Problematika

“Vapa po sjell apokalipsin, ju premtoj që është më keq nga se mendoni”, shkrimi që po trondit botën.

[sgmb id=”1″]

Vapa që ka pllakosur vendin tonë ka nxitur shumë njerëz që të thonë se të tillë kohë nuk e kanë përjetuar më parë. Ndoshta gaboheni, por ndoshta keni edhe të drejtë.

Një shkrim i publikuar nga revista e njohur amerikane, “New York” ka tronditur opinionin publik në mbarë botën.

Shkrimi i David Wallace-Wells ia ka dalë të jetë në qendër të diskutimeve. Tonet e tij apokaliptike e bëjnë të frikshëm. Më poshtë gjeni pjesë nga ky shkrim.

Apokalipsi: Ju premtoj se është më keq nga sa mendoni. Nëse ankthi juaj për ngrohjen globale dominohet nga frika për ngritjen e nivelit të detit, thjesht po kruani sipërfaqen e asaj që mund të jetë terrori i vërtetë. Uji që ngrihet lart dhe qytetet që mbyten – kanë dominuar panoramën e ngrohjes globale, duke mbushur kapacitetin tonë për panik. Ngritja e nivelit të oqeaneve është diçka e keqe, në fakt shumë e keqe. Por arratisja nga brigjet nuk do jetë e mjaftueshme. Në fakt, pjesë të tëra të Tokës do bëhen tmerrësisht të pabanueshme në fund të këtij shekulli. Edhe nëse jemi të trajnuar për ndryshimet klimatike, sërish nuk e kuptojmë tamam. Dimrin e shkuar, temperaturat e larta kanë pjekur Polin e Veriut, duke shkrirë akullin që mbulonte kasafortën Svalbard – një bankë ushqimore globale e quajtur “Apokalipsi”- ku sigurohet që agrikultura jonë të mbijetojë ndaj çdo katastrofe. Por ajo është përmbytur dy vite pasi është ndërtuar. Por të trajtosh këtë episod thjesht si një përmbytje, humbet lajmin më të rëndësishëm. Deri më tani, akullnajat nuk ishin një shqetësim i madh pasi ishte thjesht tokë e ngrirë. Por Arktiku përmban 1.8 trilion ton karbon, më shumë se dyfishi që ndodhet aktualisht në atmosferën e Tokës. Kur të lëshohet në atmosferë, karboni mund të kthehet në metan, që është 34 herë më i fuqishëm si gaz serë, duke e ngrohur Tokën.

Me fjalë të tjera, ne kemi ‘bllokuar’ në Arktik dy herë më shumë karbon se ç’ndodhet aktualisht në atmosferën e Tokës, pjesërisht në formën e një gazi që nëse lëshohet do të shtojë fuqinë ngrohëse 86 herë.

I nxehti vdekjeprurës: Njerëzit, si të gjithë gjitarët, janë makineri nxehtësie: të mbijetosh do të thotë që duhet të ftohesh vazhdimisht. Për këtë, temperaturat duhet të jenë të ulëta mjaftueshëm që ajri të veprojë si një lloj frigoriferi, duke tërhequr vapën nga lëkura, në mënyrë që motori të vazhdojë të pompojë. Me shtatë shkallë ngrohje, kjo bëhet e pamundur për shkak të hapësirës së madhe ekuatoriale të planetit. Lagështia e shton ndjeshëm problemin: Në xhunglat e Kosta Rikës, për shembull, ku lagështia i kalon 90 për qind, thjesht të lëvizësh në një temperaturë 40 gradë është vdekjeprurëse. Dhe efekti do të ishte i shpejtë: brenda pak orësh, një trup njerëzor do ziente për vdekje nga brenda dhe nga jashtë.Skeptikët thonë se planeti është nxehur dhe ftohur disa herë, por dritarja e klimës që lejon jetën është shumë e ngushtë, edhe për standardet e historisë planetare.

Me dy-tre gradë më shumë, gjysma e popullsisë në botë do të vdiste direkt nga i nxehti. Ne jemi thuajse aty. Që prej vitit 1980, planeti ka përjetuar një rritje prej 50-fish të numrit të vendeve që po përjetojnë të nxehtin ekstrem. Një rritje më e madhe do pasojë. Pesë verat më të nxehta në Evropë që prej vitit 1500 janë regjistruar pas vitit 2002. Shumë shpejt, vera e vitit 2003, që vrau më shumë se 2000 njerëz në ditë në Evropë, do jetë normale.

