kam as tavolinë… Nuk kam asgjë! Dhe për të bërë një raport përshembull, që më duhet, duhet të shkoj: “Ta përdor një çikë kompjuterin tënd? Ose në shtëpi.
Gazetarja – Ajo (qendra) rri mbyllur dhe ti rri këtu. Kupton? Te kjo godina e vjetër.
Koordinatorja – Çfarë të të them? Unë nuk kam as çelësin e qendrës! Kam menduar të jap edhe dorëheqjen në fakt. Që në Shkurt kam bërë kërkesën.
Gazetarja – Po pse?
Koordinatorja – Po sepse nuk po mundesha më. Nuk po rrija te qendra dhe domethënë më dukeshe si kot fare. Dhe ashtu është!
Gazetarja – Po mirë, s;je futur asnjë ditë aty Anjeza?
Koordinatorja – Në fillim po, shkoja rrijë sepse kisha çelësin.
Gazetarja – Sa ke? Kur? Në ç’periudhë?
Koordinatorja – Që në Shkurt, vitin e kaluar.
Gazetarja – Sa ke qëndruar aty?
Koordinatorja – Me ditë. Vetëm 2-3 ditët e para, pastaj…
Gazetarja – Pse u mbyll? Kush e mori këtë vendim, për mbylljen e qendrës?
Koordinatorja – Po pastaj, nuk më lanë më çelësin sepse nëqoftëse qëndroja andej paguheshin… shkonin shumë drita, ujë…
Gazetarja e emisionit “STOP” i drejtohet Bashkisë Korçë për të komunikuar me drejtorin e saj, Ilir Zguri, për shqetësimin e komunitetit rom dhe egjiptian.
Gazetarja – Një pjesë e komunitetit rom…
Drejtori – Ëhë…
Gazetarja – Më janë shprehur që janë të përjashtuar nga kjo qendër. Nuk kanë hapësirat e duhura.
Drejtori – Për të bërë çfarë në qendër? Qendra është një sallë e madhe… E pajisur me të gjitha ambientet për mbledhje dhe aktivitete të mëdha. Nuk ka snjë arsye që një numër i madh dritash, një ngrohje me kondicioner, që në fund të fundit, ka një kosto të kushtueshme të rrijë në funksion të dikujt që pret aty brenda çfarë?
Gazetarja – Para se të vija te ju, e provuam prapë nëqoftëse hapej (dera), por ishte e mbyllur.
Drejtori – Sepse çdo qëndrim brenda ka kosto. Shiko, e para, asaj godine nuk i vihet kyçi.
Gazetarja – Fatmirësisht i kemi dhe godinat përballë. Nëqoftëse do të shkojmë tani, qendra është e mbyllur. Duhet të ishte e mbyllur? Është ditë e premte.
Drejtori – Çfarë kuptimi ka që qendra është e mbyllur?
Gazetarja së bashku me drejtorin shkojnë në Qendrën Ndërkulturore Komunitare, e cila çuditërisht ishte e hapur.
Gazetarja – Zyra e koordinatorit…
Drejtori – Për çfarë do të rrijë këtu brenda ky njeri?
Gazetarja – Po, që të lerë takimet, pra për trajnimet…
Drejtori – Po pra, se i takon që kjo derë të rrijë e mbyllur. Për mua, ky s’është as ambienti ku mund të rrish këtu brenda.
Gazetarja – Pse? Çfarë ka?
Drejtori – Po hyr, shikoje! I pa ajrosur, i pa ndriçuar. Si mund të rrijë njeriu aty brenda? Çfarë do bëjë atje? Nuk e konceptoj si një zyrë pritjeje këtu. Unë e konceptoj si nj ambient aktivitetesh.
Gazetarja – Mirë, realisht duhet të ishte. Përderisa unë këtu shoh cilësimin sepse ne erdhëm papritur, kupton? Këtu shoh cilësimin.
