Problematika

Ndërtimet pa leje:Pas urdhrit të Çakos, pranga zyrtarëve.

[sgmb id=”1″]

Policia ka finalizuar operacionin “Ndërtimi 3″, në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për marrjen e menjëhershme te masave ndaj ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore.

Më datë 23.08.2017, në orën 23:30, nga Sektori për Krimin Ekonomiko Financiar në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SH.Ç.B.A), dhe Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, si dhe me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “NDËRTIMI-3”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1. Roland Skënderi, 40 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë oficer policie për Krimet, në Komisariati i Policisë nr.2-Tiranë.

2. Shyqyri Gega, 50 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier Gjeolog, i punësuar si Inspektor i lartë tek IMT Bashkia Tiranë.

Proçedimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, dhe “shpërdorim detyre”, pasi më datë 23.08.2017, në vëndin e quajtur rr. Muhamet Gjollesha, pallati ML, shtetasi Roland Skënderi ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kopetente konkretisht një lokal bar kafe.

Sa më sipër nga ana e Inspektorit të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morrën dijeni për këtë ndërtim pa leje nuk kanë nxjerr vendim për prishjen e tij por e kanë lejuar duke u mjaftuar me pezullim të punimeve dhe pa njoftuar policinë e shtetit për ndërtimin pa leje ku kanë sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, prashikuar nga nenet 199/a dhe 248 e 25 Kodit Penal.

Gjithashtu nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë marrë masa administrative për oficerët e policisë si më poshtë;

➢ Shkarkim nga detyra për shefin e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë.

➢ U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Shefin e policimit në komunitet, pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

➢ U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Specialistin e policisë kriminale (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

➢ U shkarkua nga detyra dhe filloi hetimi disiplinor për Specialistin e policisë së rendit (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë

Po në lidhje me këtë ndërtim pa leje nga (SH.Ç.B.A) janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjsëve të policisë pranë Komisariatit nr.2, Tiranë, të cilët kanë marre dieni apo nuk kanë kryer detyrat funksionale sipas proçedurave standarte për ndrtimet pa leje. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrthit Gjyqësor Tiranë për vlerësim të mëtejshëm.

Ndërtimet pa leje:Pas urdhrit të Çakos, pranga zyrtarëve. Read More »

IKMT aksion te Gjiri i Lalëzit/ Bici: Bregdeti jo më një shesh ku bëjnë përshesh ndërtimorët.

[sgmb id=”1″]

Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka ndёrrmarrё njё aksion nё Gjirin e Lalёzit per prishjen e njё numri objektesh tё ndёrtuara jashtё lejeve.
 
E pranishme nё kёtё operacion ishte edhe kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici. Ajo ёshtё shprehur e prerё nё zbatimin e ligjit, nё mbrojtjen e territorit dhe tё pronёs publike, duke dhёnё njё mesazh tё qartё pёr bizneset e mёdha tё ndёrtimit.
 
“Loja, merr lejen, shkele lejen sa dhe si tё duash, pastaj legalizo shkeljen pёr pesё lekё, do tё marrё fund”, ka thёnё Bici.
 
Kryeinspektorja ka paralajmёruar biznesmenёt e ndërtimit se do tё humbasin shumё mё tepёr nga çmund tё fitojnё, nёse e shkelin qoftё edhe njё centimetёr lejen e dhёnё nga institucionet publike.
 
Pёr Bicin, “Shqipëria, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund tё humbasin mё pёr llogari tё xhepave tё biznesmenёve tё pangopur.
 
Bregdeti, pasuria e shqiptarёve, nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt”, ёshtё shprehur ajo.

IKMT aksion te Gjiri i Lalëzit/ Bici: Bregdeti jo më një shesh ku bëjnë përshesh ndërtimorët. Read More »

Anija shqiptare shpëton gomonen e mbushur me emigrant.

[sgmb id=”1″]

Një anije shqiptare në Orikum ka arritur të evidentojë rreth 50 persona që po udhëtonin me gomone në ujërat greko-turke.

 Sipas informacioneve paraprake, nga anija “Frontex” janë pikasur 3 gomone me njerëz mes të cilëve 16 fëmijë  13 gra dhe 24 burra.

Personat janë shpëtuar të gjithë duke u marrë në bordin e anijes dhe raportohet se janë më shtetësi irakene, iraniane dhe afgane.

Refugjatët i janë dorëzuar autoriteteve përkatëse.

Anija shqiptare shpëton gomonen e mbushur me emigrant. Read More »

Hakmarrje me 3 të vrarë, si nisi seriali për hashashin e vjedhur.

[sgmb id=”1″]

Aleksandër Bardhi, vëllai i ish-kryekomunarit të Kaçinarit në Mirditë, Petrit Bardhi, u ekzekutua me armë automatike më 24 shtator të vitit të kaluar në fshatin Shëndëlli të Konispolit.

