Opinione

Reagon Rama për dj egien e flamujve serb: Ata që bënë të njëjtin gjest në Beograd u arr estuan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë li dhur me inc identet që ndodhën pasditen e së hënës me flamujt serbë të vendosur në bulevard me rastin e vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiç.

Në një koment të bërë në një postim të tijin në Facebook, kreu i qeverisë sjell në vëmendje që gjatë vizitës së tij në Beograd kishte flamuj të Shqipërisë në sheshe dhe ata që i dogjën u arrestuan nga policia.

Po ashtu, duke u përgjigjur aku zave të bërë për qëllimet e nismës së “Ballkanit të Hapur, Rama thotë se në Beograd flet shqip dhe se në gjuhën e tij amtare ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Ballkani i Hapur” shton Rama, është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të rajonit, por ka edhe interes strategjik për vendin dhe gjithë kombin shqiptar.

Përgjigja e Ramës:
“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe hu liganët që e do gjën një flamur u arr estuan nga po licia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tra dhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes str ategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare” -shkruan Rama.

Reagon Rama për dj egien e flamujve serb: Ata që bënë të njëjtin gjest në Beograd u arr estuan Read More »

Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo t’i dalësh para uraganit, të pret mjerimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kur PD të vijë në pushtet do të rrëzojë projektin e “Ballkanit të Hapur”. Sipas tij, ky projekt po përpiqet të shitet si projekt që mbështetet nga Amerika, por ky për Berishën është një mashtrim.
“Kjo protestë, e para e këtij lloji, ka dimensione të shumta. Në emër tuaj dua të deklaroj se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet dhe marrëveshjet sapo PD të jetë në pushtet. Treshja Vuçiç dhe vasalët e tij përpiqen ta paraqesin edhe si projekt që e mbështet SHBA. Ky është mashtrim”, tha ndër të tjera Berisha.

Nga sheshi përballë Kryeministrisë, ai paralajmëroi dhe Edi Ramën.

“Në dy muaj ne arritëm të vendosim në piedestal monumentin e pluralizmit që e mori peng Edi Rama. Ky uragan, ky ortek nuk ndalet më. Më lejoni t’i dëgojë një paralajmërim Edi Ramës: Mos guxo. Mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë mund të shtypësh shumicën,. Mjerimi të pret. Nuk ka forcë që na ndalon në rrugën tonë.”

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Aleksandër Vuçiç ka ardh këtu si udhëheqësi i Ballkanit të Hapur. I tillë si i aleancës trilatrerale Beograd-Shkup-Tiranë. I tillë zotëri nuk do jesh kurrë i pritur në Tiranë. Sepse nordi yt është Moska. Prapa nismës tënde qëndron përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinin. Sot Serbia e Vuçiçit, është shndërruar në “Rusia e vogël”. Është rre zik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe Europës.

Pro testa jonë sot është pro testa e mbarë njerëzve të qytetëruar në Europë dhe botë. Që presin nga Beogradi dhe udhëheqësit e tij që të kërkojnë falje publike. Sepse ata që mohojnë genocide mbeten në fazën e egërsisë njerëzore.

Kjo pr otestë, e para e këtij lloji, ka dimensione të shumta. Në emër tuaj dua të deklaroj se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet dhe marrëveshjet sapo PD të jetë në pushtet. Treshja Vucic dhe vasalët e tij përpiqen ta paraqesin edhe si projekt që e mbështet SHBA. Ky është ma shtrim.

SHBA kanë qenë faktor paqe dhe stabiliteti në rajon. Dhe janë. Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe ai është multimiliarderi George Soros. Më lejoni t’iu bëj thirrje Kongresit të SHBA të ndalojë çdo lëvizje politike që dublon veprimtarinë e George Soros.

Ne mblidhemi sot këtu si qytetarët më të vjedhur, më të varfëruar të kontinentit.