Qendra Ndërkulturore Komunitare është e ndërtuar dhe pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë një qendër të standardeve evropiane, por qëndron e mbyllur dhe nuk shfrytëzohet nga komuniteti rom dhe egjiptian, për të cilët është krijuar
Shqipëria është vendi i 13-të në botë me çmimet më të lartë për biletat ajrore.
Të dhënat janë bërë publike nga Flight Price Index, siti më prestigjoz në botë që krahason kostot e fluturimeve ajrore.
Sipas të dhënave, në Shqipëri çmimi i biletave të avionëve është 36.7 dollarë amerikanë për 100 kilometër, një nga shifrat më të larta në botë duke lënë pas edhe ekonomitë më të zhvilluara në botë, shkruan Syri.net.
Për krahasim, në Gjermani ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta se san ë Shqipëri çmimi i biletave është 7 dollarë për 100 kilometra ose 5 herë më pak, ndërsa në Itali dhe Francë ato janë respektivisht 4 dhe 6.5 dollarë për 100 kilometra.
Në të gjitha vendet e tjera të rajonit, përvec Serbisë të udhëtosh me avion kushton deri në 15 herë më pak se sa në Shqipëri. Sipas të dhënave të Flight Price Index, qytetarët rumunë paguajnë vetëm 3 dollarë për 100 kilometra, ndërsa në Bullgari çmimi mesatar i biletave të avionëve është 3.18 dollarë për 100 kilometra.
Monopolet që grabisin shqiptarët
Mjafton një klikim i thjeshtë në internet për të parë skandalin e çmimeve të larta, që paguajnë shqiptarët, të cilët udhëtojnë me avion nga Tirana drejt vendeve të tjera.
Por pse qytetarët paguajnë më shtrenjtë kur udhëtojnë nga aeroporti Nënë Tereza? një nga aryset është numri i pakët i kompanive ajrore që fluturojnë drejt Shqipërisë.
Të dhënat tregojnë se numri i kompanive ajrore që bëjnë fluturime të rregullta në aeroportin e Tiranës është më i ulët edhe se sa ai i atyre që operojnë në Kosove, e cila ka një popullsi më të vogël.
Por veç kësaj, ajo që bën që çmimi i biletave në Shqipëri të jetë ndër më të lartët në Europë janë edhe taksat e larta. Për një biletë vetëm vajtje, një qytetarë që udhëton nga Tirana paguan 26.5 euro taksa, nga 12 euro që paguan një udhëtarë nga Korfuzi.
Por nuk mbaron këtu. Çmimit të kripur të biletave, përveç taksave i shtohet edhe çmimi i lartë i karburantit për avionet për shkak të ekzistencës së një operatori të vetëm aktualisht në Tirana International Airport. Çmimi mesatar i një litër nafte në aeroportin Nënë Tereza rezulton të jetë 25% më i lartë se në Paris.
Shërbimet e shtrenjta aeroportuale monopol të aeroportit të Tiranës për shkak të koncesionarit të vetëm gjerman, bëjnë që tregu shqiptar të mos jetë aspak tërheqës për kompanitë loë cost dhe charter. Për këtë arsye përqendrimi i kompanive të fluturimit në pak duar, bën që çmimet në Shqipëri të jenë ndër më të lartat në rajon, Evropë dhe më gjërë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimit rus në Ballkan dhe situatës në Maqedoni. Në një intervistë për televizionin serb “N1 Info”, Thaçi u shpreh se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e di se Kosova është e pavarur dhe sovrane.
“Serbia duhet të largohet nga miti për Kosovën. Nuk duhet të jetojë me te të kaluar por të shikojë kah e ardhmja. Lidershipi i Serbisë dhe Vuçiçi e di se Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Por mendoj se deklarata e tij ka qenë më shumë për konsum të brendshëm. Dialogu nuk ka alternative, do të jemi të përkushtuar që të vazhdojë dialogu, në mënyrë që të kemi fqinjësi të mire”, tha Presidenti i Kosovës.
