Opinione

Shkarkohen 29 drejtues policie, emerohen 29 te tjere ! Ja emrat dhe pozicionet!

[sgmb id=”1″]

Policia e Shtetit, sot shkarkoi nga detyra 29 drejtues policie dhe në vend të tyre, emëroi po 29 të tjerë!!

Më poshtë do gjeni emrat  e drejtuesve të ri të policisë të emëruar sot, VENDLINDJEN e tyre dhe vendet e emërimit dhe pozicionet që do mbajnë!

P.S. Sot u emërua me detyrën e zv/drejtorit të policisë në Vlorë edhe protestuesi i plagosur në demonstratën e “21 janarit” para kryeministrisë! Suksese_ne_jete

–Në drejtorin e përgjithshme të Policisë së Shtetit:

Idajet Faskaj, lindur në Lushnje – drejtor I krimit organizuar

Sokol Selfollari, lindur në Korçë – drejtor për trafiqet dhe narkotikët

Aida Hajnaj, lindur në Fier – drejtor e kufirit e emigracionit

Sokol Bizhga, lindur në Gjirokastër – drejtor forcave operacionale

Shkëlqim Saço, lindur në Vlorë – drejtor I studimeve strategjike

Niko Brahimaj, lindur në Vlorë – drejtor për krime të rënda

Fredi Agastra, lindur në Korçë – drejtor në standartet profesionale

–Në drejtorin vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Emigracionit:

Gjovalin Loka, lindur në Mirëditë — drejtor në Shkodër

Dylaver Shimaj, lindur në Shkodër — drejtor në Berat

Alfred Çepe, lindur në Sarandë — drejtor në Durrës

Arben Dashi, lindur në Koplikë — drejtor në Elbasan

Ardi Veliu, lindur në Sarandë — drejtor në Tiranë

Albert Nushi, lindur në Lushnje — drejtor në Fier

Gentjan Shehaj, lindur në Fier — drejtor në Vlorë

Lorenc Panganika, lindur në Korçë — drejtor në Korçë

Bledar Çeliku, lindur në Durrës — drejtor në Lezhë

Arben Skëndo, lindur në Kuçovë — drejtor në Korçë

Idajet Hoxha, lindur në nga Lushnja — drejtor kufiri në Shkodër

Arben Joca, lindur në Tiranë — drejtor kufiri në Korçë

Luan Hyseni, lindur në Përmet — drejtor kufiri në Vlorë

Manol Dhamaj, lindur në Vlorë — drejtor kufiri Gjirokastër

Bashkim Shehu, lindur në Kukës — drejtor kufiri në Kukës

Ilirjan Balla, lindur në Berat — zv/drejtor në Shkodër

Shkëlqim Pepkolaj, lindur në Kukës — zv/drejtor në Kukës

Koço Dafa, lindur në Tepelenë — zv/drejtor në Gjirokastër

Fatmir Hoxha, lindur në Fier — zv/drejtor në Berat

Adriatik Tafçiu, lindur në Dibër — zv/drejtor në Dibër

Sokrat Godo, lindur në Kuçovë, (I plagosur me 21 janar) — zv/drejtor në Vlorë

Shkëlzen Rexhepi, lindur në Dibër — zv/drejtor në Lezhë”

Shkarkohen 29 drejtues policie, emerohen 29 te tjere ! Ja emrat dhe pozicionet! Read More »

Fotua qe ka prekur miliona njerez ne mbare boten!

[sgmb id=”1″]

E shtrirë në krah të të birit, fytyra e Sherri Kent flet vetë.

Nëna e dy fëmijëve nga Kanadaja, vendosi të postojë foton me djalin e saj, 22-vjeçarin Michael, pak përpara se ai të ndërronte jetë.

Sherri tha se qëllimi është të paralajmërojë të gjithë prindërit në mbarë botën.

Muajin e shkuar Sherri mori një telefonatë tronditëse.

I thanë se i biri ishte në spital pasi kishte marrë një overdozë.

“Ishte dita më e keqe e jetës sime,” thotë ajo.

Michael kishte marrë një overdozë me fentanil.

“Ai bëri një gabim që i kushtoi jetën. Dua të ndërgjegjësoj këdo për një epidemi që po vret nga pesë deri në shtatë njerëz çdo ditë në çdo qytet në Kanada”.

Sherri beson se overdoza erdhi pas një periudhe kur djali i saj kishte hequr dorë nga përdorimi i drogës prej katër muajsh.

Fotua qe ka prekur miliona njerez ne mbare boten! Read More »

Si u bë Facebook, “shtëpia” e psikopatëve.

