Një operacion antidrogë është në vazhdim, ndërsa në pranga janë vënë 35 persona. Bëhet fjalë për një aksion të zhvilluar në veri të Italisë, ku janë arrestuar italianë, shqiptarë, rumunë e qytetarë nga Afrika veriore.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, operacioni po zhvillohet në Milano, Bergamo, Verona dhe Pavia.
Hetimet ndaj tyre kishin nisur në fillim të vitit 2016 dhe tani policia po bën arrestimet e personave që ishin të ndarë në 3 organizata të veçanta, që drejtoheshin nga disa shqiptarë të lidhje me njëri-tjetrin.
Fiks Fare zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve.
Në një vëzhgim në Lushnje dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë.
Ndërkohë, bima e shalqirit shartohet me një bimë kungulli, me qëllim që kokrra të jetë sa më e madhe. Më pas, kjo bimë, gjysmë shalqi dhe gjysmë kungull, stimulohet me plehra kimikë, me qëllim rritjen e kokrrës dhe pjekjen sa më të shpejtë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e Fiksit shkuan direkt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: A i konsumojnë vetë? Përgjigjja e tyre ishte se jo, madje treguan edhe “bëmat” e tyre.
Shalqiri me kungull dhe rritet me stimulantë
Fiks Fare zbuloi se bima e shalqirit fillimisht shartohet me kungullin. Dy bimët, mbillen veç e vet. Pasi rriten disa centimetra, ato shkulen nga kubikët dhe bashkohen me njëra tjetrën, duke i prerë të dyja në kërcell.
Zakonisht, bimës së kungullit i priten sythët dhe rrënjët, duke lejuar që, në trupin e saj, të zhvillohet vetëm bima e shalqirit. Të dyja bimët e bashkuara mbillen në të njëjtin kubik, duke formuar një bimë të vetme. Pas disa javësh, bima bëhet gati për t’u mbjellë në fushë.
Fiks Fare udhëtoi në zonën e Divjakës, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin për shalqirin. Fillimisht, gazetarët takojnë disa fermerë në një traktor të mbushur me shalqi dhe i kërkojnë disa kokrra të mira.
“Kanë ushqim, dje i hodha, ka ilaç nuk hahet. Nuk ta jap dot”, thonë fermerët. Më pas, gazetarët shkojnë edhe në tregun e shumicës në Divjakë, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin.
“Nuk e hamë vetë shalqirin, se ne ble diçka hidhi, ble hidhi, se dimë ça ka brenda. Nuk është si më përpara fosfati në fillim, vetëm me nitratin dhe bëheshe kishe qejf, të ngjiste dora”, thotë fermeri, ndërsa shton se bima është e ushqyer dhe e ndikuar me substanca të ndryshme.
“Unë për vete s’ha as domate, as trangull, as shalqi” vijon fermeri.
Një tjetër thotë se shalqi pa stimulant, vetëm me vaditje, hajet vetëm në muajin gusht. “Jo, nuk ha për vete, edhe fëmijëve nuk u çoj, se këta u hedhin 100 % plehra” vijon ai.
Domatja me hormone
Javët e fundit, në redaksinë e emisionit “Fika Fare” mbërritën dhjetëra ankesa për cilësinë e domateve. Sipas tyre, domatja është e pakonsumueshme, pasi fermerët përdorin hormone.
Nisur nga këto ankesa, gazetarët e Fiksit bënë një vëzhgim të thjeshtë, duke shkuar direkt te fermeri, duke i bërë një pyetje të thjeshtë: Përdorin apo jo hormone?
Në fshatin Qerret të Lushnjes, një fermer thotë se asnjëri se ka të saktë, do kenë çik bojë, çik helm. “Nuk të japin, ata që mbjellin pak për vete s’të japin”, ndërsa shton se ai vetë nuk i konsumon fare domates, pasi do jetë e kuqe jashtë, brenda s’ka shije domatet, do jetë e athtë.
Gazetarët shkojnë te një fermer tjetër, duke i kërkuar të blejnë domate për shtëpi. “Nuk janë për shtëpi, them kot merri. Mua s’më dhimbsen, se janë një hektar atje. Nuk janë për shtëpi, më mirë të jem i qartë, të them kot unë ty. Ne i çojmë te tregu” thotë ai.
Një fermer thotë se domatja e lashtë, lyhet me qëllim skuqjen e saj. “Tani s’ka nevojë tani, në fillim i lyejmë me leckë neve këtu (tregon vendin ku e lyen kokrrën e domates). Tani në qershor është gjynah ta lyejmë. I kam kapur me 700 me 800 lekë kilogramë. Përdorim helme shumë, atë seren andej e mbarova në prill unë. Unë nuk haja vetë. Sera e merr hormonin, nga këtu deri andej matanë. I lyejmë me acid. E fërkon. Ka lloj-lloj mënyre, e bën të bukur domaten. Duket brenda që ka hormone, s’ka fara” përfundon ai.
