Opinione

Shifra rekord, ja sa shqiptarë morën përgjigje negative për azil!

[sgmb id=”1″]

Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete…

Gjykatat në vendet e BE-së kanë rrëzuar në masivitet kërkesat e shqiptarëve për azil në vitin 2016.

Sipas të dhënave të EUROSTAT të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian u kanë dhënë statusin e mbrojtjes 710,400 azilkërkuesve në vitin 2016, më shumë se dyfishi i numrit të 2015, por azilkërkuesve shqiptarë u është refuzuar kërkesa nga Gjykatat teksa mësohet se vetëm 3.1% e rasteve kanë fituar statusin e mbrojtjes në Shkallën e Parë të gjykatave.

Grupi më i madh i përfituesve të statusit të mbrojtjes në BE në vitin 2016 ishin qytetarë të Sirisë me 405,600 persona ose 57% të numrit të përgjithshëm të personave që kanë statusin e mbrojtjes në Shtetet Anëtare të BE-së), pasuar nga qytetarët e Irakut (65 800 ose 9%) dhe ata të Afganistanit (61 800, ose 9%).

Numri i vendimeve që u japin statusin e mbrojtjes sirianëve është më shumë se dyfishuar që nga viti 2015. Shumica e vendimeve i takojnë Gjermanisë.

Në vitin 2016 u dhanë mbi 1,1 milionë vendime në Shkallën e Parë për aplikimet për azil që u bënë në Shtetet Anëtare të BE-së, raporton “Monitor”.

Përqindja e vendimeve pozitive në numrin e përgjithshëm të vendimeve, ishte 61% për Shkallën e Parë në BE. Për vendimet përfundimtare në Apel, shkalla e njohjes ishte 17%.

Numri më i madh i personave me status të mbrojtjes u regjistrua në Gjermani (445 210 ose trefish krahasuar me 2015), pasuar nga Suedia (69 350 ose dyfishi i vitit 2015), Italia (35 450 ose 20% më shumë se me 2015), Franca (35 170, ose + 35%), Austria (31 750, ose 79%) dhe Holanda (21 825, ose + 28%).

Nga të gjithë personat, të cilëve u është dhënë statusi i mbrojtjes në vitin 2016 në BE, 389,670 personave iu është dhënë statusi refugjat, për 263,55 raste është dhënë mbrojtje shtesë dhe për 56,970 persona autorizime për të qëndruar.

Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë, azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete.

Kosova ka pasur një përqindje më të lartë pranimi, në 4.9%.

Shifra rekord, ja sa shqiptarë morën përgjigje negative për azil! Read More »

Si po “zhduken” të rinjtë shqiptarë në Britani?

[sgmb id=”1″]

“Ju lutem ma hiqni foton dhe njoftimin  sepse nuk jam i zhdukur, por jam i detyruar të dal në të zezë pasi kam mbushur 18 vjeç dhe s’kam pas shans për letra”. Ishte kjo kërkesa krejt e sinqertë e një të riu shqiptar, i cili kishte parë veten në funpage të The Albanian pas kërkesës së ardhur nga Metropolitan Police & Missing Person.

Rasti i telefonuesit “zyrtarisht” të humbur,  nuk është i vetmi, por është krijuar një galeri e tërë me emra  të rinjsh shqiptarë rreth të 18-ave, që rezultojnë në listat e Missing Person (personave të humbur).  Janë kategoria e atyre shqiptarëve që “si fëmijë të pashoqëruar”,  patën fatin të përfitojnë nga sistemi duke qëndruar deri në kohën kur troket mosha limit 18, kur nuk mund të mbrohet më dhe  kthimi në mëmëdhe mbetet  një procedurë.

Afrimi i moshës kritike 18-vjeçare nuk lë asnjë alternativë përveçse “daljes në të zezë” për këta të rinj të shumtë në numër, për të cilët fillon një kalvar i madh i vuajtje, mbijetese.

Në bazë të ligjeve britanike ata nuk mund të marrin një shtëpi/dhomë  me qera në rast se nuk kanë ndonjë dokument/leje qëndrimi. Nuk kanë asnjë mundësi ligjore  të punësohen duke u konsideruar si emigrantë të paligjshëm të cilët duhen riatdhesuar.

Mjerisht, në kushtet e mbijetesës, këta të rinj mbetet “viktima të lehta” të krimit dhe afërmendsh kronikat e zeza duket nuk kanë të mbaruar…

Burgjet e Britanisë po mbushen me shqiptarë…

Mbetet një elegji e pashkruar për ata mërgimtarë që sakrifikojnë rininë e tyre, në kërkim të një jetë më të mirë, apo qoftë duke i ndihmuar familjet e tyre në mëmëdhe, ku riatdhesimi nuk është një dramë me borxhin e madh të rrugës mbi supet e tyre të brishta (bileta e Lamanshit i kalon 10 000 euro, madje e reklamuar lehtësisht nëpër rrjete sociale), është më shumë se një ëndërr e këputur në mes.