Në dy muaj ne arritëm të vendosim në piedestal monumentin e pluralizmit që e mori pe ng Edi Rama. Ky uragan, ky ortek nuk ndalet më. Më lejoni t’i dëgojë një paralajmërim Edi Ramës: Mos guxo. Mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë mund të shtypësh shumicën. Mjerimi të pret. Nuk ka forcë që na ndalon në rrugën tonë.

Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo t’i dalësh para uraganit, të pret mjerimi Read More »

Çim Peka: ‘Gaz Bardhi më bënte kafen kur i shkoja në shtëpi Bashës’

Çim Peka, i është përgjigjur Gazment Bardhit, pasi ky i fundit e ka përmendur në konferencën për shtyp, duke thënë se koha e Çim Pekës dhe familjarëve të tij që ndërhynin në PD, ka marrë fund.

Peka doli në Syri TV dhe deklaroi se nuk merret me Bardhin, pasi ai dikur i bënte kafenë në shtëpinë e Lulzim Bashës.

“Sa herë i kam vajtur në shtëpi Lulzim Bashës, zbriste Gaz Bardhi dhe na bënte kafetë.

Nëse kur vinte Basha te shtëpia ime, na i bënte kafetë bashkëshortja ime e nderuar, te shtëpia e zotit Basha, na i bëntë kafetë zoti Bardhi”, tha Peka.

Çim Peka: ‘Gaz Bardhi më bënte kafen kur i shkoja në shtëpi Bashës’ Read More »

Spartak Ngjela analizon situatën në PD: ‘Berisha është i pu shtuar nga fr ika’

Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur kryesisht te figura dhe veprimet politike të Sali Berishës.

Ngjela e cilëson ish-kryeministrin si një njeri që urren ligjin, madje ai shkon dhe më tej duke e përkufizuar atë si një njeri që i ur ren dhe shqiptarët.

Veprimet e ndërmarra nga lideri historik për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha dhe rimarrjen e PD-së, avokat Ngjela thekson se të bëjnë të konkludosh në një devijim psikik të tij që vjen si pasojë e frikës.

Avokati nënvizon gjithashtu se politika amerikane e ka të plotë dhe të dokumentuar veprimtarinë e Berishës në drejtimin antishqiptar dhe së shpejti do ta bëjë publike atë.

Për sa i përket deklaratave të Bashës per 21 Janarin, avokati aludoi se kryedemokratit mund t’i jetë treguar server i zbardhur nga amerikanët dhe ndaj ai ka pasur një reagim për këtë çështje.
Postimi i plotë:

Pse politika aktuale ka hyrë befas në një rrugë haptas joligjore në lidhje me konfliktin që është krijuar brenda Partisë Demokratike?

Nga ajo që kemi parë konkludojmë me siguri për devijimin psikik të Sali Berishës. Ai është i pushtuar nga frika; dhe kjo e ka sjellë në acarim e në deviacionin e tij psikik, dhe po spikat që ai është duke noton në primitivizëm.

l.

Primitivizmi politik i Saliut, nuk është vetëm çmenduri, por është më tepër një ligësi e hapur. Lulzim Basha dje, në Kuvendin e Partisë Demokratike, bëri analizën e saktë të veprimtarisë së tij në lidhje me Partinë Demokratike; por ai nuk foli për dë met e mëdha që Sali Berisha i ka sjellë Shqipërisë.

Gjykimin më të saktë e dha Agron Gjekmarkaj që, me analizë, arsyetoi sak barazimin midis enverizmit dhe berishizmit.

Veçse, në fakt, procesi kundër Saliut vazhdon. Ai do të vijojë, sepse dje ai mbeti pa fare parti. Ky ishte rasti i parë në 30 vjet që paligjësia e tij u ndëshkua dhe ai mbeti jashtë sistemit, si një fakir i pamundur.

Pse?

ll.