[sgmb id=”1″]

Eshtë e vërtetë për internetin, dhe këtë po mësojmë; jo vetëm nga Facebook Live, por nga media sociale në përgjithësi. Duket sikur Interneti mban një pasqyrë për natyrën njerëzore. Shumë prej atyre që shohim të reflektohen janë banale dhe të parashikueshme, por disa prej gjërave që na thotë për veten tonë janë ashtu si vrasja e Goduin, thellësisht shqetësuese

Çdo kompani normale që do të kishte një produkt tnë gjendje për të prodhuar rezultate të tilla toksike, do ta mbyllte. Por Facebook nuk është një kompani normale: nuk i bën paratë e veta nga shitja e gjërave për ne, por nga analiza e veprimeve tona dixhitale, pëlqimeve dhe klikimeve, dhe fiton duke ua shitur ato të dhëna reklamuesve, të cilët shpresojnë që reklamat e tyre në këtë mënyrë mund të shënjestrohen më saktë

Thënia e vjetër “kujdes se çfarë kërkon” të vjen menjëherë në mendje. Pak kohë më parë, Facebook filloi Facebook Live, një shërbim që u mundëson përdoruesve të transmetojnë video të drejtpërdrejta para botës. Menjëherë pasi u aktivizua shërbimi, themeluesi dhe CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg, tha se ai do të mbështeste të gjitha mënyrat “personale dhe emocionale dhe të papërpunuara” me të cilat njerëzit komunikojnë. Përdoruesit u inkurajuan të “shfaqeshin live” në mjedise të rastësishme – duke pritur bagazhin në aeroport, për shembull, ose duke ngrënë në një restorant.

Vini re frazën “të papërpunuara”. Facebook Live ka transmetuar tashmë live momentet kur një burrë me aftësi të kufizuara lidhet, rrihet dhe pritet me thikë. Në mars, dyadoleshentë në Chicago u shfaqën live duke përdhunuar një adoleshente. Dhe afro 40 përdorues të Facebook e panë videon, pa e raportuar tek Facebook apo policia.

Me sa duket ishte vetëm preludi. Të dielën në mëngjes, Robert Goduin, një 74-vjeçar po ecte në rrugë në Cleveland, Ohio, duke parë punën e vet. Atij iu afrua një 37-vjeçar me emrin Steve Stephens, që i kërkoi të thoshte emrin “Joy Lane”. Goduin e tha, dhe pas kësaj Stephens e qëlloi për vdekje. Stephens hodhi më pas tre video në Facebook, mes orës 11.09 dhe 11.22. Në të parën, shpallte qëllimin e tij për të kryer vrasje. Dy minuta më vonë, hodhi në Facebook një filmim të vrasjes. më pas në 11.22 doli “live” në Facebook duke u rrëfyer. Facebook e mori raportin e parë për vrasjen në orën 12.59 dhe e çaktivizoi llogarinë e Stephens 23 minuta më vonë. Joy Lane ishte emri i të dashurës së tij, me të cilën kish patur vështirësi kohët e fundit.

Facebook, natyrisht, është i tmerruar nga e gjithë kjo. “Ky është një krim i tmerrshëm dhe ne nuk lejojmë këtë lloj përmbajtjeje në Facebook,” tha një zëdhënëse në një deklaratë të dërguar në Uashington Post. “Ne punojmë shumë për të mbajtur një mjedis të sigurt në Facebook dhe jemi në kontakt me organet e zbatimit të ligjit në raste emergjencash, kur ka kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë fizike”.

Dakord. Por çfarë është kjo? Kompania ka një blog zyrtar të dedikuar për Facebook Live. “Që nga dalja e Facebook Live,” thotë artikulli në 18 prill – domethënë dy ditë pas vrasjes së Goduin – “kemi parë njerëz dhe botues anembanë botës që shfrytëzojnë mundësinë për të ndarë përvojat e tyre, teksa ato ndodhin, sidomos gjatë momenteve të rëndësishme kulturore. Ne kemi qenë të frymëzuar nga kreativiteti që kemi parë”.

Pra, po shohim shfaqjen e një modeli: një përqindje e vogël e përdoruesve të Facebook (dhe duke qenë se janë 2 miliardë tillë, ky është një numër i konsiderueshëm njerëzish) janë psikopatë, sociopatë ose të çmendur. Disa gëzojnë duke shkaktuar dhimbje ndaj të tjerëve dhe – më keq – transmetojnë veprimet e tyre për sytë e botës. Deri kohët e fundit, kjo dëshira e fundit ka qenë e vështirë për t’u plotësuar. Por tani teknologjia digjitale, në formën e aplikacioneve të tilla si Periscope dhe shërbime të tilla si Facebook Live, u ka ardhur në ndihmë. Mendojeni si kanali “Psikopatët jemi ne”.