Por veçantia e interviste qëndron tek mënyra e bashkëbisedimit mes presidentit Thaçi dhe gazetares së mediumit serb, Ivana Dragiçeviç, raporton Insajderi.
Thaçi kishte zgjedhur që të përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe, teksa gazetarja serbe bënte pyetje në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.
Në kuadër të bashkimit të forcave euroatlantike që do marrin pjesë në stërvitjen “Noble Jump” në Rumani, forcat e NATO-s në Shqipëri kanë udhëtuar drejt territorit grek dhe disa prej protestuesve të Partisë Komuniste greke në aksin që lidh Kozanin me Verian, në Greqinë veriore, nuk kanë lejuar kalimin e 20 automjeteve dhe dy autobusëve dhe i kanë ndaluar forcat shqiptare të NATO-s duke i detyruar të kthehen përsëri në tokën shqiptare.
Protestuesit grekë mbanin në duar parulla ku shkruhej: “As tokë, as ujë, vrasësit e popullit!”, “Vrasësit e NATO-s të shkojnë në shtëpi!” duke krijuar në këtë mënyrë një situatë të tensionuar.
Në stërvitjen e NATO-s merr pjesë edhe fqinji ynë Greqia, që synon të krijojë forca të afta për të ndërhyrë kur është e nevojshme për të ndihmuar popullin.
Ndërkohë zona është pushtuar nga forcat e shumta të policisë dhe vlen të përmendet se nuk është nën kërcënim jeta e ushtarakëve shqiptarë. Sipas qeverisë greke, gjatë orëve në vazhdim rruga do të hapet dhe autokolona e ushtarëve shqiptarë do të vazhdojë normalisht rrugën.
Vlora në ditën e 14-të pa traget. Në itenerarin Vlorë-Brindizi prej 14 ditësh nuk kryhet lundrimi i parashikuar drejt Italisë apo anasjelltas,ndërsa si dhe është konfirmuar ditë më parë, shkak mbetet një defekt në traget.
Zyrtarisht nga porti i Vlorës dy ditë më parë u konfirmua se trageti i linjës Vlorë-Brindizi do të riniste punën duke filluar nga e enjtja në mëngjes, por faktikisht dicka e tillë nuk ka ndodhur. Pavarësisht kontakteve të vijueshme me kompaninë që menaxhon këtë itenerar, nuk ka ende asnje konfirmim zyrtar se kur trageti i linjës Vlorë-Brindizi do të rinisë sërish punën.
Nderkohë problematikat kanë qenë prezente lidhur me biznesin apo edhe qytetarët, të cilët janë të detyruar ti drejtohen portit të Durrësit për të lëvizur në drejtim të Italisë.
Porti mbetet i boshatisur ,pasi bizneset janë të detyruar që të kenë kosto shtesë ,por zgjidhja e tyre mbetet tashmë porti i Durrësit.
Porti i Vlorës është pezulluar prej gati 14 ditësh,nga mungesa e tragetit të linjës Vlore-Brindizi, ndërsa nuk është arritur që gjatë kësaj mungese për shkak të defektit të pësuar në këtë itenerar të vendoset provizorisht një tjetër target. Ndërkohë nuk ka tashmë asnjë informacion zyrtar rreth rifilimit të linjës, që deri më tani ka sjellë penalizim tek bizneset dhe qytetarët.
Vila luksoze e gjyqtares Entela Shedula, kryetare e Gjykatës së Kavajës, bie lehtë në sy në lagjen me shtëpi të thjeshta në zonën pranë spitalit të këtij qyteti. Godina trekatëshe, e përdorur për banim dhe një biznes të familjes, rrethohet nga një gjelbërim i dendur pemësh dekorative. E parë me sy të lirë, kuptohet pa vështirësi që për ndërtimin e saj dhe sistemimin e ambientit janë investuar shuma të konsiderueshme parash. Ajo që nuk duket është fakti që investimi kolosal është përballuar përmes të ardhurave që Shedula ka nga paga e saj si gjyqtare dhe e bashkëshortit të saj.