Saliu e urren ligjin, por urren më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo është arsyeja që ligësia e tij nuk është me kundërshtarët e tij politik; por është me Shqipërinë. Dhe ai ka katër vjet që po kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe shka tërrimin e saj. Në tridhjetë vjet, me induktim antishqiptar, Sali Berisha ka mbjellë vetëm shkatërrim në Shqipëri. Mos ndoshta ky tani është në devizën e njohur të Luigjit të XlV: Apres moi le deluge – pas meje qameti?!

Saliu; patologjinë e tij si kërkesë për pushtet e shoqëron, jo për drejtimin e Shqipërisë, por për shkat ërrimin e saj. Ka një konkurrencë patologjike në gjykimin e tij: ai kërkon pushtet që të realizojë shka tërrimin që ia kërkon patologjia e tij. Por pikërisht këtu duket se e kanë kapur qendrat antishqiptare që gjatë viteve 70’…

Po pse e urren Shqipërinë dhe shqiptarët Sali Berisha? Kjo kërkon të ketë një analizë psi kiatrike; e cila, kam përshtypjen që ndërkohë i është bërë.

Atëherë:

Pse e do këtë shka tërrim që po e kërkon gjatë 30 vjetëve? Ai këtë e ka moton e tij të brendshme; e cila kërkon analizën psik iatrike që përmendëm; por e ka njëherësh edhe kërkesë të atyre që e drejtojnë.

Në fund të fundit, e ka të kotë: është i hu mbur me gjithsej, se politika amerikane dhe lidërshipi i Shteteve të Bashkuara po kuptohet që e di se për kë po luan Sali Berisha me pathologjinë e tij mentale; dhe i ka marrë të gjitha masat për ta likuiduar si një individ të rre zikshëm që është sa antishqiptar aq dhe antiametikan. Madje antiamerikanizmi i tij vjen si pasojë e antishqiptarizmit të tij, dhe po kërkon të krijojë një parti antiamerikane pikërisht për këtë.

Nuk e krijon dot. Në antiametikanizëm tani është vetëm rrethi i tij i korruptuar që ka përfituar privilegje pronash në mënyrë banditeske, dhe ka frikë se do t’i humbasë ato në funksion të reformës antikorrupsion që ka nisur në Shqipëri.

lll.

Shumë shpejt do dalë në pah e gjithë veprimtaria e Sali Berishës kundër Shqipërisë. Politika amerikane e ka të plotë dhe të dokumentuar veprimtarinë e tij në këtë drejtim antishqiptar; sepse këtë i vuri përpara zëvendës ndihmës Sekretari i Shteti amerikan Hoyt Brian Yee, kur e hoqi nga Çadra dhe e plasi në Parlament.

Por, në të njëjtën kohë; Saliu kot mundohet për të fshehur pjesëmarrjen e tij direkt në vrasjet e 21 janarit; serverin e ka të plotë politika amerikane, ashtu siç është marrë atë ditë, sepse Saliu s’e di që serverat nuk fshihen, dhe Saliu është lodhur kot që e ka fshirë; por, me gjestin që ka bërë, kur ka fshirë servrin e zyrës së vet, ai ka pranuar fajësinë e tij në ngjarje.

Do ta shikoni Saliun në ngjarjet e 21 janarit me Kall ashnikov në duar, brenda godinës së Kryeministrisë, që me zor ia kanë hequr a rmën nga duart bashkëpunëtoret e tij.

Por a do t’i publikojë politika amerikane?

Të shohim; publikimi është një fakt historik që i ndihmon shqiptarët. Por unë mendoj se, përderisa Basha foli për 11 janarin, amerikanët i kanë treguar serverin e zbardhur; i cili është një turp kombëtar, sepse atje do të shihni një kryeministër në një kr izë të plotë çmendurie. Edhe Ramës ia kanë treguar serverin amerikanët. Po pse nuk flet Rama?!!

lV.