Fundi i ushqimit: Klima ndryshon dhe bimët ndryshojnë. Por rregulli bazë për kulturat kryesore të drithërave është që duhet një temperaturë optimale për rritjen e tyre. Çdo rritje temperaturë me një gradë, ul prodhimin me 10 për qind. Disa thonë se kjo shkon deri në 17 për qind. Çka do të thotë se nëse planeti do ngrohet me pesë gradë në fund të shekullit, ne do kemi 50 për qind më pak ushqim dhe 50 për qind më shumë njerëz për të ushqyer. Proteinat janë më keq: duhen 16 kalori grurë për të prodhuar vetëm një kalori me mish hamburgeri, i dalë nga lopët që e kalojnë jetën duke ndotur klimën me gazrat metan.

Murtaja e klimës: Për momentin, në akullin e Arktikut gjenden të ngrira sëmundje që nuk kanë qarkulluar në ajër për miliona vite – në disa raste edhe përpara se njerëzit t’i kenë takuar ndonjëherë. Çka do të thotë se sistemi ynë imun nuk ia ka idenë se si do i luftojë këto murtaja prehistorike që do dalin nga akulli. Arktiku përmban baktere të tmerrshme.

Në Alaskë, shkencëtarët kanë zbuluar tashmë mbetje të gripit të vitit 1918, që infektoi rreth 500 milionë njerëz dhe vrau mbi 100 milionë – rreth 5 për qind të popullsisë së botës, gati gjashtë herë më shumë se Lufta e Parë Botërore. Siç raportoi BBC në maj, shkencëtarët dyshojnë se lija dhe murtaja bubonike janë të bllokuara në akullin e Siberisë – si një histori e sëmundjeve njerëzore, e ngecur aty si një sallatë me vezë në diellin e Arktikut.

Ekspertët paralajmërojnë se shumë prej këtyre organizmave nuk do i mbijetojnë shkrirjes dhe tregojnë kushtet e vështira laboratorike ku janë rikrijuar këto baktere 32 mijë vjeçare. Në vitin 2007 u soll në jetë një bakter 8 milionë vjeçar, ndërkohë një shkencëtar rus injektoi në trupin e tij një bakter 3.5 milionë vjeçar për të sugjeruar se ekzistojnë kushtet e nevojshme për kthimin e këtyre plagëve të vjetra. Por që vitin e shkuar, një djalë vdiq dhe 20 të tjerë u infektuan me antraksin e lëshuar nga kufoma e ngrirë e një dreri, të vrarë 75 vite më parë.

Ajri që nuk do e thithim: Mushkëritë tona kanë nevojë për oksigjen, por ky është vetëm një fraksion i vogël i asaj që thithim. Fraksioni i dioksidit të karbonit është duke u rritur: sapo i ka kaluar 400 pjesëza për milion. Mendohet se me këtë ritëm, në vitin 2100 do jetë 1 mijë për milion. Me këtë përqendrim, aftësia konjitive njerëzore do ulet me 21 për qind. Të tjera substanca në ajrin e nxehtë janë akoma më të frikshme. Me një rritje të vogël të ndotjes, jetëgjatësia do shkurtohet me dhjetë vite. Sa më shumë ngrohet planeti, aq më shumë ozon formohet. Në mesin e shekullit, amerikanët do vuajnë një rritje prej 70 për qind të smogut të ozonit. Në vitin 2090, më shumë se 2 miliardë njerëz në mbarë botën do thithin ajër mbi nivelet e sigurisë së OBSH-së.

Një studim tregon se mes efekteve të tjera do jetë rritja e ndjeshme e personave me autizëm (deri më tani numri i tyre është dhjetëfishuar).

“Vapa po sjell apokalipsin, ju premtoj që është më keq nga se mendoni”, shkrimi që po trondit botën. Read More »

“Rikthehet Balena Blu”. 17 vjeçarja në Tiranë pret damarët me xham.

[sgmb id=”1″]

Një 17-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, duke prerë damarët me një copë xhami. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në banesën e shtetases G.E., Tiranë. E reja është dërguar nga të afërmit në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht vajza ndodhet në banesë. Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave që e çuan 17-vjeçaren drejt tentativës së vrasjes.