Ai u qëllua nga tre të rinj në momentin që i zbuloi, teksa i vidhnin disa rrënjë bime narkotike të llojit kanabis. Nga hetimet rezultoi se, 47- vjeçari u qëllua për vdekje ndërsa ndiqte të rinjtë me makinë, kurse ata po tentonin të largoheshin me një varkë përmes detit.

Viktima: Aleksander Bardhi.

Në momentin që ai u afrua, u qëllua me breshëri automatiku. Të rinjtë u larguan me varkë, ndërsa Bardhi arriti të shkonte me këmbët e tij deri në banesë, por për shkak të plagëve të rënda dhe humbjes së gjakut gjatë rrugës, ndërroi jetë pa mbërritur ende në spital.

Policia konfirmoi dyshimin se vrasja e Aleksandër Bardhit ndodhi pasi tre të rinjtë ishin nisur nga Ksamili për të vjedhur disa bimë “cannabis sativa” në një parcelë që kishin zbuluar në fshatin Shëndëlli, pasi ishin konsumatorë të drogës. Pak pas ngjarjes, u arrestuan Dhimitër Çiko, 21 vjeç, Amarildo Lame, 19 vjeç ndërsa Albi Xhezairi, 21 vjeç, u shpall në kërkim.

Ndërkohë që i biri ishte në kërkim, Agron Xhezairit, 53 vjeç, iu bë atentat rreth një muaj pas vrasjes së Bardhit. Ndërsa po ecte me makinë, ai zbuloi një pako të dyshimtë, e cila rezultoi se ishte eksploziv dhe që u çaktivizua më pas nga RENEA.

Por ndonëse i shpëtoi këtij atentati, një muaj më pas, Agron Xhezairi, u ekzekutua me armë zjarri para shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, më 11 dhjetor 2016, në Ksamil.

Mbi babanë e të shumëkërkuarit Albi Xhezairi, u qëllua disa herë me kallashnikov duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Në momentin e atentatit pranë 53-vjeçarit Xhezairi ndodhej kunata e tij, e cila ka parë gjithë skenën e krimit.

“Më vrave qen!”, mësohet se ishin fjalët e fundit që ka thënë Agron Xhezairi pasi u qëllua.

Nga burime të Policisë mësohet se ditën e ekzekutimit, kishte shkuar për vizitë në familjen Xhezairi kunata e viktimës. Ky i fundit ka dalë për ta përcjellë, pasi ishte bërë errësirë. Nisur edhe nga ngjarjet e kohëve të fundit, në shtëpi Xhezairi mbante një qen të lidhur te makina për ruajtje.

Sa dolën jashtë e duke shkuar te makina nga kopshti i komshiut, është gjuajtur me armë mbi të.

Kunata e viktimës është ajo që e ka parë të gjithë skenën e krimit, por jo autorin, i cili ndodhej vetëm 5 metra larg, pas murit rrethues që e ndante shtëpinë e Xhezairit me atë të fqinjit.

Për këtë ngjarje, policia tha se kishte dyshime të forta për hakmarrje, pasi djali i tij, 21- vjeçari Albi Xhezairi, është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Por, në mungesë të provave për vrasjen e 53-vjeçarit nuk pati asnjë person të arrestuar. Familja Bardhi, me origjinë nga Mirdita, është zhvendosur prej fillimit të viteve ’90 në fshatin Shëndëlli të Sarandës. Ndërkaq, dje u shënua vrasja e tretë, e cila dyshohet se ka lidhje me dy të parat dhe që zanafilla ka qenë për disa bimë të mbjella me drogë.

Hakmarrje me 3 të vrarë, si nisi seriali për hashashin e vjedhur. Read More »

10 vendet me numrin më të madh të përdhunimeve. Do të habiteni me vendin e parë

[sgmb id=”1″]

Më poshtë po iu paraqesim një listë me vendet që kanë numrin më të madh të përdhunimeve. Do të çuditeni kur të shikoni se disa nga vendet më të zhvilluara në botë si

SHBA, Suedi, Francë, Kanada, Angli dhe Gjermani kanë një numër të madh mardhëniesh seksuale me dhunë  të krahasuara me vendet e tjera të botës.

SHBA mban vendin e pare per numrin me te madh te perdhunimeve duke u pasuar nga vendet e tjera te renditura si me poshte.

1-SHBA
2-Afrika e Jugut
3-Suedia
4-India
5-Anglia
6-Gjermania
7-Franca
8-Kanada
9-Sri Lanka
10-Etiopia

10 vendet me numrin më të madh të përdhunimeve. Do të habiteni me vendin e parë Read More »

GAZETARI LETËR RAMËS: “JA SKANDALI QË FSHIHET PAS ZJARREVE NË SHQIPËRI”…

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme, gazetari Fatos Mahmutaj i ka dërguar kryeministrit Rama një letër​ në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fshatin e tij të lindjes, Metoh, në Mallakastrës, që prej dy ditësh.