Megjithatë, Saliu tani është i likuiduar nga Basha dhe Partia Demokratike. Ai nuk ka legjitimitet, dhe, as gjykatësi nuk po pranon të merret me një çështje, e cila e mban krimin brenda; sepse gjyqtari po thuhet që nuk po dëshiron ta gjykojë paçavuren e Saliut për t’i njohur atij gjy qësisht statutin joligjor që e ka paraqitur si të jetë statuti i ri i Partisë Demokearike. Se Saliu nuk e kupton që gjyqtari, me një akt të tillë si vendim gjyqësor joligjor; kryen një vepër të rëndë pe nale.

Megjithatë; gjithçka që Sali Berisha ka bërë deri tani për Kuvendin e tij të datës 11 dhjetor, është pa forcë juridike, sepse të gjitha janë akte jashtëligjore. Këtë di edhe Basha, që tallet me të…

Po Saliu, vërtet mendoni se ka bërë një kongres në datën 11 dhjetor?

Ai nuk mbush në këtë sferë gjy kimi, por mendon se me marrëzinë e tij mund të arrijë gjithçka, siç e ka arritur deri tani.

Por kjo kohë ka një specifikë të veçantë për Saliun: veprimtarinë e tij jashtëligjore nuk e lejon politika amerikane që është prezentë këtu me ekspertët e saj të nivelit të lartë.

Po Saliu, çfarë do të bëjë tani që nuk ka as parti dhe as mbështetje ndërkombëtare?

Ai na tha se do të bëjë revolucion. Kurse, ata që e njohin gjendjen, kanë qeshur gjatë gjithë asaj nate që iku; duke pirë verë.

Në këto ditë do shihet më qartë pathologjia e tij, sepse do të jetë në kërkim të Dantonit…

Spartak Ngjela analizon situatën në PD: ‘Berisha është i pu shtuar nga fr ika’ Read More »

Lefter Maliqi: ‘Më bëni drejtor po licie dhe shihni çdo të bëj për një javë’

Ish-deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për gazetarin Ermal Vaka në Abcnews.al shprehu hapur ambicien për të qenë pasardhësi i Gledis Nanos në P olicinë e Shtetit. Ai tha se nëse ka vullnet rendi vendoset për një javë në Shqipëri.
“Unë do të vazhdoj misionet e mia politike, në sfidat lokale. Pse jo nesër kur të jem në ekzekutiv nuk e fsheh ambicien për të qenë në kupolën drejtuese të po licisë së shtetit për shkak të njohjeve dhe profesionit që kam dhe jam i bindur që rendi vendoset brenda një jave në Shqipëri.

Po pate ambicie dhe po lu ftove kri met kundër personit dhe pronës. Pasardhësi i Gledis Nanos? Ajo nuk dihet kur vjen ky moment, por ambicia ime kjo ka qenë dje do të jetë derisa të kem mundësi” deklaroi ai.
Lefter Maliqi në vitin 2017 ishte në listat e PD-së si kandidat në qarkun e Beratit, por jo në pjesën fituese. Kjo ishte arsyeja që ai u largua nga Lulzim Basha duke kaluar me Edi Ramën dhe si shpërblim u emërua zv/ drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Por pas dj egies së mandateve nga PD-LSI, i erdhi radha në listë dhe pranoi që të merrte mandatin duke u kthyer në kritikun e shumicës. Në zgjedhjet e fundit kandidoi me LSI-në, por nuk fitoi./ Abcnews.al

Lefter Maliqi: ‘Më bëni drejtor po licie dhe shihni çdo të bëj për një javë’ Read More »

Berisha-Basha/ Rama zbulon anën e kujt po mban!

Kryeministri Rama ka folur në emisionin “Zonë e lirë” për përplasjen në PD, ku e ka cilësuar atë një telenovelë të shëmtuar dhe të shpifur. Rama duket se qëndron në krahë të Bashës, pasi sipas tij një person non grata që do të kthehet në pushtet është një marrëzi.

“Pse më fut te Sali Berisha. Unë e kam thënë se nuk dua të hyj në detaje të kësaj telenovele se është shumë e shpifur dhe shumë e shëmtuar.