“Domate ‘bio’ vetëm ajo zemërkau”
Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në fshatrat e Beratit. Një fermer thotë se “s’ka sot domate të mira, janë të tëra me hormone. Nëse do domate, merr domate vendi, zemërkau, ajo po u bë me hormone prishet. Unë nga ajo blej vetë, merre haje dhe jepja kalamajve”.
Një tjetër thotë se nuk ha për vete në serën e tij. Për të gjetur domate të mira, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në tregun e fruta-perimeve në Lushnje.
Sipas fermerëve dhe tregtarëve, me ilaç bëhen në prill dhe më parë. “Zëmërkau është e mirë, s’duron ajo. Është e mirë ajo. Më përpara i kanë bërë, ata që i kanë shitur. Tani i pjek vapa”, thonë ata./Top Channel
Prej ditesh neper rrjetet socilale qarkullon lajmi se “Balena blu” ka mberritur edhe ne Shqiperi kjo per shkak te dy rasteve te vertetuara nga policia e shtetit dhe krimi kibernetik,por nuk eshte ky paniku me i madh qe ju eshte kanosur femijeve shqipetare.
Eshte dashur vetem pak dite qe disa pseudo portale per qellimin e vetem te fitimit te klikimeve dhe vizitave ne webet e tyre kane krijuar jo pak panik tek femijet duke i bere dy rastet ne shume raste te tjera duke e bere ne dukje Shqiperine si vendin me te rrezikuar.
Portalet ne fjale krijojne biseda te rreme ne messenger ose whatsapp duke i publikuar ato me pas si raste denoncimi dhe si gjera te mireqena. Prokuroria te marre masa ne parandalimin e panikut qe po perhepet, gjithashtu krimi kibernetik te nderhyje duke i ndaluar keto lojera false te cilat pervecse panik mund te rrezikojne edhe jeten e femijeve duke i bere ato kurioz per kete loje.
Qellimi i vetem i perfitimit nga keto lajme con ne rrezik maksimal jeten e femijeve pasi shume prej adoleshentave e kane marre edhe si nje loje “gallat” duke ju shkruar jo pak femijeve ne facebook.
Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, një tjetër lloj droge po konsumohet nga të rinjtë shqiptarë. Kraku, ose e thënë ndryshe marrja e kokainës në formë djegieje me bidon ose me llullë, është trendi më i ri që ka vënë në alarm policinë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Trendi i ri i përdorimit të krakut konfirmohet edhe nga Shërbimi i Toksikologjisë, ndërsa Top Channel intervistoi një përdorues, i cili tregon pasojat shkatërruese.
“Droga është në modë. Kjo është fatkeqësia më e madhe e shoqërisë shqiptare. Kalimi nga përdorimi i përditshëm i kokainës te kraku vjen si pasojë e konsumimit të lartë të kokainës së pastër. Duke kaluar te kraku, shkatërrimi është total. Nga ana sociale shkatërron këdo që del përpara, është një tajfun i frikshëm, ose ortek që merr gjithçka ka përpara.
Të shkatërron nga të gjitha drejtimet, moralisht, besueshmërisht me njerëzit. Shkatërron figurën dhe karakterin tënd, por edhe ekonomikisht.
Nëse je konsumator i rregullt i krakut, shkatërrohet edhe miliarderi më i madh që del përpara”, thotë përdoruesi.
Sipas studimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku konsumohet më shumë krak, ndërsa në Shqipëri, mosha e përdorimit të saj varion nga 25 deri 45 vjeç.
Një gram kokainë që përdoret si krak, në Shqipëri kushton nga 8 deri 12 mijë lekë, në varësi të cilësisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave, V.I., B.I., L.V., F.G., K.P., A.A., L.G., L.M. dhe B.P.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit V.I., B.I., L.V. dhe F.G., me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri (të vrarë teksa luftonte krah ISIS) , që të kryejnë një vepër terroriste, pasi ai, përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016”, citohet nga mediat kosovare dosja e Prokurorisë.
Me këtë, në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 lidhur me nenin 145 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit A.A. dhe L.G., gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri me të cilin që të dytë kanë pasur kontakte të vazhdueshme përmes internetit, aplikacionit Telegram, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes me të njëjtin, kanë planifikuar ta bëjnë sulmin terrorist – atentat në ndërkombëtarët ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë, ashtu që i pandehuri L.G, ka filluar të interesohet për blerjen e armëve automatike, për të cilat brenda disa ditëve në vijim i pandehuri, Lavdrim Muhaxheri, përmes njerëzve të tij, ende të paidentifikuar, do t’ia dërgonte të pandehurit A.A., prej shumën 1500 euro.
