Opinione

Rama përp laset me komentuesit për vr asjet në vend

Rama përp laset me komentuesit për vr asjet në vend.

Teksa një qytetar i kërkon të hapë vende pune, pasi “njerëzit po vrasin të pafajshmit”, Rama thotë se Shqipëria është një vend me kriminalitet mesatar në Europë.

Komentuesi: Hap punët more zotëri rrit pagat se po shkallojnë njerëzit në Shqipëri, po vrasin të pafajshmit. Vetëm vjedhje dhe krime po ndodhin. As në të gjithë Europën s’po ndodhin kaq shumë sesa në Shqipëri.

Edi Rama: Je gabim shumë ti Albania Al, se Shqipëria hyn mes vendeve me kriminalitet mesatar në Europë, ndërkohë qe pagat rriten me punë e me zhvillim, siç janë rritur e do të vazhdojnë të rriten hap pas hapi, jo me llafe po me mund e me durim!

Ndërkohë një tjetër qytetar i kujton kryeministrittë vendosë doreza kur pastron mbeturina, pasi sipas tij ul figurën e kryeministrit. Kjo mesa duket nuk është pritur dhe aq mirë nga kreu i qeverisë, i cili iu përgjigj duke i thënë se me rëndësi është ajo që thuhet dhe jo ajo që preket.

Qytetari: Vetëm përdor dorashka kur i futesh vetë punës se ule figurën e kryeministrit.

Rama: Nje fjale e urtë thotë nuk ka rendesi çfare prek me dore, ka rëndësi çfarë nxjerr nga goja.

Rama përp laset me komentuesit për vr asjet në vend Read More »

Po sikur të më ndodhë mua?!

Për fat të keq në raportimin e trag jedive kemi shembuj të pafund të dhu nimit të kodit të etikës dhe fare pak raste kur kodi etik respektohet.

Tr agjeditë ndodhin, do të ndodhin sërish dhe sërish do të kthehemi aty ku ishim tek pyetja bazë: a ka mundësi të raportohet ndryshe?

A është e mundur që lajmet për tr agjeditë t’i shohim në ekranin e televizionit bashkë me anëtarët e tjerë të familjes përfshirë edhe fëmijët?

Raportimi i ngjarjeve të jashtzakonshme nuk është i lehtë- por shembuj të raportimit të vetëpërmbajtur gjen, në mos këtu, në vende të tjera.

Çfarë ka ndodhur, kur ndodhi, ku ndodhi, sigurisht që duhet raportuar, por pyetja si ka ndodhur ndoshta ka më shumë vlerë për he timin se për publikun e gjerë. Pyetja pse ndodhi është pyetja që kërkon më shumë mund, kohë dhe hapësirë. Pyetja: po më tej nuk ka përgjigje të lehtë.

Raportimet “live” janë sfiduese për këdo dhe aty mund të gabosh. E pa shpjegueshme dhe e pajustifikueshme është që edhe në “deb atet” e mbrëmjes përsëriten gabimet dhe gafat që nuk duhet të ishin transmetuar gjatë ditës. Të nesërmen në vend të reflektimit shohim thellim në gabimin e bërë një ditë më parë!

Meqë referencat ndaj kodit të etikës duket se nuk kanë vlerë praktike ndoshta duhet kaluar te referencat e librave të shenjtë

“Mos i bëj tjetrit, atë që nuk do të dëshiroje ta bëjnë edhe ty”.

-A ndodh që gazetarët dhe redaktorët t’i bëjnë pyetje vetes: po të më ndodhë një gjëmë e tillë mua çfarë do të mendoja nëse do të shihja kamera dhe mikrofonë para vetes?!/ Nga Lutfi Dervishi

Po sikur të më ndodhë mua?! Read More »

Flet psikologia për ngjarjen e rëndë në Fier: Ja këshillat që prindërit duhet t’iu japin fëmijëve të tyre

Psikologia Arjana Muça ka qenë e ftuar në Fax News ku ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Fier, ku 8 vjeçari u rrëmbye dhe u vra nga Klodian Çalamani. Psikologia u shpreh se prindërit nuk duhet të humin në asnjë moment vigjilencën e tyre.

‘Në radhë të parë më lejoni që të shpreh ngu shëllimet e mia ndaj familjes së të miturit, është situatë që ka ngritur alarmin e kuq për prindërit, nuk duhet humbur asnjëherë vigjilenca prindërore, shumë prindër e kanë përjetuar atë ngjarje, kjo ka sjellë frikërat që pjesa më e madhe e prindërve të kenë shoqeruar fëmijët në shkolla, dhe të presin mbarimin e tyre’, tha Muça, ndërsa foli dhe për rolin e psikologut në shkolla.

