Opinione

Ben Manaj: Këto rroga që marrin disa analistë në Shqipëri gazetarët në Angli i shikojnë në endërr!

Nga Ben Manaj, Londër-

Kam vite që kam kërkuar vetting të njerezve të medias pa i ditur pagat reale dhe ato të padeklaruara!

Kam vite që kam kërkuar reformen në media dhe rregullimin ligjor te saj, duke filluar nga pasja e kontrates me median që punon ( mos me pyesni për kontraten time se ata që duhet ta dinë e dinë)!

Vetëm një gjë më bën përshtypje në këtë histori; kam punuar për mediat me prestigjoze të huaja në botë, amerikanen Associated Press dhe BBC për 23 vjet se bashku, pa permendur RTVSH e TCH këto dhjetë vitet e fundit, e kur shikoj këto rroga në Shqipëri, mendoj se s’ka vlere CV profesionale aq shumë dhe sa xheloz do duhet të jenë koleget e mi në BBC me rrogat e kolegeve të tyre në Shqipëri!

Ndonjë që ka punuar bashkë me mua në BBC e tash është ne ajken e gazetarisë së Shqipërisë, me kupton, shpresoj!

Gjithesesi, sado të zotë të jenë për këto rroga apo edhe 10 herë me pak se to, kurrë nuk i merr këto shuma, në një media britanike!

Nëse do më kundershtojnë se janë drejtues të mëdhenj mediash, të krahasuar me ajken e gazetarisë britanike që njoh më mirë dhe me të mirënjohuren në botë, BBC, atëhere, no comment!

Ben Manaj: Këto rroga që marrin disa analistë në Shqipëri gazetarët në Angli i shikojnë në endërr! Read More »

Basha i përgjigjet ultimatumit të Këlliçit: ‘PD i ka marrë vendimet e veta,nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige’

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ultimatumit të Komisionit të Rithemelimit, i cili i la afat deri më 5 Janar për të liruar karrigen dhe të dorëzojë detyrën.
Kryedemokrati tha para gazetarëve se ndihej keq që kishin prodhuar njerëz që mendonin vetëm për karrigen. Ai shtoi më tej se PD i ka marrë vendimet në kuvendin e 18 Dhjetorit, i cili ishte ndarja me të shkuarën.

“PD i ka marrë vendimet e veta. Kuvendi i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarje me të shkuara, por edhe përqafimi me të ardhmen. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige”, deklaroi Basha.

Basha i përgjigjet ultimatumit të Këlliçit: ‘PD i ka marrë vendimet e veta,nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige’ Read More »

I doli rroga 18 milion, reagon Baton Haxhiu: ‘Shteti ka r ënë, të mos e bëjnë digjitalizimin po nuk ditën ta bëjnë’

Pas publikimit të pagës së tij prej 18 milion lekë të vjetra, analisti Baton Haxhiu ka reaguar ashpër duke thënë se shteti ka dë shtuar dhe nëse nuk ishte përgatitur për digjitalizimin, atëhere të mos e bënin.

“Këtu është një i çmendur që nuk e ka ditur fare për pasojat, se çfarë do të thotë botimi i tyre. Mos të flas për shtetin që ka dë shtuar totalisht. Nëse nuk je i përgatitur për digjitalizim, nëse nuk e ke sekretin e ruajtjes së tyre, mos e bëj se nuk je i gatshëm për këtë punë”, tha ai.

Ai shtoi se kjo çfarë ndodhu është më shumë se sa një tra umë, duke shtuar se “nuk di se si ta definoj këtë papërgjegjësi shtetërore dhe individuale”.

“Këtu dikush kërkon njëfarë re volucioni social për shkak të dallueshmërisë”, tha ai duke theksuar se një ngjarje e tillë nuk do të kalojë pa pasoja.