Me këtë, në bashkëkryerje, kishin për të kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 paragrafi 1 lidhur me nenin 135 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me nenin 179 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri V.I., në kundërshtim me dispozitat ligjore është furnizuar me 283.1 gram të eksploziv të improvizuar triacetone triperoxide (TAPT), të cilin e ka mbajtur në bodrumin e shtëpisë së tij, e cili materie është gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit.
I pandehuri K.P., në kundërshtim me dispozitat ligjore në shtëpinë e tij ka prodhuar materie plasëse, ashtu që në një kavanoz qelqi në punëtorinë afër shtëpisë ka mbajtur 500 gram oksidues nitrat amonit ANFO (oxidizer ammonium nitrate) me përbërje të naftës, të cilat kur përzihen në mënyrë të duhur, formojnë eksploziv të improvizuar, i gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit.
Një postier rus është akuzuar se kryen rolin e “administratorit” të lojës së frikshme “Balena e Kaltër”, lojë kjo online që çon në vetëvrasje.
Rusi Ilya Sidorov, 26 vjeç, raportohet të ketë pranuar se ka krijuar lojën që raportohet të ketë inkurajuar të rinj e të reja të marrin pjesë në disa sfida të rrezikshme, të cilat përfundonin me vetëvrasjen e tyre, përcjell Koha.
Policia raportohet të ketë marrë në pyetje Sidorovin për pretendimet se ai ka udhëzuar një 13 vjeçare që të hedhet nën tren. Vajza është shtruar në spital.
Thuhet se Sidorov më parë e kishte detyruar vajzën që të skiconte “Balenën e Kaltër” në krahun e saj që i ka shkaktuar asaj lëndime.
Më tej thuhet se kur ai është marrë në pyetje nga policia ka pranuar se “administron” lojën.
“I dyshuari ka sqaruar se është administrator i të ashtuquajturit grup vetëvrasës që kishte 32 pjesëtarë, që të gjithë nën moshë madhore”, ka thënë zëdhënësja e policisë.
“Ai u caktonte atyre detyra që kishin për qëllim lëndimin e tyre ndërsa qëllimi përfundimtar ishte vetëvrasja e tyre”.
Sidorov përballet me akuza të lidhura me nxitjen e vdekjes së një vajze të re.
Sipas New York Times, atij i janë konfiskuar disa telefona, një kompjuter dhe disa SIM kartela si dëshmi.
Edhe një person tjetër, Philipp Budeikin, 21 vjeç, është ndaluar nga policia dhe është akuzuar për nxitjen e një 16 vjeçareje për të kryer vetëvrasje.
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar gatishmërinë e Athinës për të nisur negociatat për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë, por theksoi se refuzon të diskutojë për çështjen Çame.
Në fjalën e mbajtur në qytetin e Kozanit, ministri u shpreh se çështja çame nuk ka vend në paketën e propozuar për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“E para, iu propozuam një paketë për të vënë të gjitha çështjet për t’i zgjidhur; jo atë came, çështje të tilla nuk kanë asnjë punë në paketë.
Të marrë pala shqiptare ato që kërkon, të heqim ligjin e gjendjes së luftës, megjithëse nuk e di pse konsiderojnë që jemi ende në luftë.
Të zgjidhim çështjet konsullore. Por edhe ata duhet të pranojnë ndërtimin e varrezave ushtarake grek, të zgjidhet me të vërtetë dhe thelbësisht çështja e delimitimit të kufirit detar dhe zonave ekskluzive ekonomike, etj”, ka thënë Kotzias.
Pak ditë më parë në Bruksel u zhvillua takimi i dytë mes kryeministrave Aleksis Tsipras dhe Edi Rama, që nga koha kur kanë marrë drejtimin e qeverive respektive
Denoncim : Sot në orën 14 gjatë mbazdites një zjarr ka përfshirë pyjet në Pish- Poro të Vlorës, zjarri ka vijuar të shkaktojë dëme edhe gjatë ditës së sotme, gati 1 ha a mos më shumë pyje u shkrumbuan. Pavarësisht ndërhyrjes së ziarrfikëses , sërish flakët kanë shkrumbuar mbi 1 hektarë se ziarrfiksja ishte e vogël , thotë banori i zonës , makina kish brenda 500 kg ujë dhe zjarri spo fikej , jemi të shqetësuar shkruan ai se eshtë një vend i bukur ,dhe pasuri natyrore ,banori na ka nisur dhe foto të ngjarjes .Deri tani thuhet se janë djegur mbi 1 hektarë pisha .Shërbimi ziarrfikës pranon se në momente të caktuara, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe mundësia e mjeteve që ata kanë, ka qenë shumë e vogël ,dikush të ndërhyj dhe ta shikoj ngjarjen më nga afër ,pasi nuk janë lajmëruar dhe tv e Vlorës ndoshta e kanë mbajtur sekret .