‘Nëse do të flisnim për shkollën ku i mituri ka qenë pjesë, padiskutim psikologu duhet të ishte aty, besoj se kjo është e qartë për të gjithë se sa i rëndësishëm është psikologu në shkolla, nevojat që kanë shkollat sot për fenomene, që deri dje kanë qenë të paimagjinueshme.

Duhet të ketë një psikolog në çdo shkollë, por besoj se në zonat e largëta nuk ka fare. Këta individë janë shumë të rëndësishëm jo vetëm për nxënësit, por edhe për komunitetin. Mospasja e vëmendjes së duhur, për të kuptuar rolin e psikologut, të punonjësve socialë është shumë e gabuar’., us horeh psikologia.

Sa i takon autorit Klodian Çalamani, Muça tha se ai duhet të ishte ndjekur nga institucionet, nëse po vijonte rehabilitimin pas daljes nga burgu.
‘Sa i takon rastit në fjalë është çfarë ndodh me individin, pas vuajtjes së dënimit, a e bëjnë punën e tyre qendrat sociale që ne kemi në bashki. A ndiqet nga këta individë, si rehabilitohet ky njeri, a punësohet ky njeri. Besoj se institucionet tona e shohin me pak largpamësi këtë gjë, mjaftohen vetëm me kryerjen e dënimit që i caktohet nga institucionet e drejtësisë, që më pas ne shohim dhe akte të tilla’.

Një tjetër fenomen shqetësues sipas psikologes është ai që po ndodh kryesisht në zonat rurale, ku roli i komunitetit është pothuajse inekzistent.

‘Mos të harrojmë që migrimi nga zonat e thella në zonat urbane, ka sjell shpopullimin në zonat rurale, mund të kemi një numër të ulët banorësh, i kushtojnë pak vëmendje se çfarë janë duke bërë bashkëfshatarët e tyre, pasi janë të zënë me punët e tyre. Mos harrojmë që ne kemi kërkuar të ndryshojmë pak si shoqëri, ne vërtetë bëjmë thashetheme me njëri tjetrin, por harrojmë që të pyesim njëri tjetrin për shëndetin.

Kjo tregon se sa individualistë jemi bërë ne si shoqëri, individi përpiqet që të mbijetojë në shoqërinë e sotme. Nuk duhet të bëjmë me faj njëri tjetrin, por instancat shtetërore, që këta persona i kanë të skeduar, duhen mbajtur në vëzhgim. Duhet bashkëpunim me komunitetin, për tiu thënë veprat penale që këta persona kanë kryer, se për shkak të mentalitetit shpeshherë në vendin tonë faji i hidhet viktimave. Vigjilenca ndaj atij personi duhet të kishte qenë më e madhe, është një individ që nuk ka një marrëdhënie pune të qëndrueshme, mund të jetë i alkoolizuar, tregon sjellje të papranueshme për qeverinë’, tha psikologia.

Ndërkohë që Muça dha dhe disa këshilla për prindërit, se si të mësojnë fëmijët e tyre, që të qëndrojnë larg personave që nuk i njohin apo janë në një moshë shumë më të madhe se ata.

‘Nuk është shoqëria jonë ajo se harron, por sa të gatshme që janë institucionet që të merren me trajtimin e këtyre çështjeve, shkolla është vertetë vend i sigurt, fëmijët duhet të këshillohen që rruga për ti çuar drejt shkollës nuk është e sigurtë. Duhet të dimë nëse fëmija na i kupton apo jo këshillat.

Bëhet fjalë për një fëmijë të klasës së tretë, prindi duhej ti thoshte që nuk mund ti besonte çdo njeriu që të takojë në rrugë, dhe me një moshë që nuk është e jotja. Kjo tregon më së miri sa pak punë bëjmë ne me fëmijët tanë.

Është e vërtetë që fëmija dijen e merr nga shkolla, por sa i takon sigurisë së jetës ajo duhet të jetë në fokus nga familja. Ti nuk mund të luash me një person më të rritur, nëse ai të flet duhet ti a thuash prindërit, këshillën më të mirë e merr nga prindërit dhe të afërmit, dhe më pas nga shkolla’, tha psikologia.