Lidhur me këtë ngjarje dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje depresioni, duke hedhur dyshime se mund të jetë shtyrë nga loja “Balena blu”.

Por e reja teksa është marrë në pyetje nga efektivët e komisariatit nr.4, në prani dhe të psikologut deklaruar se nuk është ndikuar nga askush. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Njoftimi i policise

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 11.07.2017, shtetasja G.E, vjeç 17, banuese në Tiranë, në gjendje depresioni, ka tentuar të presë damarët me xham, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë dhe ka deklaruar se nuk është ndikuar nga askush. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

“Rikthehet Balena Blu”. 17 vjeçarja në Tiranë pret damarët me xham. Read More »

Moti përvëlues thanë liqenin e Fierzës.Ja çfarë paralajmërojnë specialistët.

[sgmb id=”1″]

Liqeni i Fierzës në Kukës po shkon drejt pikës së vdekjes.

Mungesa e reshjeve ka bërë që niveli i ujit në këtë zonë të shkojë drejt kuotave minimale.

Ndërkohë që parashikimet e motit  japin kohë më diell, prurjen në liqen sa vijnë e pakësohen, duke bërë që ky ujëmbledhës të nxjerr jashtë funksionit prodhimin e energjisë elektrike.

Sipas specialisteve nëse ndodh që mos të ketë reshje, deri në mes të muajit gusht liqeni i Fierzës shkon në kuotën minimale, çka mund të shkaktojë probleme të mëdha sa i përket furnizimit me energji elektrike në vend.

Moti përvëlues thanë liqenin e Fierzës.Ja çfarë paralajmërojnë specialistët. Read More »

Jemi duke bërë vetëvrasje kolektive! Duhet të ndryshojmë.

[sgmb id=”1″]

Në Kukës, banorët e një fshati, Breg Lumas, po përballen me pasojën e drejtëpërdrejtë të nivelit skandaloz të ndotjes se liqenit të hidrocentralit të Fierzës. Një pasuri e pacmuar që mund ta shndërronte në Zvicer këtë rajon, është kthyer tashmë në fatkeqësinë e tij. Një koloni mizash ka pushtuar liqenin e bashkë me të edhe fshatin, duke marshuar nëpër rrugë e shtëpi, si të ishte një skenë filmi horror. Prej vitesh liqeni i Fierzës është bërë vendi i grumbullimit të mbetjeve që hidhen përgjatë dy degëve të Drinit, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. 

Të gjithë lumenjtë e Shqipërisë janë shndërruar në vendin e hedhjes së mbeturinave. Kudo shkarkohen ujërat e zeza në mjedise të hapura. Kudo po qelbemi. Në male e fusha. Shkumbini, Erzeni, Ishmi, Semani etj, janë ndotur në atë shkallë sa uji i tyre as për vaditje nuk duhet të shërbejë më. 
Dhe e keqja është se nuk ndalemi, nuk frenojmë asgjë, nuk marrim asnjë masë. Merremi me çdo gjë të mundëshme, por me atë që po na rrezikon seriozisht jetën jo. Vendimi i parë dhe investimi i parë i rëndësishëm që duhet të bëhet është ndalimi i hedhjes së mbetjeve nëpër përrenj e lumenj dhe ndërtimi i infrastrukturës së mbledhjes së tyre. 
Po vrasim veten o njerëz, e kuptoni këtë apo jo? Nuk është më cështje imazhi, është cështje jete. Mjedisi nuk është cështje luksi, është njësoj si të jashtëqitesh në dhomën ku ha dhe fle. 
Ja këtë po bëjmë ne!

P.s:
Unë ju lutem ta përhapim sa të mundemi këtë postim, në formën e një proteste qytetare, me shpresën se qeveria dhe ata që ndotin do të na dëgjojnë. Mentor Kikia

Jemi duke bërë vetëvrasje kolektive! Duhet të ndryshojmë. Read More »

Zjarri i madh në Tepelenë, mbërrin helikopteri nga Tirana.

[sgmb id=”1″]

Ka vijuar gjatë gjithë natës zjarr i madh që nisi në qytetin e Tepelenës, që rrezikon seriozisht lagjen “15 Shtatori”.