Gazetari Mahmutaj i cili jeton në Bruksel, e cilësoi zjarrin të qëllimshëm.

Sipas tij, janë kultivuesit e kanabisit në këtë fshat, të cilët duan të fshehin gjurmët.

Ja çfarë thotë gazetari Mahmutaj:

“Zjarri ka rënë në kodrën jugore të këtij fshati, dhe ishin kultivuesit e hashashit, të cilët pasi volën hashashin, për të zhdukur provat, dogjën sipërfaqen rreth e rrotull.

I favorozuar nga era zjarri doli jashtë kontrollit, dhe pasi i dha fund pjesës që i përket fshatit Nishovë të Beratit, erat e shtynë drejt nesh, dhe deri tani ka arritur deri në 5 kilometër katrorë pyll pishe që është djegur shkatërruar dhe ka arritur në kufi të banesave në njërën nga lagjet e fshatit tim”.

GAZETARI LETËR RAMËS: “JA SKANDALI QË FSHIHET PAS ZJARREVE NË SHQIPËRI”… Read More »

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme shqiptare konfirmojnë nisjen e operacionit nga Greqia për shuarjen e zjarreve që kanë pushtuar jugun e vendit.

[sgmb id=”1″]

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme shqiptare konfirmojnë nisjen e operacionit nga Greqia për shuarjen e zjarreve që kanë pushtuar jugun e vendit.

Një avion grek është nisur për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, e cila vijon të jetë në alarm nga situata e shumtë e vatrave të zjarrit në zonat pyjore.

Mësohet se ka qenë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ai që i ka kërkuar ndihmë homologut të tij grek për avion në ndihmë të operacioneve që po ndërrmer vet vendi ynë.

Ministria e Jashtme konfirmon gadishmërinë e autoriteteve greke:

“Duke siguruar mbështetjen e tyre do të nisen 2 avion zjarrfikës nga Korfuzi për të ndihmuar përpjekjet e zjarrfikësve shqiptarë”.

Ndërsa, në Dukat të Vlorës ku situata paraqitet tepër e rënduar, është në terren vetë kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi.

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme shqiptare konfirmojnë nisjen e operacionit nga Greqia për shuarjen e zjarreve që kanë pushtuar jugun e vendit. Read More »

Zjarret, tetë vatra të reja në pesë qarqe.

[sgmb id=”1″]

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në pyje e kullota në qarqet Berat, Elbasan, Durrës, Vlorë e Gjirokastër.

Në qarqet e tjera të vendit, Emergjencat Civile njoftojnë se nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatra të vogla që kanë qenë aktive janë shuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Berat.

Në fshatin Kutalli, bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj në pronësi. Shërbimi vendor i MZSH i bashkisë Berat ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 2 ha shkurre dhe ferra dhe 500 rrënjë ullinj. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Qarku Durrës.

Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave në lagjen “Meçe” të qytetit Krujë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Krujë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës, 3 autobote me ujë së bashku me personelin shoqërues dhe disa vullnetarë kanë punuar me intensitet për disa orë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 10 ha me shkurre dhe ferra dhe u përshkuan nga flakët 60 rrënjë ullinj. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra në Fushë Draç, Njësia Administrative Ishëm, bashkia Durrës. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Durrës ka dërguar në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse me personelin shoqërues kanë punuar dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre e ferra.

Qarku Elbasan.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra pranë ish-rrobaqepësisë në lagjen “Xhami” të qytetit Peqin. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre dhe ferra.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll Ahu në Malin Babje, Njësia Administrative Qendër, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues dhe disa vullnetarë të cilët me mjete rrethanore për shkak të terrenit kanë punuar dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe disa drurë ahu.

Qarku Vlorë.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishtë në fshatin Treblovë, bashkia Selenicë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet me forca zjarrfikëse, si dhe disa banorë të fshatit, të cilët kanë arritur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2.5 ha sipërfaqe me shkurre, ferra dhe 200 rrënjë ullinj shekullor.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në fshatin Rusan, bashkia Delvinë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Delvinë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues, të cilët kanë arritur të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.2 ha shkurre dhe ferra.

Qarku Gjirokastër.

Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra në fshatin Mashkullorë, Njësia Administrative Cepo, bashkia Gjirokastër. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gjirokastër ka dërguar personelin shoqërues për shkak të terrenit malor, kanë punuar me mjete rrethanore dhe kanë shuar zjarrin të ndihmuar nga forca të pyjores, punonjës të policisë së rendit dhe banorë të fshatit. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 6.5 ha shkurre dhe ferra.

Janë shpëtuar banesat e fshatrave Mashkullorë dhe Çepo dhe disa ullinj e vreshtari.

Zjarret, tetë vatra të reja në pesë qarqe. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com