Problematika

VLORË: PRITË ME ‘GOLF-5’/ I VODHI TË RIUT 4 MIJË EURO ME ARMË TE KOKA, JA KUSH ËSHTË AUTORI.

[sgmb id=”1″]

Policia e Vlorës njofton se ka vene ne pranga shtetasin Marjo Bregu, 30-vjeç, banues në Vlore. Ai akuzohet si bashkepunetor i vjedhjes me arme qe ndodhi ne ish fushen e druve te qytetit, kur bashke me nje tjeter, i grabiten 29- vjeçarit A.B 4 mije euro. “Më datë 30.06.2017, rreth orës 23:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-fusha e drurëve”, një shtetas (dyshohet në bashkëpunim me një tjetër), me anë të një automjeti tip Volkswagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) i kanë vjedhur shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi”- tha policia. Sipas saj, pas hetimeve intensive, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasin Marjo Bregu, 30 vjeç, banues në Vlorë. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit tjetër. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140 dhe 25 i Kodit Penal.

VLORË: PRITË ME ‘GOLF-5’/ I VODHI TË RIUT 4 MIJË EURO ME ARMË TE KOKA, JA KUSH ËSHTË AUTORI. Read More »

Mësuesja në Tiranë gris fletët e regjistrit, humbasin notat e nxënësve.

[sgmb id=”1″]

Seksioni për korrupsionin në policinë e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj shtetases Sh.S mësuese në gjimnaz, pasi një ditë më parë ka grisur fletët nga regjistri i notave të nxënësve.

Kallëzimi është bërë për këtë rast nga drejtoresha e shkollës, ndërsa po hetohen motivet e këtij veprimi që konsiderohet shkelje ligjore.

Nga hetimet parparake dyshohet se grisja e fletës me nota të gjimnazistëve është bërë për veprime korrupsioni dhe ndryshimt ë notave të vendosura më para, por hetimet janë ende të hapura.

Mësuesja në Tiranë gris fletët e regjistrit, humbasin notat e nxënësve. Read More »

“Stuhia e shekullit”, paralizohet Moska!

[sgmb id=”1″]

Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga stuhia më e madhe e rënë në 90 vitet e fundit në Moskë.

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të vdekur  në kryeqytetit rus, si dhe shumë njerëz u plagosën nga rrëzimi i pemëve.

Transporti hekurudhor dhe ai i fluturimeve u ndërprenë për shkak të stuhive dhe breshrit.

Më shumë se 4,000 familje u lanë për një kohë pa energji elektrike.

https://youtu.be/oXERi021yUg

“Stuhia e shekullit”, paralizohet Moska! Read More »

15-vjeçarja nga Korça, në nivelin e fundit të “Balenës Blu”, gati të hidhet nga pallati.

[sgmb id=”1″]

Foto ILUSTRUESE

Vajza është kontaktuar nga persona të panjohur përmes rrjetit social Facebook. Ata i kanë kërkuar të miturës të bëjë veprime të ndryshme në dëm të vetes së saj. Dyshohet se vajza ishte në nivelin e 30-të dhe të fundit të kësaj loje. Gjeni më poshtë njoftimin zyrtar me sqarimet përkatëse të policisë në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa emri i vajzës nuk është bërë i ditur për mediat.

Balena Blu kthehet sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë pre e saj ka rënë një vajzë moshës 15-vjeçare nga qyteti i Korçës. Ajo është ngjitur në katin e fundit të një pallati dhe ka qenë duke u hedhur, në momentin që ka ndërhyrë policia e qytetit dhe ka parandaluar ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.06.2017, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ardhur disa informacione në rrugë operative, se një shtetase 15-vjeçare, banuese në Qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social “Facebook”, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.

Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të veprimeve, midis strukturës të lartpërmendur dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi i kësaj shtetaseje, si edhe ndërprerja e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje.

Sqarojmë se shtetasja e mitur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.

Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të dhëna të tjera, nuk mund të jepen pasi rasti i mësipërm është nën hetim. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

15-vjeçarja nga Korça, në nivelin e fundit të “Balenës Blu”, gati të hidhet nga pallati. Read More »

I NXEHTI, NISIN TË BIEN ZJARRET E PARA NË PYJE E KULLOTA.

[sgmb id=”1″]

Zjarri i parë përfshiu një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte në fshatin Dragot, Belsh. Shërbimi vendor i zjarrfikësve  ndërhyri duke shuar plotësisht flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, ferra dhe 200 rrënjë ullinj.

Ndërkohë në fshatin Anëbreg, Njësia Administrative Kutë, Mallakastër ra zjarr në një sipërfaqe me grurë dhe ullishte. Për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja e automjeteve të zjarrfikësve ka qenë e pamundur dhe zjarri është shuar me mjete rrethanore pas disa orësh punë, në bashkëpunim me komunitetin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me grurë, si dhe rreth 100 rrënjë ullinj shekullorë.

Duke qenë se ndodhemi në një periudhë me mot shumë të nxehtë dhe rreziku i zjarreve është i lartë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile edhe një herë i bën thirrje komunitetit për kujdes maksimal.

Emergjencat Civile u kërkojnë të gjithë institucioneve qendrore dhe vendore të çdo niveli dhe drejtoritë rajonale të bashkëpunojnë ndërmjet tyre. Prefektët e qarqeve duhet të ngrenë menjëherë shtabet e emergjencave dhe të njoftojnë për mbështetje Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, pa lejuar që zjarret të marrin përmasave të papërballueshme.