Në orët e para të mëngjesit ka mbërritur edhe një helikopter nga Tirana për të neutralizuar flaket e zjarrit.Flakët e zjarrit të nisura mbrëmë rreth orës 21:30 në kodrën e qytetit të Tepelenës vijojnë të djegë disa hektar me pyje.Zjarri ka vijuar gjatë gjithë natës dhe aktualisht raportohet se janë djegur rreth 3 hektar me pyje.

Në terren janë akoma shërbimet e Emergjencave Civile 20 forca ushtrie dhe zjarrfikëset nga Gjirokastra, të cilët po normalizojnë situatën.

Nga ana tjetër nga vatra e zjarri rrezikohet spitali dhe depot e ujit. Behet e ditur se është kërkuar ndërhyrja me helikopter për të bërë të mundur normalizimin e situatës.

Ndërkohë në një prononcim për News 24, kreu i Emergjencave Shemsi Premçi është shprehur se situata është emergjente dhe janë marrë masat e nevojshme, po ndërhyrja nga ajri mund të bëhet vetëm nesër.

“Një zjarr i madh ka rënë mbi kodrën mi qytetin e Tepelenës, Vatra e zjarrit ndodhet 500 metra në largësi nga banesat dhe spitali i qytetit. Nesër do të ndërhyjmë nga ajri me helikopter dhe kjo do të ndodhë nëse vatra e zjarrit do të vazhdojë më shumë dhe nuk do të mund të shuhet. Mendojmë se zjarri do të fiket shumë shpejt, ndërsa era favorizon që zjarri të shkojë në lartësi jo drejt banesave”, tha Premçi

Zjarri i madh në Tepelenë, mbërrin helikopteri nga Tirana. Read More »

Onkologët: Ndaloni së përdoruri këto 8 ushqime, janë provuar se shkaktojnë kancer.

[sgmb id=”1″]

Kanceri është një grup kompleks i sëmundjeve shkaktarët e të cilit janë të shumtë. Shkaqet e njohura të kancerit përfshijnë gjenetikën, faktorë e jetesës si përdorimi i duhanit, dieta dhe aktiviteti fizik, infeksione të caktuara, ekspozimet mjedisore ndaj kimikateve të ndryshme,  rrezatimit dhe shumë të tjerë.

Sa ndikojnë zakonet e përditshme si dieta dhe stërvitja për rrezikun e kancerit? Shumë më tepër se sa mund të mendoni.

Hulumtimet kanë treguar se dieta e varfër dhe jo aktive janë 2 faktorë kryesorë që mund të rrisin rrezikun e kancerit te një person.

Përveç heqjes dorë nga duhani, disa nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë për të zvogëluar  rrezikun e kancerit përfshijnë: mbajtjen e një peshe të shëndetshme, aktivitet fizik, zgjedhjen e ushqimive të shëndetshëm me fokus në ushqimet me bazë bimore.

Sipas Fondit të Kërkimit Botëror për kancerin, pothuajse 20% e të gjitha llojeve të diagnostikuar të kancerit në Amerikë lidhen me pasivitet fizik, yndyrnat trupore, konsumi i tepërt i alkoolit, ushqim i varfër.

8 ushqimet që shkaktojnë kancerin:

1. Sheqerna të rafinuara dhe ëmbëlsues artificialë

Sheqernat e rafinuara jo vetëm që njihen me nivelet e insulinës, por gjithashtu janë një ushqim i preferuar për qelizat e kancerit, duke nxitur rritjen e tyre. Në mënyrë që të rritet dhe të përhapet, qelizat e kancerit varen nga ëmbëlsirat me fruktoza të lartë, siç janë shurupi i misrit të fruktozës (HFCS), sepse mund ta metabolizojnë lehtë atë.

2. Mishi i përpunuar

Mishrat e përpunuara përfshijnë: proshutat, salsiçe dhe produkte të tjera të mishit të përpunuara. Një studim i përfunduar nga Universiteti i Hawaiit ka treguar se mishrat e përpunuara rrisin rrezikun e kancerit të pankreasit me 67%. Mishrat e përpunuara përmbajnë nivele të larta të kimikateve, duke përfshirë nitratet, të cilat përmirësojnë shijen e tyre, por janë kancerogjene të njohura. Mishrat e tymosur janë veçanërisht i pashëndetshëm, ndërsa mishi  përthith katran gjatë procesit të tymosjes.