Kujtojmë se ditën e sotme u shpërnda një dokument i punuar në “Exel”, në të cilën gjendeshin pagat dhe të dhënat personale e 630 mijë qytetarëve shqiptarë.
Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”

I doli rroga 18 milion, reagon Baton Haxhiu: ‘Shteti ka r ënë, të mos e bëjnë digjitalizimin po nuk ditën ta bëjnë’ Read More »

Berisha zbardh planin e errët të sk andalit të rrogave : ‘Ja kush qëndron pas këtij megaskandali’

Pas sk andalit që ka dalë në qarkullim në vendin tonë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mas htrohen e me një perpjekje për të mbuluar me heshtje mega-aferën e inceneratorëve.

Sipas Berishës me këtë këtë megaskandal që mund të ndodhë vetëm në na rkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama synon të vendos në harresë hajdutin kryeministër dhe ministër që u ka pën duke vje dhur me baule qindra milionë euro në këtë aferë.

“Mos u mashtroni

Miq, në një perpjekje për të mbuluar me heshtje mega-aferën e djegësave dmth të vj edhjes së qindra milion euro nga Edi Rama dhe ministrat e tij, ky i fundit nxori në treg vje dhjen nga Qeveria e tij e të dhënave personale konkretisht të pagave të 680 mijë punonjësve.

Me këtë megaskandal që mund të ndodhë vetëm në na rkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama synon të vendos në harresë ha jdutin kryeministër dhe ministër që u ka pën duke vj edhur me baule qindra milionë euro në aferën e djegësave dhe ta zëvendësojë atë me hajdutët që vj edhin me rroga shumë herë më të mëdha se ai të llojit të Arben Malavitës apo dhe me ha jdutin anonim që është po vet ai që vj edh të dhënat e 680 mijë punonjësve dhe i nxjerr ato në treg”, shkruan Berisha, i cili vijon më tej thirrjen për mediat, për shoqërinë civile dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Ndaj ju bëj thirrje mediave, shoqërise civile dhe mbarë qytetarëve të mos pranojnë që gjethet dhe degët të mbulojnë trungun, por të përqëndrohen me të gjithë potencialet e tyre në he timin dhe den oncimin e aferave të djegësave, koncesioneve, PPP dhe arbitrazheve të kësaj narkoqeverie që sipas KLSH arrijnë në shumën mbi 8.2 miliardë euro dhe me pr otesta të fuqishme të arkivojnë në analet e zeza të historisë regjimin kleptokratik të na rkoshtetit në Shqipëri”, apelon Berisha.Berisha zbardh planin e errët të këtij skandali: Ja kush qëndron pas këtij megaskandali!

Berisha zbardh planin e errët të sk andalit të rrogave : ‘Ja kush qëndron pas këtij megaskandali’ Read More »

Rama ironizon me dyshen Basha-Berisha: Janë bërë si Tomi dhe Jerry

“Grata, non Grata”, kështu e ka emëruar një video kryeministri Edi Rama, si një koment për situatën që ndodhet aktualisht Partia Demokratike.

Me anë të kësaj video nga filmi vizatimor “Tomi dhe Jerry”, Rama ironizon Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ku njëri ka çelësat e selisë e tjetri kërkon t’ia marrë.

Edhe më herët kryeministri Edi Rama ka reaguar li dhur me atë që po ndodh në PD. Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama thekson se s’ka asnjë punë me kaca fytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata.

Rama ironizon me dyshen Basha-Berisha: Janë bërë si Tomi dhe Jerry Read More »

Monika Kryemadhi pranon hapur ndarjen politike me Bashën: ‘Nuk ka më front opozitar’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka he dhur poshtë zërat që kjo parti ka bërë kërkesë për deputetë.
Duke folur në Abc, Kryemadhi është shprehur se kjo çështje është ngritur si një alibi pas hu mbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas saj në këtë situatë ku ndodhet politika nuk ka më front opozitar pasi secili nga opozita po sulmojnë njëri tjetrin dhe jo qeverinë.