Muça u shpreh më tej se nuk është turp që të flasësh për shëndetin mendor, dhe kjo duhet të jetë në axhendën e të gjitha institucioneve.

Flet psikologia për ngjarjen e rëndë në Fier: Ja këshillat që prindërit duhet t’iu japin fëmijëve të tyre Read More »

Ngjarja e r ëndë në Fier, reagon presidenti Meta: ‘Kr imi mak abër i djeshëm, që i mori j etën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore’

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shq etesuar per ngjarjen ma kabre qe tro nditi Shqiperine nje dite me pare ne Fier.
“Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me pre cedentë pe nalë, është thirrje al armuese për institucionet shte tërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndë shkimi e më pas rehabilitimi.

Kr imi mak abër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër pe nale.
Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje trond itëse për ngjarjen dhe ta dë nojnë atë.

Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar he timin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në kr im, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vu ajtjes së dëni mit, nuk ka funksionuar.

Nuk kam fjalë për të ngu shëlluar familjen e të voglit Mateo.
Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dh embjen!”

Ngjarja e r ëndë në Fier, reagon presidenti Meta: ‘Kr imi mak abër i djeshëm, që i mori j etën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore’ Read More »

A do të rikthehet në Shqipëri dê nimi me vd êkje? Përgjigjet kryeministri Rama në konferencën urgjente

Në një konferencë shtypi, për ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Gërcallë të Fierit, ku u v ra bar barisht nga fqinji, 8-vjeçari i quajtur Mateo, Rama foli për dë nimet ekstreme që mund të jepen për këto raste.

Ai tha se dën imi me vd ekje nuk është zgjidhje, sepse historia ka treguar se këto dën ime nuk sjellin rezultate, pasi persona me këtillë qasje sipas Ramës ndodhen në çdo shoqëri. Ai tha se legjislacioni parashikon masa ekstreme për këto raste, por gjy qtarët sipas tij, duhet të jenë në lartësinë e duhur.

“Jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie demokratike, por edhe në aspektin trag jik, dë nimi me vd ekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në ato me nivelin më të lartë të civilizimit tonë, e kanë në gjirin e tyre edhe këtë qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut.

Kështu që, rikthimi i dë nimit me vd ekje nuk është as i mundur dhe as formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, të cilat siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë. Ndërkohë që sa i përket pjesës tjetër, në aspektin e kuadrit lig jor, Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në vite në legjislacion, ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, ose nga më të ashprit. Çështja është zbatimi i legjislacionit dhe ajo që përbën një fatke qësi për ne në shumë vite është pikërisht pa përgjegjshmëria e tru pave gjy kues në raport me individë që kanë kryer kr ime deri ekstreme.

Por edhe kr ime që në mos vra sje kanë rezultuar në përd hunime, në dh unë ndaj grave dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjy qit apo kanë marrë dë nime shumë herë më të ulëta se sa parashikon legjislacioni dhe i kanë përsëritur ato duke shkaktuar dh imbje dhe p lagë të pa nevojshme dhe të evitueshme. Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjy kues në nivelin e legjislacionit. Po reflektojmë në ndërhyrje në legjislacion, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar që unë e kam lajmëruar”, tha Rama.

A do të rikthehet në Shqipëri dê nimi me vd êkje? Përgjigjet kryeministri Rama në konferencën urgjente Read More »

Braçe, opozitës: ‘T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën’

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe iu përgjigj akuzave të opozitës se qeveria do të shpenzojë një shumë prej 113 mln eurosh për PPP në vitin e ardhshëm, të cilat sipas tyre do të shkojnë vetëm për disa oligark.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe deklaroi se qeveria ende paguan 100 mln euro për koncesione të bëra nga qeveria paraardhëse.

Braçe shprehet se kryedemokrati vjen në Kuvend vetëm për debate pushteti, teksa shtron pyetjen se si nuk u ul me qeverinë për të diskutuar lidhur me investimet në infrastrukturë.

“Për investimet do paguajnë 1.1 ose 1.2 mld dollar, por ç’vlerë ka kur shajmë punën e njëri-tjetrit. Udhëheqësi juaj vjen këtu dhe flet për nevoja pushteti, për marrëveshje dhe rregulla që të çojnë tek pushteti. E ndjek i yni për të krijuar hapësirë dialogu. Por si nuk u ulëm njëherë ne dhe ju për të folur për një paketë invesimesh në infrastrukturë, rrugë ura tunele energji dhe internet, investime në bujqësi shëndetësi dhe arsim.