3. Peshqit e kultivuar

Bujqësia komerciale përfshin rritjen e një numri të pabesueshëm peshqish (si salmoni), në një mjedis të mbushur me njerëz. Më shumë se 60% e peshqve vijnë nga një operacion bujqësor ku ata trajtohen me antibiotikë, pesticide dhe kimikate të tjera kancerogjene për të provuar dhe kontrolluar shpërthimet bakteriale, virale dhe parazitare që rezultojnë nga dyndja e shumë peshqve në një hapësirë të vogël. Këta peshq nuk kanë aq omega-3 sa salmoni i egër.

4. Ushqime të ziera dhe të tymosura

Këto produkte zakonisht përmbajnë konservues, siç janë nitratet, të cilat kanë për qëllim zgjatjen e afatit të ruajtjes. Shtesat që përdoren në ushqime të përpunuara mund të grumbullohen në trupin tuaj me kalimin e kohës. Përfundimisht, toksina të tilla shkaktojnë dëme në nivel qelizor dhe çojnë në sëmundje si kanceri. Kur ushqimet e tymosura janë gatuar në temperatura të larta, nitratet konvertohen në nitrite shumë më të rrezikshme.

5. Vaj hidrogjenuar

Gjithashtu, të njohura si trans-yndyrna, vajrat e hidrogjenizuara janë një produkt i bërë nga njeriu, struktura kimike e të cilit është ndryshuar për të rritur jetëgjatësinë. Kimikatet përdoren gjithashtu për të fshehur erën dhe për të përmirësuar shijen e vajit. Hulumtimet kanë vërtetuar se vajrat vegjetale të hidrogjenizuara dhe pjesërisht të hidrogjenizuara të pranishme në ushqimet e përpunuara industriale dyfishojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

6. Patatinat

Këto prodhime ushqimore janë të skuqur në vaj vegjetal të hidrogjenizuar dhe pastaj të kripura rëndë. Së dyti, ato janë të bollshme me trans-yndyra që rrisin nivelet e kolesterolit në shumicën e njerëzve, si dhe natriumi, që ngre nivelin e presionit të gjakut. Tjetra, patatet  që janë të skuqur në temperatura të larta për t’i bërë ato të ngurta, shkakton që atë që prodhon akrilamid, një kancerogjen i njohur edhe te cigaret.

7. Kokoshkat e mikrovalës

Kokoshkat me mikrovalë janë të përshtatshme dhe relativisht të shëndetshme, por qesja në të cilën ata paketohen është histori tjetër. Shumë qese të përshtatshme për mikrovalë janë të veshura me një kimikat të quajtur acid perfluorooctanoic (ose PFOA). Kjo toksin rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit, veshkave, fshikëzës, prostatës, mushkërive, tiroides, leucemisë dhe limfomës.

8. Miell i bardhë i rafinuar

Kur mielli përpunohet, të gjitha vlerat ushqyese largohen dhe pastaj zbardhohen me gazin e klorit për ta bërë atë më tërheqës për konsumatorët. Indeksi glycemic për miell të bardhë është shumë i lartë – do të thotë se rrit nivelet tona të insulinës pa siguruar karburant ushqyes. Karbohidratet konvertohen në sheqer nga trupi jonë, kështu që produktet e tepruara që përmbajnë miell të bardhë mund të çojnë në rritjen e rezistencës ndaj insulinës.

Onkologët: Ndaloni së përdoruri këto 8 ushqime, janë provuar se shkaktojnë kancer. Read More »

“Digjet” vendi, vatra zjarri në Fier, Lushnje dhe Elbasan…

[sgmb id=”1″]

Emergjencat bëjnë të ditur se përgjatë orëve të pasdites në të gjithë vendin ka pasur 3 vatra zjarri në pyjet e Qarkut Fier dhe Elbasanit.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht vështirësive të terrenit.

Në fshatin Lekaj, Njësia Administrative Hys Gjokaj, Lushnje ka rënë zjarr në një masiv me pisha. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi. Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse, 2 nga Bashkia Lushnje, 1 nga Fieri dhe 1 nga Kavaja. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 ha me shkurre dhe pisha. Aktualisht zjarri është izoluar dhe po punohet për shuarjen e tij. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Vatra tjetër e zjarrit në qarkun e Fierit ka rënë në një sipërfaqe me pisha në fshatin Gjorgos, Cakran, Fier. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit dhe ato të Patosit për të shuar flakët.