“Nuk ka pasur kërkesë. Nga LSI për deputetë nuk ka pasur kërkesë për deputet. Ka qenë alibi për rezultatin e zgjedhjeve për h umbjen. E dyta është se LSI ka qenë strukturë politike që PD dhe PS i ka qëndruar besnike në marrëveshjet. Edhe djegia e mandatave. E mbani mend që e su lmonin LSI. Përball një shteti ma fioz, ishte unifikimi për një qëndrim që u quajt fronit opozitar. Nuk ka më front opozitar. Se më shumë dëgjojmë ak uza ndaj njeri tjetrit dhe akuza politike sesa kundër Edi Ramës. Ne e kemi të artë rrugën tonë do vijojmë me den oncojmë. Por pres SPAK dhe KLP për letrën për prok urorinë e Elbasanit. Nuk kam përgjigje ende. Po presim. Do bëjmë komunikime zyrtare për të parë nëse janë të vërtetë në atë që kanë nisur.” tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi pranon hapur ndarjen politike me Bashën: ‘Nuk ka më front opozitar’ Read More »

Protesta/ Basha: ‘Këta njerëz po vu ajnë gabimet zhg ënjimet ku edhe unë kam përgjegjësinë time’

Kryetari i PD, Lulzim Basha teksa ka folur mbi pro testën e organizuar mbrëmjen e sotme, pranoi se në shesh kishte demokratë me të cilët kishte punuar gjatë fushatës. Ai shtoi se ndihej keq sepse mendonte se po kepërdoreshin për interesa personale.

Ndërsa ndër të tjera shtoi se për praninë e atyre personave në pro testë, kishin ndikuar edhe zhgënjimet duke pranuar se edhe vetë Basha kishte një përgjegjësi lidhur me këtë gjë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha: Pjesa personale është ajo që dua të them sot pastaj mund të futemi edhe tek pjesa politike. Në oborr kishte demokratë nuk kishte vetëm njerëz të interesave të ngushta që e kanë urr yer Sali Berishën por I janë ngjitur prapra për të përfituar prej tij. Kanë qenë demokratë me të cilët unë kam punuar kështu që ti shohësh të keqpërdoren për interesa pers onale, ndjesia e parë është një dhimbje se këta janë njerz që nuk e meritojnë këtë keqpërdorim. Këta njerëz po vu ajnë gabimet zhg ënjimet ku edhe unë kam përgjegjësinë time. Këta njerëz kanë dhënë shpirtin jo për një vend pune por për demokracinë. Ndjesia e parë ishte keqardhje e thellë kur i sheh aq sa ishin të keqpërdorur në këto momente.

Protesta/ Basha: ‘Këta njerëz po vu ajnë gabimet zhg ënjimet ku edhe unë kam përgjegjësinë time’ Read More »

Gaz Bardhi përpl aset me gazetarin: Ka marrë fund koha kur Çim Peka ndërhynte në PD

Sekretari i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur a kzuave se në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha nuk u arrit kuorumi pasi salla kishte një kapacitet prej rreth 2 mijë vendesh.

Sipas Bardhit, delegatët ndodheshin edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve.

Bardhi u përp las me një prej gazetarëve, teksa i kërkoi të bëjë publikë funksionet që kanë anëtarët e PD-së që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

“Nuk i nxinte salla”

Bardhi: Ne ju lamë akses të plotë ju dhe kamerave, asnjë nuk u pengua. Komisionet e verifikimit dhe regjistrimit të anëtarëve ishin në të gjitha ambientet ku ju ishit prezent. Çdo anëtar i Kuvendit Kombëtar që paraqitej në sallë regjistrohej në komisionin përkatës, dhe numri i anëtarëve në mbledhje, është numri i anëtarëve të regjistruar. Ky nuk është Kuvendi i parë që PD bën në Pallatin e Kongreseve. Kështu është bërë edhe kur në sallë ka qenë prezent Sali Berisha. Pallati nuk ka vetëm salla dhe karrige, kanë qenë të vendosur edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve. E sigurtë është që verifikohet shumë më mirë se në stadium.
“Çfarë funksionesh kanë?”

Bardhi: Se si e bëj unë transparencën nuk ma cakton Çim Peka. Çim Peka të bëjë transparencën e partisë së vetë. Koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të Berishës, ka marrë fund. Secili është anëtar me funksion. Se çfarë është nuk e dini ju, nuk e di as Çim Peka.

Gaz Bardhi përpl aset me gazetarin: Ka marrë fund koha kur Çim Peka ndërhynte në PD Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com