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kërkoi riatdhesimin e menjëhershëm të tyre, kërkesë që u përsërit nga zv/Ministrja e Brendshme Gjebrea në takimet në Londër.

Jetimë të përhumbur, ku mbrojtja nga shteti amë mbetet perceptim që të ngre nervat, që u “konfirmua” qartësisht me aktin më sublim, “një vetëvrasje live” që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Mbase shumëkujt i kujtohet ky akt që ndërmori një emigrant shqiptar në Belgjikë, të paktën kronikat e asaj dite u mbushën me lajmin e tij se “qëlloi veten Live” ku kryetheksi ishte se Ambasada shqiptare nuk e kishte ndihmuar. (e “ç” pastaj?!!!)

Deri më sot nuk kemi parë ndonjë diplomat, zyrtar, (pra shërbyes-hyzmetar që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë) që nga ajo ambasadë e deri në Ministrinë e Punëve të Jashtme që të ketë reaguar.

Nuk pamë që dikush të jetë shkarkuar dhe si sistem rrokopujë gjithçka harrohet pas tre ditësh (më e shumta) duke bërë që “lëkura emigratore” të trashet sa t’i përshtatet mbijetesës.

Për shtatë palë qejfe Ministri i Jashtëm apo ministria e deri tek pastruesja e ambasadës vazhdojnë “misionin” që nga fushatat elektorale e deri tek bjerrja e kohës në ambasadë në rrjetet sociale…

Ka ndonjë që mund t’i kujtohet Samiti i Diasporës? Më shumë aktivitete dhe angazhim ka një OJQ si Germin se i gjithë shteti shqiptar, për një fakt të thjesht se mërgimtarët nuk janë votues, dhe si të tillë janë të parëndësishëm…

Nuk është çudi që thuajse “koviktorët e ambasadave” siç i pati cilësuar dikur Ministri i Jashtëm, nuk dijnë se çfarë detyre kanë dhe përveç sektorit konsullor, për qamet nuk del ndonjë lajm nga andej, megjithë stisjet e mundimshme që bëhen, ku në rastet më të mirë futen tek tek kategoria e gjërave që duhen bërë.

Madje së fundi kemi parë një “fushatë” nga ato live të ambasadave shqiptare nëpër botë për shërbimet online, ku nuk të bën përshtypje numri i ndjekësve që bie fjala shkon deri në gishtat e njërës dorë, sesa tjerrja teatrale që mundohen t’i bëhet këtij shërbimi kaq normal, sa një blerje online.

Nuk është ë “përgjegjësia” ligjore që shpërfillet për të ndihmuar “të humburit”, “të zhdukurit” por mungesa e shpresës që dikush do kujtohet, dikujt do i bjerë ndërmend se është detyrim kushtetues mbrojtja e interesave të shqiptarëve në mërgim, dhe se duhet bërë më shumë sesa ngritjen e një telefoni që bie papushim, që diplomacia është më shumë se një vend pune, ndonëse “konviktorët” (fjalor i huazuar nga Ministri i Jashtëm)  janë vetë në mbijetesë për veten e tyre me 20 euro në ditë…(por të paktën çoç shkollojnë ndonjë fëmijë, çoç bëjnë ndonjë gjë për veten)

E mbase as që u bie ndërmend se shumë  mërgimtarë në botë mund të jenë afër aktit tragjik të ndërmarrë nga ai shqiptari i Belgjikës, aq më tepër që shqiptarët e Britanisë në rastin më të mirë vazhdojnë të zhduken…

Si po “zhduken” të rinjtë shqiptarë në Britani? Read More »

“O njeri ordiner si s’të vjen turp!” Rama: “Nuk rrihet kaq gjatë në çadër se të iken ajri i trurit”!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar debate të ashpra me komentues të shumtë në facebookun e tij.

Shumë komentues, kanë reaguar ashpër ndaj Ramës të revoltuar pas zgjedhjes se Metës si President.

Nuk kanë munguar as ofendimet nga ana e qytetarëve, ku Rama nuk ka nguruar t’u përgjigjet.

“O njeri ordiner si s’të vjen turp!” Rama: “Nuk rrihet kaq gjatë në çadër se të iken ajri i trurit”! Read More »

“O yll, o yll”, Rama qytetarit: Thashë se e keni me Tan Lamen, por ky është më keq…

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama i shoqeruar dhe nga kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, nga Kamza ku ka shpërndarë lejet e legalizimeve, nuk ka ngurrua pa shkëmbyer batuta me qytetaret.

Qytetari: Faleminderit shumë zoti kryeministër, dhe fitore në 18 Qershor.

Rama: Rrofsh mos na e përmend fitoren, se ka dhe këtu persona që nuk na e duan. Hajde na nxirrni një nga PD-ja. Po i njoh nga fytyra kur të vijnë .