Në fshatin Hasmashaj, Njësia Administrative Gjocaj, Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë vendosur nën kontroll dhe zjarri është shkuar. Si pasojë e zjarrit një sipërfaqe prej rreth 3 ha me shkurre është djegur.

“Digjet” vendi, vatra zjarri në Fier, Lushnje dhe Elbasan… Read More »

“Pse vendi rrezikon të mbetet pa energji?” Sqaron zv/kryeministrja e PD-së.

[sgmb id=”1″]

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka reaguar ndaj diskutimeve për situatën energjetike. Në një reagim për mediat, Mandija garanton miratimin e çdo projektvendimi të Këshillit të Ministrave që është përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

REAGIMI I PLOTE
Duke marrë shkas nga një kronikë e transmetuar në median elektronike sipas së cilës ministrat “teknikë” kanë penguar blerjen e energjisë elektrike duke rrezikuar mosfurnizimin e vendit me energji elektrike, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik për sa më poshtë:

Ministrat të ashtuquajtur “teknikë”, të cilët nuk kanë pranuar të miratojnë vendimin në fjalë të Këshillit të Ministrave janë 4 nga 7 të tillë dhe kanë vepruar në mënyrë të tillë në bazë të vlerësimit individual që kanë bërë për këtë VKM, duke marrë në konsideratë dhe faktin që për VKM në fjalë nuk ishte marrë mendimi paraprak i detyruar nga Ministri i Drejtësisë referuar nenit 24 të Ligjit 9000/2003 dhe mendimi paraprak i Ministrit të Financave për shkak të prekjes së shumës së huasë së dhënë nga Banka Botërore. Sqarojmë se nuk ka pasur vendimmarrje të përbashkët mes ministrave “teknikë”.

Këshilli i Ministrave miraton vendimet me shumicë të thjeshtë. Konkretisht, neni 20, i Ligjit 9000/2003 “Për organizmin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave” parashikon se “Aktet e Këshillit të Ministrave miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, me votim të hapur”. Rrjedhimisht, mosmiratimi i vendimit nga një pjesë apo qoftë edhe të gjithë ministrat “teknikë” nuk përbën pengesë për miratimin e këtij vendimi nga pjesa tjetër e ministrave që përbëjnë shumicën në Këshill të Ministrave.

Gjithsesi ndjejmë detyrimin të sqarojmë opinionin publik për arsyet e mosmiratimit nga 4 ministrat “teknikë” në fjalë.

Procedura për miratimin e VKM-së ishte jo transparente. Fillimisht VKM u dërgua për miratim pa relacion shpjegues. Pas kërkimit të relacionit në fjalë, ky u dërgua më vonë, por ishte tërësisht i paqartë në përmbajtje. Konkretisht, nuk kishte analizë të detajuar se përse

ishin shteruar rezervat ujore në kaskadë çka diktonte gjendjen emergjente për prekjen e huasë së Bankës Botërore qëllimi parësor i së cilës është rimëkëmbja e sistemit energjetik shqiptar.

OSHEE në muajin maj 2017 duhej të kishte tenderuar energjinë elektrike për muajin pasardhës qershor 2017, çka nuk e ka bërë. Rrjedhimisht, mungesa në treg e energjisë së tenderuar është plotësuar nga KESH nëpërmjet shfrytëzimit rezervave ujore në kaskadë, përveç faktit që KESH gjithashtu eksportonte energji duke konsumuar edhe më shumë këto rezerva. Rrjedhimisht, bie poshtë argumenti se KESH ishte në kushte ku nuk mund të prodhonte energji për shkak të nivelit të ulët të rezervave ujore në rezervuar.

Pra, lajmi i transmetuar se ministrat “teknikë” janë bërë pengesë për furnizim me energji, çka ka detyruar qeverinë sot për ta blerë atë me kosto të lartë nuk është i vërtetë.

Zyra e zëvendëskryeministres, Ledina Mandija, gjatë kësaj periudhe garanton miratimin e çdo projektvendimi të Këshillit të Ministrave që është përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

“Pse vendi rrezikon të mbetet pa energji?” Sqaron zv/kryeministrja e PD-së. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com