Referuar deklaratave të pasurisë të depozituara nga ana e gjyqtares në Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, një kopje e të cilave është siguruar nga “Panorama”, të ardhurat vjetore të gjyqtares Shedula nga rroga e saj ka variuar nga 788 424 lekë të rinj në total, në vitin 2005, në 1 450 999 në vitin 2017.
Sipas deklaratave të gjyqtares, investimet e sipërpërmendura janë mbuluar përmes 3 kredive bankare, 2 milionë, 2.5 milionë dhe 700 mijë lekë të rinj, të marra në një hark kohor prej 6 vitesh. Këstet e majme të këtyre kredive rezultojnë të jenë shlyer nga rroga e bashkëshortëve dhe të ardhurat e fituara nga një biznes i familjes, kopsht privat për fëmijë. Nga të dhënat zyrtare rezulton se tri kreditë në shumën 5.2 milionë lekë të rinj janë shlyer plotësisht brenda 9 viteve. Kati i tretë i shtëpisë së gjyqtares është ndërtuar fillimisht pa leje dhe është legalizuar më vonë dhe regjistruar në hipotekë
VILA LUKSOZE Në formularin e dorëzuar nga gjyqtarja Shedula në ILDKPKI në vitin 2005, deklaron “banesë, kati përdhe magazinë, kati i parë i banuar, i përfunduar dhe kati i dytë, i papërfunduar”. Në deklaratën e vitit 2006, gjyqtarja Shedula pohon marrjen e një kredie në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 2 milionë lekë të rinj, me shënimin “marrë për ndërtimin e shtëpisë, katin e tretë e deklaruar më parë” dhe për blerjen e një furgoni.
Një vit më vonë, në deklarimin e vitit 2007, gjyqtarja deklaron se e gjithë kredia është përdorur për blerjen e një autoveture, ambientet e brendshme të kopshtit për fëmijë, rikonstruksionin e banesës dykatëshe (shtëpisë ekzistuese) dhe për ndërtimin e katit të tretë.
Referuar deklaratave në vite, kredia 2 milionë lekë është likuiduar në vitin 2010. Po atë vit gjyqtarja ka marrë një kredi tjetër në një bankë të nivelit të dytë në shumën 2.5 milionë lekë të rinj, të cilat shpjegon se janë përdorur për përfundimin e banesës me tri kate dhe për nevoja të tjera.
FAMILJA NE MINIMUM JETIK Në të njëjtin formular të dorëzuar në ILDKPKI, atë të vitit 2007, Shedula deklaron se totali i pagës së saj vjetore si gjyqtare ka qenë 857 889 lekë. Ndërsa të ardhurat vjetore të bashkëshortit nga aktiviteti privat kanë qenë 350 mijë lekë. Po aty theksohet se shuma e kësteve të kredisë 2- milionëshe të shlyera është 371 470 lekë.
Përmes një llogarie të thjeshtë matematikore, rezulton se totali i të ardhurave të dy bashkëshort- ëve ka qenë 1 207 899 lekë. Duke i zbritur kësaj shume këstet e paguara të kredisë, rezulton se të ardhurat e mbetura janë 836 429. E ndarë në 12 muaj të ardhurat e familjes gjatë vitit 2006 kanë qenë gati 69.7 mijë lekë në muaj.
Në këtë linjë, rezulton se familja Shedula prej katër anëtarësh ka përballuar jetesën me vetëm 17.4 mijë lekë për njeri, në kufijtë e minimumit jetik në vend. Përmes së njëjtës llogari, referuar deklaratës së vitit 2009, duke zbritur nga totali i të ardhurave pagesën e kryer për kredinë, rezulton se të ardhurat vjetore për familjen kanë qenë në masën 1 503 674 lekë, të ardhurat mujore 125 306 lekë dhe të ardhurat për frymë në muaj 31 326 lekë.