Çdo kompani normale që do të kishte një produkt tnë gjendje për të prodhuar rezultate të tilla toksike, do ta mbyllte. Por Facebook nuk është një kompani normale: nuk i bën paratë e veta nga shitja e gjërave për ne, por nga analiza e veprimeve tona dixhitale, pëlqimeve dhe klikimeve, dhe fiton duke ua shitur ato të dhëna reklamuesve, të cilët shpresojnë që reklamat e tyre në këtë mënyrë mund të shënjestrohen më saktë.

Duket se Facebook mund të kërkojë më shumë para, për reklama që vendosen në video, kështu që shërbimi Live sjell më shumë fitime. Duke pasur parasysh këtë, problemet e PR që vjen nga abuzimet me shërbimin nga psikopatët, është thjesht kostoja e të bërit biznes. Përveç kësaj, a nuk do të ishte gabim të lejonim disa të marrë, që të frenonin kreativitetin e njerëzve që dëshirojnë të “ndajnë përvojat e tyre ashtu si ato ndodhin, veçanërisht gjatë momenteve të rëndësishme kulturore”?

“E gjithë jeta njerëzore është aty”, ka qenë dikur një slogan i “News of the World”, tashmë e mbyllur. Nuk ishte asnjëherë e vërtetë për atë organ. Por është e vërtetë për internetin, dhe këtë po mësojmë; jo vetëm nga Facebook Live, por nga media sociale në përgjithësi. Duket sikur Interneti mban një pasqyrë për natyrën njerëzore. Shumë prej atyre që shohim të reflektohen janë banale dhe të parashikueshme, por disa prej gjërave që na thotë për veten tonë janë ashtu si vrasja e Goduin, thellësisht shqetësuese.

Ndoshta kjo është arsyeja përse Facebook mendon që ne nuk duhet të vrasim korrierin. Eshtë një variant i argumentit të Shoqatës Kombëtare të Pushkatarëve: armët nuk vrasin njerëz – janë njerëzit që vrasin njerëz. Dhe është një gjepur.

Si u bë Facebook, “shtëpia” e psikopatëve. Read More »

Jennifer Lopez shfaqet me të dashurin e ri!

[sgmb id=”1″]

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez është shfaqur dorë për dore me të dashurin e saj të ri Alex Rodriguez.

Ata dukeshin të lumtur dhe të gëzuar teksa u kapën nga paparacitë në Nju Jork, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Si gjithnjë edhe kësaj radhe Lopez dukej mjaftë bukur dhe atraktive./Indeksonline/

Jennifer Lopez shfaqet me të dashurin e ri! Read More »

Kantidatja per presidente e Republikes se Shqiperise qe do te votoni!

[sgmb id=”1″]

Pas një fjalimi kushtuar ndasisë që politika i ka bërë popullit shqiptar në të majtë dhe në të djathtë, ajo kërkoi që të gjtihë të duan më shumë vendin e tyre.

‘Nuk ka më mirë se vendi jot’-ka shtuar Alketa Vejsiu në mbrëmjen e sotme të Spektaklit Your Face Sounds Familiar’.

Duke mbajtur parasysh situatën e tensionuar politike në vend Alketa ka bërë thirrje publikut që e ndjek të jenë të përkushtuar ndaj vendit të tyre..

Në fund të fjalimit të saj aktori Herion Mustafaraj e ka shpallur  atë një kandidate të denjë për Presidente të Shqipërisë.  Alketa ka mohuar faktin se ndonjëherë do t’i bashkoet politikës

Kantidatja per presidente e Republikes se Shqiperise qe do te votoni! Read More »

Konflikt midis te rinjve ne ambjentet e shkolles”Petro Nini”

[sgmb id=”1″]

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur te gjimnazi Petro Nini’, paraditen e sotme.

MAS bën me dije se “rreth orës 9.30 minuta të ditës së sotme në ambientet e jashtme të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ka ndodhur një konflikt ndërmjet nxënësve të këtij gjimnazi, S.N dhe S. Ll.

Në konfliktin midis të rinjve është përfshirë edhe një nxënës i tretë me iniciale F.T. Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e shkollës “Petro Nini Luarasi”, bëhet me dije se konflikti midis të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta dhe nuk ka lidhje me procesin mësimor.

Pas ngjarjes, nxënësi me iniciale S. Ll. është transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Drejtoria e shkollës ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për hetim të mëtejshëm.