T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën. Çfarë do i bëni internetit 5G. Ne dhe ju nuk do i bëjmë dot ndryshe. Të vijmë tek PPP, çdo i bëni ndryshe. Dëgjova një debat për 113 mln dollarë. Paguajmë 100 mln dollar për kontraktorët tuaj. A ja vlen ta shajmë njëri-tjetrin për këtë. Një buxhet nuk është ekonomia por nuk mund të kthehet në mbartëse. Paketën fiskale, dhe natyrisht, gjithë efektet e saj, ajo që më dhemb është bujqësia. Ata që mua më dhembin janë bujqit. Vazhdon goditja me skemën e pabarabartë të TVSH-së.

Vazhdon goditja, e habitshme në bujqit. Ndërkohë që ne godasim favoret për bujqit dhe prodhuesit por nuk prekim favoret për ndërtuesit. Sot ne e prekim TVSH në inupte bujqësore. Ne vazhdojmë flasim gjithë ditën për qumështin pluhur, por nuk mendojmë dëmin që I bëjmë qumështit të bujkut. Të barazojmë skemën e TVSH-së. Të krijojmë bursën që bujku ta dijë se me sa e shet qumështin e tij. Të çlirojmë tregun e imputeve bujqësore” – tha Braçe.

Braçe, opozitës: ‘T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën’ Read More »

Tr ondit Shemsi Prençi: V rasja e dyfishtë në zonën e Astirit është bërë me dijeni nga radhët e Po licisë së Shtetit, kam bindje të plotë

Shemsi Prençi deklaroi në Politiko se vr asja e dy fishtë në zonën e Astirit mbrëmjen e së shtunës është bërë me dijeni nga radhët e Po licisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i Pol icisë thotë se autorët janë vënë në dijeni nga ana e poli cisë së Rinasit për rikthimin në atdhe të Erigers Mihasit, që besohet se ka qenë shënjestra e su lmit.

“Nëse vi ktima e radhës ishte Erigers Mihasi, eksponent i botës së kr imit, si ka mundësi që më parë e morën vesh kundërshtarët e Mihasit që e donin të vr arë, se sa po licia që e priste? Sepse ishte një person në kë rkim. Po licia e Rinasit më parë ka lajmëruar kundërshtarët e Mihasit se Mihasi u fut në Shqipëri se sa strukturat e po licisë për ta gju rmuar këtë person, se mund të vr iste dikë në Shqipëri, ose mund ta vr isnin”.

“Është vr asje e gjurmuar nga kundërshtari me dijeninë e pol icisë, kam bindje të plotë”, tha Prençi.

Tr ondit Shemsi Prençi: V rasja e dyfishtë në zonën e Astirit është bërë me dijeni nga radhët e Po licisë së Shtetit, kam bindje të plotë Read More »

Blendi Fevziu: Basha mendon se do t’i ulë vrullin Berishës me truke!

Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet e fundit në PD, parti e cila po shkon drejt mbajtjes së dy Kuvendeve në dhjetor, atë të datës 11 që e thërret Berisha dhe delegatët dhe atë të datës 18, që po e thërret Basha. Fevziu tha se situata është “komike dhe e paimagjinueshme” dhe se Basha po përpiqet që me “truke administrative” ta lodhë Berishën, duke i ulur vrullin lëvizjes së tij.

“Njëra palë ka thirrur datën 11 dhjetor me parimin që anëtarësia e zeron kryesinë. Zakonisht anëtarësia e kërkon mbledhjen e kuvendit kur nuk e bëjnë strukturat. Mbështetësit e Berishës mendojnë se kjo e zeron dakordësinë e kryetarit. Basha ka thirrur Kuvend tjetër. Mund ta thërriste një javë më parë, por me sa duket nuk e premton më koha fizike. Thërret kuvend sipas të drejtës statutore.

Ku dallojnë këto? Në të parin ka ndryshime statutore, që e dimë që do të shkarkojnë Bashën dhe një lloj rivotimi. Kuptohet që shkarkimi final do të jetë një anëtar një votë. Kuvendi i propozuar nga Basha nuk e ka këtë pikë të diskutimit. Jemi në një ngërç, ka ndodhur situatë jo e papritur. E papritur është që bëhen dy kuvende brenda një jave. Mund ti bënin në dy salla të ndryshme. E kemi parë këtë në partitë e vogla, ku ka përfunduar edhe në rrahje.

Blendi Fevziu: Basha mendon se do t’i ulë vrullin Berishës me truke! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com