Është telenovela e një marrëzie që tani ka dalë në sipërfaqe dhe nëse e sheh me çfarë personazhesh është e dhimbshme për këtë popull. Kjo është një marrëzi.

Dikur kishte luftë për pushtet që ishte brenda një kornize. Me Nanon kryeministër dhe kryetar partie me yllin në rënie sipas meje duke bërë që PS do të shkonte në opozitë. Këtu është ndryshe.

Pas 30 vitesh demokraci të dalë një njeri non grata që ka qenë president dhe kryeministër është e dhimbshme dhe e rëndë. Dhe që ky të kthehet në personin që premton shpëtim kjo është marrëzi.
Dhe nga ana tjetër është edhe marrëzia e atij tjetrit andej me një valle në buzë të greminës duke bërë që bjerë PD.

Është e shëmtuar në përmbajtje që Shqipëria të ketë një kufomë politike vërdallë të shpallur non grata dhe në krahun tjetër ka një kufomë tjetër grata kjo eshte marrëzi” – tha Rama..

Berisha-Basha/ Rama zbulon anën e kujt po mban! Read More »

Arbër Hajdari e thotë hapur: Beniada konkurrentja më e fortë e Big Brother

Teksa disa nga banorët po de batonin spektalin e sotëm të “Big Brother”, Arbër Hajdari e hodhi fokusin tek një tjetër banore, atë që pothuajse nuk përfshihet fare në sh erre, Beniadën.
Arbri e quajti Beniadën si një ndër konkurrentet më të forta pasi është pozitive dhe përcjell paqe, gjë për të cilën ka nevojë publiku.

“Janë bërë 2-3 protagonistë dhe mendojnë që gjithë loja sillet rreth tyre. Unë mendoj që një nga konkurrentet më të forta aty është Beniada. Është gjithmonë e urtë, në paqe dhe dua që loja të luhet me të gjithë banorët. Beniada përcjell paqe, mirësi dhe ky popull për këto ka nevojë”, tha Arbri.

Beniada pasi dëgjoi fjalet e opinionistit e falenderoi dhe bëri duart në formë zemre për të shprehur dashamirësinë.

Arbër Hajdari e thotë hapur: Beniada konkurrentja më e fortë e Big Brother Read More »

Berisha: Basha më ndenji ‘sus’ për tetë vite që të mos hante një gr usht turinjve!

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur aku zave të Lulzim Bashës, i cili deklaroi se ai nuk ka lënë ish-kryetar PD-ja pa rra hur. Sipas Berishës, sot Basha tregoi se për 8 vite ka qëndruar sus para tij, pasi siç shprehet ish-kryeministri ka pasur fr ikë mos i fuste ndonjë gru sht turinjve.

Berisha shprehet se me këto deklarata, Lulzim Basha duhet të mjekohet. “Sot ish-kreu Basha dës hmoi shqiptarëve se pse ka qëndruar sus para meje 8 vite. Ai dukej se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do ketë një gr usht turinjve për t’i th yer dhëmbët. Ai me këtë që tha duhet të mjekohet.

Ai është rë ndë me këtë që thotë. Këtë mund të thotë një mendje që ka humbur gjithçka. Peng dhe i sëmurë që i lejon vetes të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie.

Unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje nga fr ika se mund të gru shtohej. Ai ka thënë se unë 8 vite nuk kam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin e tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetare. Besoj se në këtë kontekst ato shkojnë me njëra-tjetrën”, tha Berisha për Syri Tv.

Me herët Basha gjatë konferencës për mediat u shpreh: “Kemi bërë gjitha përpjekjet dhe ja kemi dalë të shkëputemi nga fals ifikimet mas htrimet apo rrahjeve në sallat e Këshillave Kombëtarët që ka qenë pjesa me e zezë e traditës së Berishës që nuk ka lënë ish-kryetar të PD pa rr ahuar apo pa ja thy er dhembët”.

Berisha: Basha më ndenji ‘sus’ për tetë vite që të mos hante një gr usht turinjve! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com