Pas konfliktit midis dy nxënësve, drejtoria e shkollës “Petro Nini Luarasi” mblodhi komisionin e disiplinës, i cili, në përputhje me aktet nënligjore, pasi analizoi ngjarjen e ndodhur në ambientet e jashtme të shkollës, mori masa disiplinore për nxënësit e përfshirë në konflikt”.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon ashpër dhunën midis të rinjve dhe mbështet autoritetet përkatëse të hetojnë ngjarjen dhe të zbardhin motivet që çuan në konfliktin midis nxënësve.

Gjithashtu, MAS fton nxënësit, mësuesit dhe prindërit të bashkëpunojnë në parandalimin e sjelljeve të dhunshme në ambientet e shkollës dhe jashtë saj.

Ministria e Arsimit dhe Sportit thekson në njoftim se, “dhuna nuk ka vend në shkollat tona dhe se ajo është thellësisht e vendosur për t’u përballur me sfidën që kemi të gjithë së bashku për të larguar dhunën nga shkolla, nga komuniteti dhe nga familja”.

Konflikt midis te rinjve ne ambjentet e shkolles”Petro Nini” Read More »

Rama:Nuk eshte koha per bllokim.Te zhbllokojme rrugen drejt BE!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk është koha të bllokohen rrugët, por të zhbllokohet e ardhmja europiane e vendit.

Ky qëllim tha kryeministri arrihet duke zbatuar procesin e Vettingut për ti dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë nga të korruptuarit.

Rama shfrytëzoi përfundimin e rikonstruksionit të parkut arkeologjik të Apollonisë për të përcjellë këtë mesazh për Opozitë.

Edi Rama: “Nuk është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, njerëzit që kanë nevojë të lëvizin, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, gjyshet, kompanitë, mallrat që janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian duke zhbllokuar rrugën e negociatave me Bashkimin Europian. Si mundemi ne që të kapërcejmë hendekun që na ndan ende sot me vendet e Bashkimit Europian, dhe si mundet që ne të ulemi në tryezën e familjes europiane duke qenë dinjitoz qoftë në pikëpamje të shtetit, qoftë në pikëpamje të zhvillimit ekonomik dhe social, nëse ne nuk e shembim murin e ngritur nga korrupisoni në sistemin e drejtësisë, nëse ne nuk i fusim të gjithë këta gjykatës dhe prokurorë në rresht për të kaluar skanerin e vetingut dhe për të ndarë ata që janë vërtet profesionistë dhe që vërtet mund ti shërbejnë Kushtetutës, ligjit dhe popullit duke dhënë vendime të drejta, me ata që duhet të shkojnë përpara drejtësisë si pengmarrës për rreth 20 vite të sistemit të drejtësisë.”

Rama:Nuk eshte koha per bllokim.Te zhbllokojme rrugen drejt BE! Read More »

Berisha:vjedhje,vjedhje dhe vetem vjedhje nga bandat e banditokracise!

[sgmb id=”1″]

Vjedhje, vjedhje dhe vetem vjedhje nga hajnat e Banditokracise!

Pronareve iu vjedhin 20% te vleres se kompensimit te prones!

Qytetari dixhital denoncon:

Vjedhjen nga hajnat e shtetit te 20% te vleres se kompensimit te prones pronareve te saj! sb

“Pershendetje Prof. Dr. Sali Berisha,

Ju shkruaj per te sjell ne vemendjen tuaj nje problem shume te madh per shqiptaret, ate te pronave. Nje mikut tim i doli emri ne gazete per kompensimin ne lek per pronen e tij ne 2016 ku u levrua dhe fondi nga qeveria. Por per te mare parate qe me te drejte i takojne i kerkojne 20% te shumes qe t’i kalojne parate e kompensimit te prones se tij. Kjo gje po ndodh rendomte tek te gjithe pronaret sepse mendojne qe me mire japim 40 mil leke se sa te rrime pa gje. Kjo eshte shume e padrejte 40 mil nuk jane 40 000 leke te vjetra apo 4 mil leke. Para 2 ditesh madje takova nje mikeshe qe i kishte dhene 20% dhe i kishin kaluar parate. Kjo eshte nje qeveri hajdute qe po e rrjep kete popull. Nuk kam asnje interes per ceshtjen ne fjale por thjesht me vjen keq sepse njerezit jane me halle dhe po sorrollaten me ilace spitaleve e jane per buken e gojes dhe nje shprese qe u jepet te mer gati gjysmen shteti mavi.

Do gezohesha nese do e trajtonit si ceshtje.

Me shpresen qe PD te jete sa me shpejt ne pushtet, ju pershendes duke ju uruar shendet e dite te lumtura prane familjes.

Me respekt dhe konsiderate te vecante…”

Berisha:vjedhje,vjedhje dhe vetem vjedhje nga bandat e banditokracise! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com