Qytetari: Të falënderoj zoti kryeministër…

Rama: Ti çfarë ke me mua që me thua yll, yll, ti o nuk ke parë yll.  Të ishin yjet si puna ime nuk ndriconte asnjë yll në qiell. Thashë ishalla e kanë me Tan Lamen por ky është me keq se unë.

“O yll, o yll”, Rama qytetarit: Thashë se e keni me Tan Lamen, por ky është më keq… Read More »

ARRESTOHET VAJZA NGA ELBASANI, SHANTAZH TË DASHURIT TË MARTUAR ME VIDEO INTIME. JA CILA ËSHTË!

[sgmb id=”1″]

Policia e Tiranës njoftoi se dje arrestoi 28 – vjeçaren Xhensila Bylyku nga Elbasani, sepse Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Xhensila Bylyku është dënuar në mungesë për gjobëvenie pas vendimit që i dha dy vjet heqje burgim. Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në Facebook se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij, shkruan Tch.

“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se t’i kam rregjistruar bisedat e do t’ja nis bashkëshortes.Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet t’i dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do t’i shkruante gruas time në facebook.I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërisht dhe më tha  që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”,-shprehet kallzuesi në materialet hetimore.

Xhensila është një ndër 10 rastet e gjykuara gjatë 2015-s në të cilat rezulton se të akuzuarit kanë përdorur foto dhe materiale intime të ish-partnerëve të tyre për t’ju vënë gjoba. Rasti më tipik është ai i një studenteje në vitin e dytë, e cila pas një marrëdhënieje 1-vjeçare gjobiti ish-të dashurin.

ARRESTOHET VAJZA NGA ELBASANI, SHANTAZH TË DASHURIT TË MARTUAR ME VIDEO INTIME. JA CILA ËSHTË! Read More »

Ilir Meta sot president, ky do të jetë kryetari i ri i LSI-së!

[sgmb id=”1″]

Ilir Meta do të zgjidhet sot Presidenti i ri i Republikës dhe do të marrë detyrën më 24 korrik, duke lënë kështu “timonin” e LSI-së. Pjesë e garës për kreun e shtetit u bë dhe zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i propozuar nga Kryesia.

Meta-Vasili

“Panorama” shkruan se është pikërisht Vasili, ai që do të marrë drejtimin e LSI-së pas zgjedhjes së Ilir Metës President i vendit.

Maxhoranca i dha fund dje djegies së raundeve pa kandidat për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi priti opozitën në tri raundet e para që të bëhej pjesë e procesit.

Kryeparlamentari Meta mori dje mbështetjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste, për të qenë ai në krye të shtetit shqiptar.

Kryesia e LSI-së propozoi dje kryetarin e saj, Ilir Meta, kandidat për President, duke i dhënë dhe firmat e deputetëve.

Ilir Meta sot president, ky do të jetë kryetari i ri i LSI-së! Read More »

2017Freedom House: Liria e shtypit në pikën më të ulët në një dekadë!

[sgmb id=”1″]

Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thotë se vetëm 13% e popullatës në botë jetojnë në vendet me shtyp të lirë.

Në raportin vjetor të publikuar sot, ky grup joqeveritar, thotë se liria e shtypit ka shënuar rënie në vitin 2016, në pikën më të ulët në më tepër se një dekadë, për shkak të goditjeve kundër mediave të pavarura nga shtetet autoritare dhe për shkak të kërcënimeve të paprecedente ndaj gazetarëve dhe organizatave të mediave në demokracitë madhore.

Në raportin e tiulluar, Liria e Shtypit 2017: Horizonti i errët i lirisë së shtypit, shkalla e lirisë së mediave në 199 vende dhe territore klasifikohet në kategoritë “e lirë”, “pjesërisht e lirë” dhe “jo e lirë”.

Kosova radhitet në vendin e 96 të listës, ndërsa klasifikohet në kategorinë e vendeve me shtyp “pjesërisht të lirë”.

2017Freedom House: Liria e shtypit në pikën më të ulët në një dekadë! Read More »

STUDENTJA FITON ÇMIM PËR SHTËPINË MË TË PISTË NË BOTË !

[sgmb id=”1″]

Një adoleshente ka fituar një çmim për shtëpinë më të pisët në botë, pasi babai i saj i kërkoi të hynte në konkurs kur pa gjendjen e banesës.

Brittani Cooper, e cila studion për pasuri të patundshme në Univestitetin West, Angli ka thyer cdo rekord me pamjet që ka publikuar në kuzhinën e shtëpisë.

Ndër 982 shtëpi që ishin pjesë e konkursit, banesa ku jeton me 5 shoqet e saj kishte copa picash të harruara, pjata të palara apo mbeturina prej një viti.

Konkursi që mori pjesë ishte online, i quajtur ‘web-blinds.com’ ofroi 640 dollarë, të cilin e vuri re babai i 19-vjeçares

STUDENTJA FITON ÇMIM PËR SHTËPINË MË TË PISTË NË BOTË ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com