Njëkohësisht Prefektët e qarqeve në zonat kufitare të mbajnë kontakte me homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë për rastet kur zjarret ndodhen në zonat kufitare.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile edhe një herë u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

I NXEHTI, NISIN TË BIEN ZJARRET E PARA NË PYJE E KULLOTA. Read More »

BBC JEP ALARMIN: KONTROLLIN E DROGËS NË BRITANI E KANË BANDAT SHQIPTARE.

[sgmb id=”1″]

BBC raporton sot në një artikull të saj se tashme trafikun e drogës në Britani e kontrollojnë bandat shqiptare. Sipas BBC, grupet e dhunshme kriminale shqiptare po ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregun e trafikut të drogës në Britanine e Madhe.

Lajmi bazohet te raportimet e fundit qe vijne nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e cila tha se ishte e shqetësuar gjithnjë e më shumë nga ajo që quhet “ndikimi i profilit të lartë te shqiptareve në krimin e organizuar ne Mbretërinë e Bashkuar”.

Vërejtjet janë pjese e vlerësimin vjetor te Agjencise per natyrën dhe shkallën e krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Raporti gjithashtu paralajmëroi për kërcënimin e sulmit krimit kibernetik nga vendet rusisht-folëse.

NCA tha se marzhet e fitimit në tregtinë e drogës mbeten “të konsiderueshme” pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare. Në mesin e atyre që shfaqet si një “kërcënim i rëndësishëm”, ishin banda shqiptare – të cilat Agjencia tha se kane pasur ndikim të veçantë në tregun e kokainës. Zyrtarët thanë se bandat janë karakterizuar nga gatishmëria e tyre për të përdorur dhunë serioze.

Londra është “qendër primare” e tyre, thotë raporti, por ata janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Zëvendës drejtor i përgjithshëm Matthew Horne ka thënë: “Ky është nje grup shume i vogel ne numer, por me nje ndikim shume te madh”.

“Ne kemi parë shfaqjen e dhunës, veçanërisht rreth ushtrimit te tregtisë se drogës, në këtë grup.

” Raporti thote gjithashtu se grupet e krimit serb dhe turk “dominojnë logjistiken detare ne tregun e kokaines”, ndërsa grupet turke dhe pakistaneze “vazhdojnë të dominojnë trafikun e heroinës në Britani të Madhe”. Raporti thotë se korrupsioni në mesin e personelit që punojnë në portet dhe aeroportet ishte një “dobësi kyçe”, qe i le rruge te lire ne veprimet kriminale bandave

BBC JEP ALARMIN: KONTROLLIN E DROGËS NË BRITANI E KANË BANDAT SHQIPTARE. Read More »

Një tjetër krizë po “mbështjell” Shqipërinë!

[sgmb id=”1″]

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e parë 2017, pasqyron një rënie me 33,6 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.
Gjatë kësaj periudhe numri i lindjeve tejkaloi me 852 numrin e vdekjeve, raportoi sot INSTAT.

Në tremujorin e parë 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron normën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 639 numrin e vdekjeve.

Në qarqet Elbasan, Durrës, Dibër, Lezhë dhe Fier shtesa natyrore është pozitive.

Vlera më e ulët është regjistruar në Qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 160 numrin e lindjeve.

Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2017, rezulton 6.880 duke shënuar një rënie me 4,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 138 lindje, me një rënie prej 10,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.087 lindje, të cilat shënojnë rritje me 1,5 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016. Qarku i Tiranës dhe qarku i Vlorës janë qarqet e vetme që pësuan rritje të numrit të lindjeve në tremujorin e parë 2017, krahasuar me tremujorin e parë 2016, edhe pse kjo rritje rezulton shumë e vogël.

Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Beratit me 14,3 %.

Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2017 rezulton 6.031, duke shënuar një rritje prej 2,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 1.448 vdekje duke shënuar një rritje prej 6,3 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Numri i vdekjeve është rritur pothuajse në çdo qark në tremujorin e parë të vitit 2017 në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Rritja më e madhe është regjistruar në qarkun e Dibrës me 7,8 %. Qarku i Elbasanit shënoi rënien më të madhe të numrit të vdekjeve me 2,7 %, pasuar nga qarku i Shkodrës me 0,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016./monitor.al

Një tjetër krizë po “mbështjell” Shqipërinë! Read More »

“Shkundet” Vlora:Tensioni arrin kulmin, plas sherri mes PS dhe LSI!

[sgmb id=”1″]

Përplasje fizike mes PS dhe LSI në Vlorë pak para nisjes së numërimit të votave. Shkak për këtë përplasje është bërë moslejimi i 3 kutive të votimit të një fshati në Vlorë nga kandididatët e LSI-së.

Sipas raportimit të gazetares Vjollca Kongjoni për BalkanWeb, Shezai Rrokaj nga radhët e LSI-së ka kërkuar verifikimin e tre kutive, për shkak se makina që i transportonte ndryshoi destinacion.

Përplasja ka ndodhur para KZAZ 81 ku pritet të depozitohen të gjitha kutitë e votimit.

Një makinë që ka shoqëruar 3 kuti ka ndërruar destinacion se një komisioneri të PS i ra të fikët. Ndërkohë kemi përfaqësuesit ktryesorë të LSI si Shezai Rrokaj që pretendojnë se mjeti ka ndërruar destinacion pa dijenië e tyre”, sqaroi Kongjoni.

“Shkundet” Vlora:Tensioni arrin kulmin, plas sherri mes PS dhe LSI! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com